VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ZGJEDHJET E PARA PLURALISTE NË SHQIPËRI MARS/PRILL 1991Nga FRANK SHKRELI*

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 06:40am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
ZGJEDHJET E PARA PLURALISTE NË SHQIPËRI MARS/PRILL 1991
Nga FRANK SHKRELI*

E Enjte, 04.03.2014, 06:18am (GMT+1)


 Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria rivendosën marrëdhënjet diplomatike më 15 Mars 1991, kur Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Muhamet Kapllani dhe ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Raymond Seitz nënshkruan atë ditë Memorandumin e Mirëkuptimit, në prani të dhjetëra shqiptaro-amerikanëve dhe zyrtarëve nga të dy vendet.

Më 1945 Shtetet e Bashkuara kishin kushtëzuar rivendosjen e marrëdhënjeve diplomatike me Shqipërinë, ndër të tjera, me mbajtjen e zgjedhjeve të lira, duke dërguar atë vit një mision në Tiranë për të biseduar mbi këtë çështje. Por, sipas Departmentit të Shtetit, qeveria komuniste e Enver Hoxhës i kërkoi misionit amerikan që të largohej nga Shqipëria.  Ashtu edhe ndodhi.  Diplomatët amerikanë u dëbuan ga Shqipëria komuniste, për të mos u këthyer në Tiranë deri në vitin 1991.

Pothuaj e njëjta procedurë qe ndjekur nga Amerika edhe në Mars/Prill 1991, kur menjëherë pas nënshkrimit të  rivendosjes së marrëdhnjeve diplomatike midis Washingtonit dhe Tiranës më 15 Mars, Departmenti Amerikan i Shtetit vendosi që të dërgonte sa më shpejt një delegacion diplomatik në Shqipëri për të hapur ambasadën e re dhe  njëkohësisht për të shërbyer si monitotues në zgjedhjet e para pluraliste, ndonëse jo të lira, që ishin në plan të mbaheshin në Shqipëri më 31 Mars, 1991.  Një delegacion i përbërë nga katër veta dhe i kryesuar nga ambasadori David Swartz, arriti në Tiranë, një javë pas nënshkrimit të Memorandumit,dhe në javë para zgjedhjeve, duke u bërë kështu misioni i parë diplomatik amerikan që vizitonte Shqipërinë, ç'prej vitit 1946.

Ndonëse në raste të mëparshme kam shkruar mbi vizitën e misionit të parë amerikan në Tiranë më 199, si dhe për  marrëdhënjet shqiptaro-amerikane që kanë vazhduar të lulëzojnë ç'prej asaj date, kësaj rradhe deshta të përkujtojë shkurtimisht, atmosferën e zgjedhjeve të para pluraliste nga pikëpamja e një monitoruesi të atyre zgjedhjeve, si anëtar i delegacionit amerikan.  Megjithëse gjendja politike kishte ndryshuar shumë në një vend si Shqipëria që ishte sunduar nga thundra e hekurt e një prej regjimeve më barbare të botës komuniste -- zgjedhjet e 31 Marsit, 1991 ishin hapi i parë drejtë liberalizimit, drejtë hapjes së Shqipërisë ndaj botës dhe procesit të gjatë të demokratizimit të jetës në vend, pas një izolimi të vet-imponuar prej pothuaj 50-vjetësh.
Procesi i zgjedhjeve të para pluraliste në Shqipëri, nuk ishte as i lirë dhe as i ndershëm,
sepse ligjet dhe rregullat për zgjedhjet e para pluraliste ishin përpiluar nga partia në fuqi, dmth. Partia e Punës -- dhe  natyrisht ishin në favor të saj, duke u mohuar partive të tjera të posa formuara barazinë dhe të drejtën e barabartë për të zhvilluar një fushatë efektive. 

Partia e Punës gëzonte një monopol absolut mbi mjetet e komunikimit dhe median, ndërkohë që partitë e opozitës ankoheshin se nuk kishin patur kohë të majftueshme për tu përgatitur për zgjedhjet, pasi nuk kishin as përvojën e nevojshme për tu përballur me Partinë e Punës që i kishte rrënjët thellë.  Në të vërtëtë, nga vizitat që bënim tek qendra e Partisë Demokratike dhe tek ajo e Partisë Republikane që ishin dy partitë kryesore të opozitës -- në Tiranë si edhe në zyrat e tyre në rrethe, shihej konfuzioni  i tyre, për të mos thënë  mbizotëronte një kaos i vërtetë, falë mungesës së përvojës për të organizuar një fushatë, sidomos kundër një partie që kishte kontrolluar dhe penetruar çdo aspekt të jetës së shqiptarëve, për pothuaj një gjysëm shekulli.

Listat e kandidatëve për rrethe të ndryshme të partive të opozitës, në shumë raste, nuk ishin të plota dhe në shumë zona të vendit, partitë e opozitës nuk kishin zgjedhur as kandidatë për arsye se koha për tu përgatitur për zgjedhjet ishte aq e shkurtër.  Në të vërtetë, Partia e Punës kishte vendosur që për të minimizuar rolin e partive të tjera, zgjedhjet të mbaheshin në fillim të Shkurtit, ashtuqë opozita të kishte edhe më pak kohë për tu përgatitur, por më në fund kishte vendosur që si   një gjest "vullneti të mirë" ndaj opozitës, zgjedhjet të shtyheshin  dhe të mbaheshin me 31Mars.  Megjithkëtë, ishte një atmosferë tejet e pafavorshme për kandidatët e partive politike të posa formuara, në krahasim me ata të Partisë së Punës, e cila manipulonte burimet dhe mjetet shtetërore në favor të kandidatëve të saj. 

