VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KUR KORRUPSIONI SHNDËRROHET NË SËMUNDJE GJENETIKENga MENTOR KIKIA

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 12:07pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
KUR KORRUPSIONI SHNDËRROHET NË SËMUNDJE GJENETIKE
Nga MENTOR KIKIA

E Enjte, 05.01.2014, 09:19am (GMT+1)




Pardje policia arrestoi një djalë të ri, 23 vjeç, i cili sapo kishte nisur karrierën si pedagog. Nuk po i futemi diskutimit se sa i kualifikuar  mund të ishte ai në atë moshë, për të udhëhequr leksionet në një sallë me studentë, por po e marrim të mirëqenë. Ai u merrte nga 15 mijë lekë - pra diçka më shumë se 100 Euro - studentëve, për t'u dhënë provimet, kuptohet, pa hapur asnjë libër. Shumë njerëz dje në rrjetet sociale, ndërsa komentonin këtë rast, mendonin se ai vetë e ka marrë shkollën me para, vendimin e punës e ka blerë po me para dhe tashmë thjesht po bën atë që i kanë bërë atij. Ai është vetëm 23 vjeç dhe, sapo ka nisur karrierën akademike, gjëja e parë që i ka shkuar ndër mend të bëjë është të bëjë para duke shitur nota tek studentët.

Të neveritur nga politika e vjetër, jo vetëm për shkak të moshës së atyre që e ushtrojnë, por mbi të gjitha duke iu referuar mënyrës së të bërit politikë dhe babëzisë korruptive që e karakterizon këtë shtresë politikanësh, shpesh njerëzit e thjeshtë i dëgjon të thonë: "Po akoma këta, nuk ka njerëz të rinj ky vend? Le ta marrin ata në dorë". Kjo kërkesë duket se buron jo thjesht nga dëshpërimi dhe zhgënjimi i shoqërisë nga një gjeneratë politike, por edhe si një nevojë e arsyeshme për të thërritur në skenë njerëzit e rinj, të cilët kanë (ose duhej të kishin) më shumë energji, ide dhe mbi të gjitha një frymë të re, mentalitet të ri dhe kulturë të re pune dhe marrëdhënieje me shtetin dhe ligjin. Pra, të mos jenë të korruptuar. Për të qenë të sinqertë me veten, ne e dimë se tashmë indikatori më i rëndësishëm përmes të cilit shoqëria vlerëson klasën e saj politike është korrupsioni. Dhe sipas këtij indikatori, qeveria më e aftë është ajo që vjedh më pak. Këtu nuk ka as vend dhe as arsye të qëmtojmë fakte dhe argumente për të treguar se sa e babëzitur ka qenë dhe është klasa e vjetër e politikanëve, por po e përmbledhin në pak radhë metamorfozën e saj në dy dekada. Fillimisht, politika nisi të korruptohej nga biznesi i zi dhe i lidhur me krimin si dhe nga vetë krimi. Më pas ky bashkëpunim, që prodhonte para për politikën dhe favore për dy të tjerat, kaloi në një formë më zyrtare dhe paratë e biznesit të zi dhe krimit u bënë sponsorë zyrtarë të politikës. Ndërsa tani ka një shkrirje mes të treve; politikë-biznes i zi-krim. Pa asnjë dyshim që nuk është kështu e gjitha. Ka politikanë të ndershëm dhe biznesmenë të ndershëm, por skenën e sundon kategoria e të parëve. Duke iu referuar kësaj forme të korruptimit dhe inkriminimit të politikës, duke përfshirë edhe drejtësinë, një ekspert i huaj bëri një përkufizim shumë të bukur, duke e cilësuar këtë një korporatë krimi. Dhe kjo duket të jetë forma më e arrirë e organizimit të krimit dhe korrupsionit.

Nuk besoj se do të mundet ndonjëherë ndokush të bëjë ndonjë llogari se sa mund të jetë kostoja e këtij korruptimi, e përkthyer në para. Por, më shumë se paratë e vjedhura, kjo formë korruptimi i ka bërë një dëm edhe më të madh vendit. Kjo makineri korruptimi, në kushtet e pandëshkueshmërisë, përthithi si një vrimë e zezë kozmike jo thjesht paratë, por çdo strukturë të shtetit dhe pushtetit, çdo mekanizëm të shoqërisë dhe në fund edhe anëtarët e saj. Pra këtu është korruptuar dhe kontaminuar i tërë mjedisi shoqëror dhe individët e saj. Kjo mund të shkaktojë habi tek dikush që mund të lexojë këto radhë, e të thotë: Unë s'jam i korruptuar, unë nuk kam asgjë në dorë që të bëj korrupsion. Por druaj se jemi para një situate ku, ata që pretendojmë se janë të ndershëm, e thonë këtë pasi s'u është dhënë mundësia deri tani. Ndërsa ata që janë të ndershëm dhe marrin një detyrë zyrtare, shpejt i dorëzohen mjedisit të ndotur, pasi do të ndihen të paaftë dhe budallenj, ndërsa bëjnë punën dhe marrin vetëm rrogën e të tjerët kapardisen në luksin që të jep paraja e korrupsionit.

