VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Në Kosovë FSKsë të mos i krijohet asnjë pengesë Editorial

                                                                                      

E Martë, 04.16.2024, 11:12pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Në Kosovë FSKsë të mos i krijohet asnjë pengesë Editorial
E Premte, 01.30.2009, 02:01pm (GMT+1)

Editorial (Voal-online) - Forca e Sigurisë e Kosovës (FSK) ka nisur tashmë edhe zyrtarisht jetën e saj. Nuk kanë qenë e nuk janë të papritura për të vështirësitë e fillimit. Forcat e sigurisë përbëjnë sovranitetin e një vendi. Dhe sovraniteti i një vendi nuk është abstrakt, është tejet konkret. Një vit pas shpalljes zyrtare të pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës nuk mund të ketë faktor, nuk mund të ketë qytetar të Kosovës, nuk mund të ketë shqiptar që të mos e kuptojë dhe të mos e ndjejë sa peshon në qenien e tij dhe në qenien e bashkësisë qytetare të Kosovës shkalla e sovranitetit të cilën e ka sot Kosova. Duke qenë e identifikuar, më mirë se çdo përmasë tjetër, me sovranitetin e Kosovës, Forca e Sigurisë e Kosovës (FSK) pengohet me të gjitha mjetet dhe mënyrat e mundshme, krejt hapur dhe krejt vrazhdë, nga Serbia. Mjafton që ne të kemi këtë vetëdijë për të kuptuar sa e rëndësishme është, sa vendimtare është që në Kosovë FSKsë të mos i krijohet absolutisht asnjë pengesë. Kjo do të thotë që kuvendarët në Prishtinë t'i përgatitin ligje sa më të mira Forcës së Sigurisë të Kosovës. Kjo do të thotë që qeveritarët në Prishtinë të ndjekin përditshmërisht forcimin dhe rritjen e Forcës së Sigurisë të Kosovës. Kjo do të thotë që qytetarët, faktorët shoqërorë e të tjerë në Kosovë të kenë gatishmërinë dhe përkushtimin sa më shembullor për të pasur një Forcë të Sigurisë të Kosovës sa më të përgatitur në shërbim të sovranitetit të Kosovës dhe në shërbim të mbrojtjes popullore përballë fatkeqësive natyrore e të tjera. Kjo do të thotë që ndërkombëtarët, faktorët e shëndoshë rajonalë të cilët janë larg ndikimeve të Serbisë, ta kuptojnë thellësisht se rritja dhe forcimi i Forcës së Sigurisë të Kosovës është një faktor i pazëvendësueshëm paqeje në rajonin e Europës Juglindore, i cili e ka aq të freskët historinë tragjike të viteve 1990. Përgjegjshmëria jonë, e miqve tanë, aleatëve, në radhë të parë NATO-s, bëjnë që duke konsoliduar dhe vënë në shërbim të vendit dhe popullit të vet FSKnë të kemi kështu të siguruar paqen e domosdoshme në këtë pjesë kaq të ndjeshme të kontinentit dhe të botës.



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Zgjedhjet e parametrave perëndimorë i japin fund tranzicionit në Shqipëri (01.27.2009)
Fjalë lamtumire presidentit Ibrahim Rugova - Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.24.2009)
Nderim atyre 1 milionë shqiptarëve që përfaqësuan kombin shqiptar pa kufij dhe vazhdimësinë e Rugovës - Nga Elida BUÇPAPAJ (01.22.2009)
We Albanians miss George W.Bush - Ne Shqiptarëve na mungon George W. Bush  Nga Elida BUÇPAPAJ (01.19.2009)
"LQSHA-AACL-Person i Vitit" - 20 vjet LQSHA ose Joe e Shirley DioGuardi dhe jubileu i lobimit shqiptar në Washington D.C.  - Nga Elida BUÇPAPAJ (01.14.2009)
Zekeria Cana ose pleqnari i madh i modernitetit tonë (01.11.2009)
Vdiq Zekeria Cana burrë i shquar i Kosovës dhe kombit (01.11.2009)
Wall Street Journal: Travajet e Ballkanit: Perëndimi i dha fund luftës, tani është koha të sigurojë paqen (01.09.2009)
Veriu i Mitrovicës është përgjegjësi e plotë e KFOR-it dhe EULEX-it (01.06.2009)
Më 2009 si më 2008 Kosova Sfidë Shqiptare (12.31.2008)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]