VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
The Guardian: MIRË SE VINI NË SHQIPËRI E Hënë, 11.23.2009, 05:09pm (GMT1)
Çfarë shikojnë 88 për qind e shqiptarëve kur hedhin vështrimin përreth? Një Greqi e merakosur për ta pranuar Shqipërinë. Një mori vizitash dhe fjalimesh nga zyrtarët e lartë të diplomacisë britanike, përfshirë Dejvid Milibend apo Glenis Kinok, që kërkojnë zgjerimin e Unionit. Dhe një veri, jug, lindje dhe perëndim të trazuar. Kroacia dhe Sllovenia përjetuan një ndarje të dëmshme rreth vijës kufitare detare. Bosnja është sërish në krye të paqëndrueshmërisë në Ballkan, derisa baraspeshat burokratike po prishen. Serbia, ndonëse me një president të zotin, ende kërcënohet nga brenda nga nacionalizmi i vjetër dhe ogurzi. Kurse, Kosova është një katastrofë etnike në pritje për të ndodhur. Kemi dhe dy fëmijët që kanë zënë këmbët, Maqedoninë e Malin e Zi. Dhe, çdokush i trembet zhytjes së sërishme të rajonit në mosbesim dhe ndëshkim. Nëse bisedon me njerëz nga të gjitha anët e Ballkanit, BE-ja është përgjigjja e parë që iu vjen në gojë. Na ndihmoni të ndihemi diçka më shumë se sa pjesë të mbetura në fund të kontinentit. Na bëni ta ndjejmë e ta kuptojmë se nëse bëjmë përparimin e kërkuar, ju do të na shpërbleni. Dhe, kjo është arsyeja pse duhet parë përreth 1200 miljeve nga Tirana në Londër e përreth. Ju do të supozoni se nga fakti se Kethrin Eshton, shefja e re e kandiduar e diplomacisë evropiane, nuk është e zgjedhur nga vota, kjo e bën diplomacinë evropiane të pakuptimtë. Por, nuk është kështu. Politika e jashtme që ka vlerë për ne të gjithë, është ajo që përfshin stabilitetin afër shtëpisë sonë dhe marrëdhëniet përreth kufijve tanë. A mund të ndalojë ky koncept në Padëkale? Kjo tingëllon si shaka e keqe në muajin kur Lufta e Parë Botërore filloi në Sarajevë. Kjo është fyerje për trupat britanike që përpiqen të ruajnë paqen e brishtë në Kosovë dhe në Bosnjë. Një iluzion që bën të harrojmë mësimet e jashtëzakonshme të jetës evropiane që nga rënia e Murit të Berlinit. Është një mohim për një botë që dëshiron të jetë më afër. Një Bashkim Evropian me 34 vende, apo më shumë? Ai po vjen përmes një perdeje dyshimi apo mungese mirësjelljeje nga ana jonë. Nëse keni nevojë për një vizion që ta duartrokisni, ejani në sheshin "Skënderbej", në Tiranë, dhe gjeni pak shpresë në mes të gropave të rrugës.
www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |