E Enjte, 03.28.2024, 01:37pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
"Financial Times": EVROPA RREZIKON LARGIMIN NGA REALITETI
E Djelë, 11.22.2009, 11:25pm (GMT+1)

... milingona në të gjithë territorin e xhunglës. Bashkimi Europian duket se ka vendosur të dalë nga turma me një përbindësh gjenial me dy kokë. Emërimi i kryeministrit belg Herman Van Rompuy si presidenti i parë i BE-së dhe i baroneshës britanike, Catherine Ashton si shefe e politikës së jashtme, e lë Europën me një rol dhe imazh global tashmë në duart e dy personaliteteve me shumë pak eksperiencë në çështjet ndërkombëtare. Ata të dy janë zgjedhjet që duket se do të bien në kundërshtim me argumentet që liderët europianë kanë përmendur për vite me radhë, lidhur me rëndësinë e projektimit të ndikimit kolektiv të Europës në botë.


Në rastin e Ledi Ashtonit, bëhet fjalë për një zgjidhje të minutës së fundit të nxitur nga marrja në konsideratë e balancës politike brenda bllokut me 27 anëtarë. Deri të enjten në orën pesë pasdite ajo nuk kishte asnjë ide që do të zgjidhej. Asaj iu dhurua kjo detyre, sepse Britania duhej të shpërblehej për sakrificën që bëri duke hequr dorë nga ambiciet presidenciale të Toni Blerit, ish-kryeministrit të vendit, dhe sepse ajo fitoi mbështetjen e partive socialiste të Europës, që kërkuan që politika e jashtme të lihej në duart e familjes së tyre politike.
Asgjë prej këtyre që rendita këtu nuk do të thotë se presidentit Van Rompuy dhe baroneshës Ashton u mungon talenti.


Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha: "Unë jam një prej atyre personave që besojnë se karakteret ndryshojnë dhe përmirësohen me rolet që u jepen. Merkel është një shembull i mirë; vajza e një pastori luterian që i kaloi vitet e formimit të saj në Gjermaninë Lindore, dhe tashmë drejton vendin më të madh të Europës.


Por, këto emërime sugjerojnë se Europa nuk po u përshtatet me shpejtësinë e duhur ndryshimeve në rendin ndërkombëtar, që po e shuajnë ndikimin e saj. Europa nuk është e verbër, as që mendohet kjo. Kur José Manuel Barroso, presidenti i Komisionit Europian paraqiti politikën e tij në shtator para komisionit të ri, ai theksoi: "Për Europën, ky është momenti i së vërtetës. Europa duhet t'i përgjigjet një pyetjeje themelore: A duam ne të drejtojmë dhe të formësojmë globalizmin mbi bazën e vlerave dhe interesave tona, apo do ta lëmë që nismën ta marrin të tjerët dhe të pranojnë rezultatin e tyre? Alternativat janë të qarta. Duhet të bëhet një zgjedhje. Europianët duhet të pranojnë të përballen me këtë sfidë së bashku, ose do të rrëshqasin në atë honin e shkëputjes nga realiteti".


Diagnoza historike europiane ka pasur këtë rrugë. Mes viteve 1500 dhe 1900, Europa në rritje dominonte botën, me Spanjën, Britaninë dhe Francën që po pushtonin territore të reja përtej detit. Dy luftërat botërore e shkatërruan supremacinë e Europës, duke e ndarë atë përfundimisht në Perëndimin e udhëhequr nga SHBA dhe Lindjen nën kontrollin sovjetik. Luftërat shfaqën potencialin vdekjeprurës të nacionalizmit europian dhe i hapën rrugë eksperimentit të kufizimit të sovranitetit të përfaqësuar nga Bashkimi Europian. Në vitin 1989, rënia e komunizmit ishte një mundësi për të varrosur njëherë e përgjithmonë ndarjet e përçarjet e Europës.