Në zyrat e partive të opozitës vihej re një mungesë dëshpëruese e mjeteve bazë për funksionimin e një zyre të thjeshtë, lere më të një qendre ose zyrë funksionale për drejtimin e zgjedhjeve kombëtare dhe për shpërndarjen e programit dhe mesazheve të opozitë elektoratit shqiptar.  Megjithëse votimet u cilësuan nga shumica e monitoruesve të huaj, sidomos europianëve, në përgjithësi si të drejta dhe të lira, delegacionet monitoruese amerikane refuzuan t'i cilësonin si të tilla. Një prej tyre, Instituti Kombëtar Republikan ka thënë në raportin e tij se "fushata e zgjedhjeve në Shqipëri nuk mund të karakterizohej as si e drejtë dhe as e lirë."  Edhe Departmenti Amerikan i Shtetit, nepërmjet zëdhënëses Margareth Tutwiler në Washington bëri një deklaratë me 3 Prill, 1991, duke informuar median amerikane se, "Duke u bazuar në raportet e monitoruesve amerikanë dhe ndërkombëtarë, duket se procesi elektoral kishte mangësi serioze në disa fusha me rëndësi të standardeve të OSBE-së për zgjedhje të drejta dhe të lira." 

Zëdhënësja e Departmentit Amerikan të Shtetit, tha duke iu referuar Shqipërisë si një vend pa përvojë demokratike, se "tani është në dorë të të gjithë elementëve të shoqërisë shqiptare për të mbështetur që sistemi i ri pluralist të funksionojë në mënyrë efektive", duke theksuar se, "Partia e shumicës duhet që të respektoj plotësisht të drejtat e partive më të vogëla", dhe përfundoi duke shprehur angazhimin e Shteteve të Bashkuara se ato "Do të mbështesin vendosmërisht parimet e demokracisë në Shqipëri, si edhe ata që veprojnë për të ndërtuar demokracinë dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut.", deklaroi para 23 vjetëve, zëdhënësja e Departmentit Amerikan të Shtetit, pas zgjedhjeve të para pluraliste në Shqipëri.

Fitorja e Partisë së Punës shkaktoi revolta në disa qytete, përfshirë Shkodrën ku për fat të keq të Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë, pas zgjedhjeve, me 2 Prill u vranë Arben Broci, Besnik Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka, dhe  u plagosën afër 30 të tjerë.  Fatkeqësisht, edhe sot pas 23 vjetësh të këtyre vrasjeve, siç ka ndodhur me shumë vrasje e tragjedi të tjera në historinë e vendit,  nuk është zhvilluar ndonjë proces drejtësie për ata që ishin drejtë për drejtë përgjegjës, ose për ata që dhanë urdhër për të shtënë me armë zjarri kundër njerzve të pafajshëm. Thuhet se këto të shtëna, të cilat sipas dëshmitarve vendas -- kishin ardhur nga ndërtesa e ish-Komitetit të Partisë së Punës në Shkodër  jehona e të cilave kumbon edhe sot për drejtësi në koridoret e instiucioneve qeveritare e shtetërore, 23 vjet pas zgjedhjeve pluraliste. Më kujtohet mirë se megjithë shpresat e mëdha për një fillim të ri, për një shoqëri më të drejtë dhe më tolerante për Shqipërinë post komuniste, vrasjet në Shkodër me 2 prill, 1991 u interpretuan në atë kohë, në radhët e delegacioneve të huaja në Tiranë, si një shenjë ogurzezë për të ardhmen e demokracisë shqiptare.  Mos zbardhja e këtyre vrasjeve deri më sot, justifikon dyshimet  e tyre, 23 vjetë më vonë.
-
*Autori ka qenë anëtar i delegacionit të parë të Departamentit Amerikan të Shtetit në Shqipëri dhe monitorues i zgjedhjeve të para pluraliste në atë vend në Mars/Prill 1991.

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOMENT RRETH TAKIMIT RAMA-MERKEL - Të rejat e vjetra - Gjermania pret që qeveria Rama të zbatojë reformat, s’ka alternativë tjetër - Nga ELIDA BUÇPAPAJ (04.02.2014)
MOSDËNIMI I MASAKRAVE GREKE NË SHQIPËRINË E JUGUT MBUSHI 100 VJETNga ARTUR VREKAJ (04.01.2014)
GJENDJA E SHTETIT SHQIPTAR, 2014 - JASHTË KONTROLLITNga ROMEO GURAKUQI, Universiteti Europian i Tiranës, Instituti i Historisë Bashkëkohore (03.31.2014)
NGJASHMËRITË E METËS ME XOHAXOPULOSNga ALFRED ÇAKO (03.31.2014)
KUR TAKOHEN PAPA DHE PRESIDENTINga FRANK SHKRELI (03.30.2014)
REFORMA EDHE SI MJET PËR TË DËBUAR ÇIFLIGARËT VENDORËNga MENTOR KIKIA (03.29.2014)
NIKOLIÇI DHE DAÇIÇI S'BËHEN DOT AS DE GOL, AS HELMUT KOHLNga Prof. dr. ESHREF YMERI (03.29.2014)
DREJTËSI PËR VIKTIMAT E KOMUNIZMITNga FRANK SHKRELI (03.28.2014)
KRIMEA DHE KOSOVA - APO KOSOVA DHE KRIMEA?Nga ALFRED ÇAKO (03.28.2014)
PROGRAMI SHQIP I "ZËRIT TË AMERIKËS" NUK MUND TË MBYLLET Nga ELIDA BUÇPAPAJ (03.27.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]