E Djelë, 10.20.2019, 10:26pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
PAPULIAS DHE SHQIPTARËT
Nga FRANK SHKRELI

E Hënë, 05.05.2014, 10:30pm (GMT+1)


Historikisht, shqiptarët kanë kërkuar gjithmonë fqinjësi të mirë me popujt për rreth. Shqiptarët, asnjëherë nuk kanë pretenduar dhe as nuk kanë bërë përpjekje për rrëmbimin e tokave dhe të territoreve të kombeve fqinje. Paqën dhe miqësinë me popujt fqinjë e kanë dëshiruar me shekuj.  Ky qëndrim i shqiptarëve ndaaj fqinjve nuk ka ndryshuar as sot. Në të vërtetë, qeveritë shqiptare, sidmos të 25 viteve të fundit kanë bërë ç’mos që të ndërtojnë marrëdhënje moderne dy-palëshe dhe rajonale, lidhje të cilat i kanë hije shekullit 21 -- madje edhe duke i cilësuar ato si marrëdhënje me “partnerë strategjikë”, ndonëse  këto vende as sot nuk kanë hequr dorë nga pretendimet territoriale ndaj trojeve shqiptare.

Gjatë shekujve, Shqiptarët nga ana e tyre, kanë luftuar për lirinë e vet në mbrojtje të trojeve të veta pa pretendime dhe lakmi për tokat e të tjerëve. Ndërsa fqinjtë e shqiptarëve, në jug dhe në veri, nepërmjet përfqsuesve të tyre më të lartë, madje edhe në Europën e sotëme post-komuniste dhe në kulmin e përpjekjeve për një Europë gjithë-përfshirëse, të bashkuar dhe në paqë, nuk durohen pa shprehur ndjenjat e tyre anti-shqiptare kurdoherë që u jepet rasti.  Shëmbull i kësaj çfaqjeje ishte vizita historike, kohët e fundit e Presidentit grek Korolos Papulias, hitorike sepse ishte e para e një udhëheqsi grek në Zvicër, në 100-vjetët e fundit. Sipas të dhënave në media, duke iu përgjigjur një pyetjeje mbi Kosovën, udhëheqsi grek nga Zvicra asnjanëse dhe gjithmonë paqësore me të gjithë, me deklaratën e tij nuk u tregua shumë miqësor me shqiptarët.  

Në një konferencë për shtyp së bashku me Presidentin dhe Ministrin e Jashtëm zviceran, presidenti i Greqisë u shpreh, ndër të tjera, edhe për marrëdhënjet e vendit të tij me Shqipërinë dhe me Kosovën.  Ndoshta deklarata e tij në lidhje me Kosovën ishte më e papritura, ndërsa tha se Athina nuk ishte nën presionin e as kujt për të mos njohur pavarësinë e Kosovës, se ky ishte një vendim i Athinës -- duke deklaruar se Greqia nuk e njeh Kosovën sepse Athina “vepron bazuar në interesat kombëtare”.  Thënë ndryshe, presidenti Papulias deklaroi në Zvicër se nuk është në interesin e kombit të tij që të ketë marrëdhënje normale dhe paqësore me Kosovën si shtet i pavarur dhe anasjelltas as me shqiptarët në përgjithësi, pasi pavarësia e Kosovës konsiderohet si një arritje historike për të gjithë shqiptarët.

Z. Papulias tha se Greqisë nuk i bëhet presion nga askush për të mos njohur Kosovën shtet të pavarur. E vërtetë?  Le ta marrim me mendë se në rast se  Moska dhe Beogradi do ta njihnin pavarësinë e Kosovës, a thua Athina nuk do të bënte një gjë të tillë.  Udhëheqsi grek mund të thotë të vërtetën kur deklaron se Greqisë nuk i bëhet presion për të mos njohur Kosovën, pasi historikisht qëndrimet e Athinës karshi Kosovës dhe shqiptarëve përputhen me ato të Beogradit dhe Moskës – është kjo një përputhje dhe bashkrendim i heshtur interesash historike të tre-këndshit Beograd-Moskë-Athinë, kundër vetvendosjes dhe të drejtave të shqiptarëve.

