VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KUJDES BALLKANIN!Nga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 08:43pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
KUJDES BALLKANIN!
Nga FRANK SHKRELI

E Premte, 02.28.2014, 09:01am (GMT+1)



 Zona e Ballkanit Përendimor dhe vendet e atij rajoni janë si fëmija që nevojitë të mbahet gjithmonë për dore ashtuqë mos të rrëzohet nga pakujdesi.  Zhvillimet e përgjakshme të kohëve të fundit në Ukrainë  duhet të jenë një kambanë për elitat politike  të  vendeve të Ballkanit si dhe për Bashkimin Europian dhe për Shtetet e Bashkuara që kësaj zone t'i kushtohet një vëmendje më e madhe para se të jetë vonë.   Protestat me dhunë anë e mbanë Bosnje Hercegovinës të kohëve të fundit, papunësia, që në shumicën e këtyre vendeve arrinë në 30 për qind ose më shumë,  si dhe një numër çështjesh të pazgjidhura në rajonin e Ballkanit Përendimor, pothuaj 15 vjetë pas përfundimit të luftërave atje, janë arsye për shqetësime serioze për kët rajon.  
 
Kuptohet se situata në të cilën gjënden vendet e Ballkanit Përendimor është kryesisht përgjegjësi e elitave politike të këtyre vendeve, pasi kuptohet se demokracia nuk mund të imponohet nga jashtë,  por komuniteti ndërkombëtar --Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara -- kanë gjithashtu përgjegjësitë e tyre në këtë mes.  Procesi për integrimin e këtyre vendeve në Bashkimin Europian pothuajse është në vend numëro për më shumë se një decade tashti, gjë që pasqyron kryesisht mos aftësinë ose mos vullnetin e klasës politike të këtyre vendeve që të adaptojnë standardet europiane të integrimit -- një klasë politike kjo që në shumicën e vendeve të rajonit konsiderohet si grabitqare e pasurisë, duke përdorur mjetet ligjore dhe jo ligjore që ka në dispozicion, për veten dhe mbështetsit e tyre politikë.  Por gjithashtu kjo gjendje stagnante, reflekton gjithashtu edhe mungesën e një  vullneti më serioz politik dhe diplomatik të vendeve të Bashkimit Europian (BE) që  shtetet e kësaj zone të integrohen në organizmat euro-atlantike.  Është e  vërtetë se Europa me të drejtë insiston në zbatimin e standardeve të saja për vendet që dëshirojnë t'i bashkohen atij klubi -- dhe si përfundim as Bashkimi Europian as Washingtoni nuk mund dhe nuk duhet që këtyre vendeve  t'u imponojnë rregullat e demokracisë dhe të ekonomisë së lirë.   Kjo është detyra dhe përgjegjësia e nomenklaturave politike të vendeve, anë e mbanë këtij rajoni, nëqoftse me të vërtetë dëshirojnë vlerat e demokracisë dhe integrimin europian të vendeve të tyre.
Siç duket, të shqetësuar nga mungesa e përparimit të këtyre vendeve ndaj zbatimit të standardeve për integrimin në BE-në, por edhe nga zhvillimet e fundit në Ukrainë, kohët e fundit, po vihet re një interesim më i madh nga Washingtoni dhe nga Bashkimi Europian për ato që po ndodhin ose nuk po ndhodhin në Ballkanin Përendimor.  Shpeshëherë, interesimet ose shqetsimet e Washingtonit zyrtar mbi zhvillimet në Ballkan, ose kudo tjetër, shprehen publikisht nepërmjet seancave që thirren nga Kongresi amerikan.  Siç duket ,të shqetësuar mbi mungesën e prëparimit në shumë fushë të vendeve të këtij rajoni,  disa ditë më parë,  Komisioni i Helsinkit i Shteteve të Bashkuara -- i cili përbëhet nga 9 anëtarë të Senatit dhe 9 anëtarë të Dhomës së Përfaqsuesve, si dhe nga një përfaqsues i Departmantit Amerikan të Shtetit dhe të Pentagonit -- njoftoi mbajtjen e një seance të posaçme javën që vjen, me 5 Mars, për të diskutuar  zhvillimet e fundit në Ballkanin Përendimor si dhe për të konsideruar marrjen e masave politike në përgjigje të situatës së krijuar.  Komisioni amerikan i Helsinkit njofton se të ftuar për të dhënë dëshmi para Komisionit janë, Hojt Jee, Zëvëndës-Ndihmës Sekretari i Shtetit për Punët Europiane dhe Euro-Aziatike, Tanja Fajon, anëtare e Parlamentit Europian nga Sllovenia dhe Kurt Volker, Drejtori Ekzekutiv i Institutit McCain.  Në njoftimin për mabjtjen e seancës mbi Ballkanin thuhet se, "Vendet e rajonit të Ballkanit Përendimor në Europë --Shqipëria, Bosna-Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia -- e kanë filluar vitin 2014 me një numër sfidash, pritjesh dhe shpresash.  Zgjedhjet, dialogu dhe bërja e reformave do të përcaktohen nga shpresat për të hedhur hapat e duhur drejtë integrimit europian dhe euro-atlantik, me kuptimin se secili vend gjëndet në një periudhë të ndryshme gatishmërie të këtij procesi, por të gjitha ndajnë të njëjtin interesim për avancimin e stabilitetit në mbarë rajonin."   Në njoftim thuhet se gjatë seancës, përveçse do të pasqyrohen pikëpamjet zyrtare dhe qëndrimet politike të Shteteve të Bashkuara karshi vendeve të Ballkanit Përendimor, do të ketë edhe analiza të ekspertëve nga të dy anët e oqeanit. 
 
