VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - REFORMA EDHE SI MJET PËR TË DËBUAR ÇIFLIGARËT VENDORËNga MENTOR KIKIA

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 05:47am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
REFORMA EDHE SI MJET PËR TË DËBUAR ÇIFLIGARËT VENDORË
Nga MENTOR KIKIA

E Shtunë, 03.29.2014, 07:21pm (GMT+1)



Politika është futur në ngërçin e radhës, i cili lidhet me reformën administrative, apo ndarjen e re territoriale. Mazhoranca është duke luajtur me qetësi duke qenë se ka edhe gurin edhe arrën në dorë. Ajo thjeshtë po pret opozitën ti bashkohet kësaj pune, duke i dhënë të gjithë kohën e mjaftueshme për të qenë në rregull moralisht, pasi numri i votave në Kuvend ia mundëson miratimin e saj edhe vetëm. Ndërkohë që opozita po kushtëzon pjesëmarrjen në këtë reformë me çështje që nuk kanë asnjë lidhje me të.
Por, përtej konfliktualitetit politik, i cili do ta prodhonte krizën edhe pa reformën territoriale, është e domosdoshme të theksohet domosdoshmëria e kësaj reforme, edhe pse nuk ka asnjë ligjvënës në këtë vend të mendojë se ndarja e re nuk është e nevojshme. Në përpjekje për të bindur opozitën ti bashkohet kësaj reforme, kryeministri Rama renditi në parlament disa arsye, duke iu referuar kryesisht pamundësisë së menaxhimit të burimeve ujore e natyrore, mbetjeve urbane etj, në kushtet e një pushteti të copëzuar në rreth 400 njësi. Por është theksuar gjithashtu nevoja edhe në kuadër të përmirësimit të cilësisë së qeverisjes, mundësisë së thithjes së fondeve të BE-së përmes projekteve rajonale, reduktimit të shpenzimeve administrative për të paguar nëpunës në komuna edhe me 300 banorë etj. Por unë mendoj se ndarja e re, shkrirja e një sërë komunash e bashkish, do të shkatërronte edhe një rrjetë merimange që ka mbërthyer qeverisjen vendore.

Në masën 50%, në mos më shumë, sot pushteti vendor mbahet nga njerëz të cilët kanë një moshë mesatare në qeverisje nga 10-18 vjet. Një studim i fundit i shoqërisë civile, tregonte se mbi 35% e drejtuesve vendore kanë të paktën 4-5 mandate që mbajnë pushtetin. Të paaftë të prodhojnë projekte dhe të thithin fonde, të korruptuar këmbë e kokë, përgjegjës për shkatërrimin e burimeve natyrore dhe mjedisit në zonat ku drejtojnë, autorë të maskaradave urbane në dhënien e lejeve të ndërtimit, bashkautorë në kaosin e shitjes së tokave publike, duke filluar nga bregdeti deri në majë të malit, këta njerëz kanë ndërtuar mekanizimin e riciklimit të pushtetit të tyre. Një mekanizëm që fillon me blerjen me para në dorë të kandidimit pranë strukturave politike, presionin ordiner të hedhjes në anën tjetër nëse nuk kandidohen, punësimin apo bërjen e ndereve në fiset e të fortëve në fshat e qytet dhe në fund blerjen me para në dorë të votave tek zgjedhësit, të cilët e kanë ndarë mendjen se nuk presin gjë më të mirë, por të paktën të fitojnë 50 mijë lekë të vjetra.

Në prag të zgjedhjeve të kaluara, pati një nismë nga shoqëria civile për të vendosur me ligj kufizimin e numrit të mandateve të të zgjedhurve vendorë, deri në dy mandate, me të drejtë rikandidimi pas një mandati pushim. Nisma pati një mbështetje të admirueshme nga të dyja kahet e politikës, PD e PS. Por pati një reagim të rrufeshëm nga komuniteti i drejtuesve vendorë, të cilët filluan me kërcënime pranë partive respektive, pasi ata që ishin shndërruar ndërkohë në çifligarë dhe bajraktarë të komunave dhe bashkive të tyre, menduan se partia kishte si qëllim të shmangte pikërisht ata. Kjo nismë mbeti në rrugë, ndërkohë që pragu i fushatës u shoqërua me një tjetër luftë të egër nën rrogoz. Kryetarët e partive vendosën ti largojnë disa prej çifligarëve të fshatrave dhe qyteteve, por sërish hasën në kërcënime të tipit; dal i pavarur dhe të prish punë, siç pati edhe nga ata që u larguan nga njëra parti e përfunduan tek partia tjetër, duke lënë mënjanë moralin politik me të vetmin qëllim; sigurimin e votave.

