E Premte, 03.29.2024, 06:48am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
NJË FEDERATË E RE APO NJË DEMAGOGJI E RE BALLKANIKE?
Nga ALFRED ÇAKO

E Djelë, 03.09.2014, 09:31am (GMT+1)



Para pak ditësh në Londër u mbajt një forum i BERZH (Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim), i cili u përqëndrua në klimën e investimeve në Ballkanin Perëndimor, zhvillimin e burimeve të reja energjetike dhe infrastrukturën e rajonit, i kryesuar nga Presidenti i BERZH-it, Suma Chakrabarti. Në takim morën pjesë krerët e qeverive të Shqipërisë, Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës, Kroacisë, Republikës së Maqedonisë, Malit të Zi dhe të Serbisë. Në këtë pikëpamje, ishte një zhvillim cilësor risi qëndrimi në një tavolinë së bashku, si përfaqësues nominalë sovranë të dy kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, çka tregon për një rritje ndërkombëtare të profilit të pavarësisë së shtetit të Kosovës, pasi pas një njohjeje të tillë 'de facto' të pavarësisë së saj nga Serbia, do e kenë të pamundur që kauzën shoviniste të kësaj të fundit ndaj Kosovës tash e tutje ta mbrojnë shtetet apo popujt që qëndrojnë më pranë platformës së Serbisë duke mos e njohur pavarësinë e Kosovës, pasi në këto raste do të ndodhte si me parimin "I zoti e shet, tellalli s'e jep!".

Siç duket, qëllimi i forumit të BERZH-it ishte që të nxirrte në pah idenë e mundësisë së premtimeve për nxitjen e investimeve të huaja në rajon dhe për një shkëmbim pikëpamjesh për të kapërcyer hendekun midis angazhimit politik dhe projekteve reale ekonomike rajonale. Nisur nga sa thamë më sipër, qëllimi i këtij shkrimi nuk është politik, por ekonomik dhe ka lidhje pikërisht me këtë eveniment cilësor jo edhe aq modest, nëse do të jetë ambicioz dhe korrekt në arritjen e objektivave të shpallur në të ardhmen, pasi dihet se ka pasur disa projekte të tilla pas Luftës në Kosovë dhe Luftës civile në Maqedoni më 2001-shin të shpallura me bujë në disa samite të drejtuara nga Perëndimi, të cilat u quajtën "Plani Marshall për Ballkanin" por që në fakt përfunduan në demagogji dhe sot rajoni, i lodhur nga çmontimi i përgjakshëm i ish-Jugosllavisë dhe nga kriza ekonomike disavjeçare greke dhe presioni i krizës financiare italiane, gjendet i platitur në një dobësi e asfiksi të përgjithshme, pa shinat e stabilitetit të fortë politik dhe pa vitalitet ekonomik.


Nuk e besojmë se ky samit mbahet pikërisht disa ditë përpara se në Ballkan të vijë një delegacion ekonomik kinez me përfaqësuesit më të lartë administrativë të kompanisë gjigante shtetërore CCCC, të cilët kanë si projekt të investojnë në sipërmarrje koncesionare në disa vende të rajonit, ku përfshihet edhe Rumania e Polonia, një shumë prej rreth 150 miliardë dollarësh, që synojnë të investohen në një periudhë 4-5 vjeçare, shifër rreth 140 herë më e lartë sesa shifra me të cilën BERZH ka financuar gjithë këto vite rajonin - afërsisht 1,2 miliardë euro në rreth 80 projekte të shtrira në dy dekada. Nëse do të ishte kështu, ky nuk është një lajm shumë i mirë për ekonomitë e rajonit të cilat duhet të jenë përfituese të thithjes së çdo valute që vjen nga cilido investitor serioz dhe mund të tingëllojë si një orientim për sjelljet refuzuese të qeverive të këtyre vendeve me investitorin kinez.

