VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - FALJA E PABËRË PËR VIKTIMAT E KOMUNIZMIT DHE PASOJATNga ARTUR VREKAJ

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 06:42pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
FALJA E PABËRË PËR VIKTIMAT E KOMUNIZMIT DHE PASOJAT
Nga ARTUR VREKAJ

E Enjte, 04.17.2014, 08:48pm (GMT+1)


Është e pafalshme të mos ndodhë ende. Është e pafalshme për këtë klasë politike të Tiranës që do të përhumbë përfare të gjitha gjurmët e makabritetit të regjimit komunist apo edhe rastet e këtij tranzicioni 24 vjeçar. Sepse ka një gjueti shtrigash që nga koha e Zogut e që herë-herë shfaqet edhe sot. E bëjnë ata me pushtet që u duket sikur janë të përjetshëm, të vetshpallur se partitë janë pjellë e partisë së punës. Një statut dhe një bindje kanë. Ndryshojnë nga ngjyra e flamurit të partisë dhe se si ulen në Kuvënd. Në moton e politikës kombëtare për fjalë të para kanë vjedhjen e popullit dhe të Shqipërisë. Si në kohën e Romës, përça e sundo.

Fatkeqësisht, me vdekjen e Arbnorit dhe Hajdarit u zhbë fare edhe ajo shpresë antikomuniste. I pari, i kërkoi Berishës që Janullatos të mos mbretëronte në Shqipëri, i dyti ishte lokomotiva e demokracisë që nga fillimi. Por ua vodhën ëndrrën. Si këtyre si Shqiptarëve që janë pa mbështetje, pa njeri.

Fjala e Agollit se në Shqipëri po ha bukë SHKËRDHATOKRACIA duket sheshit. Këtë e dinë dhe në Uashington dhe në Bruksel. Diplomatët perëndimorë kanë filluar të kuptojnë edhe në Gjuhën Shqipe në mos ata dinë Shqip para se të nisen me mision në Tiranë.

Që kur demokracia pati një spektër politik të drejtuar nga ish-komunistët më 22 Mars 1992 që e vetquajtën veten demokratë dhe socialistë nuk u pa dritë jeshile për të hapur dosjet e komunizmit. Sepse do binte skema e drejtimit me një dorë të vetme të pushtetit e do prishej spektri punist. Edhe sot po të hapen dosjet do pastrohet Kuvëndi dhe institucionet. Ne, populli e dimë, dhe ata të klasës politike e dinë. Dhe rrojmë kështu! Nuk ka ndonjë protestë mbarëpopullore për këtë. Se ja kanë matur pulsin popullit. E gënjejnë me thërrime, ja me ato 80 dhjetë mijë vëndet e punës në shtet. E kështu ka një përçarje dyshe më shumë sipas rreshtimit partiak në spektër që ka vetëm një anë nga ekstremi i majtë deri në qëndër. Se nuk ka të djathtë, po të pasur që ulen edhe djathtas në Kuvënd.

Të zezat ndaj popullit u shtuan kur në pushtet ish-komunistët në të dy krahët nuk menduan më për komb. Vunë të parën prapë partinë mbi Shqipërinë londineze. Flamujt e partive të baballërëve qejfmbetur nga lufta brenda llojit të kuq e mbytën flamurin kombëtar. Deputetët thjesht janë zgjedhur me listë nga shefat e partive sipas metodës bolshevike që me Zogun, Hoxhën, Nanon, Berishën, Metën dhe Ramën.