Sot jemi para një realiteti të zymtë. Pushteti vendor, ai që në fakt është pushteti i vërtetë me të cilin përballet populli, në pjesën më të madhe është inaktiv. Bashki që janë shndërruar në çifligje të kryetarëve, të cilët vijnë nga bota e biznesit, ose i kanë hyrë biznesit më pas dhe qytetin e kanë orientuar sipas interesave të bizneseve të tyre. Komuna që mbajnë kryetarë në këmbë edhe me 300 vota dhe ku mbledhja e këshillit zhvillohet tek klubi i fshatit apo nuk zhvillohet fare dhe vendimet i merr vetëm kryetari-çifligar. Ka mes tyre nga ata që kanë në drejtimin e fshatrave që kur u prishën kooperativat e komunizmit dhe kryetarët e tyre u bënë kryetarë komunash. Askush prej tyre nuk njeh termin politikë sociale, politikë mjedisore, askush prej tyre nuk ka hapur deri tani qoftë edhe një bibliotekë 15 metra katror, në asnjë bashki e asnjë komunë. Pushteti vendor e ka kufizuar veprimtarinë e tij në dhënien e lejeve të ndërtimit dhe shpërndarjen e parave të qeverisë për ata që marrin ndihmë ekonomike, në listat e të cilëve fusin tërë fisin e tyre.

Ky realitet duhet të marrë fund. Por me votë ky nuk merr dot fund. Për 20 vjet, vota tregoi se nuk bën dot demokraci, pasi hajdutët e pasurisë publike, me paratë që përfitojnë, vjedhin e blejnë edhe votën.

Dikush mund të mendojë se këto që po themi janë të ekzagjeruara, pasi nuk janë të gjithë drejtuesit vendorë në këtë nivel dhe se e keqja nuk vjen nga disa kokrra.

Padyshim që ka edhe zyrtarë të aftë dhe unë njoh disa prej tyre, por ata që abuzojnë përbëjnë shumicën, ata kanë krijuar sindikatën e tyre tashmë. Ata kanë deformuar sistemin e votës dhe demokracisë deri në palcë dhe janë po këta që shërbejnë si bazë e deformimit të sistemit edhe për zgjedhjet e përgjithshme. Janë mekanizmat që riciklojnë këta hajdutë, që shërbejnë edhe për riciklimin e deputetëve e më pas pushtetit qendror.

Por a do ta zgjidhte ndarja e re këtë problem të madh? Padyshim që nuk do të zgjidhë çështjen e korrupsionit në pushtetin vendor, por të paktën do të shkatërrojë këtë mekanizëm, do ti japë fund sundimit të kësaj klase pushtetarësh. Do të bënte ndarjen e dy kohëve. Nuk është aspak e ekzagjeruar, ndarja e re do të ndajë dy epokat në drejtimin e pushtetit vendor. Jo se do të largonte një kastë hajdutësh në vitin 2014, por do të shkatërrojë mekanizmin që i prodhon ata. Njësitë vendore me numër më të madh banorësh dhe votuesish, kanë jo vetëm mundësi dhe resurse më shumë, por para së gjithash janë më të vështira për tu manipuluar, blerë e kontrolluar siç kanë bërë për 20 vjet me njësitë e vogla.

Ndaj reforma territoriale duhet të realizohet pa asnjë dyshim dhe sa më shpejt. Opozita duhet të marrë përgjegjësitë e veta dhe ti bashkohet komisionit të reformës, në të kundërt të vazhdojë axhendën e saj bojkotuese. Teoritë se nuk jemi gati për zgjedhjet e ardhshme janë vetëm broçkulla, pa asnjë arsye reale. Shqipëria është vonë në realizimin e kësaj reforme. Vendi duhet të hyjë në zgjedhjet e ardhshme me ndarje të re territoriale, pasi populli nuk ka asnjë kusur që të qëndrojë edhe 4 vjet të tjera nën sundimin e çifligarëve që shndërrojnë lulishtet e qyteteve në sheshe ndërtimi për kompanitë e tyre apo shesin tokat e fshatit me gjithë shtëpi, pa ditur gjë fshatarët.
MENTOR KIKIA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NIKOLIÇI DHE DAÇIÇI S'BËHEN DOT AS DE GOL, AS HELMUT KOHLNga Prof. dr. ESHREF YMERI (03.29.2014)
DREJTËSI PËR VIKTIMAT E KOMUNIZMITNga FRANK SHKRELI (03.28.2014)
KRIMEA DHE KOSOVA - APO KOSOVA DHE KRIMEA?Nga ALFRED ÇAKO (03.28.2014)
PROGRAMI SHQIP I "ZËRIT TË AMERIKËS" NUK MUND TË MBYLLET Nga ELIDA BUÇPAPAJ (03.27.2014)
LUFTA NË KOSOVË ISHTE NË MBROJTJE TË VLERAVE NJERËZORENga FRANK SHKRELI (03.27.2014)
PËRSIATJE PËR NJË DEKLARATË TË SHKRIMTARIT AMERIKAN GLEN DONOVANNga Prof. dr. ESHREF YMERI (03.26.2014)
TË BASHKUAR KUNDËR AGRESIONIT RUSNga FRANK SHKRELI (03.25.2014)
POLITIKA KONFLIKTUALE DHE MITI I TAKIMEVE 'HISTORIKE'Nga MENTOR KIKIA (03.25.2014)
22 MARS 2014 - U FESTUA SULLTAN NOVRUZI - U LANË NË HARRIM RILINDASIT BEKTASHINJ DHE 22 MARSI 1992!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (03.23.2014)
NË GJURMËT E DEKLARATAVE QESHARAKE TË PRESIDENTIT PUTINNga Prof. dr. ESHREF YMERI (03.22.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]