VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PARALAJMËRIME ALARMISTE PËR NGROHJEN GLOBALENga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 02:29pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
PARALAJMËRIME ALARMISTE PËR NGROHJEN GLOBALE
Nga FRANK SHKRELI

E Shtunë, 04.05.2014, 07:35am (GMT+1)

                            
Raporti i fundit i Grupit të Ekspertëve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) mbi Ndryshimet Klimaterike që u njoftua të hënën në Yokohama të Japonisë, paralajmëron se ngrohja globale paraqet  rreziqe, në rritje e sipër, ndaj shëndetit të njerëzve, ndaj mundësive ekonomike si dhe ndaj furnizimeve me uj dhe me ushqime, për popujt anë e mbanë botës.  Shkencëtarët e Kombeve të Bashkuara bëjnë thirrje për marrjen e masave urgjente kundër efekteve të ngrohjes globale.  Raporti thotë se bota duhet t'i kushtojë një vemendje  më serioze këtij problemi, pasi pasojat e ngrohjes globale po ndihet kudo, duke shkaktuar mungesë në ushqime, fatkeqsi natyrore dhe këto, si rrjedhim shtojnë rreziqet për shpërthime lufte.  Raporti thekson se, sot për sot, bota nuk është e përgatitur për tu përballur me ndryshimet klimaterike.  Raporti i shkencëtarve të OKB-së, shton  se komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërmarrë veprime të menjëhershme, dhe paralajmëron se njerëzimi është sigurisht përgjegjës dhe shkaktar i ngrohjes globale, e cila mendohet se ka shkaktua thatësira, temperatura të ftohta dhe rritjen e nivelit të ujrave të deteve, anë e mbanë botës.

Reagimet ndaj këtij raporti ishin të shpejta dhe alarmuese, duke filluar nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Xhon Kerry e deri tek Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon.  Xhon Kerry reagoi duke thënë se Shtëpia e Bardhë e konsideron raportin e ekspertëve të OKB-së si një thirrje për veprim dhe u bëri thirrje vendeve të botës që të zgjojnë nga gjumi sistemet e tyre politike, sepse sipas tij, "Sa më shumë që të vonojmë marrjen e masave konkrete kundër ngrohjes globale, aq më i madh bëhet rreziku", dhe shtoi duke theksuar se: "Në qoftë se lexoni këtë raport, nuk mund të mohohet realiteti.  Andaj, nëqoftse nuk veprojmë në mënyrë dramatike dhe shpejt, shkenca na thotë se klima dhe standardi i jetesës sonë, janë në rrezik."  Xhon Kerry shtoi se "përgënjeshtrimi i fakteve të shkencës është abuzim dhe se kostoja e mos-veprimit, është katastrofike", për botën. 

Kryediplomati amerikan tha se, "asnjë vend i vetëm nuk shkakton ngrohjen globale, dhe si përfundim asnjë vend i vetëm nuk e ndalon dot", andaj duhet të ndërmerren masa të përbashkëta nga komuniteti ndërkombëtar, në nivel botëror duke u angazhua  njëkohësisht se Shtetet e Bashkuara po përballen me sfidën që paraqet ngrohja globale duke zbatuar "Planin e Presidentit Obama mbi Klimën" dhe shtoi se Shtetet e Bashkuara janë gati të arrijnë marrveshje me vendet e tjera, në kuadër të konventëns së OKB-së për ndryshimet klimaterike dhe ngrohjen globale.

Ndërsa, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon dha alarmin të ënjtën në Bruksel për rreziqet që ai thotë se i vinë botës nga ngrohja e planetit.   Pasi kishte shkuar në Grinland për të parë nga afër efektet e ndryshimit të klimës në atë mjedis, udhëheqësi i OKB-së, bëri thirrje për marrjen e masave kolektive për tu përballur me këtë situatë, "në të gjitha frontet, para se të jetë tepër vonë", tha ai.  "Ndërsa po ngrohet klima botërore", theksoi ban Ki Moon, "akulli i Groenlandës do të shkrihet më shpejt dhe si përfundim do të kontribuojë në rritjen e nivelit të ujit që kërcënon tanimë qindra miliona njerëz në vendet e ulëta dhe në qytetet bregdetare", anë e mbanë botës.