E njëjta skemë politike është edhe sot me ish-komunistët në të dy krahët e politikës, si ajo e vjetra  veçse me fasadat e lyera të godinave të shtetit e të kuvendit që kanë brenda hajdutë kalibri që veshin kostume të larta shtetërore. Dhe ja ata po i shohim të rehabilitohen nën parrullën e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën vetëm në Bruksel.
Ndaj edhe faljen e madhe publike nuk e kanë bërë para popullit për të gjitha krimet zogiste, hoxhiste, apo këto të 24 vjetëve tranzicion që kanë firmat e klasës politike pa dallim. Sepse ka familje që ende nuk e dinë ku janë eshtrat e të afërmve të tyre, ka të persekutuar që shpresojnë tek kjo falje që të mos përsëritet më kalvari i përndjekjeve nga shtetet që më tepër kanë ushqyer regjime totalitare.

Falja nuk u bë as këto 24 vjet. Kjo ndikoi në shtimin e llumit në spektrin politik për kaq vite tranzicion. Kështu kjo klasë politike prodhoi skemën e ligjit 7501 dhe trualli u bë çarçaf se u bë lëmsh prona e të zotit. Shteti dhe pronari u vodhën me qëllim që të ringrihej një skemë e re, ajo e kërkimit të drejtësisë në gjykata që vetëm kanë firmosur padrejtësi, por për 24 vjet i kanë lodhur Shqiptarët dhe kanë ndihmuar një rrjetë kriminelësh të rinj jashtë dhe brenda spektrit politik Shqiptar.

Kësaj më lart, ju shtua edhe nënskema e betonizimit me ndërtimet pa lejë. Të pasuroheshin fijet e tyre. Ne shamë Hoxhën për ndërtimin e mbi 700 mijë bunkerë betoni! Por betonuam bregdetin dhe Shqipërinë vënd e pa vënd me ligjin 7501 ose edhe pa këtë ligj! Heronjve për komb ju shtuan edhe martirë për tokën e babait dhe vrasjet janë nga më makabret që dijnë ti bëjnë Shqiptarët që të mos kuptohen kollaj.
Ngritja dhe fuqizimi i skemave financiare piramidale pati objekt varfërimin e popullit e mbledhjen e parasë në disa duar, siç bëri Hoxha pas luftës së dytë botërore me mbledhjen e floririt. Kështu, një popull i varfër të vjen pas në fushata, të voton ose ikën nga Shqipëria. Siç iku më shumë edhe pas rënies së piramidave. Zogu vodhi flori, po edhe këta vodhën flori. Pra, njëlloj, dorë hajdutësh.

Harrimi i dosjeve dhe i faljes është edhe një arsye më shumë të përfitohej me çdo mënyrë për pasurimin dhe shndërrimin e kësaj klase ish-komuniste në klasë kapitaliste që të përligjin pushtetin. Dhe e bënë të gjithë klasën e sotme për pak vjet edhe kapitaliste.

Në thelb ky është dhe suksesi i tranzicionit. Ato parrullat e futjes në NATO apo në BE nuk i ha më populli. Amerika është kombvëllai që na i di plagën! Këta shtetarët e sotëm me sekserllëk po vijnë në Amerikë të rregullojnë biografinë dhe jo se janë të besuar shumë nga Uashingtoni.

Me këtë llum që kanë gatuar edhe Lana qysh i derdh jashtëqitjet në det.

Berisha, Nano, Rama, Meta, Basha thonë se e ka fajin sistemi! Sistemi dypartiak që herë-herë duket NJË se Meta është si urë pajtimi e ish-komunistëve të të dy krahëve.Se rruga për në Bruksel po kalon nga Skrapari që atëherë kur ai u përqafua me Berishën.
Por politikanë të Tiranës duhet të nxitoni se populli do përgjigje!Mos e harroni! Në ju ka mbetur gjak shqiptari! Merrni guximin e kapërdijeni! Bëjeni FALJEN E MADHE!Thuajini popullit shqiptar që keni gabuar, që edhe keni vrarë të pafajshëm që nga baballarët tuaj apo dhe ju, direkt dhe indirekt në këta 102 vjet shtet të Shqipërisë londineze!

Sepse kini deformuar institucionet demokratike, kini deformuar demokracinë. Sepse sot ju e komandoni Shqipërinë nga zyrat e partive!

