E Premte, 03.29.2024, 08:51am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
PROTESTAT - OPOZITË APO GARDË PËR BERISHËN?
Nga MENTOR KIKIA

E Shtunë, 02.22.2014, 10:28am (GMT+1)



Lulzim Basha, si ai djali i vogël që sapo ka zënë shoqëri me një të rritur dhe u hakërrehet bashkëmoshatarëve që i kanë rënë më qafë, iu drejtua qeverisë një ditë pas protestës me tone gati kushtëzuese dhe kërcënuese. Basha kishte më shumë kurajë politike të premten, sepse ai kishte "zbuluar" se ka një aleat më të fortë se vetë PD-ja; kishte protestën. Si gjithmonë, ata që i organizojnë protestat u shtojnë nga dy zero shifrës së pjesëmarrësve, por gjithsesi kjo nuk e zbeh aspak rëndësinë e demonstrimit antiqeveritar të datës 20 shkurt dhe forcën e sinjalit që i shkoi Edi Ramës. Por lajmi i asaj proteste nuk ishte se në shesh u mblodhën aq shumë njerëz për të kundërshtuar qeverinë, më e forta politikisht që pas vitit 1992 dhe këtë e bënë vetëm 5 muaj pasi kjo qeveri ka marrë pushtetin. Lajmi ishte se tashmë Rama u prezantua me opozitën reale, me atë që do të ketë të bëjë në vazhdimësi. Pra, Rama do të ketë sërish përballë PD-në sipas modelit të Berishës, një opozitë agresive dhe gjithmonë në rrugë. Dhe për një kryeministër, të ketë Berishën opozitar nuk është aspak komode. Kur në vitin 1997 shteti mori arratinë bashkë me qeverinë, Berisha mbeti i vetëm në selinë e PD-së. Dhe ai i vetëm arriti që ta ringrejë opozitën dhe duke shfrytëzuar gangrenizimin e pushtetit të Nanos nga vetë Nano, u rikthye në pushtet, duke u bërë rast unikal i një politikani që rrëzohet nga pushteti me kryengritje dhe rikthehet me votë të lirë.

Humbja që pësoi PD-ja në zgjedhjet e fundit ishte e pritshme dhe po ashtu si ajo e Nanos, pasojë e gangrenizimit të pushtetit nga vetë Berisha dhe njerëzit e tij. Pas kësaj, të gjithë po prisnin që Basha, i ri në moshë, do ta merrte shtruar opozitarizmin dhe para se ti sulej Ramës do ti sulej partisë së tij për të bërë një analizë të thellë të shkaqeve dhe faktorëve që çuan në humbjen e këtyre zgjedhjeve. Shumëkush priste që Basha të analizonte tërë strukturën e drejtuesve në bazë, për të mësuar se përse e kishin braktisur PD-në shkodranët, psh, të cilët historikisht kishin qenë mbështetës të verbër të saj, apo edhe se përse elbasanasit nuk iu treguan mirënjohës qeverisë që ndërtoi në kohë rekord një pjesë të rrugës që çoi në "˜bashkimin' e qytetit të tyre me kryeqytetin, ku çdo ditë udhëtojnë për të punuar mijëra njerëz? Basha nisi një tur takimesh nëpër rrethe, duke patur në krah të njëjtët drejtues lokalë dhe shpurë deputetësh që ishin edhe përgjegjësit kryesorë për humbjen e PD-së, pasi ishin ata që shkelën me këmbë pushtetin. Ishin ata që pushtetin partiak e shndërruan në pushtet ekzekutiv, duke u shndërruar në shefa kuadrosh të çdo sektori e duke e bërë vulën e partisë në vulë zyrash pune. Ishin ata që fusnin në punë mësuesit, elektricistët e deri tek pastrueset e shkollave dhe spitaleve. Basha u ndje shumë keq në Kavajë, kur u kërkonte të rinjve të bashkoheshin me PD-në, ndërsa drejtuesi lokal i saj nisi të lexonte një fjalim në letër e nuk e lexoi dot, pastaj nisi të fliste pa letër e nuk dinte të fliste, në fund deshi të prezantonte Bashën dhe e ngatërroi fare.

Basha po rrethohet në mësymjen e tij opozitare nga e njëjta gardë politikanësh, që me paaftësinë apo abuzivizmin, kontribuan në humbjen e PD-së. Padyshim që ai nuk ndjehet fare komod me këtë gardë, pasi në çdo rast që të futet në zgjedhje e ka të sigurtë dështimin. Në këto kushte, kur, mesa duket, Basha nuk ka zgjedhur rrugën e reformimit dhe rindërtimit të partisë për të qenë një alternativë bindëse dhe më e mirë se ajo që është në pushtet, do të duhet të presë atë që priti Berisha në 2005, apo atë që priti Rama në 2013. Pra të presë që njerëzit ta votojnë jo për shkakun se ka një alternativë më të mirë, por se qeveria ka dështuar, është korruptuar dhe ajo thjeshtë duhet zëvendësuar me votë zemërimi, gjithnjë sipas parimit, "të zgjedhim të keqen më të vogël". Në këto kushte s'kemi asgjë të re nga fronti i politikës shqiptare.

