E Martë, 04.16.2024, 09:21pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
DY MUNGESA SHQIPTARE NË UASHINGTON
Nga RAMIZ LUSHAJ

E Mërkurë, 02.12.2014, 07:55am (GMT+1)


1.
Një palestineze e thyer në moshë po rrinte skej rrugës së madhe në afri të Shtëpisë së Bardhë. Thue kishte ngrit një shtëpi voglinë, po ajo dukej sa një kullë e lartë, si një lartësi "Golan" në Uashington. Atë ditë pashë se mbante parullë dygjuhëshe: anglisht e arabisht. Ata, me të cilët po udhëtoja në maj 2007, më kallzojnë se ajo delte pothuaj çdo ditë aty e protestonte në mënyrën e saj për Palestinën e vet. Njerëzit kur kalonin andej, edhe diplomatë apo gazetarë të masmediave të huaja e shihnin dhe shfaqnin interes, aqsa shpesh zinte vend në biseda protokollare apo në faqe të shtypit e ekrane të televizioneve.

Edhe unë që isha aty, si kalimtar me makinë (nuk më duket vetja "i huaj" në Amerikë) më la disa impresione e vizione. M'u kujtua koha e dikurshme, kur në masmedia shqiptare, veçmas në nëntorin 1988 kur Jaser Arafati shpalli Deklaratën e Pavarësisë të Palestinës, flisnim ma tepër për filistinët e gadishullit Arabik se për vllaznit shqiptarë nën Jugosllavi, si përgjatë Dy Drinave, Ibrit, Moraça e Binçës (kah Presheva) e Moraça e Podgoricës, Limit e Vardarit, Vjosa e maleve të Pindit, etj. Për Jaser Arafatin e Palestinës flitej zyrtarisht gati çdo ditë kurse për shqiptarin kolos, Shën Kostandinin e Madh që e shpalli zyrtarisht Krishtërimin apo nana e tij Helena që në Jeruzalem në vitin 326 zbuloi Kryqin me të cilin e Kryqëzue Jezu Krishti, ngriti kisha e shpërndau ndihma për të varfërit në Palestinë, etj. Pak kush në Shqipëri, vetëm në disa rrethe intelektuale, e njihte emrin e Nanë Terezës dhe pothuaj gjithë shqiptarët e Shqipërisë Londineze e njihnin Jaser Arafatin. Vështirë ta dinte shumkush në Shqipëri se projektuesi e zbatuesi i një prej shtatë mrekullive të botës, i Taxh Mahall në Indinë e shek. XVII, është shqiptari musliman, kryemjeshtri arkitekt Mehmet Isaja nga Opari i Korçës, ndërsa Jaser Arafatin e njihnin si emër edhe shkollarët. Në vitet '80 në një shkollë shqiptare kur e pyetën një nxanës për antarët e Byrosë Politike të asaj kohe, ai e rendoi ndër ta edhe Jaser Arafatin (!)

2.
Në maj 2007 isha në një konferencë shtypi që një lider shqiptar i formatit të madh dha gjatë vizitiës të tij të suksesshme në Uashington. Kjo konferencë u mbajt në mjediset e CSIS. Aty, në atë sallë, një personalitet i njohur me kombësi amerikane më dijenoi se kishte ardhur edhe një gazetar grek, "i përhershmi" Llambro Papadoniu, i atashuar pranë Zyrës së Informacionit të DASH, sikurse qindra gazetarë të tjerë nga vende të ndryshme të botës. Edhe diellin mund ta ndalnin ndonjë ditë me borë apo me shi për mos me i lëshue rrezet e tij, por nuk mund të ndodhte ndonjë rast që ky gazetar kundërshqiptar grek të mos merrte pjesë në konferenca shtypi ku flitej për Çështjen Kombëtare Shqiptare në Ballkan apo kur flisnin në to personalitete të larta shtetërore shqiptare, etj. Llambro Papandoniu "gazetari i Vorio-Epirit" (si e etiketonte shumkush) nuk linte asnjë rast në të tilla konferenca shtypi për pa dvet. Pyetjet e tij ishin kundër Shqipërisë, kundër Kosovës, etj., po gjithësesi pro Greqisë e politikave shovene të këtij shteti helen në kufi tokë e dete me shqiptarët.
Në Uashington njihet rasti i 19 marsit 2009 kur ky gazetari grek Llambro Papandoniu për çështjen e gjykimit juridik të kryebashkiakut të Himarës, Vasilis Bollanus, i parashtroi pyetje provokuese (herë si koment politik, herë si kërkesë, etj.) çështjen e gjykimit juridik të kryebashkiakut të Himarës, Vasilis Bollanus, Zëdhënësit të Departamenit të Shtetit Amerikan, Robert Woord, por ky zyrtar amerikan e sfidoi me përgjigjet e tij të drejtpërdrejta. Edhe disa muaj ma parë, më 18 dhjetor 2007, i bani pyetje provokuese (shovene e me të pavërteta) zëvendësit të zëdhënësit të Departamentit SHBA, z. Tom Casey: Cila është politika e SHBA rreth pakicës greke në "Epirin e Veriut" në Shqipëri, me që ditëve të fundit i tërë rajoni i Himarës është nën sulmet e turmave shqiptare, që kanë shkatërruar 35 kisha greke dhe kanë terrorizuar grekët?! Përgjigjia e zyrtarit amerikan ishte sfiduese.

