VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
MAQEDONIZIMI I BDI-së Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Martë, 04.15.2014, 08:54am (GMT1) E di që as vetë maqedonët nuk e mbajnë veten kurrkundngat aq të maqedonizuar. E di që përcaktimin tim partia BDI (Bashkimi Demokratik për Integrim) do ta marrë për lëvdatë. Maqedonizimi i BDI-së nuk do të ishte temë e shkrimeve të mia nëse këto ditë nuk do ta dëgjoja në mediat njërin nga krerët e saj të deklaronte, madje me krenari të dukshme, se kjo parti është e vetmja në Maqedoni që është shtrirë tashmë në të gjithë territorin e vendit, përkatësisht në elektoratin e të gjithë vendit. Këtë mëtim, pra, nuk e kanë as dy partitë më të mëdha të Republikës së Maqedonisë, Lidhja Socialdemokrate apo VMRO-DPMNE. Pjesë e pushtetit në Shkup, kjo parti iu bëri thirrje shqiptarëve t'i bojkotojnë votimet presidenciale që u zhvilluan të dielën, ngaqë, sipas liderit të saj, kryeministri nuk e përfilli kërkesën e tij që të kandidojë një emër konsensual, pra të pranueshëm edhe për BDI-në. Nga ana tjetër, i akuzoi për përçarje partitë shqiptare në Maqedoni që nuk mbajtën të njëjtin qëndrim. Tri ditë para votimeve, kryetari i Rilindjes Demokratike Kombëtare (RDK) Rufi Osmani i hodhi poshtë thëniet e BDI-së: "Është po BDI, që ofendoi rëndë inteligjencën shqiptare duke zgjedhur Lazar Elenoskin si maqedonas ambasador në Bruksel. Është po kjo BDI e cila me votat e maqedonasve, maxhupëve, hajdutëve dhe korrupsionin e paparë mposhti vullnetin politik të popullit shqiptar në zgjedhjet lokale 2013 në shumë komuna shqiptare. Është po kjo parti që lejoi sjelljen e Car Dushanit në Shkup në emër të pajtimit historik me serbët. Është po kjo parti që i propozoi VMRO-DPMNE-së, Lazar Elenoskin dhe Sërgjan Kerimin si të ashtuquajtur "˜president konsensual'. Është po kjo udhëheqësi e BDI-së që në Evropë kandidon person pa kredibilitet dhe kandidat që mori më 2011 vetëm 400 vota." Vesel Mehmedi, shef i Shtabit të RDK-së, sjell argumente të tjera në këtë drejtim. "Ju e shihni se si qeveris BDI-ja, unë jam këshilltar në komunën e Gostivarit dhe ju dëshmoj se zullumi i kësaj garniture është i jashtëzakonshëm duke diskriminuar vendbanimet shqiptare në Gostivar ku i humbën zgjedhjet në Gostivar. Është koha për t'i thënë stop diskriminimit të shqiptarëve nga vet shqiptarët." Është tërësisht e kuptueshme se zgjerimi me anëtarësi maqedonase i ka kushtuar BDI-së braktisjen dhe sakrifikimin e interesave të shqiptarëve. Sepse, ngat çdo mendjeje, maqedonasit votojnë për interesat e veta para se të votojnë për interesat e të tjerëve. Po ashtu zgjerimi i kësaj partie me anëtarësi nga pakicat e Maqedonisë, siç janë romët, gjersa interesat e këtyre nuk pajtohen me interesat e shqiptarëve por me interesat maqedone, e çon këtë parti në kundërvënie me interesat e shqiptarëve në tërësi. Siç dëshmojnë të lartcituarit, shmangiet e tilla e kanë cënuar rëndë në karakter BDI-në duke e vënë në pozita lutëse dhe përulëse ndaj maqedonëve, nga njëra anë, dhe në pozita revanshiste dhe arrogante ndaj atyre shqiptarëve që e kanë refuzuar, pra që nuk kanë pranuar t'i japin votën kësaj partie. BDI i lutet kryeministrit për një kandidaturë konsensuale nga radhët e maqedonasve dhe të turqve dhe nuk këmbëngul që Maqedonisë i ka ardhur koha të ketë një president shqiptar. Në vitin 2001, kur përgatitej Marrëveshja e Ohrit, unë kam kërkuar nga pala shqiptare në bisedime të kërkojë që të sanksionohet në këtë marrëveshje, pastaj në kushtetutën e kësaj republike maqedono-shqiptare që presidenti të jetë shqiptar. Nëse jo, atëherë disa poste të tjera kyçe të jenë të përcaktuara me kushtetutë që t'iu përkasin shqiptarëve. Dhe për këtë iu sillja shembuj të ngjashëm ku, nëpërmjet zgjidhjeve të tilla, ishte garantuar qëndrueshmëria e mëtejshme e shteteve të caktuara, ishte krijuar konstitucioni i domosdoshëm dypalësh, mendësia e domosdoshme dypalëshe mbi të cilën do të