VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - "International Herald Tribune": NGRITJA E MADHE E TURQISË

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 07:15pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
"International Herald Tribune": NGRITJA E MADHE E TURQISË
E Enjte, 11.05.2009, 07:24pm (GMT+1)

 

 

Ridalja e Turqisë në skenë po rishkruan pozitivisht rregullat e lojës së pushtetit në Lindjen e Mesme. Kjo është një nga pak gjërat e mira në një rajon të trazuar e të sëmurë si Lindja e Mesme, shkruan "International Herald Tribune".


Në përgjithësi, pranohet se ndërhyrja amerikane në Irak ka ndryshuar baraspeshën e pushtetit në Gjirin Persik.

Një nga pasojat e ndërhyrjes ka qenë dhe dalja e Turqisë si një aktor i pavarur dhe i fuqishëm në zemër të rajonit, që kalon nga Lindja e Mesme deri në Ballkan, Kaukaz dhe në Azinë Qendrore.

Turqve iu pëlqen të thonë se derisa Izraeli dhe Irani janë fuqi revizioniste, që shkaktojnë ankth e madje dhe frikë me zgjerimin e tyre, Turqia është fuqi stabilizuese që synon përhapjen e paqes dhe sigurisë.

Turqia po e zgjeron pushtetin e saj përmes diplomacisë dhe jo forcës. Njëherësh, Turqia po del si fuqi ekonomike me lidhje të fuqishme me vendet fqinje, duke qenë në të njëjtën kohë dhe ndërmjetëse për një mori konfliktesh rajonale.

Madje, edhe kundër militantëve kurdë, Turqia duket se së fundi po përdor një qasje më të butë.

Gjatë viteve të fundit, diplomacia turke ka shënuar shumë suksese, duke fituar popullaritet në vendet arabe dhe njëherësh ka forcuar pozitën e Turqisë rreth kërkesës për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Madje, ka nga ata që kanë shkuar aq larg sa thonë se nuk ka të ardhme për Turqinë pa BE-në dhe anasjelltas.

Politika e jashtme dinamike dhe shumëkahëshe e Turqisë nisi me ardhjen në pushtet të Partisë për Zhvillim e Drejtësi.

Ndonëse është një parti konservatore islamike, shteti turk mbetet sekular, demokratik dhe kapitalist, me lidhje të forta si me perëndimin, edhe me botën arabe e myslimane.

Turqia e sheh veten si urë jetike mes dy botëve.

Ahmet Davutoglu, ministri i Jashtëm turk, është ai që ka krijuar kornizën teorike për politikën e re të jashtme të Turqisë.

Vizitat e shtetarëve turq e ilustrojnë më së miri politikën e jashtme turke.

Kryeministri turk, i shoqëruar nga një aeroplan me biznesmenë, vizitoi Irakun, ku nënshkroi 48 memorandume bashkëpunimi. Po kështu edhe me Sirinë u nënshkruan marrëveshje të rëndësishme.

Turqia, gjatë tetorit, nënshkroi dy protokolle me Armeninë, që lejojnë rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe hapjen e kufirit mes dy vendeve.

Nga këndvështrimi i vendeve arabe, zhvillimi më dramatik ka qenë ftohja e raporteve me Izraelin.

Nga ana tjetër, diplomacia turke po nënvizon rolin qendror të këtij vendi në rrugët energjetike të naftës e gazit nga Rusia e Azia Qendrore drejt Evropës.

Ridalja e Turqisë në skenë po rishkruan pozitivisht rregullat e lojës së pushtetit në Lindjen e Mesme. Kjo është një nga pak gjërat e mira në një rajon të trazuar e të sëmurë si Lindja e Mesme. (http://www.evropaelire.org)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BERLINI 20 VJET PAS ASAJ NATE KUR RA MURI (I plotë)Nga BERNARDO VALLI, La Repubblica (11.05.2009)
LUFTA E PERËNDIMIT PËR MYSLIMANËT, SHBA DHE EVROPANga DOMINIC LAWSON, The Times (11.05.2009)
LIRIA E SHTYPITEditorial 3 nëntor 2009, New York Times (11.03.2009)
OBAMA, XHEI STRIT DHE PAQJA NË LINDJEN E MESMENga BERND DEBUSMANN (11.02.2009)
The Telegraph: PËRBALLJA ME FANTAZMËN E VIETNAMIT (11.01.2009)
MAKTHI BRITANIK I BLEIRITNga MARCUS TANNER (10.31.2009)
Reflektime: Si manipulohet me përqindjen e shqiptarëve në MaqedoniNga Rahmi Veliu (10.30.2009)
ARRITJA E NJË JETENga AMIRA HASS, "Haaretz" (10.29.2009)
GJYKIMI I KARAXHIÇIT(New York Times, editorial i sotëm) (10.27.2009)
LETËRSIA ËSHTË BOTË RIVALE NDAJ BOTËS REALENga ISMAIL KADARE (10.26.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]