VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KORRUPSIONI DHE TË DREJTAT E NJERIUTNga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Martë, 04.16.2024, 11:50pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
KORRUPSIONI DHE TË DREJTAT E NJERIUT
Nga FRANK SHKRELI

E Enjte, 03.06.2014, 08:43am (GMT+1)

              
Protestat dhe demonstratat anti-qeveritare të cilat shkaktuan dhunën dhe trazirat politike në Ukrainë gjatë disa javëve të fundit, e që  çuan në largimin nga froni të ish-presidentit Viktor Janukoviç dhe më në fund në agresionin ushtarak të presidentit rus Vladimir Putin kundër sovranitetit territorial të Ukrainës -- ishin një pasqyrim dhe një shpërthim i zemërimit dhe i moskënaqsive ndaj dhunës dhe korrupsionit të regjimit të ish-presidentit Janukoviç dhe bashkpuntorëve të tij të ngushtë.  Në të vërtetë, enti ndërkombëtar që kryeson përpjekjet anti-korrupsion, "Transparency International", i cilësoi ngjarjet e fundit në Ukrainë si "një revolucion kundër korrupsionit'', megjithëse vendimi i Janukoviçit për të mos nënshkruar marrveshjet për lidhje më të ngushta me Bashkimin Europian, në favor të marrëdhënjeve më të ngushta me Moskën, luajti gjithashtu një rol kryesor në shpërthimin e protestave.  Në një deklaratë, Transparency International tha se  mbështet  përpjekjet e ukrainasave për të jetuar një një shtet, ''pa politikanë dhe burokratë të korruptuar''.  Organizata anti-korrupsion  thotë se ndonëse regjimi Janukoviç mund të jetë rrëxuar nga pushteti dhe si përfundim, së shpejti do mbahen zgjedhjet,  kjo në vetvete nuk do të shërojë plagët e disa viteve të fundit dhe nuk do të zgjidhë problemet e mëdha që ai ka lën pas, ndërkohë që ukrainasit po shohin tani se çfarë jete luksoze bënte ish-presidenti i tyre Janukoviç, në pallatet e tija të shumta moderne, me makina luksoze antike, me restorante private, me llogari bankare jashtë vendit, e tjera. 

Por korrupsioni nuk është vetëm një problem për Ukrainën, është një problem, në të vërtetë është më shumë se një problem, është një sëmundje globale.   Në raportin e fundit vjetor të Departmentit Amerikan të Shtetit (DASH) botuar muajin që kaloi mbi të drejtat e njeriut anë e mbanë botës, theksohet se vitin që kaloi, korrupsioni ishtë njëri prej problemeve kryesore i shkeljes së të drejtave të njeriut në botë, përfshirë edhe Shqipërinë e Kosovën. 
Në raportin mbi Shqipërinë thuhet se problemet kryesore në fushën e të drejtave të njeriut në Shqipëri, kanë të bëjnë "me korrupsionin e përhapur në të gjitha degët e qeverisë, veçanërisht brenda sistemit të drejtësisë" përfshirë "bllokimin e reformave në lidhje me luftën kundër korrupsionit".   Raporti thekson se pandëshkueshmëria është një problem kryesor në Shqipëri, duke shtuar se politikanë dhe zyrtarë të lartë, përfshirë edhe gjykatës si dhe përfaqsues të interesave të mëdha të biznesit, shpesh i ikin drejtësisë.  Raporti vjetor i DASH mbi të drejtat e njeriut thotë se megjithëse disa zyrtarë të nivelit të ulët janë ndëshkuar për keqpërdorime të pozitës së tyre, të tjerë zyrtarë më të lartë të qeverisë, që sipas raportit -- ishin përfshirë qartazi në raste abuzimesh -- thjeshtë janë hequr nga postet e mëparshme për tu vendosur në detyra të tjera qeveritare, pa kurrfarë ndëshkimi ligjor.

Edhe në Kosovë, sipas raportit të DASH ka korrupsion, ndërkohë që qeveria kishte ndërmarrë hapa për të ndjekur penalisht dhe për të dënuar zyrtarët që kanë kryer shkelje, si në shërbimet e sigurisë ashtu edhe në sektorë të tjerë të qeverisë, por megjithkëtë thekson raporti, shumë zyrtarë të lartë të Kosovës të dyshuar, ishin të përfshirë në korrupsion dhe vepruan pa asnjë ndëshkim nga ligji. 

Në parathënje të raportit të DASH mbi gjëndjen e të drejtave të njeriut në botë, Sekretari Amerikan i Shtetit Xhon Kerri, tha se "Qeveritë që  zbatojnë dhe mbrojnë të drejtat e njeriut dhe të cilat janë përgjegjëse për veprimtarinë e tyre ndaj qytetarëve të vet, janë më të sigurta, njëkohësisht mbështesin paqën dhe sigurinë ndërkombëtare dhe njëherazi gëzojnë gjithashtu begatinë e përbashkët me vendet e qendrueshme demokratike.  Ndërsa vendet të cilat nuk mbështesin zbatimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut, mund të përballen me privime ekonomike dhe izolim ndërkombëtar", tha kryediplomati amerikan.