Për të mbërritur në këtë stad të kontaminimit të tërë shoqërisë, politikës së korruptuar i kishte mbetur pa korruptuar e vetmja hallkë që e ndante atë nga populli, si vendimmarrës për grupimin politik që do të qeverisë; kjo ishte vota. Por politika e bëri mall edhe votën dhe tashmë nuk ka asnjë barrierë. Ai që blen dhe shet votën, do të shesë dhe blejë çdo që mund të ketë në dorë.

Korrupsioni tani nuk është çështje shtetërore dhe as "pronë" e pushtetarëve apo një kaste të kufizuar politikanësh e zyrtarësh, të çfarëdo niveli qofshin. Jo jo, korrupsioni është bërë një epidemi dhe i ka prekur të tërë. Ne të gjithë jemi aktorë të kësaj gjendjeje. Disa vjedhin e më të shumtët paguajnë në heshtje, pa folur e reaguar dhe me betimin që, "vetëm mos më ardhë në dorë ai i shkretë pushtet...". Pedagogu i ri i Peshkopisë duhej t'i ishte lumturuar fatit dhe faktit që jeta i kishte ofruar mundësinë që në atë moshë të ishte një mësimdhënës në universitet. Por ai menjëherë iu bashkua skemës së zhvatjes, themeluar nga profesorët e tij, pra ata që i mësuan, edhe lëndët mësimore, edhe shitjen e notave me para.

Kur kreu i ILDKP-së, Shkëlqim Ganaj, raportoi pak ditë më parë në Komisionin e Ligjeve, tha se zyrtarët e rinj, ata që kanë marrë për herë të parë poste në nivelet që ligji parashikon deklarimin e pasurisë, kanë shkuar në deklarimet e tyre se kanë (në total) 60 milionë Euro cash nëpër dyshekët e shtëpive. Arsyetimi është i thjeshtë: Ata nuk i kanë paratë, por kanë deklaruar kuota supozive, që t'i kenë gati për t'i mbushur gjatë ushtrimit të detyrës shtetërore e më pas të mos penalizohen për burimin kur t'i legalizojnë. Pra, ata kanë qenë të qartë me veten; do të vjedhin dhe për këtë kanë marrë masat menjëherë sapo kanë marrë detyrën.
Këto janë dëshmi të forta se këta të rinjtë, që populli i thërret për të marrë në dorë fatet e vendit, janë po njësoj - në mos më keq - si etërit e tyre. Dhe ky është një lajm shumë i keq për të sotmen dhe të ardhmen. Korrupsioni është bërë një sëmundje gjenetike dhe e trashëgueshme, mbi të gjitha, në kushte fataliteti ku nuk ka asnjë antikorp ta luftojë, pasi janë infektuar edhe vetë antikorpet.

Ky mund të jetë një konkluzion fatalist, por kështu është.

MENTOR KIKIA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
E ARDHMJA E EUROPËS - BALLKANI NË FOKUSNga FRANK SHKRELI (05.01.2014)
MBYLLJA E KONSULLATËS NË NEW YORK - MOSVLERËSIM I SHQIPTARËVE TË AMERIKËSNga ARTUR VREKAJ (04.29.2014)
TË MOS I MBYLLET FRYMA SHTYPITNga FRANK SHKRELI (04.28.2014)
MBYLLJA E KONSULLATËS SË PËRGJITHËSHME TË RSH NË NEW YORK IU BIE NDESH IDEALEVE KOMBËTARE TË RILINDJES – KRYEMINISTRI RAMA TA SHFUQIZOJË MENJËHERË VENDIMIN Nga ELIDA BUÇPAPAJ (04.26.2014)
MALI I ZI, INTEGRIMET EUROPIANE DHE PROTESTAT E SHQIPTARËV​ENga XHELADIN ZENELI (04.24.2014)
FORCAT AMERIKANE ZBRESIN NË POLONINga FRANK SHKRELI (04.24.2014)
REKUJEM PËR SKËNDER SKËNDERIN, XHAXHAIN TIM TË MIRË â€“ MALLKUAR QOFTË POLITIKANga ELIDA BUÇPAPAJ (04.23.2014)
TV KLAN E PASURON EDHE MË TEJ TRADITËN ANTINACIONALISTE TË KLASËS POLITIKE SHQIPTARENga Prof. Dr. ESHREF YMERI (04.22.2014)
NGA HISTORIA E KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKANTHEMELIMI I "KOMITETIT SHQIPËRIA E LIRË''Nga FRANK SHKRELI (04.22.2014)
JO VETËM GJYQ PUBLIK GJYKATËSVE TË KORRUPTUARNga MENTOR KIKIA (04.21.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]