E Enjte, 03.28.2024, 06:31pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
PO AFROHET QERSHORI.....
Nga FRANK SHKRELI

E Premte, 05.23.2014, 05:20am (GMT+1)

                             
 ....Kur Bashkimi Europian (BE) do të marrë vendimin për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. Thuhet se rruga është e qartë. Thuhet gjithashtu se Shqipëria gjatë viteve të fundit ka bërë përparim dhe ka ndërmarrë reforma që janë kusht i anëtarsimit në BE. Udhëheqsit shqiptarë, të pozitës dhe opozitës, deklarojnë në intervista dhe deklarata të ndryshme se janë në favor të antarësimit të Shqipërisë në BE, dhe nga çdo takim me udhëheqës të ndryshëm europianë, dalin duke thënë me entuziazëm se morën mbështetjen e tyre për antarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. 

Ndërsa udhëheqsit europianë gjithnjë këmbëngulin se po ata absolutisht janë në favor të antarësimit të Shiqpërisë në BE, por shtojnë se topi është në fushën e klasës politike shqiptare dhe se vetëm ajo mund të zgjidhë problemet dhe sfidat dhe të ndërmarrë reformat e identifikuara nga BE.  Ndër kryesoret, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformat e gjyqësorit dhe në  ato në administratë, si dhe çështja e pronës por edhe e të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtat të ish-të-përndjekurve politikë në përputhje me vendet e tjera ish-komuniste, tani anëtare të BE-së.  Por mbi të gjitha, sipas Bashkimit Europian, pengesa kryesore vazhdon të jetë mungesa e një dialogu të qytetëruar midis pozitës dhe opozitës, gjë që vihet re në çdo diskutim midis dy palëve sidomos kjo mungesë dialogu të qytetëruar është venë re dhe  është dëshmuar në të gjitha seancat e Kuvendit shqiptar të periudhës post komuniste. Gjatë viteve,  Bashkimi Europian nepërmjet përfaqsuesve të tij i ka bërë thirrje klasës politike shqiptare që të heqë dorë nga atmosfera "aktuale politike konfrontuese" dhe që si qeveria ashtu edhe opozita të sigurojnë që "procesi (i integrimit europian) të mos dalë nga udha". 

Tani, përballë gjithë kësaj historie lindë pyetja se a është me të vërtetë kjo klasë politike serioze dhe e interesuar për antarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?   E duan të gjithë statusin e vendit kandidat në Qershor, apo vetëm kanë "fjalët e mira e gurët në strajcë", duke mos qenë të sinqertë me të huajtë, por mbi të gjitha, duke mos qenë të sinqertë as me popullin e vet?

A ekziston dëshira dhe vullneti i tyre për të parë vendin e vet në një rrugë të mbarë pjekurie politike dhe zhvillimi ekonomik modern, bazuar në drejtësi shoqërore?  A kanë politikanët shqiptarë ndjesi të mjaftueshme atdhedashurie që këtë dëshirë dhe ëndërrën shekullore të Kombit shqiptar që Ai më në fund të zëjë vendin që i takon në radhët e kombeve europiane ta këthej në një vrull të vendosur veprimtarie dhe bashkpunimi politik, për realizimin e kësaj ëndërre?

Në qoftë se antarësimi i Shqipërisë në këtë periudhë të historisë së kombit, është një prioritet kombëtar, ashtu siç kanë deklaruar shpesh të gjitha palët politike në Shqipëri, dhe nëqoftse sa për sy e faqe, ekziston një konsensus kombëtar për arritjen e këtij objektivi madhor, a ekziston me të vërtetë baza morale shoqërore dhe vullneti politik, mbi interesat personale politike dhe partiake, për të kurorëzuar  më në fund këtë vepër të interesit kombëtar dhe si e tillë vepër atdhedashurie?

Sot flitet shumë se cilët janë heronjtë e vërtetë të kombit shqiptar të cilët duhet të adhurohen, e cilët janë heronjtë e rrejshëm të kombit të këtyre 100-viteve kaluara. Cilëve duhet tu ndërtohet përmendore e cilëve duhet tu prishet përmendorja. Ky çast historik ka nevojë për heronjë të vërtetë. Jo heronjë të luftës e të pushkës.  Sepse nuk nevojitet që të bëhesh hero në luftë, sepse sot fatbardhsisht kombi nuk përballet me luftë.  Por ama ka nevojë për guxim, atdhedashuri dhe trimëri të njëjtë si në luftë. Por ky mund të jetë momenti i juaj historik i të gjithë klasës politike i vlerësimit të punës të të gjitha palëve, sipas BE, nëse me të vërtetë e dëshironi antarësimin në BE si një objektiv i interesit kombëtar. Po të dëshironi të bëheni heronjë modernë të kombit shqiptar, duhet që në këtë çast të historisë të leni mënjanë grindjet politike dhe të përjetësoni veten në historinë e sotëme dhe të ardhëshme të Shqipërisë dhe të kombit shqiptar.  Ndërtoni vetes një përmendore! Kryeni këtë vepër madhore.  Bëni lavdi vetes, Shqipërisë dhe rilindasve të vërtetë të Kombit.  Bënje kombin shqiptar pjesë të Europës dhe mos e lini atë mbi kapërcyell, midis influencave sllavo-ruse e turko-greke, të destinuar si peshk moçalesh në ujrat e turbullëta politike të Ballkanit. Mos e lejoni këtë! Është në duartë tuaja.

Kombi shqiptar, si asnjëherë në historinë e vet, ndodhet sot në prag të një shpërthimi pozitiv të shqiptarizmit, të një vetëdijeje dhe të mundësive të vërteta për të shpërthyer si asnjëherë më parë dhe për të kapërcyer shekujt dhe dekadat e errëta të ideologjive të huaja që donin t'ia shtryllnin jetën dhe t'ia merrnin frymën historisë dhe trashëgimeve të arbërit dhe ta zhduknin kombin shqiptar nga faqja e dheut.   Doni e s'doni -- me vullnet ose pas vullnet -- ju klasa politike e sotëme, aty në atë karrigë u ka venë zgjedhësi shqiptar dhe historia -- prandaj ju jeni protagonistët e historisë kombëtare sot, ju jeni ata që e kini në dorën tuaj t'i hapni kombit shtigje dhe fate të reja.  
25 vjet pas rënjes ssë komunizmit, duhet të ketë perënduar koha e grindjeve politike dhe e interesave të cekëta politike e partiake. Ka ardhur koha e veprimit dhe e bashkpunimit për të bërë të mundur dhënjen e statusit të vendit kandidat, të antarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Mos lejoni që të perëndojë dielli shqiptar në lindje. Kaloni kapërcellin dhe zhdukni kufijtë dhe muret që gjithmonë e kanë ndarë kombin shqiptar nga Europa dhe nga Perëndimi.   

Siç u tha më lart, Bashkimi Europian vazhdimisht, si kusht thelbësor ka bërë thirrje për zhdukjen e "Klimës aktuale politike konfrontuese, e cila minon arritjet e deritanishme të Shqipërisë."  Edhe njëherë, "Ju, qeveria dhe opozita bashkë, duhet që sipas BE-së "të siguroni që procesi të mos dalë nga udha."   Ky ka qenë dhe vazhdon të jetë edhe qëndrimi dhe mesazhi i zyrtarëve të Shteteve të Bashkaura në deklaratat e tyre dhe në takimet që ata kanë zhvilluar dhe zhvillojnë me zyrtarët më të lartë të shqiptarë.  Njëherazi kjo është edhe dëshira e madhe e shqiptarëve kudo në diasporë të përhapur në të gjitha kontinentet, por sidomos  është dëshirë e madhe e komunitetit shqiptaro-amerikan. Ata duan ta shohin Shqipërinë, Kosovën dhe kombin shqiptar që të zhvillohet në nivelet më të larta të qytetërimit dhe të zhvillimit ekonomik këmbë për këmbë me kombte e tjera në Europë.  Dëshirojnë ta shohin kombin shqiptar -- për të cilin zemëra nuk u pushon kurrë së rrahuri   sa më shpejt të integruar në organizmat euro-atlantike.  Shpresojmë që të mos jetë vonë.  Shpresojmë që Qershori të sjellë lajme të mira për Shqipërinë dhe për kombin shqiptar.

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Me rastin e një përvjetoriNJË PËRKUJTIM PËR NJË MARTIRNga RESHAT KRIPA (05.22.2014)
PUTINI APO 'DEMOKRATI' I DHUNËSNga Prof. dr. ESHREF YMERI (05.21.2014)
DREJTËSI PËR GRATË E DHUNUARA GJATË LUFTËS NË KOSOVËNga FRANK SHKRELI    (05.21.2014)
"SHQIPTARËT I SHPËTUAN MORALIN EVROPËS"      Johanna NeumannNga Prof. dr. ESHREF YMERI (05.20.2014)
REVOLUCIONI ME VOTË - KOHA E KOSOVËSNga SKËNDER BUÇPAPAJ (05.19.2014)
SHËNIME MBI LUFTËN CIVILE NË SHQIPËRI, 1943-1944Hyrje në rishkrimin e historisë së  Luftës së Dytë Botërore në shtetin shqiptarNga ROMEO GURAKUQI (05.19.2014)
VOTA NË ZGJEDHJET E ARDHSHME NË KOSOVËNga ALBINOT MALOKU (05.19.2014)
ARSIMI QË NE (S) DUAMNga AFRIM KRASNIQI (05.18.2014)
NJË OPOZITË E SHPARTALLUAR KUNDËR NJË QEVERIE ENDE TË PAKONTURUARNga SKËNDER BUÇPAPAJ (05.16.2014)
TEQEJA BEKTASHIANE NË AMERIKË - NDERI I KOMBIT- FESTON  60-VJETORIN E THEMELIMITNga FRANK SHKRELI (05.15.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]