Por nuk është vetëm Raporti i Departmentit Amerikan të Shtetit ai që ka  theksuar lidhjen midis fenomenit të korrupsionit dhe mos respektimit të të drejtave të njeriut në botë.  Edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe Bashkimi Europian (BE) e kanë lidhur gjithashtu korrupsionin me mos zbatimin dhe me mos respektimin e të drejtave të njeriut të qytetarve.  OKB-ja thotë se, "Të drejtat e njeriut janë të pandara dhe të ndërvarura dhe se pasojat e një qeverisjeje të korruptuar janë të shumëta dhe se ato prekin të gjitha aspektet e të drejtave të njeriut -- ato civile, politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturore.  Korrupsioni çon në shkeljen e detyrimeve që kanë marrë përsipër qeveritë me nënshkrim, për të marrë masa -- me të gjitha mjetet që kanë në dispozicion -- për realizimin dhe zbatimin e plotë të të drejtave që njihen nga Konventa Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut."  OKB-ja thotë se parimet bazë të të drejtave të njeriut, siç janë transparenca, llogari-dhënja,mos diskriminimi dhe pjesmarrja serioze në jetën politike të vendit -- kur të zbatohen këto parime, ato janë mjetet më efektive për të luftuar korrupsionin.

Muajin që kaloi edhe Komisioni Europian botoi për herë të parë "Raportin mbi Korrupsionin" në vendet e Bashkimit Europian në të cilin pasqyrohen sukseset dhe dështimet në luftën kundër korrupsionit në eurozonë.  Raporti identifikoi të meta serioze në luftën e vendeve anëtare kundër korrupsionit anë e mbanë Europës.  Në një deklaratë për media, Transparency International, komentoi raportin e (BE) duke thënë se, "Besimi në udhëheqsit e Europës po bie sepse marrveshjet midis biznesit dhe sektorit publik bëhen në terr, pa transparencë, duke i lënë qytetarët të pa informuar dhe duke pyetur ata veten se interesat e kujt po merren parasyshë në këtë mes".   Transparency International këshillon se "Për të zhdukur hendekun  e mos besimit midis politikës dhe popullit, duhet të ketë një transparencë më të madhe në jetën politike dhe se më shumë zyrtarë publikë e politikë duhet të mbahen përgjegjës për shkeljet dhe abuzimet e tyre korruptive."

Korrupsioni vazhdon të jetë një sfidë për Europën, sipas raportit të parë të posa botuar mbi këtë problem nga Komisioni Europian.  Sipas raportit, korrupsioni prek të gjitha vendet anëtare të BE-së, me një kosto prej 120 miliardë euro në vit, në dëm të ekonomisë.  Sipas disa sondazheve të kohëve të fundit, pothuaj gjysma e europianëve besojnë se korrupsioni në vendet e tyre Ã«shtë shtuar gjatë tre viteve të fundit.  Thuhet se gjatë kësaj periudhe, vendet anëtare kanë ndërmarrë një numër nismash për të luftuar korrupsionin, por Komisioni Europian thotë se duhet bërë më shumë për të parandaluar dhe për të ndëshkuar dukuritë e korrupsionit në çdo vend.  Ndërkaq, edhe Transparency International përkrah tezën se lufta kundër korrupsionit është njëherazi edhe luftë në mbështetje të të drejtave të njeriut, dhe si e tillë duhet të mbetet një objektiv i përbashkët i politikës, biznesit dhe i qytetarëve anë e mbanë Europës. 

Prandaj siç dëshmuan ngjarjet e fundit në Ukrainë, një qeveri që në zemër të sistemit politik ka korrupsionin,i cili pasuron disa dhe varfëron shumicën, nuk mund të vazhdojë gjatë pa revoltuar masat mbarë popullore.  Kështu ndodhi edhe me diktatorin Viktor Janukoviçin e Ukrainës, pasi korrupsioni që ka prekur atë vend, ishte një prej arsyeve kyçe për protestat në masë dhe me dhunë në Kiev, protesta  këto të  cilat shkaktuan ngjarjet e fundit që tani po kërcënojnë jo vetëm paqën e sigurinë midis Ukrainës dhe Rusisë, por edhe të mbarë Europës dhe po rrezikon gjithashtu të zhytë botën në një luftë tjetër të ftohtë.

Ja, ky është çmimi i korrupsionit!

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PS TË MOS IMITOJË PD-në, PD TË MOS IMITOJË PS-nëNga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.05.2014)
FUNDI I NJË EUROPE TË TËRË, TË LIRË DHE NË PAQË?Nga FRANK SHKRELI (03.03.2014)
KUSH FSHIHEJ PAS PALLTOS SË RUGOVËSNga GANI MEHMETAJ (03.02.2014)
Një histori e frikshmeA KA LIRI KRIJIMTARIE NË SHQIPËRI?Një shënim që paraprin monodramën nga RESHAT KRIPA (03.02.2014)
PA(K)PUNË DHE SHUMË FJALIME!Nga AFRIM KRASNIQI (03.01.2014)
AMBASADORI ALEXANDER ARVIZU - NJË AMBASADOR SUI GENERIS -Nga ELIDA BUÇPAPAJ (02.28.2014)
KUJDES BALLKANIN!Nga FRANK SHKRELI (02.28.2014)
ZOT I MADH SHPËTOI SHQIPTARËT NGA VETVETJA! ALI AHMETI I BISHTNON PRESIDENTIT KONSENSUALNga ELIDA BUÇPAPAJ (02.27.2014)
E ASHTUQUAJTURA BOMBË NË AMBASADËN SOVJETIKE - PËRVJETORI I NJË MASAKRE TË PASHEMBULLTNga RESHAT KRIPA (02.26.2014)
Z. XHUFI PO NA SHET LIBRAT E HOXHËS, ÇEREK SHEKULLI PASI U PËRMBYS DIKTATURANga AJET NURO (02.26.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]