VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NGA HISTORIA E KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKANTHEMELIMI I "KOMITETIT SHQIPËRIA E LIRË''Nga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 03:31am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
NGA HISTORIA E KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
THEMELIMI I "KOMITETIT SHQIPËRIA E LIRË''
Nga FRANK SHKRELI

E Martë, 04.22.2014, 07:00am (GMT+1)


 Ishte viti 1956.  Lufta e ftohtë midis Lindjes komuniste dhe Perëndimit demokratik po ashpërsohej çdo ditë.  Shqipëria e asaj kohe sundohej nga regjimi i Enver Hoxhës që po bëhej gjithnjë më i egër karshi kundërshtarëve të mbrendshëm, si dhe ndaj botës së jashtme.  Që atëherë shiheshin shënja ksenofobike të regjimit enverist ndaj botës, sa që një gazetar i gazetës zvicerane, Neue Zuercher Zeitung e datës 7 Prill, 1957, shkruante pas një vizite në Shqipëri se, "Asnjë nga shtetet komuniste satelite qysh prej mbarimit të luftës nuk e ka izoluar veten nga bota e jashtme aq hermetikisht sa Shqipëria e vogël". 

Përballë një regjimi komunist shtypës mbrenda vendit dhe  tepër armiqësor karshi botës, sidomos asaj perëndimore në përgjithësi dhe kundër Shteteve të Bashkuara në veçanti komuniteti shqiptaro-amerikan ndjente nevojën për  themelimin e një organizate që nuk do të varej prej asnjë nga partitë politike shqiptare që vepronin në Perëndim në atë kohë. Njehej nevoja urgjente për një organizatë e cila do të shërbente jo vetëm si zëdhënse e komunitetit shqiptaro-amerikan, por e cila njëkohësisht do të shërbente gjatë viteve dhe dekadave të mëvonshme edhe si ndërlidhëse me autoritetet qeveritare të Shteteve të Bashkuara, sidomos Departmenti Amerikan i Shtetit, i cili më në fund filloi edhe të financonte Komitetin dhe veprimtarinë e  organizatës së re "Shqipëria e Lirë". Themelimi i Komitetit "Shqipëria e Lirë" po plotësonte një boshllëk që ekzistonte në atë kohë,   zëri i të cilit nevojitej të dëgjohej, sidomos në Amerikë, por edhe në organizatat ndërkombëtare të kohës në SHBA dhe në Europë, ku ishin mësuar që versioni i ngjarjeve mbi Shqipërinë dhe shqiptarët, të paraqitej vetëm nga regjimi komunist i Enver Hoxhës.

Kjo situatë ndryshoi kur në Nëntor të vitit 1956, pas këshillimesh me autoritetet amerikane dhe midis një numri shqiptarësh të dalluar, themelohet Komiteti "Shqipëria e Lirë", i cili, në një mënyrë ose një tjetër, do vazhdonte veprimtarinë e vet deri në fund të 90-ave, madje edhe me botimin e organit të saj "Shqiptari i Lirë".   Kështuqë atë vit u vendos të krijohej, Komiteti "Shqipëria e Lirë", e që i kishte venë vetes detyrën madhore për të punuar për, "Çlirimin e Shqipërisë, për sigurimin e integritetit tokësor të saj dhe për vendosjen e një demokracie të vërtetë në Atdhe, me anë zgjedhjesh të lira dhe të fshehta."

Me atë rast u vendos që Komiteti "Shqipëria e Lirë" të vendosej në New York, pasi aty jetonte shumica e shqiptarëve.  Si anëtarë të parë të Komitetit "Shqipëria e Lirë" -- sipas organit të parë të Komitetit, "Albanian News Bulletin", që ishte para-ardhësi i gazetës "Shqiptari i Lirë" u zgjodhën Zotërnjtë Sotir Avrami, Vasil Gërmenji, Ndue Gjomarkaj, Dr. Rexhep Krasniqi dhe Nexhat Peshkëpia. Duke vendosur që antarësia dhe udhëheqja të ishin sa më demokratike, kishin vendosur që udhëheqja e Komitetit të ndërrohej çdo muaj dhe  sipas emërit në përputhje me rendin alfabetik, por më vonë u vendos që kryetari të zgjidhej me shumicë votash,  për një mandat prej një viti.
Duke marrë parasyshë situatën kombëtare dhe ndërkombëtare të kohës, u vendos që njeërzit që duheshin ngarkuar me këtë veprimtari me përgjegjësira kombëtare, të kishin aftësitë dhe zotësitë si dhe edukatën e lartë akademike dhe politike për të përfaqësuar shqiptarët me një organizatë të denjë edhe në bashkrendim dhe në kuadër të organizatave të tjera ndërkombëtare europiane nga shtetet komuniste, që bënin pjesë në "Asamblenë e Kombeve të Robëruara të Europës".  Qe marrë gjithashtu vendimi shumë i mençur, që anëtarët edhe udhëheqja e Komitetit, "Shqipëria e Lirë", të mos i përkisnin asnjë partie politike, që siç duket ishte edhe një kërkesë dhe kusht i autoriteteve amerikane ashtuqë të evitoheshin grindjet politike në radhët e anëtarve të Komitetit të ri, "Shqipëria e Lirë".  Ishte pra kjo një organizatë e pavarur, e cila kërkonte  përkrahjen e të gjithë shqiptarëve dhe  zotohej se do të bashkpunonte me të gjithë por  e kishte përcaktuar veten si "një organizatë që qëndron mbi çdo çështje partiake dhe që sheh qëllimet kombëtare si të  vetmen detyrë", ndërsa ka theksuar gatishmërinë dhe bashkpunimin me të gjithë ata të cilëve u "dhimbset Shqipëria."