Ai, që Z. Papulias iu referua si, “problem i Kosovës” dhe të cilin ai pretendon se e njeh mirë, sipas tij na qenka një “problem serioz” i cili sipas presidentit grek kërcënon jo vetëm stabilitetin në Ballkan, por edhe paqën në përgjithësi në Bashkimin Europian.”  Ndoshta Z. Papulias  di  diçka për të cilën bota tjetër nuk është në dijeni,  se Kosova sot, sipas tij, përbën rrezikun më të madh ndaj paqës në Europë, a po siç thotë populli, veç “njellë zi” për rajonin e Ballkanit Perëndimor, e kush të fajësohet për këtë në mos shqiptarët. Për më tepër, duhet për tu habitur kur një deklaratë e tillë bëhet nga presidenti i një vendi që tani okupon presidencën e Bashkimit Europian!   Është e pa kuptueshme insinuata e presidentit grek se Kosova na qenka sot një “problem” që duhet zgjidhur.  Deklarata e tij është në kundërshtim të plotë me qëndrimet e Bashkimit Europian, si dhe me qëndrimet e aleancës së NATO-s, anëtare e të cilave është edhe Greqia,  dhe në mos përputhje edhe me qëndrimin e Shteteve të Bashkuara ndaj  pavarësisë së Kosovës.  Por nëqoftse qëndrimi i Z. Papulias ndaj Kosovës nuk është i njëjti me BE-në, NATO-n dhe SHBA-në, ai duket se është në përputhje të plotë me qëndrimet e Serbisë dhe të Rusisë, dy vende historikisht aleate të Greqisë, kundër të drejtave të shqiptarëve në rajon në përgjithësi dhe ndaj politikës së tyre ndaj Republikës së Kosovës, në veçanti.  

Z. President, ndryshe nga ajo që mendoni ju, “problemi” i Kosovës është zgjidhur njëherë e mirë.  Kosova, pas një historie tragjike, falë luftës dhe vuajtjeve të popullit të saj si dhe ndihmës nga aleatët perëndimorë, në radhë të parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës – është më në fund shtet i pavarur dhe i njohur nga diplomacia e shteteve më të fuqishme dhe më shumë se 100-vendeve anë e mbanë botës.  Me komentet e tija në Zvicër, Z. Papulias, lë të nënkuptohet se Kosova ishte më mirë kur shqiptarët e asaj treve ishin të zhytur në gjak nga masakrat e forcave terroriste serbe të Millosheviçit dhe se shpërngulja me forcë e shqiptarëve të Kosovës nga trojet e veta shekullore, do të kishte qenë më pak kërcënuese për “paqën dhe stabilitetin në Ballkan dhe në përgjithësi në Bashkimin Europian”.  Zoti President, u ka dalë boja pretendimeve tua dhe të aleatëve të juaj se shqiptarët na qenkan ata që edhe sot kërcënojnë paqën dhe stabilitetin në Ballkan dhe në Europë.  A është e vërtetë, Z. Papulias se gjithnjë i konsideroni shqiptarët si kërcënues të paqës dhe të stablitetit, jo vetëm në Ballkan por edhe në Bashkimin Europian në përgjithësi, ashtu siç u shprehët gjatë vizitës suaj në Zvicër?

Zoti Papulias komentoi edhe një çështje problematike për marrëdhënjet midis dy kombeve, atë në lidhje me ligjin grek të luftës me Shqipërinë.  Në vend që të thonte se ky ligj i takon së kaluarës dhe se si i tillë ky ligj nuk ka vend në marrëdhënjet normale midis një vendi anëtar të Bashkimit Europian dhe një vendi që aspiron të bëhet anëtare e Europës së bashkuar.  Ai nuk dha asnjë justifikim se  pse vendi i tij mban një ligj të tillë ende në fuqi në fillim të shekullit 21, por  mënjanoi përgjigjen e duhur duke shtuar se “Greqia sot udhëheq një politikë në favor të paqës dhe stabilitetit në Ballkan.”

