VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - QEVERIA TË SHKATËRROJË 'REPUBLIKËN' E LAZARATITNga MENTOR KIKIA

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 06:07am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
QEVERIA TË SHKATËRROJË 'REPUBLIKËN' E LAZARATIT
Nga MENTOR KIKIA

E Martë, 05.13.2014, 10:01am (GMT+1)


Sherrnaja e madhe politike, që filloi disa javë më parë lidhur me trafi kun e drogës edhe përmes avionëve, tashmë nuk bazohet mbi hamendësime apo dëshmi fshatarësh që pohojnë nën zë çfarë kanë parë e dëgjuar. Me apo pa dijeninë e policisë, autoriteteve të aviacionit, shtetit, qeverisë, ushtrisë e të gjithëve së bashku, kapja apo ngecja e avionit në rërën e plazhit të Divjakës e çon këtë histori përtej debatit politik dhe e bën një çështje përtej autoritetit të shtetit dhe përtej kufijve të vendit tonë. Ulja e avionit, qoftë dhe për herë të parë, tregoi se trafiku i lëndëve narkotike nga Shqipëria po kërkon apo kishte vendosur ndërkohë linja më të shpejta e më të sigurta se ato tokësoret dhe detaret. Ajo tregon se Shqipëria po bëhet nga viti në vit një bazë e rëndësishme e prodhimit dhe furnizimit të Europës me lëndë narkotike. Dhe këtu nuk kemi të bëjmë me çështje që prodhojnë vetëm debat politik. Këtu kemi të bëjmë me çështje që rrezikojnë sigurinë kombëtare, rrezikojnë të ardhmen dhe shkatërrojnë çdo përpjekje për integrimin e vendit.

Opozita është duke luajtur në një fushë të artë politike tashmë, pasi, pas javësh të tëra akuzash mbi fakte të paprovuara, tashmë i ra avioni nga qielli bash mu në mes të ditës, në mes të plazhit dhe në mes të dhjetëra njerëzve. Duke e konsideruar një kërcënim për perspektivën tonë jo vetëm integruese këtë sipërmarrje të madhe kriminale, është e nevojshme që ta shikojmë këtë histori më gjerë sesa plazhi i Divjakës, atje ku ajo buron.

Ai avion erdhi aty të marrë drogën e mbjellë në Lazarat, Krujë, Tropojë a Shkodër. Por unë do t'i referohem Lazaratit si personifikim i këtij biznesi, si një "Republikë" kriminale e krijuar dhe rritur dhunshëm vit pas viti, pa ndonjë shqetësim serioz nga asnjë qeveri. Shkurt, nëse do t'i referohemi fjalorit të opozitës, se qeveria e Ramës po shet drogë, duhet të pranojmë se ajo po shet drogën që mbolli dhe korri qeveria e Berishës. Të korrat e mbara të këtij viti janë falë punës së qeverisë së mëparshme. Për këtë arsye askush nuk ka të drejtë të fitojë kapital politik me kanabisin, pasi që nga kryetari i komunës deri tek kryeministri, për 20 vjet me radhë janë përgjegjës për këtë histori.

Në kësi rastesh thuhet "˜duhet të presim fundin e hetimeve', por në këtë rast nuk na duhet fare fundi i hetimit, kur kemi fillimin që po ulëret mu para syve të gjithë botës. Ajo që duhet tashmë dhe me urgjencë bile, është që kjo histori të marrë fund. Dhe fund nuk i jepet duke ruajtur plazhet, as duke vendosur pengesa betoni nëpër aerodromet e ushtrisë që të mos ulen avionët e trafikantëve. Kësaj situate i jepet fund duke bllokuar së pari kultivimin e kanabisit dhe Lazarati është prova më e madhe e një krimi masiv dhe të pandëshkueshëm deri tani.

Qeveritë me radhë, përzier me interesa politike të ndyra, toleruan kultivimin e drogës në Lazarat. Mosndërhyrja e policisë krijoi mitin e fshatit rebel, fshatit të pathyeshëm, i cili për të mbrojtur drogën kishte krijuar "ushtrinë" e tij dhe ishte gati të bënte luftë për të mos hequr dorë nga ky biznes. Lazarati u mitizua në atë masë sa mediat konsideronin lajm edhe kur një polic futej në fshat. Forcimi i ligjeve, si ai për ndëshkimin e kryetarëve të komunave dhe kryepleqve në fshatrat ku kultivohej drogë, prodhoi skena qesharake si ajo e arrestimit të një kryeplaku pse bashkëfshatari i tij kishte mbjellë 20 rrënjë kanabis, ndërsa kryetari i komunës së Lazaratit zhvillonte seminare edukative me kultivuesit dhe trafikantët, duke u dhënë këshilla që tashmë paratë e drogës t'i investojnë në punë të pastra.