Njoftimi për mbajtjen e seancës dëgjimore në Kongresin amerikan u bë, ndërkohë që në Londër u mbajtë disa ditë më parë Konferenca e Bankës Europiane për Rindërtim dhe  Zhvillim, ku morën pjesë Kryeministrat e vendeve të Ballkanit Përendimor, përfshirë Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.  Objektivi i kësaj konference, në të cilën mori pjesë edhe Komisioneri për Zgjërimin e Bashkimit Europian, Stefan Fyle, ishte sipas Bankës Europiane,  për të, "nënvijuar potencialet dhe mundësitë për investime në rajon dhe për të promovuar investime të huaja si dhe projekte të përbashkëta investimesh."  
 
Në serinë e këtyre takimeve dhe konferencave mbi Ballkanin Përendimor mund të përmendet edhe mbledhja në Tiranë në fillim të javës e përfaqsuesve të parlamenteve të rajonit  ku u diskutua rreth forcimit të bashkëpunimit në kuadër të Kartës së Adriatikut, një nismë kjo që është mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, për të ndihmuar anëtarësimin e këtyre vendeve në Nato.   Në Tiranë gjithashtu javën që vjen, do të bëjë vizitën e tij Komisioneri Stefan Fyle, ku do të zhvillojë bisedime të nivelit të lartë  mbi procesin e zhvillimit të reformave që nevojiten në rrugën e këtij vendi, drejtë integrimit europian. 
 