Në konferencën me shtypin gjatë vizitës së tij në Zvicër javën që kaloi, Presidenti Papulias tha se Greqia “strehon mbi një milion punëtorë shqiptarë”, një shifër kjo që në pamjen e parë duket si pak e ekzagjeruar.  Por sidoqoftë, Z. President, nëqoftse prania e punëtorve shqiptarë nuk do të ishte në “interesin kombëtar të Greqisë” nuk besoj se do i kishit pranuar këta punëtorë shqiptarë.  Por e vërteta është se për punëtorët nga Shqipëria vendi juaj ka pasur dhe ke nevojë për të mbajtur gjallë ekonominë greke, pasi shumicën e punëve që bëjnë ata, grekët nuk i bëjnë.  Sepse puntorët, për të cilët Greqia nuk kishte nevojë, i keni këthyer vitet e fundit pa u thënë as faleminderit.  Kjo, i nderuar Z. President nuk ishte as nuk është një lëmoshë që Greqia u jep shqiptarëve, por është një marrëdhënje pune – ku ata kanë nevojë për punë dhe Greqia ka nevojë për ta, ashtu siç ndodhë në shumë vende të Europës, përfshirë Zvicrën – por ndoshta me të vetmin përjashtim se në Greqi, emigrantët trajtohen shumë më keq se puntorët emigrantë në vendet e tjera europiane, një fakt ky që është dokumentuar herë pas here edhe nga organizata të ndryshme ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Fatkeqsisht, pikëpamjet e shprehura javën që kaloi në Zvicër nga Presidenti i Greqisë, Z. Karolos Papulias dhe njëkohësisht president i radhës i Bashkimit Europian në lidhje me Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi, nuk janë aspak në përputhje me vlerat, në bazë të të cilave është themeluar Bashkimi Europian – dmth  me “vlerat e respektit për dinjitetin njerëzor, për lirinë, demokracinë, barazinë para ligjit, respekt për të drejtat e njeriut, duke përfshirë edhe të drejtat e pakicave.”  Artikulli I-2 i BE-së i përcakton këto vlera si të përbashkëta për shoqëritë dhe vendet anëtare që “karakterizohen nga pluralizmi, mos-diskriminimi, toleranca, drejtësia dhe solidariteti…..”, vlera këto për të cilat popujt e Ballkanit -- përfshirë mbi të gjithë grekët dhe shqiptarët -- kanë nevojë t’i adaptojnë dhe t’i jetojnë për një fqinjësi të mirë midis njëri tjetrit si dhe për një paqë dhe stabilitet më të fortë në rajonin e Ballkanit dhe në mbarë Europën.  Këto vlera të përbashkëta duhet të mbrohen dhe të promovohen nga të gjithë! Paqa dhe stabiliteti në Ballkan dhe në Europë -- ndryshe nga ç’pretendon presidenti Papulias-- nuk kërcënohen as nga shqiptarët as nga “problemi” jo ekzistues i Kosovës.

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RILINDJA - MATJA E RRITJES CILËSORE NË SHOQËRI...!Nga PËRPARIM KABO (05.05.2014)
LDK-ja E ISA MUSTAFËS FITON ME DONIKA GËRVALLËNNga ELIDA BUÇPAPAJ (05.05.2014)
ISAIH BERLIN DHE ANA AHMATOVA - NJË HISTORI DASHURIENga DAVID BROOKS, New York Times (05.04.2014)
KUR DO TË BËHET SHQIPËRIA?Nga RESHAT KRIPA (05.03.2014)
7501 ËSHTË PADREJTËSI, PADREJTËSIA ËSHTË INFORMALITET, INFORMALITETI ËSHTË MAFIENga SKËNDER BUÇPAPAJ (05.03.2014)
SI DO TA ARRIJMË UNIFIKIMIN MË TË PLOTË TË SHQIPTARËVE TË AMERIKËSNga ARTUR VREKAJ (05.03.2014)
MADE IN SWITZERLAND –MË 18 MAJ ZVICRA NË REFERENDUM – EDHE PËR TAVANIN MINIMAL TË RROGAVE DERI NË 4000 FRANGA –Nga ELIDA BUÇPAPAJ (05.02.2014)
A MUND TË GJEJË ENERGJI PERËNDIMI PËR TA NDALË RUSINË?Nga ANNE APPLEBAUM, Washington Post (05.02.2014)
KUR KORRUPSIONI SHNDËRROHET NË SËMUNDJE GJENETIKENga MENTOR KIKIA (05.01.2014)
E ARDHMJA E EUROPËS - BALLKANI NË FOKUSNga FRANK SHKRELI (05.01.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]