Siç bënte Hoxha apo byroja politike e Hoxhës, njëlloj!

Në Shqipërinë e tranzicionit  vëndi i presidentit ka qënë dhe është vënd kukull! Sepse e kini bërë ju shefat e partive! Institucionet i keni bërë fitimprurëse duke zhvatur të drejtën e lirisë nga populli. Ja keni vjedhur ardhmërinë brezit të ri! Zoti po shkul sytë kur sheh çkini bërë!

Kini plakur para kohe Shqiptarin që nga 1992! Kini përndjekur me politikat tuaja totalitare përmbi një milion e gjysëm emigrantë Shqiptarë që sot mund të jenë dy milionë Shqiptarë. Kini shkëputur kontaktin me Diasporën! Nuk ka shërbim diplomatik të paktën në Amerikë që të pyesë ku janë e çfarë mund të bëjmë së bashku me Shqiptarët e Amerikës. Le më të ndihmoni mësimin e Gjuhës Shqipe në Greqi së pari e kudo. Nga këta afër një milionë Shqiptarë që janë sot në Greqi ende i përdorni për fushata elektorale. I kini lënë pa atdhe, pa Gjuhë Shqipe. Prandaj, si Shqiptar nderoni popullin tonë martir duke e qetësuar atë së pari me një Falje të madhe publike. E ndër këta Shqiptarë që rrojnë jashtë Shqipërisë ka edhe të përndjekur. Që po vdesin se ju nuk keni kurajo ti pranoni krimet e baballarëve tuaj nda familjeve të tyre. Dhe ata për zotin kanë të drejtë!

Prandaj, bëni si të bëni dhe bëni një rezolutë në Kuvënd që tu kërkohet Falje e Madhe të gjitha familjeve të viktimave të paktën nga regjimi komunist! Ti kërkohet falje kombit për përdhosjen që i është bërë Shqipërisë në tokë dhe në det!

Ngrini një agjenci qeveritare e të bëni të pamundurën të kërkoni në arkiva a me dëshmitarë në terren të gjenden eshtrat e atyre viktimave të pafajshme të komunizmit e të nderohen sipas traditës.

Kjo duhet bërë që të qetësohen nga dhimbja të gjithë të përndjekurit e pafaj. Mendoni sikur tju përndjekin juve dhe familjet Tuaja! Mos tu duket se jeni të përjetshëm. Bota po hapet përfare ndër trojet shqiptare.

Duke mos bërë faljen e madhe, duke mos hapur dosjet e komunizmit edhe trualli kombëtar do të ketë më shumë dëme pavarësisht rrymës për zhvillim. Është sfidë, por do vetpastroheni! Ose do tja sillni prapë në majët  hundës popullit e do tju heqë me votë me gjithë listën tuaj!

Harta e Shqipërisë londineze vuan sot nga një feudalizëm i paparë pasi e kini zaptuar ju politikanët të parët për fis e për vete, por dhe nga trushpëlarja e kokave të shtetit dhe politikës që i shtuan edhe zaptimin e Athinës. Këtu përfshihen të gjithë ata 67 deputetë që janë sistemuar majtas e djathtas në Kuvëndin Popullor apo institucione që bashkë me Berishën e Topin firmosën marrëveshjen për Varrezat Greke. Puthni edhe sot dorën e Janullatosit për kujdestarinë e këtyre Varrezave në tokë Shqiptare dhe përfundimisht i ratë në gjunjë Athinës që shin në Shqipëri me tregun financiar që nga 1992 pasi e lejuat ju!