bazohej perspektiva e një bashkëjetese në unitet qytetar dhe shtetëror. Duke qenë në pushtet gjithë këto vite, i takonte BDI-së të ngulmonte në këtë drejtim, duke u bashkuar me krejt faktorin shqiptar dhe me faktorë të tjerë të mundshëm përkrahës ndaj këtij faktori, siç do të kishin qenë turqit, romët e tjerë. Vetëm sanksionimet në kushtetutë do të ishin detyruese dhe po ashtu do të garantonin qëndrueshmërinë e Maqedonisë, integrimin e shpejtë të saj në NATO dhe në Bashkimin Evropian, për çka, jo pa të drejtë, dëshmojnë se janë shumë më të interesuar shqiptarët se maqedonët dhe të tjerët. Duke u defaktorizuar çdo ditë e më tepër shqiptarët, siç ka ndodhur dhe po ndodh gjatë qeverisjes së BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së, Maqedonia vetëm sa do t'iu largohet përherë e më shumë integrimeve evropiane dhe veriatlantike. Dhe BDI do ta shohë veten gjithnjë e më pranë interesave maqedone e gjithnjë e më larg interesave të shqiptarëve. Natyrisht, kjo do t'i sjellë asaj ndëshkimet e pashmangshme nga ana e elektoratit shqiptar në Maqedoni. Me kandidaturën e Iljaz Halimit për president të Maqedonisë, shqiptarët dëshmuan denjësisht se mund t'ia japin këtij vendi një president të denjë dhe dëshmuan dëshirën e tyre të çiltër e vizionare që Maqedonia, për të mirën e të gjithëve, pjesë të traditës së saj të sanksionuar shtetërore, ta ketë tash e tutje presidentin shqiptar. © Temë për debat DEFETARIZIMI I POLITIKËS DHE DEPOLITIZIMI I FESË Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Mërkurë, 04.09.2014, 07:56am SFIDË NDAJ SKEMAVE Libri 'Traumat e tranzicioni' i Elida Buçpapajt Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Hënë, 04.07.2014, 09:32pm Ftesa këtuT'I DREJTSHKRUAJMË SHQIP EMËRVENDET ZVICERANENga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.17.2014) PS TË MOS IMITOJË PD-në, PD TË MOS IMITOJË PS-në Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Mërkurë, 03.05.2014, 11:47am Këndi këtu SI TË UROJMË Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Hënë, 02.17.2014, 06:50pm SHPEND MOS U ÇMEND FQINJËT JANË NË EKSPANSION, NE JEMI NË RESTRIKSION NË EVROPË, SI ALEATË TË AMERIKËS TË MOS SHNDËRROHEMI NË HORDHI BEDRI MYFTARI - JETOI PËR NJË ËNDËRR, IKU PA TË COMMONWEALTHI SERB ËSHTË SA ANTISHQIPTAR DHE ANTIEVROPIAN Ribotim
'MAQEDONIA' NUK PUNON PËR EVROPËN, KOHA NUK PUNON PËR 'MAQEDONINË' SEVDALLINJTË MANJAKË TË PARTIVE - DIVERSION EDHE KUNDËR MEDIAVE ONLINE
HAPËSIRA SHQIPTARE MË VERILINDORE - PENG I TERMAVE TIRANË - KUVENDI BURLESK NË SEANCËN E JASHTËZAKONSHME PËR EGIN CEKËN TË NESËRMEN E NJËZET E DY MARSIT TË NJËZET E DYTË MAFIA NUK BËN DOT ZGJEDHJE - OSE MEDITIM PËR 23 QERSHORIN THJESHT ATDHEDASHURI - TË JEMI BIJ TË ATDHEUT, TË MOS JEMI VAMPIRË TË ATDHEUT POPULLI E DI KË KA CUB KË HERO
SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALE
FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946 Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN! Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005) SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI Romani "Imazh" i Zef Mulajt Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN? 21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT 21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND ROJA TË SOVRANITETIT Zotër shtëpie Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË KOLLITJET E STALINIT... ...nesër në "tri komunat heroike" Nga SKËNDER BUÇPAPAJ MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT TË DUAN, PA TË QORTOJNË (Letër e mbyllur partive) Nga SKËNDER BUÇPAPAJ UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË" EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA? POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAMENDJET PARAZGJEDHORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN... KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS © SKËNDER BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |