VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Me rastin e një përvjetoriNJË PËRKUJTIM PËR NJË MARTIRNga RESHAT KRIPA

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 01:56pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Me rastin e një përvjetori
NJË PËRKUJTIM PËR NJË MARTIR
Nga RESHAT KRIPA

E Enjte, 05.22.2014, 07:41am (GMT+1)


    Sapo dola nga salla e shfaqjeve të kinema Milenium. Shfaqesh filmi dokumentar "Djaloshi me kitarë" realizim i  Pantheon Studio Traboini me mbështetjen e ish Ministrisë së Kulturës dhe Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve të Shqipërisë, me regjizor Kolec Traboinin dhe skenarist Ilir Çumanin. Filmi i dedikohej njërit nga figurat e shumta të rezistencës antikomuniste të vendit tone, figurës së të paharruarit Skënder Daja, pushkatuar pas revoltës së madhe të zhvilluar në kampin famëkeq të Spaçit më 21 maj të vitit 1973. Një realizim i përkryer.

    Kush ishte Skënder Daja? Një i ri jetim,  që nuk njihte as babe, as nënë. Një i ri i rritur nëpër shtëpitë e ndryshne të fëmijës. Një i ri që babanë e vetë ia kishin pushkatuar me arsyen absurde se kishte propaganduar për shkëputje nga "vëllezërit" e Bashkimi të madh Sovjetik, me të cilin disa vjet më vonë do të bëheshim armiq të papajtueshëm.

    Shoh filmin dhe para syve më del fëminija ime. Sytë më mbushen me lot.  Shoh një ngjashmëri midis fëmijërisë time dhe asaj të Skënder Dajës. Edhe unë u ngrita kundër atij regjimi në të njëjtën moshë. Shpërndaja trakte nëpër rrugët e qytetit. Kurse ai këndonte këngët e Adriano Çelentanos me kitarën e dërguar nga Vaçe Zela. Këto këngë ishin një simbol i thirrjes për një Shqipëri të lirë, për një Shqipëri demokratike. Ishte vetëm 20 vjeç kur e arrestuan. E akuzuan për tentativë për arratisje. Kjo ndodhi për një bisedë fëminore për arratisje, nisur kur nuk ishte më shumë se 13 vjeç. Gjyqtari i tij ishte Fehmi Avdiu, për ironi të fatit,  ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese pas përmbysjes së sistemit totalitar. A keni dëgjuar ndonjëherë të dënohet dikush për një mendim që paska pasur në një moshë të tillë? Këtë e bëri fakt të kryer Prokurori i Përgjithshëm, Dhori Panariti, më 22 dhjetor 1970, kur lëshonte urdhërin e arrestimit të tij, së bashku me të dy shokët Dashnor Kazazi dhe Sami Paja. Vini veshin kush ishin këta "armiqtë e tërbuar të sistemit socialist", tre të rinj 20 vjeçarë që këndonin këngë që nuk lejoheshin nga regjimi obskurantist. Megjithatë gjykata i dënoi, Skënder Dajën me 10 vjet burg, Sami Pajën me 9 dhe Dashnor Kazazin me 7 vjet. Kjo ishte demokracia e sistemit socialist aq shumë e propaganduar nga sistemi.

    Filmi vazhdon me pamjet e tij. Siç tha regjizori i tij, Kolec Traboini,  nuk është një film i bazuar në dokumenta historike, por një film artistik. Por une, duke  parë atë, shihja të vërtetën historike të atyre viteteve të tmerrshme që kaloi ky popull, shihja egërsinë e paimagjinuar të autoriteteve shtetërore karshi atyre që guxonin të ngrinin zërin për liri dhe demokraci. Një nga këta ishte edhe Skënder Daja që me këngët e tij donte t'i tregonte këtij populli se  kishte ende njerëz të shquar që kërkonin të shpreheshin për liri, për demokraci, për flamurin kuq e zi, gjëra që, në atë kohë, ishin ende të parealizueshme.

    21 maj 1973. Kampi i punës së detyruar të Spaçit. Një revoltë e paparë ndonjëherë në historinë e të burgosurve politikë të Shqipërisë kishte ndodhur.  Në krye të saj qëndronin disa figura të shquara si Skënder Daja, Dervish Bejko, Hajri Pashaj dhe Pal Zefi. Tre ditë në kampin e Spaçit valoi flamuri pa yllin e kuq të komunizmit. Tre ditë në kamp u ndje aroma e lirisë. Por drejtuesit e paskrupull të shtetit shqiptar nuk mund të pajtoheshin me një veprim të tillë. U derguan forca të shumta ushtarake të sigurimit të shtetit, a thua se kishte plasur një lufte e tretë botërore. Në krye të tyre një figurë e urryer e diktaturës, Feçor Shehu, që disa vite më vonë do të binte viktimë e vetë regjimit që e ngriti. Uria dhe presioni i paparë i qindra sigurimsave të dërguar me këtë rast, e shtypën revoltën. Pasojat tashmë dihen. Katër të pushkatuar. Dhjetra të ridënuar me dënime të ndryshme.

    Bashkim Fishta, ish i dënuar politik në Spaç, tregon:

    "Zëvendësministri i brendshëm, Feçor Shehu, i tha Skënder Dajës:
-    Ti do të dënohesh, sepse je biri i  një   krimineli,   që   deshte   të   fuste   në   luftë   popullin shqiptar me popullin "vëlla sovjetik". Rri i qetë se edhe ti do ta shohësh shumë shpejt tët atë".


    Ndërsa Bujar Tabaku, një ish ushtar i ndodhur në Spaç në atë kohë, tregon:
   
Njëri nga të dënuarit kërkoi ta kthenin me fytyrë nga dielli se prangat ishin shtrënguar aq shumë sa duart dhe këmbët kishin marrë ngjyrë vjollcë.
-    Hë  more  ti,  a   do   të   këndosh   më   këngë   italiane?    i  tha    ushtaraku   Dino   Zeqo, Skënderit.
    Përgjigja ishte:
-    M'u largo more pis!

Ndërsa Dino Zeqo e  shkelte  nga  gjunjët, Skënderi  shtrëngonte  dhëmbët,  të  cilët  i  kërcisnin nga dhimbja.

    Kuptimplotë është edhe dialogu i zhvilluar ndërmjet Skënder Dajës dhe operativit të sigurimit Fejzi Aloçi:

-    Kush janë organizatorët e revoltës?
-    Nuk e di
-    Kush e ka hedhur parullën "Ja vdekje ja liri"?
-    Nuk e di.
-    Kush e përgatit flamurin pa yll dhe kush e ngriti?
-    Nuk e di.
-    Cili nga të burgosurit ka hedhur parullën "Ne jemi për Europën e lirë?"
-    Nuk e di.

Një qëndrim stoik i një njeriu stoik. Ky ishte Skënder Daja.

    Më 21 maj 1973 ndodhi revolta e Spaçit. Më 24 maj "Shkaktarët' u dënuan nga gjykata. Po në këtë datë, Gjykata e Lartë, me në krye Aranit Çelën, dha vendimin për ekzekutimin e tyre, ekzekutim që u krye po atë mbrëmje te ura e fanit në Mirditë. Gjykojeni vetë shpejtësinë e rrufeshme me të cilën u zhvillua ky gjyq në atë periudhë mizore. Më prapa trupat u hodhën në një kamion dhe u nisën drejt Tiranës, pa ditur kurrë se ku do të përfundonin. Familjarët kanë vite që kërkojnë të dinë se ku prehen të afërmit tyre. Por daullja bie në vesh të shurdhër Askush nuk përgjigjet. Më kotë miku im, Agim Bejko, kërkon vendin e varrit të vëllajt të tij, Dervish Bejko, pushkatuar me martirët e Spaçit. Ka gërmuar në disa vende. Ka pyetur disa persona. Por gjithshka ka rezultuar me zero. Shtypi shqiptar bënë një zhurmë të madhe, dhe me të drejtë, për të zhdukurit në Kosovën martire. Po për të zhdukurit nga komunizmi në Shqipëri kush do të kujtohet? Unë mendoj se kjo i takon,kryesisht, shtetit shqiptar që. për fat të keq, deri tani as që eshte kujtuar.

    Le të kthehemi edhe nje herë te shfaqja e filmit. Ishin ftuar për të marrë pjesë përfaqësues nga e djathta dhe e majta, por asnjëra palë nuk denjoi. Madje të dyja palët bëjnë zhurmë të madhe për përkrahjen e kësaj shtrese. Zotërinj! Ne nuk jemi kukulla me të cilat ju mund të luani. Ne jemi fitimtarët e këtij ndryshimi të madh, pasi ishim ne të parët që sakrifikuam veten për këtë sistem që gëzojmë sot kur ju ende duartrokisnin për sistemin totalitar. Këtë mos e harroni! Këtë thirrje ua drejtoj më tepër atyre përfaqësuesve të të dy krahëve që i përkasin shtresës tonë. Mos e harroni prejardhjen tuaj.  

RESHAT KRIPA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PUTINI APO 'DEMOKRATI' I DHUNËSNga Prof. dr. ESHREF YMERI (05.21.2014)
DREJTËSI PËR GRATË E DHUNUARA GJATË LUFTËS NË KOSOVËNga FRANK SHKRELI    (05.21.2014)
"SHQIPTARËT I SHPËTUAN MORALIN EVROPËS"      Johanna NeumannNga Prof. dr. ESHREF YMERI (05.20.2014)
REVOLUCIONI ME VOTË - KOHA E KOSOVËSNga SKËNDER BUÇPAPAJ (05.19.2014)
SHËNIME MBI LUFTËN CIVILE NË SHQIPËRI, 1943-1944Hyrje në rishkrimin e historisë së  Luftës së Dytë Botërore në shtetin shqiptarNga ROMEO GURAKUQI (05.19.2014)
VOTA NË ZGJEDHJET E ARDHSHME NË KOSOVËNga ALBINOT MALOKU (05.19.2014)
ARSIMI QË NE (S) DUAMNga AFRIM KRASNIQI (05.18.2014)
NJË OPOZITË E SHPARTALLUAR KUNDËR NJË QEVERIE ENDE TË PAKONTURUARNga SKËNDER BUÇPAPAJ (05.16.2014)
TEQEJA BEKTASHIANE NË AMERIKË - NDERI I KOMBIT- FESTON  60-VJETORIN E THEMELIMITNga FRANK SHKRELI (05.15.2014)
DONIKA GËRVALLËN E THËRRET KOSOVA ME U RRESHTUE PRANË LDK-SËNga ELIDA BUÇPAPAJ (05.14.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]