Dihet se në Luftërat e Opiumit në vitet 1840-1860, ku u vranë mbi 30 milionë kinezë, Britania dhe Franca, e detyruan me forcë hapjen e Kinës dhe të porteve të saj ndaj tregtisë së lirë ndërkombëtare. Nëse do të ishte kështu, sot duket e kundërta, sikur Kina vjen të ushtrojë presion ndaj Evropës për t'u hapur ndaj konkurrencës ekonomike të ndershme. Kjo do të duket pas pak ditësh nga mos/konkretizimi i marrëveshjeve të këtyre qeverive me kompaninë kineze.

Në takimin e BERZH-it merrte pjesë dhe përshëndeti edhe Komisioneri evropian për Zgjerimin, z.Stefan Fyle, i cili theksoi se "Nevojat për investime në rajon janë të konsiderueshme. Për këtë arsye unë kam qenë i kënaqur me marrëveshjen nëntorin e kaluar mes Evropës dhe Institucioneve Financiare Ndërkombëtare që të intensifikojnë bashkëpunimin e tyre në investime kyçe në infrastrukturë, duke përfshirë transportin si prioritet dhe energjinë. Kjo do të bëhet përmes Kuadrit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor".

Gjithashtu ai theksoi se, "do të mbështesim dialogun tonë mbi Programet Kombëtare të Reformës Ekonomike. Rezultati duhet të jetë rënia dakord së bashku në një grup të Vendeve të rekomandimeve specifike për të drejtuar reformat. Ne, së bashku me FMN-në, do të japim asistencë teknike për të mbështetur zbatimin e këtyre rekomandimeve. Vendet gjithashtu do të kërkohet të hartojnë planet e veprimit për menaxhimin e financave publike. Progresi këtu do të hapë mundësinë e mbështetjes buxhetore në sektorë në kuadër të Instrumentit të Ndihmës së Para- Aderimit (IPA) - IPA II".

Pra duket se ka një përpjekje evropiane për t'u koordinuar me qeveritë e rajonit për të strukturuar në harmoni superstrukturën institucionale e ligjore ekonomike të të gjitha shteteve të dala nga ish- Jugosllavia plus Shqipërinë (përjashtim duket se bën Sllovenia), duke synuar konkretizimin e idesë së krijimit të burimeve energjetike të harmonizuara e plotësuese të rajonit si një i tërë, të krijimit të rrjetit infrastrukturor të transportit të të gjithë rajonit dhe përgatitjen e tij unike për sa i përket kualifikimit të tregut të punës nëpërmjet zhvillimit të arsimit, me qëllim që ky areal njerëzor e plot burime, të jetë i gatshëm të presë thithjen e investimeve dhe kapitalit të gjigantëve industrialë për shkak të avantazhit krahasues të lirësisë së tregut të punës.

Prandaj z.Fyle theksoi se "ne kemi nevojë për reforma sektoriale dhe investime në sektorë të caktuar, duke çuar në rritjen e eksporteve dhe më shumë vende pune. Komisioni do të ftojë vendet për t'i dhënë Pasqyrat (çdo vit të dytë, duke filluar nga viti 2015) e planeve të tyre për reforma strukturore në të gjithë sektorët më shqetësues, për të përmirësuar konkurrueshmërinë dhe rritjen, në fusha të tilla si transporti, energjia dhe arsimi". Gjithashtu, në lidhje me çka thamë më lart, z.Fyle theksoi se: "Reformat e financave publike dhe të institucioneve të tregut të punës dhe reduktimi i pengesave administrative për bizneset duhet të jenë prioritete. Investimet në arsim, aftësi dhe hulumtim gjithashtu duhet të jenë të larta. Sundimi i ligjit është veçanërisht i rëndësishëm në aspektin e sigurisë ligjore dhe të besimit të investitorëve duke qenë kështu faktori kyç për reformën ekonomike".