Duke komentuar raportin e ekspertëve të OKB-së mbi ngrohjen globale, Ban Ki Moon tha në Bruksel, ku gjëndet për një javë tani për bisedime me zyrtarët e Bashkimit Europian mbi një numër çështjesh urgjente botërore, se, "Qëllimi im është të bind qeveritë e vendeve anëtare të OKB-së, si dhe bizneset botërore dhe publikun e gjërë, se ndryshimet klimaterike përbëjnë rrezik për sigurinë, begatinë dhe zhvillimin e vazhdueshëm të njerzimit në të të ardhmen". Ai shtoi se ky fenomen ka prekur tanimë bujqësinë, shëndetin e njerëzve dhe sistemet e ndryshme ekologjike dhe eventualisht mund të prekë negativisht edhe sigurinë botërore, veçanërisht si rrjedhim i mungesës së  ushqimeve dhe ujit.  "Anembanë botës", tha Ban Ki Moon, "është e qartë se ndryshimet klimaterike po ndodhin dhe se veprimtaritë njerëzore janë shkaku kryesor i këtij fenomeni . Ne duhet të veprojmë tani mbi ato që dime nga shkenca, duke marrë masa urgjente, para se të jetë tepër vonë. Problemi është global dhe secili ka një rol për të luajtur në këtë mes", shtoi ai dhe theksoi se Europa, jo vetëm që ka mundësitë, por ka edhe përgjegjësitë për të kryesuar përpjekjet për gjetjen e zgjidhjeve ndaj këtij problemi në kontinentin e saj dhe njëherazi të luaj edhe rolin kryesor në ndërmarrjet ndërkombëtare, si dhe në negociatat  botërore mbi ngrohjen globale, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.

Përveç thirrjes që u bëri qeverive për angazhimin e tyre në këtë fushatë, Ban Ki Moon tha se edhe "shoqëria civile dhe sektori privat duhet të luajnë rolin e tyre të rëndësishëm" që u përket atyre duke shtuar se sektori i biznesit duhet të jetë  pjesë e zgjidhjes dhe jo shkaktar i problemit. Ai përfundoi duke thënë se për tu përballur me problemin e ngrohjes globale, "Kemi nevojë për kurajo politike, njohuri teknologjike dhe ndjeshmëri ndaj nevojave njerëzore." Njerëzimi, tha ai, "E ka shkaktuar këtë problem dhe vetëm ne mund ta zgjdhim atë".

Në vitet e fundit,  fenomeni i ngrohjes globale dhe ndryshimeve klimaterike ka vazhduar të jetë një çështje që ka shkaktuar kundërshtime dhe debate të ashpëra politike, pro dhe kundër.  A ka arsye për alarm, apo është ky një trillim i disa shkencëtarve dhe i disa politikanëve për përfitime personale ose ideologjike?  Megjithëse raporti i lartëpërmendur i eskpertëve të OKB-së u cilësua si, "prova më solide që mund të arrihet në cilën do fushë shkencore", nga Organizata Meteorogjike Botërore, disa të tjerë kanë thënë se raporte të tilla përhapin panik të panevojshëm.  Madje edhe njëri prej autorëve të raportit të eskpertëve të OKB-së, Profesori Richard Tol, i Universitetit Sussex në Angli u tërhoq nga grupi që kishte shkruar raportin, duke thënë se sipas mendimit të tij, raporti -- i shkencëtarve të organizatës botërore mbi paralajmërimet mbi ngrohjen globale -- ishte tepër alarmist.

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BLOGSHQIPTARËT I LAJTHISIN NË KAOS – MIT’HAT FRASHËRI,PËLLUMB XHUFI, FATOS LUBONJA ETJ.Nga ELIDA BUÇPAPAJ (04.04.2014)
PUTINI NË GJURMËT E GEBELSITNga Prof. dr. ESHREF YMERI (04.04.2014)
HISTORIA PËRMES FATIT E ARTIT TË ARTISTITNga Dr. PËRPARIM KABO (04.03.2014)
ZGJEDHJET E PARA PLURALISTE NË SHQIPËRI MARS/PRILL 1991Nga FRANK SHKRELI* (04.03.2014)
KOMENT RRETH TAKIMIT RAMA-MERKEL - Të rejat e vjetra - Gjermania pret që qeveria Rama të zbatojë reformat, s’ka alternativë tjetër - Nga ELIDA BUÇPAPAJ (04.02.2014)
MOSDËNIMI I MASAKRAVE GREKE NË SHQIPËRINË E JUGUT MBUSHI 100 VJETNga ARTUR VREKAJ (04.01.2014)
GJENDJA E SHTETIT SHQIPTAR, 2014 - JASHTË KONTROLLITNga ROMEO GURAKUQI, Universiteti Europian i Tiranës, Instituti i Historisë Bashkëkohore (03.31.2014)
NGJASHMËRITË E METËS ME XOHAXOPULOSNga ALFRED ÇAKO (03.31.2014)
KUR TAKOHEN PAPA DHE PRESIDENTINga FRANK SHKRELI (03.30.2014)
REFORMA EDHE SI MJET PËR TË DËBUAR ÇIFLIGARËT VENDORËNga MENTOR KIKIA (03.29.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]