E Djelë, 10.20.2019, 06:22am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
DY SIMBOLIKA TË PANGJASHME TË 20 SHKURTIT
Nga ALFRED ÇAKO

E Martë, 02.18.2014, 09:06am (GMT+1)



Këto javët e fundit kemi dëgjuar për mohimin e një detante mes mazhorancës dhe opozitës kryesore në Kuvend në lidhje me nevojën e një reforme në pushtetin lokal, me synim uljen e numrit të njësive vendore dhe punonjësve të saj të administratës lokale, çka do të sillte një kursim në buxhet prej rreth 80 milionë eurosh në vit. Kemi parë, gjithashtu, një mbështetje të disa ambasadorëve të rëndësishëm në Tiranë, në lidhje me objektivat në dukje pozitivë të mazhorancës për këtë reformë. Dihet se nën qëllimin për të mos lejuar ndryshimin e administratës në nivelet teknike mbi bazën e disa trukeve ligjore, PD nuk po jep konsensus për këtë reformë të pushtetit lokal. Duket sikur ka një garë ‘tërheqje litari’ mes palëve. Ka kohë që PD po përpiqet të dalë në rrugë dhe ta zëvendësojë politikën e saj me luftën në sallën e Kuvendit. Në ndryshim nga PS, e cila qëndroi në Kuvend gjatë mandatit të saj të parë, PD dhe z.Berisha, që qëndron ‘de facto’ në timonin e saj, nuk mund të mos e pranojnë se ky sistem politik është në binarë vetëm kur familja politike dhe biologjike e tij të jenë në timonin e qeverisë dhe në komandë të shpenzimeve qeveritare të buxhetit të shtetit. Motoja e tij duket sikur thotë: ‘Nëse unë nuk jam në timon, le të bëhet qameti’. Basha është vetëm një violinë e dobët dhe shoqëruese e lojës që dirigjon z.Berisha. Në fakt, shfrytëzimi i datës simbolike të 20 shkurtit 1991 duket se s’ka aspak lidhje me kuptimin që kërkon t’i japë asaj PD sot, e cila po ndjek një politikë të stilit të vjetër, tani pas 23 vjetëve demokraci.

1- Kur z.Rama filloi të ndiqte politikën e destabilizimit dhe të arritjes së synimeve nëpërmjet veprimeve rebeluese në rrugë apo edhe politikës kulmuese agresive të 21 janarit, në kundërshtim me kërkesat e faktorit ndërkombëtar, unë kam shkruar një seri shkrimesh kundër këtyre veprimeve pragmatiste, me synim pushtetin, në kurriz të stabilitetit dhe zhvillimeve paqësore evolucioniste që kërkonte sistemi politik dhe ekonomik i vendit, edhe në kurriz të një padrejtësie të rrethanave ndërkombëtare ndaj kësaj opozite. Fatmirësisht, të gjitha parashikimet e mia të drejta e me sens të fortë kritik kundër z.Rama në atë kohë, të cilat mund të gjenden me një klik te “Gazeta Shqiptare”, treguan se ka ikur koha kur qëllimet politike në Shqipëri mund të arrihen nëpërmjet dhunës, sipas parimit të Krijuesit në natyrë “Rend nga kaosi”. Të njëjtën gjë themi sot, pasi nuk duket e arsyeshme të arrihen qëllime politike edhe nga lidershipi i sotëm i PD, i cili, nëse do tejkalonte ‘Rubikonin’ e rregullave të lojës, do e dëmtonte akoma edhe më shumë imazhin jo shumë popullor të Doktor Berishës dhe do e tregonin edhe z.Basha si një ‘puppet strings’ që nuk ka mësuar asgjë në Perëndim nga rregullat e demokracisë.

Është e pamundur që të ketë një efekt domino në Tiranë pas ngjarjeve në Bosnjë dhe Mal të Zi. Përkundrazi! Në Tiranë, Beograd dhe Sofje do të ketë qetësi. Ndoshta kjo ‘pranverë’ mund të shkojë në Shkup. Ne shqiptarët kemi nevojë të mësojmë nga kombi izraelit, i cili, përballë rrezikut të tyre arab, tregoi vitalitet dhe harmoni sociale këta 2-3 vjetët e fundit, duke refuzuar të ndjekë shembullin e ‘pranverave’ të hidhura dezintegruese arabe, megjithëse kriza ekonomike dhe problemet sociale edhe në Izrael janë shumë të mëdha. Edhe ne shqiptarët lipset të tregojmë në këto momente të rëndësishme për krijimin e kombit tonë politik në Ballkan, se jemi një komb ndërtues e jo shkatërrues i vlerave, që dimë të bëjmë detanta politike dhe lëshime reciproke ndaj njëri-tjetrit dhe që dimë të jemi vitalë si racë.