Mirë Papuliasit, ish-ministër i jashtëm dhe president i Greqisë dhe Pangallosit ish-ministër i jashtëm  ju ishte shpëlarë gjaku i shqiptarit me kohë, po këta të Tiranës si na dolën kështu edhe gjakshpëlarë edhe trushpëlarë? Përse e harruan që Grekët e dogjën Çamërinë e Jugun e Shqipërisë 100 vjet më parë? Nëse i bien daulles për dosjen Çame po  martirët e Masakrave Greke dhe Varrezat Greke në Shqipëri pse nuk shtohen në dosjen diplomatike? Mirë Tirana harroi "pa dashje" po Diaspora e përgjumur pa program që u bë palë me politikën e Tiranës e shtroi darka në New York për të dy palët? Gabim i madh.

Ndaj, është plagë kjo! Duhen hequr të lirohet trualli kombëtar edhe tradhëtia e juaj! Po më parë bëjuni ADN-në eshtrave se në to ka eshtra të Shqiptarëve të Kosinës, të Shqiptarëve që ishin nën komandën e Vllaho-Grekut Spiro Moisiu me batalionin Tomorri e të Shqiptarëve të tjerë, sepse babëzia grekofile e  Shqiptarëve të Tiranës apo dhe qarkut të Gjirkastrës nuk ka pyetur shumë para Eurove të Janullatos dhe Athinës!

Bëjeni shpërnguljen e varrezave greke në Greqi se do tu mbetet përjetë damka e tradhëtarit të kombit! Ju deputetët Shqiptarë të Tiranës! Kush tjetër! Nëse doni me referendum ne mund tu sjellim një milion firma nga Diaspora për të shkulur njëherë e  mirë ato varreza dhe të bëhet përfare me ligj se kush tradhëton interesat kombëtare i ka bërë varrin Kushtetutës së Republikës së të gjithë popullit.

Kështu, nëse do e bëni faljen e madhe, të paktën për viktimat e komunizmit do të ndihni një shpresë se vërtet jeni penduar para popullit. Pastaj, mos kujtoni se kjo nuk do të ndodhë. Me ju apo ju!

Sepse pa e bërë dhe pasojat nuk do zhduken kollaj, por edhe e ardhmja në BE është me pamje të errët se nuk është shumë-shumë për meritën tuaj. Mos harroni lotët e nënave që ju kanë ikur nga sytë fëmijët që lindën për ta gëzuar Shqipërinë! Por në fakt Shqipërinë po e gëzoni më shumë ju shtetarë e politikanë që vetëm kombëtarë nuk po dukeni.

Bëjeni faljen e madhe! Unë besoj në Rilindje, por jo me hajdutë në pushtet e kuvend!


ARTUR VREKAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RUSIA E RE SI RUSIA E VJETËRNga FRANK SHKRELI (04.17.2014)
NJË BOTË E RE E FRIKËSUAR, NË RREZIK NGA DREDHIA E RUSISËNga ANNE APPLEBAUM, Washington Post (04.17.2014)
MAQEDONIZIMI I BDI-sëNga SKËNDER BUÇPAPAJ (04.15.2014)
15 VJET NGA SPASTRIMI ETNIK I NJË POPULLINga FRANK SHKRELI (04.14.2014)
SHEMBULLI I NJË SHQIPTARO-AMERIKANI QË LOBON I VETËMNga ARTUR VREKAJ (04.14.2014)
NDALENI KËTË MASKARADË NË DREJTËSINga MENTOR KIKIA (04.13.2014)
E VËRTETA ËSHTË GJITHMONË VIKTIMA E PARËNga FRANK SHKRELI (04.10.2014)
DISA KARAKTERISTIKA TË PROTESTËS PARA SHTËPISË SË BARDHË DHE AMBASADES SË MALIT TË ZI NË UASHINGTONNga ARTUR VREKAJ (04.10.2014)
FEJA SI POLITIKË DHE POLITIKA E KORRUPTUAR SI FE - OSE 'MASONERIA' E RE SHQIPTARENga MENTOR KIKIA (04.09.2014)
Temë për debatDEFETARIZIMI I POLITIKËS DHE DEPOLITIZIMI I FESËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (04.09.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]