Policia filloi të punojë si një OJF, duke organizuar takime me fëmijët e Lazaratit, të cilët u këshilluan t'u thonë prindërve të mos mbjellin më drogë. Më pas u organizuan disa takime me banorët, pra me burrat e fshatit, ata që mbjellin, korrin, paketojnë dhe shesin drogë. Madje në kuadër të socializimit të banorëve, në ditën e uljes së avionit në Divjakë, policia zhvilloi edhe një ndeshje futbolli me të rinjtë e këtij fshati. Pa dyshim që kjo është një mënyrë për të ndërgjegjësuar banorët e një komuniteti të caktuar. Por kultivimi i drogës në Lazarat nuk është një çështje sociale, ajo është një çështje e madhe kriminale. Për pasojë ajo nuk zgjidhet duke e shndërruar Lazaratin në shkollë riedukimi, pasi këto metoda përdoren për ata që gabojnë një herë dhe me punë edukuese futen në rrugë të mbarë. Lazarati kultivon drogë prej dy dekadash dhe aty janë rritur njerëz me kulturën e bërjes së parave jo përmes punës së ndershme, por përmes mbjelljes së drogës. Janë rritur njerëz që mendojnë se kanë të drejtë ta bëjnë atë punë sepse nuk kanë punë tjetër.

Ndërsa policia nuk ndërhynte, vit pas viti Lazarati e zgjeroi hartën e mbjelljeve duke shndërruar në plantacione droge edhe kullotat e bagëtive. Ndërsa policia bllokonte autobotet e ujit, turistët e huaj guximtarë futeshin dhe filmonin tokat e mbjella me kanabis, ndërsa tani është google që të tregon më së miri agro-zhvillimin e këtij fshati. Ndërsa policia nuk ndërhynte, fenomeni, apo përvoja e suksesshme e Lazaratit, u përhap edhe në fshatrat e Vlorës, edhe në fshatrat e Shkodrës e Malësisë së Madhe, edhe në fshatrat e Krujës, Tropojës dhe krahinave të tjera. Ndërsa policia nuk ndërhynte në Lazarat, për ta mposhtur atë si simbolin e mbjelljes së drogës, vendosi të bllokojë gomonet, me moratoriumin e famshëm detar, për të mos lejuar transportin e saj.

Sot policia dhe qeveria shqiptare shet me krenari suksesi sasinë e drogës të kapur në kufi me Greqinë, duke u transportuar me mushka, kuaj, makina, kamionë e furgonë. Ajo krenohet me gomonet e kapura në grykëderdhjet e lumenjve dhe gjiret e bregdetit, edhe pse qindra tonelata sërish kanë çarë rrethimin dhe kanë mbërritur në brigjet italiane. Jo, suksesi i policisë nuk duhet të jetë më kapja e drogës, por ndalimi i kultivimit, dhe për këtë arsye i duhet dhënë fund shtetit të Lazaratit si simbol i krimit dhe mosbindjes ndaj ligjit.

Për këtë arsye, qeveria duhet të vendosë më në fund ta shkatërrojë Lazaratin, jo të shembë shtëpitë, por të çojë shtetin atje, duke mos u ndalur edhe përballë kërcënimit për reagim "ushtarak" të banorëve. Ne paguajmë taksa për të mbajtur policisë që të na sigurojë jetën, pronën dhe qetësinë publike. Por më shumë se për këto, policia po angazhohet ferrave, pyjeve, luginave të përrenjve e lumenjve, bregdeteve, për të shkulur apo kapur drogën e Lazaratit dhe gjithë lazarateve të tjerë. Qeveria duhet të vendosë të përdorë forcën në Lazarat, duke angazhuar policinë dhe ushtrinë. Pa dyshim që atje do të përballet me reagime të armatosura, siç ka ndodhur edhe më parë në tentativa të dështuara. Kjo është e pritshme derisa Lazarati është lënë të rritet si një koloni droge. Por që kjo koloni të mos shndërrohet në një Republikë reale, qeveria duhet të ndërhyjë sot, duke marrë parasysh edhe kostot njerëzore. Shkatërrimi i kolonisë së Lazaratit do të jetë fillimi i fundit të të gjitha kolonive të tjera.

Në fund të fundit, vendosmëria për të shkatërruar "Republikën" e Lazaratit është edhe prova se sa seriozisht e ka një qeveri luftën kundër trafikut të drogës.
MENTOR KIKIA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FAQE NGA HISTORIA E MARRËDHËNIEVE AMERIKANO-SHQIPTARE        MESAZH DREJTUAR POPULLIT SHQIPTAR - 13 MAJ 1951Nga FRANK SHKRELI (05.12.2014)
RUSIA BËRI 11 SHTATORIN E MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARENga SHABAN MURATI (05.12.2014)
TAKIM ME ZONJËN JOHANNA NEUMANN E CILA I TREGON BOTËS SE MORALIN E EUROPËS E SHPËTUAN SHQIPTARËTNga ELIDA BUÇPAPAJ (05.11.2014)
FORCA, ZOTËRI PRESIDENT - BËJA FORANga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (05.10.2014)
Mendime rreth një debatiKUSH JANË FITIMTARËT?Nga RESHAT KRIPA (05.09.2014)
FTESA NDAJ QYTETARËVE TË KOSOVËS DHE LUGINËS SË PRESHEVËS - NJË LËVIZJE TJETËR MË SE BOSHE E TIRANËSNga SKËNDER BUÇPAPAJ (05.08.2014)
SHQIPËRIA, ATËHERË DHE SOTNga FRANK SHKRELI (05.08.2014)
ZËRAT QË GJËMOJNË NË SHKRETËTIRËNga RESHAT KRIPA (05.06.2014)
PAPULIAS DHE SHQIPTARËTNga FRANK SHKRELI (05.05.2014)
RILINDJA - MATJA E RRITJES CILËSORE NË SHOQËRI...!Nga PËRPARIM KABO (05.05.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]