2- Arsyeja që po i themi këto nuk qëndron thjesht, nisur vetëm nga një këndvështrim dhe qëllim më i gjerë patriotik, për shkak të të cilit të pranojmë të ulim stekën e demokracisë së shtetit, por edhe për shkak se nuk mund të ketë dhe nuk ka realisht një paralele midis 20 shkurtit të sotëm dhe atij të para 23 vjetëve, kur në sheshin e Tiranës u hodh busti i diktatorit E.Hoxha. Pse e them këtë? Për disa arsye: a) së pari nuk ka paralele të gjendjes së shtetit, pasi më 1991-shin ishim në kapërcyell të fillimit të urës së tranzicionit demokratik nga sistemi komunist që e braktisëm atëbotë, ndërsa sot kemi një shtet që ndodhet në fund të këtij kapërcyelli dhe në prag të futjes në fazën e një pjekurie; b) së dyti, z.S.Berisha dhe PD nuk përfaqësojnë më atë imazh të vitit 1991, atë ylber politikanësh, të cilët po të vinin në pushtet do ta shpëtonin kombin shqiptar dhe do të sillnin lumturinë absolute, pasi këta politikanë i kemi provuar dhe ata janë shkaku i kësaj jete aspak të imagjinuar para 23 vjetëve dhe, për këtë sigurisht që është shkaktari kryesor z.Berisha, i cili ka qeverisur 13 vjet në krye të PD, në krye të shtetit, qoftë si President, qoftë dhe si kryeministër për dy mandate; c) Partia Socialiste që ka sot pushtetin nuk është partia e para 23 vjetëve, qoftë nga qëllimet në drejtim të sistemit politik të kaluar që ajo mbronte si trashëgimtare e PPSH, qoftë nga elementët e lidershipit të saj dhe qeverisë që ajo ka krijuar. Gjithashtu, orientimi perëndimor i kësaj partie në qëllimet e politikës së jashtme dhe atyre integruese, nuk ndryshon nga objektivat e të gjithë shqiptarëve dhe objektivat e PD. Për të gjitha këto arsye, duket se midis rrethanave të këtyre dy 20 shkurtëve qëndron një ngjashmëri dhe përputhje si midis dy drejtëzave të kithëta.

3- Duket se një nga qëllimet që kanë demokratët në shfrytëzimin e paskrupullt të këtij 20 shkurti është shfrytëzimi i forcës destabilizuese të turmave për të bërë presion për të mos u trazuar administrata blu e nivelit teknik dhe për t’i bërë presion PS që të mos ekstremizohet në veprimet e saj, qoftë për të forcuar shtetin, qoftë për të forcuar pushtetin e z.Rama dhe enturazhit të tij me qëllime abuzive e korruptive, gjë e cila do të duket kur të kenë rrjedhur edhe pak ujëra poshtë urës, por që tani është ende herët që të flasim dhe akuzojmë. Nuk mendojmë se qëllimi i Doktorit është ndonjë ëndërr e tij jashtë realitetit, për të rrëzuar qeverinë socialiste e për të krijuar destabilizim politik me arritjen e ndonjë palë zgjedhjeve të reja pas krijimit të ndonjë qeverie teknike. Doktori duhet ta dijë mirë se kuotat e partisë së tij në mbështetjen popullore sot mund të jenë më të ulëta se ato të 23 qershorit. Ai duhet ta kuptojë se është bërë shumë i bezdisshëm për shqiptarët me vazhdimin e protagonizmit në tension të lartë në Kuvend. Në vend që z.Berisha të tërhiqej nga protagonizmi i theksuar dhe të bëhej nukli i një magneti funksional të shtetit mes dy krahëve, ai vazhdon të jetë motorinoja që përpiqet të ndezë motorin e ndryshkur dhe plot zhurmë të PD nga qeverisja e gjatë dhe me shumë probleme për shqiptarët gjatë këtyre tetë vjetëve që lamë pas. Ai nuk po e lejon që ky motor të kryejë një remont kapital. Doktori nuk duhet të bëjë sikur ka ikur nga detyra si lider i PD dhe të vazhdojë ta mbajë këtë parti nën syrin e tij të ciklonit. Ai duhet të kuptojë se me natyrën dhe historinë nuk mund të hahet. Ai duhet të kuptojë se për liderët e shtetit ka edhe një jetë pas vdekjes dhe nuk është mirë që nesër historia për të të shkruajë se: ‘Ka qenë një politikan makiavelist që për hir të pushtetit të tij realizonte çdo lloj destabilizimi politik e shoqëror nga manipulimi nëpërmjet servilëve rreth e rrotull tij të turmave të mitingashëve”. Sepse në biografinë e tij destabilizuese dalin dhe teprojnë ngjarje të tilla si 1997-ta, 14 shtatori 1998, “Gërdeci”, korrupsioni i madh dhe grabitja e sferës private nëpërmjet abuzimeve korruptive me fondet e buxhetit gjatë tetë vjetëve të qeverisjes së tij. Dihet se z.Berisha, i shtyrë nga qëllimi i pushtetit me çdo kusht e çdo mënyrë dhe nga pragmatizmi i tejskajshëm, shkoi dhe u fut për të manipuluar dhe shfrytëzuar protestën disaditore të disa OJF-ve kundër sjelljes së armëve kimike nga Siria për çmontim në Shqipëri, duke e tërhequr pas veshi edhe delfinin e tij Basha, i cili sapo kishte dalë nga një takim ku kishte premtuar të tjera gjëra me ambasadorin Arvizu. Përpjekjet e tij duket se kanë qëllim paksa afatgjatë, katërvjeçar, për ta mbajtur vendin pa rend, në gjysmëterror, për të mos e lejuar administratën e sotme dhe shqiptarët që të punojnë në qetësi, për t’i mbajtur ata në tension dhe nën psikozën se, “nëse ne nuk kthehemi më 2017-ën në pushtet, punët tuaja do të shkojnë keq e më keq, ndaj zgjidhni mes dy të këqijash: me ne në opozitë dhe punët tuaja rrokopujë në një situatë pa rend e stabilitet, apo me ne në pushtet dhe me një stabilitet e rend të hekurt, anipse pa mirëqenie e me korrupsion të lartë”.