Por, përtej kësaj, në mënyrën sesi PD po prezanton të bërit opozitë, pra me mitingje dhe paralajmërime të tipit "bëjë mend mirë kur të matesh me sheshet", apo kërcënimet për të riparë marrëdhëniet me Parlamentin, duket se kemi të bëjmë jo thjesht më mungesën e dëshirës apo mundësisë së Bashës për të gjeneruar një fryme të re politike dhe opozitarizmi. Basha dhe ne të gjithë e dimë se jo 50, apo 150 mijë protestues sa pretendohet, por edhe 1.5 milionë të ishin të enjten apo pas 5 muajsh, vendi nuk do të futet në zgjedhje të parakohshme, që do të thotë se nuk ka asnjë arsye që Basha të vijë në pushtet me protesta. I gjithë ky agresivitet politik duket se nuk lidhet as me strategjinë e Bashës për opozitën, por me vetë Berishën dhe një pjesë të lidershipit të vjetër të PD-së. Në vend të refomimit të partisë ata po shtrëngojnë radhët për ti shpëtuar "hakmarrjes" së Ramës përmes drejtësisë. Këtu duket se e ka burimin edhe tërë ai agresivitet i opozitës për të mos lejuar zëvendësimin e Zana Xhukës, apo kur vjen fjala tek institucionet e tjera kushtetuese. Sepse Rama është i bindur tashmë se, Berisha duhej të fliste para drejtësisë tani dhe jo para Parlamentit, por ai mendon se kjo nuk ka ndodhur pasi drejtësia është ende nën kontrollin e Berishës. Pra situata duket e qëruar. Nëse drejtësia nuk do të ishte nën kontrollin e Berishës, ose sipas Berishës do të ishte nën kontrollin e Ramës, Berisha do të ishte të paktën i pandehur. Dhe këtu nuk ka shumë alternativa. Berisha duhet të jetë gjithmonë online dhe agresiv. Ai duhet të tregojë të gjithë forcën e tij, me çdo mjet dhe çdo mënyrë, për ta trembur Ramën që ai të mos ketë as kohë as guxim të ndërmarrë veprime kundër tij. Dhe protestat janë arma tipike e Berishës, ai është arkitekti i tyre dhe në mesin e protestuesve Berisha është më i sigurtë se kudo tjetër.

Për këtë arsye, protestat më shumë se forma e të bërit opozitë do të jenë një mburojë për Berishën vetë dhe ata që kanë arsye ti tremben drejtësisë. Në këto kushte Basha nuk do të mund të bëjë lëvizje të tjera në shërbim të reformimit të PD-së, por do ti bindet këtij skenari dhe ta përdorë turmën për tu konfirmuar së paku si lider i fortë i partisë. Dhe për këtë ai ka realisht nevojë.

MENTOR KIKIA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
QYTETARIA KËRKON LIDERINNga RAMIZ LUSHAJ (02.22.2014)
POLITIKA GREKE NË BALLKANNga FRANK SHKRELI (02.21.2014)
NUK VENDOSET QERRJA PARA KALITNë përgjigje të replikë së zotit Alban DaciNga ESHREF YMERI (02.19.2014)
SAMI FRASHËRI: SHQIPËRIA Ç’KA QENË, Ç’ËSHTË E Ç’DUHET TË BËHETNga FRANK SHKRELI (02.18.2014)
RIINTEGRIMI DHE RISHKËPUTJA E KOSOVËS, MALËSISË DHE E TREVAVE LINDORE, 1941-1945(Kumtesë në Konferencën e Akademisë Shqiptare të Arteve e Shkencës kushtuar 6 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës)Nga Prof. Dr. ROMEO GURAKUQI (02.18.2014)
DY SIMBOLIKA TË PANGJASHME TË 20 SHKURTITNga ALFRED ÇAKO (02.18.2014)
GRAMOZ PASHKO NUK MUND TË JETË SIMBOL I EKONOMISËNga MENTOR KIKIA (02.18.2014)
Këndi këtuSI TË UROJMËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.17.2014)
NJOHJET E KOSOVËS SI STATUS SUBJEKTI TË PAVARUR NDËRKOMBËTARNga SHABAN MURATI (02.17.2014)
BURAT E SHQIPËRISË ME FLOKË TË SAPOLYERA IA KANË ELEMINUAR GERMËN E 25-TË ALFABETIT TË SHQIPES Nga ELIDA BUÇPAPAJ (02.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]