Por, tashmë globalizimi po e shtyn botën drejt një epoke të politikës aspak sentimentale të fuqive të mëdha, ku Europa duhet të gjejë vendin e saj e të mos lejojë të sfumohet nga Brazili, Kina, India, Rusia, SHBA-ja e të tjerat. Kundërpërgjigja e Europës është Traktati i Lisbonës, një sërë reformash që kanë për qëllim të forcojnë kohezionin e saj dhe të rrisin influencën globale. Mes pikave kryesore të traktatit është krijimi i një presidence me kohë të plotë për të zëvendësuar atë me rotacion, si dhe emërimi i një ministri të Jashtëm me pushtet të plotë, më të fuqishëm se ai i përfaqësuesit të BE-së për çështjet e jashtme dhe të sigurisë, që mbahet që prej vitit 1999 nga Havier Solana.


Ndërsa zhvilloheshin diskutime për këto poste, u bë e qartë se liderët e BE-së preferuan personalitete me profil të ulët, një president konsensual, më shumë se një shef ekzekutivi të fuqishëm që vendos për politikat. Kjo preferencë u shpreh në zgjedhjen e Van Rompuy në vend të Tony Blair. Por, duket gati e pamundur që Van Rompuy të flasë me të njëjtin pushtet si Barack Obama apo Hu Jintao, presidenti amerikan dhe ai kinez. Jo vetëm që ai është i kufizuar në përvojën e tij, jo vetëm që termat e referencës së tij për këtë detyrë janë të pakta, por kryeministrit belg do t'i duhet të "ndajë skenën e pushtetit" me Barroson dhe Ledi Ashtonin. Sa për këtë të fundit, ajo do të ketë në parim një pozicion më të fortë. Ajo do të kontrollojë një buxhet prej shumë miliona eurosh dhe një staf prej disa mijëra personash në të gjithë botën. Sipas Traktatit të Lisbonës, ajo do të paraqesë politikën e jashtme dhe të sigurisë të bllokut. Por, detyra e saj do të jetë në nivelin e zëvendëspresidentes së Komisionit. Në këtë kuptim, do të ketë raste kur ajo do t'i nënshtrohet Barrosos. Për më tepër, përshkrimi i detyrës së saj sipas Traktatit të Lisbonës, përfshin faktin se politika e jashtme do të mbetet një çështje që do të varet nga unanimiteti i 27 qeverive.


Në një organizatë aq të dhënë pas kompromisit siç është Bashkimi Europian, me një balancë të sofistikuar të pushtetit, nuk është asnjëherë e lehtë të kuptosh cilët janë fituesit e cilët janë humbësit pas një evenimenti si ai i së enjtes. Disa thonë se Barroso është më i fuqishme në treshen e liderëve të BE-së. Disa këshillojnë që Ledi Ashton dhe pesha e saj institucionale të mos nënvlerësohet. Por, ndoshta fituesit e vërtetë të të gjithë kësaj janë qeveritë e vendeve të BE-së, grupet politike të qendrës së majtë dhe të qendrës së djathtë që dominojnë Parlamentin Europian. Liderët kombëtare zgjodhën dy drejtues të BE-së që nuk do ta zbehin autoritetin e tyre e nuk do t'i lënë në hije. Zgjedhja e tyre u ndikua më së shumti nga kërkesat e partive të tyre. Pjesa tjetër e botës nuk ka gjasa të mos e marrë këtë mesazh.

(http://www.balkanweb.com)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HISTORIA, ARDHMËRIA DHE FATI JONË JANË TË NGJASHËMNga PROF. DR. AHMET DAVUTOGLU, Ministër i Jashtëm i Turqisë (11.20.2009)
BOSNJA ENDE NË UDHËKRYQNga HEATHER MAHER (11.19.2009)
The Times: Myslimanët kthehen kundër Darvinit (11.19.2009)
GARTON ASH: HUMBJA E KUJTESËS, RREZIK I MADH (11.18.2009)
Financial Times: ZGJERIMI I BALLKANIT (11.17.2009)
New York Times: PRESIDENTI OBAMA NË KINË (Editorial) (11.16.2009)
SËRISH NË APOKALIPSNga GAIL COLLINS, New York Times (11.14.2009)
"Economist": RËNIA E NATALITETIT NË BALLKAN (11.13.2009)
PËRCEPTIMI I NDRYSHËM I DIKTATURAVE NGA INTELEKTUALËT - Idealizmi vrasës Nga PAUL HOLLANDER, Washington Post (11.12.2009)
URGJENCA E MJEKIMITNga DAVID BROOKS, New York Times (11.10.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]