4- Por z.Berisha e di më mirë se gjithkush që Shqipëria nuk është ishulli i Robinson Kruzosë dhe se rrathët e pushteteve janë relative. Ai dhe z.Rama e dinë nga 21 janari se dhuna nuk mund të jetë më mjet për marrjen e pushtetit në Shqipëri. Një kalim i vijës së kuqe prej demokratëve, nën frymëzimin negativ të shembullit të Bosnjës, ku qëllimet e ndërkombëtarëve aty janë makro dhe gjeo-politike, mund të sillte pasoja për karrierën e mëtejshme të z.Berisha, jo vetëm si politikan, por edhe si qytetar. Edhe z.Rama duhet të reagojë për ta balancuar çdo lëvizje destabilizuese me teknologji, forcë të kontrolluar profesionalisht, pasi nuk është e vështirë që ai të kuptojë se sot shumica absolute e shqiptarëve nuk e mbështesin çdo veprim të eskaluar të mitingashëve blu për të ndalur çdo veprim të pakicave blu të organizuara sipas modelit të partisë naziste në Gjermani në fund të viteve 1920. Ai duhet ta kuptojë se nuk është zgjedhur për t’u kalamendur pafundësisht nën dilemën hamletiane ‘Të jesh apo të mos jesh’ dhe se të gjitha profesionet kanë riskun e tyre. Nëse z.Berisha do të sillet po njëlloj edhe këtë 20 shkurt, duke destabilizuar gjithë shtetin dhe ekonominë dhe duke dëmtuar sigurinë e rendin, atëherë duket se për të janë skalitur fjalët se “Gungaçin e drejton vetëm varri”.

ALFRED ÇAKO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GRAMOZ PASHKO NUK MUND TË JETË SIMBOL I EKONOMISËNga MENTOR KIKIA (02.18.2014)
Këndi këtuSI TË UROJMËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.17.2014)
NJOHJET E KOSOVËS SI STATUS SUBJEKTI TË PAVARUR NDËRKOMBËTARNga SHABAN MURATI (02.17.2014)
BURAT E SHQIPËRISË ME FLOKË TË SAPOLYERA IA KANË ELEMINUAR GERMËN E 25-TË ALFABETIT TË SHQIPES Nga ELIDA BUÇPAPAJ (02.16.2014)
MIQTË E SHQIPËRISË DHE MIQTË E PARTISËNga AFRIM KRASNIQI (02.16.2014)
TË GJITHA KËNGËT I THAMË, POR MË TË MIRËN E LAMË(Nëntë pyetje dhe nëntë përgjigje)Nga Prof. Dr. ESHREF YMERI (02.16.2014)
PILATI BERISHA DHE LIGJI 7501Nga ALFRED ÇAKO (02.14.2014)
ËSHTË E RREZIKSHME NOSTALGJIA KOMUNISTE NË NJË DEMOKRACI TË PAPJEKURNga FRANK SHKRELI (02.13.2014)
AKSIDENTET RRUGORE - OSE NGA T'IA NISIM MË PARËNga MENTOR KIKIA (02.13.2014)
Polemikë për 4 shkurtinREPLIKË ME NJË 'HISTORIAN'Nga RESHAT KRIPA (02.12.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]