Të gjitha këto aktivitete dhe nisma duket se po bëhen me qëllim që të parandalohen rreziqet e mundshme për një këthim mbrapa në zhvillimet e këtij rajoni në marrëdhënjet midis tyre dhe më gjërë me pjesën tjetër të Europës.  Problemet ekonomike të rajonit janë tepër të mëdha, siç u vu në dukje në mbledhjen e Bankës Europiane në Londër, por pa zgjidhjen e problemeve politike të mbrendshme dhe të jashtme të vendeve të rajonit ballkanik, Ã«shtë vështirë të flitet për një rimkëmbje ekonomike dhe sigurimin e investimeve të huaja në vendet e Ballkanit Përendimor.  Nuk mund të flitet për zhvillim ekonomik as për standarde drejtë integrimit europian pa një pajtim ndërmjet kombeve dhe pa një kërkim faljeje për krimet e Serbisë në Kosovë dhe anë e mbanë ish-Jugosllavisë gjatë luftërave në 15 më pare në atë rajon.  Atje ndasitë historike midis grupeve etnike janë tepër të theksuara gjithnjë.  Megjithëse bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë për normalizimin e marrëdhënjeve midis dy vendeve, Beogradi vazhdon të këmbëngulë se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Republikës së Kosovës.  Një frymë e tillë armiqësie ndaj Kosovës nga ana e Serbisë, nuk krijon një atmosferë të volitshme për bashkjetesë paqësore as nuk mund të nxitë investimet e huaja në atë rajon dhe as nuk duhet të lehtësojë procesin e Serbisë drejtë integrimti europian.  Qëndrimet fanatiko-nacionaliste të Serbisë ndaj mos njohjes së Kosovës, mbajnë hapur dyertë e konfliktit dhe të mos stabilitetit në rajon. 

Prandaj, mesazhi nga Bashkimi Europian si dhe nga seanca e Kongresit Amerikan, javën që vjen mbi zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, duhet të jetë  se Washingtoni dhe Brukseli nuk do të tolerojnë  përjetësimin e një situate ku siguria dhe paqa në Ballkan të mbeten peng i politikës nacionaliste serbe e përkrahur nga Rusia, e cila gjithmonë përpiqet të peshkojë në ujëra të turbullta.  Edhe ''janukoviçëve''  të atij rajoni duhet t'u jepet mesazhi se ata nuk do të kenë përkrahjen e vet popujve të tyre, por as të komunitetit ndërkombëtar.   Zhvillimet e fundit në Ukrainë duhet të jenë një kambanë për të gjithë ata që janë të interesuar për një Europë të tërë, të lirë, të bashkuar dhe në paqë, e cila nuk mund të realizohet pa zgjidhjen e problemeve serioze ekonomike dhe politike të mbrendshme të secilit vend, dhe pa një  stabilitet të qëndrueshëm për të gjithë  rajonin e Ballkanit Përendimor.

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZOT I MADH SHPËTOI SHQIPTARËT NGA VETVETJA! ALI AHMETI I BISHTNON PRESIDENTIT KONSENSUALNga ELIDA BUÇPAPAJ (02.27.2014)
E ASHTUQUAJTURA BOMBË NË AMBASADËN SOVJETIKE - PËRVJETORI I NJË MASAKRE TË PASHEMBULLTNga RESHAT KRIPA (02.26.2014)
Z. XHUFI PO NA SHET LIBRAT E HOXHËS, ÇEREK SHEKULLI PASI U PËRMBYS DIKTATURANga AJET NURO (02.26.2014)
KUSH ËSHTË MË (ANTI) ENVERISTI?Nga FRANK SHKRELI (02.25.2014)
OPOZITA PA KAUZA DHE PA KREDIBILITET NDËRSA POZITA PA SHTETNga ELIDA BUÇPAPAJ (02.25.2014)
TËRMETET POLITIKE MES KIEVIT DHE MOSKËS ME PRAPAVIJË SHUMËSHEKULLOREPse Ukrainasit kanë urrejtje për rusët?Nga Prof. Dr. ESHREF YMERI (02.25.2014)
FLAMURI I EKONOMISË DHE OFERTA E KINEZËVENga ALFRED ÇAKO (02.24.2014)
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË (02.24.2014)
PROTESTAT - OPOZITË APO GARDË PËR BERISHËN?Nga MENTOR KIKIA (02.22.2014)
QYTETARIA KËRKON LIDERINNga RAMIZ LUSHAJ (02.22.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]