Nga ana e tij, në këtë takim z.Rama pranoi me qetësi këtë 'qepje' të ekonomisë shqiptare e kosovare pas stofit plot nuanca koloriti të vendeve sllave të dala nga luftërat e ish-Jugosllavisë, të cilat dikur kanë funksionuar si një entitet politiko-ekonomik prej gati 90 vjetësh nën emrin Jugosllavi. Ky takim, në fakt, është një eveniment tendenca e të cilit nga elita e Tiranës dhe nacionalistët nuk është kapur. Z.Rama duket se është entuziast rreth idesë së një uniteti ekonomik me të gjitha vendet e rajonit dhe theksoi se: "Do të jemi të hapur për këshilla, suksesi nuk vjen nga një plan i mirë, por nga mundësia për të bërë përmirësime. Ne duam të punojmë me të gjithë partnerët. Vetëm jemi të dobët, por së bashku mund të jemi shumë të fortë. Do të jemi shumë më të mirë nesër dhe pasnesër".

Po me këtë gjuhë, në unison me pjesëmarrësit, foli edhe kryeministri i Kosovës, z. Hashim Thaçi, i cili tha se: "Deri më tani Kosova është gati të përmbyllë marrëveshjen e MSA me BE dhe të normalizojmë marrëdhëniet me Serbinë. Ne jemi një shtet me potenciale të mëdha në energji, turizëm, kemi përmbushur projekte në ndërtimin e autostradës me Shqipërinë dhe aeroportit të Prishtinës. Projekte të tjera të mëdha na presin. Kosova ka pasur rritje të qëndrueshme ekonomike, prodhimi i brendshëm bruto është rritur rreth 5%, pavarësisht krizës botërore. Qeveria ka punuar për të forcuar sistemin e tregut të lirë".

Ndërsa z.S.Fyle, për ta përmbyllur theksoi se "vendet e Ballkanit Perëndimor janë shumë të integruara ekonomikisht nëpërmjet Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA). Prandaj ka kuptim për të përgatitur së bashku disa reforma dhe të vlerësojmë zbatimin e tyre. Strategjia Evropa Juglindore e 2020 për Punë dhe Prosperitet në një Perspektivë Evropiane mund të jetë një pikë kyçe referimi për Komisionin dhe Institucionet Financiare Ndërkombëtare".

Pra duket se ka një projekt që së pari të ketë një integrim ekonomik të rajonit dhe ky, si një i tërë të jetë i përgatitur si njësi ekonomike unike, anipse me dezintegrim politik, i gatshëm për t'u integruar në Bashkimin Evropian. Dy janë rrugët teorike të shqiptarëve në rajon: ose ata të integrohen së pari politikisht mes veti, ose rruga që folëm më lart, rruga e bashkëpunimit me të gjithë fqinjët tanë - me shqiptarët e ndodhur kështu siç janë sot, të ndarë në 4-5 shtete - me miqtë dhe armiqtë e shekullit të fundit dhe, pas kësaj, integrimi i gjithë rajonit në BE.
ALFRED ÇAKO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHOQËRIA CIVILE TEK NE NUK KA VDEKUR, SEPSE NUK KA EKZISTUAR KURRËNga DRITAN HILA (03.08.2014)
NJË PËRGJIGJE PËR PUTININNga ZBIGNIEW BRZEZHINSKI, ish Këshilltar për Sigurinë (03.07.2014)
Në kuadër të 40 vjetorit të rëniesNË VEND TË HOMAZHIT PËR FAMILJEN SEJKONga RESHAT KRIPA (03.06.2014)
KORRUPSIONI DHE TË DREJTAT E NJERIUTNga FRANK SHKRELI (03.06.2014)
PS TË MOS IMITOJË PD-në, PD TË MOS IMITOJË PS-nëNga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.05.2014)
FUNDI I NJË EUROPE TË TËRË, TË LIRË DHE NË PAQË?Nga FRANK SHKRELI (03.03.2014)
KUSH FSHIHEJ PAS PALLTOS SË RUGOVËSNga GANI MEHMETAJ (03.02.2014)
Një histori e frikshmeA KA LIRI KRIJIMTARIE NË SHQIPËRI?Një shënim që paraprin monodramën nga RESHAT KRIPA (03.02.2014)
PA(K)PUNË DHE SHUMË FJALIME!Nga AFRIM KRASNIQI (03.01.2014)
AMBASADORI ALEXANDER ARVIZU - NJË AMBASADOR SUI GENERIS -Nga ELIDA BUÇPAPAJ (02.28.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]