Prapë, tevona, kam dvet për atë gazetar vorio-epiriot një personalitet shqiptaro-amerikan e më ka thanë se prej kohësh kishte ikur nga kjo botë. Pra, vetëm vdekja e ndali për mos me marrë pjesë në ato koferenca shtypi, për mos me ba pyetje kundër Shqipërisë e Kosovës, kundër Çështjes Shqiptare në Ballkan, etj. Faktikisht nuk di asgjë për fatin e mëtejmë të asaj plake palestineze me pllakate në dorë, me të cilat kërkonte në përditmëri të drejtat e vendit të saj.
Çështja shtrohet ndryshe: a kemi ne shqiptarët trojenik në Ballkan e shqiptarët kombëtar në SHBA shembuj të tillë, dy raste të këtilla, si qytetarja palestinezo-amerikane që proteston për vendin e vet, si gazetari shoven grek që mbron kësisoj interesat e vendit të tij helen?! A i kemi dy shembuj shqiptarë të tillë që të mbrojnë trevat etnike shqiptare nën Malin e Zi?!

3.
Realisht nuk jam ka e akuzoj atë kohë për të tilla fenomene e historira, nuk e përjashtoj as veten nga kjo hulli e dalldi, po e mora si shembull me theksue diçka të ngjashme e tepër shqetësuese në vitet e Demokracisë, në Rendin e ri Botëror.
Si dikur me liderin palestinez, Jaser Arafat, po ngjet edhe sot në media e mediume teksa fjalaflitet deri në tepri për Milo Gjukanoviçin e Malit të Zi, ndërkohë që pak kush në Shqipërinë Londineze dhe në Kosovën Euro-Atlantike i njef liderët e partive shqiptare nën Malin e Zi, ndonëse disa kanë vite në udhëheqësi të tyne apo në detyra ministrore ose deputetë si Mehmet Bardhi, Ferhat Dinosha, Gëzim Hajdinaga, Nazif Cungu, etj. Politika zyrtare e Tiranës dhe e Prishtinës nuk po i promovon liderët shqiptarë të partive politike shqiptare nën Malin e Zi (!)

Në shtatorin e vitit 2013 dy kryeministrat shqiptarë, Edi Rama e Hashim Thaçi shkuan përkrah me kryeministrin kundërshqiptar, cerrnagorasin Milo Gjukanoviç, në sallën e kremtimit të 17-vjetorit të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC) në Nju Jork (SHBA) dhe nuk pranuan as me i përshendet e as me iu fol shqiptarëve të Malësisë (nga Ulqini e Tuzi, Plavë-Gucia,e tj.) që kishin ardhë edhe nga Detroiti i largët në Nju Jork për të protestuar për të drejtat e tyre nacionale, demokratike, etj. Ky është një turp kombëtar i përjetshëm i dy liderëve shqiptarë (!)