Për më tepër, themeluesit e Komitetit "Shqipëria e Lirë" patën deklaruar se ndonëse do të punonin me të gjitha mundësitë e tyre për çlirimin e Shqipërisë nga komunizmi, ata nuk po e bënin këtë me qëllim interesash personale që të drejtojnë punët në një Shqipëri eventualisht të liruar na komunizmi ndërkombëtar. Qeverisja e Shqipërisë, "Do të jetë" --  kanë thanë ata me rastin e themelimit të Komitetit "Shqipëria e Lirë", -- e drejta dhe privilegji i atyre që vuajnë dhe punojnë në Atdhe dhe jashtë."  Ndërkohë që ata u angazhuan se do të bënin çdo gjë që të jetë e mundur  kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht për të çliruar Shqipërinë,  ata kishin shpallur me atë rast edhe mbarimin e misionit të punës së tyre dhe të Komitetit "Shqipëria e Lirë", duke deklaraur se, "Detyra e Komitetit "Shqipëria e Lirë" do të mbarojë posa që Kombi Shqiptar të ketë rifituar lirinë që t'a shprehë vullnetin e vet me anë zgjedhjesh të lira."

Sot, komuniteti shqiptaro-amerikan është shtuar në numër dhe përfaqësohet nga shumë organizata. Kohërat kanë ndryshuar, siç ka ndryshuar edhe situata në trojet tona në Ballkan, natyrisht për më mirë, në krahasim me vitet 1950-ave të shekullit të kaluar. Tani u takon këtyre organizatave të reja e të vjetëra që të vazhdojnë punën dhe veprimtarinë e filluar nga Komiteti "Shqipëria e Lirë", në mbështetje të interesave të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe në mbështetje të përhershme të interesave kombëtare të shqiptarëve kudo, sidomos para autoriteteve amerikane, ne vendet ku jetojmë në këtë shtet të madh, por edhe në  rajon dhe në arenën më të gjërë ndërkombëtare.  Organizimi i sotëm dhe veprimtaria e madhe e komunitetit shqiptaro-amerikan megjithë të metat që ka,   nuk kanë lindur nga ndonjë boshllëk ose mos veprimtari e gjeneratave të kaluara, por e kanë bazën në rrënjët e një historie të gjatë, burrash e grashë shqiptare, të dedikuar ndaj mbështetjes së interesave të kombit shqiptar, burra e gra, pjesëtarë të një komuniteti të hershëm shqiptaro-amerikan dhe të organizatave të krijuara prej tij, siç ishte Komiteti, "Shqipëria e Lirë".


FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JO VETËM GJYQ PUBLIK GJYKATËSVE TË KORRUPTUARNga MENTOR KIKIA (04.21.2014)
MENDIME PËR TEATRIN KOMBËTAR SHQIPTARNga RESHAT KRIPA (04.21.2014)
IDENTITETI PËRMES TEATRIT NË NJË SHOQËRI QË GLOBALIZOHETNga Dr. PËRPARIM KABO (04.20.2014)
FALJA E PABËRË PËR VIKTIMAT E KOMUNIZMIT DHE PASOJATNga ARTUR VREKAJ (04.17.2014)
RUSIA E RE SI RUSIA E VJETËRNga FRANK SHKRELI (04.17.2014)
NJË BOTË E RE E FRIKËSUAR, NË RREZIK NGA DREDHIA E RUSISËNga ANNE APPLEBAUM, Washington Post (04.17.2014)
MAQEDONIZIMI I BDI-sëNga SKËNDER BUÇPAPAJ (04.15.2014)
15 VJET NGA SPASTRIMI ETNIK I NJË POPULLINga FRANK SHKRELI (04.14.2014)
SHEMBULLI I NJË SHQIPTARO-AMERIKANI QË LOBON I VETËMNga ARTUR VREKAJ (04.14.2014)
NDALENI KËTË MASKARADË NË DREJTËSINga MENTOR KIKIA (04.13.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]