VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
7501 ËSHTË PADREJTËSI, PADREJTËSIA ËSHTË INFORMALITET, INFORMALITETI ËSHTË MAFIE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Shtunë, 05.03.2014, 08:54am (GMT1) Shoqata Kombëtare e Pronarëve Legjitimë ua ka shpërndarë mediave një letër drejtuar kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Në thelbin e saj racional, letra mëton se kjo shoqatë, përkatësisht kategoria e përfaqësuar prej saj, nuk po përfillet si grup interesi as nga ky kryeministër, ashtu si nuk ishte përfillur deri tash nga kryeministrat Fatos Nano dhe Sali Berisha. Pa u përfillur ky grup interesi, pa u përfshirë në zgjidhjen e çështjes së pronës në Shqipëri, ngulmohet në letër, nuk do të ketë drejtësi ndaj pronës, pra nuk do të ketë zgjdhje të vërtetë, por ndërlikim të mëtejshëm të çështjes së pronës. Çështja e pronës, dihet, është përcaktuese për natyrën e vërtetë të çdo sistemit, historikisht - a është ai skllavopronar, feudal apo borgjez, aktualisht - a është ai kapitalist, socialist apo mafioz. Nisur nga alergjia që Edi Rama manifeston në retorikën e tij ndaj dyshes Nano-Berisha, mishërues të tranzicionit dykokësh shqiptar, unë jam nga ata që ka pritur dhe ende vazhdon të presë që kryeministri i ri të krijojë shkëputje nga dy paraardhësit kryesorë. Pa u bërë shkëputja nga trashëgimia e kësaj dysheje, nuk mund të bëhet shkëputja nga politika e vjetër, nuk mund të ketë, pra, as Rlindje të vërtetë në realitetin shqiptar. Edi Rama iu ka premtuar shqiptarëve, ndër të tjera se do t'ia kthejë Shqipërisë fshatin, një përmasë të humbur të realitetit të saj, kështu do t'ia kthejë ekonomisë një këmbë të humbur të saj, bujqësinë. Nëse kryeministri kërkon të dijë se kush dhe çka shkaktoi braktisjen e fshatit dhe ruralizimin e qytetit, atëherë përgjigja është ligji 7501. Është e vërtetë se ky ligj shënon edhe kompromisin më të madh midis PS-së dhe PD-së në historinë e këti tranzicioni. Por është e vërtetë gjithashtu se ky është kompromisi më famëkeq i arritur midis këtyre dy grupimeve, si dhe midis krerëve të tyre. Nuk është zbatimi i keq i këtij ligji shkak kryesor i dështimit të politikës ekonomike të Shqipërisë, i informalizimit të kësaj ekonomie dhe të jetës shqiptare në përgjithësi, por është vetë ligji, është pazabtueshmëria e këtij ligji, burim i të gjitha të këqijave. E thonë filozofë të shquar, e thonë edhe vetë librat e shenjtë se vendimet e shumicës, vendimet në emër të shumicës shpesh përbëjnë padrejtësi të mëdha. I tillë është edhe ligji 7501, një ligj përjashtues ndaj një kategorie që përbën pakicë tek kutia e votimit. Fakti që kjo kategori përbën pakicë, në të vërtetë, e lehtësonte zgjidhjen e padrejtësisë historike, tashmë treçerekshekullore ndaj çështjes së pronës. Ligji 7501 legjitimonte Reformën Agrare të vitit 1947, të cilin Historia e PPSH dhe e gjithë historiografia komuniste e përcakton si reformë demokratike. Duke e kopjuar symbyllur Enver Hoxhën, dyshja Nano-Berisha nuk e morën parasysh ndryshimin e realitetit shqiptar nga viti 1947 deri në vitin 1991. Kështu që, mbi një padrejtësi të madhe historike ndërtuan një padrejtësi tjetër tejet tragjike. Kjo padrejtësi e re u bë shkak kryesor i krimit ndaj jetës në Shqipëri, duke shkaktuar më shumë viktima se të gjitha pushtimet marrë së bashku, për më tepër ky krim përçau familjet, farefiset, e tronditi dhe e çekuilibroi fatalisht bashkëjetesën në këtë vend. Përjashtimi i një kategorie pakicë, pra, çoi në rrënimin e vetë shumicës në emër të së cilës u miratua ligji 7501. Kryeministri Edi Rama po i përmbahet premtimit të tij për të përfunduar procesin e legalizimit të ndërtimeve të paligjshme. Mbyllja e tij sa më e shpejtë do të ndihmonte në fillimin e procesit të urbanizimit të vendit, pra të qytetit dhe të fshatit shqiptar, të bregdetit, të fushës dhe të malësisë. Ky legalizim, ndërkohë, shënon grabitjen e trojeve, pra, pronës së pronarëve legjitimë, duke e përshkallëzuar më tej padrejtësinë treçerekshekullore. Kjo situatë pjell informalitet dhe informaliteti pjell vetëm mafie. Është, kështu, më urgjente se kurrë përfshirja e kategorisë së pronarëve legjitimë në bashkëbisedimin për gjetjen e zgjidhjeve sa më të pranueshme për t'i dhënë fund padrejtësisë, për t'i dëmshpërblyer të dëmtuarit dhe për t'i kënaqur kërkesat e tyre. Kjo do t'i jepte fund, nga një anë, krijimit të