Herët apo vonë historia shqiptare e demokracisë ka me e gjykue për keq faktin aspak të mirëpritun kur PS e LSI lidhen aleancë ndërveti në qytetin e Shkodrës dhe e thirrën aty si "kumbar" (!) kryeministrin malazez, Millo Gjukanoviç, i cili e bekoi këtë Beslidhje ndërmjet dy politikanëve shqiptarë?! E keqja ma e madhe qëndron tek fakti se kjo "Beslidhje" u krye më 22 prill 2013, bash në përvjetorin e 100-të të dorëzimit nga Esad Pashë Toptani të Shkodrës në luftë e rrethim për 138 ditë në duart e Malit të Zi pushtues gjakatar e shoven (22 prill 1913). Sikur të mos mjaftonte kjo ndodhi erdhi tjetra: liderët e PS e LSI shkuan me Gjukanoviçin në Budva në komunën e Tivarit në atë prill 2013, ndërkohë që ende pala malazeze nuk ka kërkue falje zyrtare publike për genocidin e ushtruar në Tivar ndaj shqiptarëve, ku kanë vrarë mbi 4.000 shqiptarë në rrugëtimin e vdekjes?!

Në dhjetor të vitit 2002 jam kanë në selinë e OKB në Nju Jork, në institucionin ma të madh e ma burokratik të botës, e aty kam pa se çka banin disa organizata palestineze si të studentëve, etj. për lobing e protestim për të drejtat e tyre, etj. Dosja ndër vite për Palestinën në OKB është disa herë më e madhe se "Dosja për Kosovën", ndërsa me Çështjen Shqiptare në shtetin e Malit të Zi, për trevat etnike shqiptare nën okupimin e padrejtë e shoven njëqind vjeçar malazezo-serb, gjenden vetëm pak letra... Edhe ato në dosje të shpërndara(!)

Çka i pengon Shqiptarinë e Ulqinit e Tivarit, të Tuzit e Rrozhajës, të Plavë-Gucisë, etj, nën Malin e Zi gjukanoviçian apo Shqiptarinë e Tiranës e të Prishtinës, të Shkupit e Preshevës, të Çamërisë apo edhe të Sanxhakut (Tregu i Ri) me ngrit me dokumentacion zyrtar çështje problematike shqiptare nën Malin e Zi si statusi i Ulqinit 100 vjet pas vitit 1882, statuti i Plavë-Gucisë pas vitit 1912, statusi i komunës urbane të Tuzit (Malësisë), mohimi i të drejtave nacionale, demokratike, etj. të shqiptarëve etnik nën Malin e Zi, etj., etj.

Sivjet, në vitin 2014, nga politikat e Gjukanoviçit, ma shumë e ma keq se astenjiherë në historinë tonë kombëtare shqiptare rrezikohet që Malësia (Ulqini e Tivari, Podgorica sëbashku me Tuzin, Plava e Gucia, Rrozhaja, etj.) të kthehen në një "Mitovicë të re" apo "Çamëri të dytë"?!

RAMIZ LUSHAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PËRRALLA PËR NËNË TEREZËN DHE KODRËN E TRIMAVENga GANI MEHMETAJ (02.11.2014)
KONGRESI AMERIKAN GJITHMONË PRANË KOSOVËSMe rastin e 6-vjetorit të PavarësisëNga FRANK SHKRELI (02.11.2014)
PUSHTETARËT PO E MBYSIN KINEMATOGRAFINËNga GANI MEHMETAJ (02.10.2014)
QË JETA JONË TË MOS JETË NË DORËN E MAFIESNga AFRIM KRASNIQI (02.09.2014)
A ËSHTË UKË RUGOVA DJALI PLANGPRISHËS?! DYSHOJ!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (02.07.2014)
GAZETARËT E PËSOJNË KEQ NË UKRAINËNga FRANK SHKRELI (02.07.2014)
MALËSIA NËN MAL TË ZI KA ME SHPËRTHYE SI “MITROVICË”APO DO TË KTHEHET NË ÇAMËRI?! JANUSI DYFYTYRËSH NË PORTËN E ULQINITNga RAMIZ LUSHAJ (02.05.2014)
KËSHTU UNË E DUE SHQIPËRINËNga SAMI REPISHTI (02.04.2014)
NË NJË SHTET TË KORRUPTUAR JULIANI E ZËVENDËSON DREJTËSINËNga MENTOR KIKIA (02.03.2014)
KONFERENCA E MYNIHUT DHE OLIGARKIA E BALLKANITNga FRANK SHKRELI (02.02.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]