VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHOQËRIA CIVILE TEK NE NUK KA VDEKUR, SEPSE NUK KA EKZISTUAR KURRË
Nga DRITAN HILA

E Shtunë, 03.08.2014, 10:10am (GMT1)


Personalisht, vite më parë e takova këtë emër dhe historinë e tij kur në vendin tonë u hap një diskutim në lidhje me "lëvizjen rebele", ... (Vijonme respektimin e kuotës së personave të ardhur nga jashtë trupës diplomatike, por në atë shërbim, e ka marrë ferra uratën me kohë në drejtim të politikave të personelit duke rekrutuar gjithfarë turli individësh. Ndërsa dy emrat e përmendur, do ti bënin nder presidentit që dekreton, vendit që përfaqësojnë, dhe shërbenin në qasjen e shtetit ndaj individit.

Ardian Ndreca njihet për shkak të qenies publike. Ngjan vazhdim i natyrshëm i katolicizmit autentik shqiptar dhe kundërthënie e paradoksit qesharak vendas ku gjithë partitë demokristiane shqiptare janë të djathta e të përfaqësuar nga gjysmakë. Kultura e tij preket në shkrime, me referenca filozofike e sociologjike që vijnë natyrshëm, si produkt i leximit, dhe jo të peshkuara në libra me përmbledhje thëniesh. Me gegnishte të pastër, shton koloritin e publicistikës sonë që ka kohë e tharë. Ironia, sarkazma, epiteti; nervi luftarak, gatishmëria për debat, përbuzja ndaj vulgares, e bëjnë pinjoll tipik letrar të trevës nga vjen, që Shqipëria ka gati një shekull që nuk i ka më. Diplomat dhe lektor në universitetet italiane, është imazhi ndryshe nga njerëzit e gomoneve që fqinji na njeh. Do të na nderonte në Itali, ku përfaqësohemi nga një pensionist pa shtyllë kurrizore dhe derivate të banalitetit.

Emir Gjinishi është imazhi modern i islamit shqiptar. I mirëarsimuar, i kënduar, i artikuluar, mendjehapur, më shumë se imam klishe, është djalë kryeqytetas. I duruar kur e ngacmon në fenë e tij, shfaq anën tjetër të islamit, e kundërta e intolerancës vahabite që njohim nga propaganda. Elita shqiptare, për shkak të mëndjeshkurtësisë, cektësisë së gjykimit apo snobizmit, jo pak herë ka kaluar në ostracizëm ndaj një besimi të cilës i përket gjysma e popullsisë. Hoxhë Gjinishi, nuk ka sjelljen e një ofiqari dhe as misionari të xhihadit, por durimin e një përçori të grigjës, që në vend të propagandës apo debatit, preferon dhënien e shembullit, përunjësinë e besimtarit, durimin e dishepullit. Deri më sot, në vendet e Gjirit Persik, të njohura në përkushtimin e tyre ndaj islamit, kemi dërguar ose njerëz që nuk ja kanë haberin atij besimi, ose fanatikë. Gjinishi do të ishte risi.

Tej arsyeve presidenciale të ngurrimit ndaj Ndrecës e Gjinishit, me një arsyetim sipërfaqësor, mund të thuhet se mosdekretimit të këtyre dy emrave që do të futeshin në radhët e shërbimit civil, ka edhe një të mirë pasi nuk varfëron shoqërinë civile. Pasi që të dy janë asete të saj. Por është gjykim i gabuar. Shoqëria civile tek ne, nuk ka vdekur, pasi nuk ka ekzistuar kurrë. Ca emra që qarkullojnë si të tillë nëpër media, janë asgjë më shumë se matrapazë të fondeve që jep SHBA dhe BE. Me rrjete të ngritura pranë ambasadave, ku disa punonjës shqiptarë janë bashkëpunëtorë të tyre, nuk bëjnë asgjë më shumë se thithin për xhepat e tyre, paranë e destinuar për shoqërinë e vërtetë civile. Politikisht të korruptuar, nuk kanë ngjyrë, por i bashkëngjiten qeverisë, për të justifikuar me pjesëmarrjen e saj në aktivitetet që organizojnë, të fondeve që kanë përlarë. Eksperienca që sapo kaluam, ishte një demonstrim ekstrem i pleksjes. Sindikatat shqiptare, janë një karikaturë e kuptimit që ka ky emër. Të drejtuara nga injorantë dhe xhahilë pronash, nuk janë ndjellëse as për lypësit e rrugës. Biznesi shqiptar, është i varur krejtësisht nga shteti. E vetmja shpresë që shoqëria jonë të emancipohet, është emancipimi i shtetit dhe ky i fundit të bëjë për të rolin e edukatorit. Dhe që të arrihet kjo, është e nevojshme rekrutimi i individëve me personalitet, qasja në radhët e administratës të rekrutëve që nuk e shohin shtetin si thikë kasapi. Është rruga më pak e shkelur nëpër botë, por humanizimi i shtetit, ngjan e vetmja rrugë për demokratizimin e shoqërisë sonë. Ku nëse dy kandidaturat e sipërcituara humbasin, ajme, është një vonesë më shumë e jona, për të pasur sa më shpejt një raport shtet individ sadopak të ngjashëm me Evropën.

PËRPARIM KABO


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.