oazeve të reja të parajsës, ku jetojnë oligarkët, rrethuar prej ferrit ku jeton pjesa tjetër e popullsisë. Nga ana tjetër, do t'ia kthente jetën fshatit, do t'ia kthente bujqësinë ekonomisë, do t'ia kthente tregut shqiptar prodhimet bujqësore dhe blegtorale, do ta shndërronte atë në burim të degëve të reja të ekonomisë, në burim masiv të vendeve të reja të punës, në burim të shtrirjes së zhvillimit dhe zgjerimit të mirëqenies. Shqipëria mëton të ndërtojë infrastrukturë për zhvillimin e turizmit. Por kjo nuk mund të ndërtohet pa infrastukturë të jetës së vendit. Pa kthimin e jetës në fshat anembanë vendit nuk mund të ketë ringjallje të infrastrukturës së tij. Asnjë turist serioz nuk do t'ia mësynte një vendi me rrënoja. Shqipëria do të shndërrohej kështu thjesht në një burim të turizmit aventuror. Zgjidhja e çështjes së pronës në Shqipëri nuk mund të bëhet duke i përjashtuar pronarët ligjitimë nga pjesëmarrja në zgjidhjen e kësaj çështjeje, nuk mund të zgjidhet duke mos ua dhënë atyre paratë e fituara nëpërmjet Gjykatës së Strasburgut. Kjo kategori meriton të zgjedhë midis shanseve më të mira të mundshme, të cilat janë reale dhe të mundshme në Shqipëri. Kjo kategori meriton dëmshpërblimin për treçerekë shekulli të grabitjes së padrejtë dhe shpërdorimit mizor të pronës së tyre të ligjshme. Kryeministri Rama, shumica e re qeverisëse, klasa politike në Shqipëri, sa më shpejt të vetëdijësohet, aq më mirë: Ligji 7501 është bërë në dëm të një pakice të ligjshme. Zbatimi i tij nuk ka qenë dhe nuk do të jetë në të mirë të shumicës së popullsisë. Ai ka krijuar në këtë tranzicion një pakicë të re të paligjshme pronarësh dhe të pasurish, e cila përditë e më shumë shndërrohet në një problem që nuk e ndihmon, por e pengon zgjidhjen e problemeve të shumta me të cilat është i mbingarkuar stërmundimshëm realiteti shqiptar. © Temë për debat DEFETARIZIMI I POLITIKËS DHE DEPOLITIZIMI I FESË Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Mërkurë, 04.09.2014, 07:56am SFIDË NDAJ SKEMAVE Libri 'Traumat e tranzicioni' i Elida Buçpapajt Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Hënë, 04.07.2014, 09:32pm Ftesa këtuT'I DREJTSHKRUAJMË SHQIP EMËRVENDET ZVICERANENga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.17.2014) PS TË MOS IMITOJË PD-në, PD TË MOS IMITOJË PS-në Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Mërkurë, 03.05.2014, 11:47am Këndi këtu SI TË UROJMË Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Hënë, 02.17.2014, 06:50pm SHPEND MOS U ÇMEND FQINJËT JANË NË EKSPANSION, NE JEMI NË RESTRIKSION NË EVROPË, SI ALEATË TË AMERIKËS TË MOS SHNDËRROHEMI NË HORDHI BEDRI MYFTARI - JETOI PËR NJË ËNDËRR, IKU PA TË COMMONWEALTHI SERB ËSHTË SA ANTISHQIPTAR DHE ANTIEVROPIAN Ribotim
'MAQEDONIA' NUK PUNON PËR EVROPËN, KOHA NUK PUNON PËR 'MAQEDONINË' SEVDALLINJTË MANJAKË TË PARTIVE - DIVERSION EDHE KUNDËR MEDIAVE ONLINE
HAPËSIRA SHQIPTARE MË VERILINDORE - PENG I TERMAVE TIRANË - KUVENDI BURLESK NË SEANCËN E JASHTËZAKONSHME PËR EGIN CEKËN TË NESËRMEN E NJËZET E DY MARSIT TË NJËZET E DYTË MAFIA NUK BËN DOT ZGJEDHJE - OSE MEDITIM PËR 23 QERSHORIN THJESHT ATDHEDASHURI - TË JEMI BIJ TË ATDHEUT, TË MOS JEMI VAMPIRË TË ATDHEUT POPULLI E DI KË KA CUB KË HERO
SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALE
FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946 Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN! Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005) SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI Romani "Imazh" i Zef Mulajt Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN? 21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT 21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND ROJA TË SOVRANITETIT Zotër shtëpie Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË KOLLITJET E STALINIT... ...nesër në "tri komunat heroike" Nga SKËNDER BUÇPAPAJ MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT TË DUAN, PA TË QORTOJNË (Letër e mbyllur partive) Nga SKËNDER BUÇPAPAJ UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË" EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA? POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAMENDJET PARAZGJEDHORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN... KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS © SKËNDER BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |