VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - AVIONI NA KA RËNË PARA SHTËPISË, JO NË DIVJAKËNga MENTOR KIKIA

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 11:20pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
AVIONI NA KA RËNË PARA SHTËPISË, JO NË DIVJAKË
Nga MENTOR KIKIA

E Premte, 05.23.2014, 05:49pm (GMT+1)



Prej disa javësh, çështja e trafikut ndërkombëtar, e theksojmë e trafikut ndërkombëtar, të lëndëve narkotike është bërë kryefjala e politikës, duke risjellë agresivitetin e marrëdhënieve mes mazhorancës dhe opozitës si në kohën e kërkesës "hap kutitë, ose ik". Madje edhe metodat e përdorura janë të njëjta; tenda me grevistë urie dhe protesta në rrugë. Në këtë kontekst, duket sikur problemi më i madh i kësaj historie të madhe kriminale është vetëm trafiku ndërkombëtar, pra transporti i drogës nga toka, deti dhe ajri. Konkretisht, në rastin e avionit të Divjakës, alarmi u dha se në plazh u ul një avion për të marrë ngarkesa kanabisi për t'i dërguar në Itali. Shqetësimi ishte se ne po e transportokemi tani edhe me avionë, ndërsa në rrugë detare tonelata të tëra kalonin me anije, gomone e tragete.

Por pak ose aspak u përmend fakti se si mbërriti lënda narkotike ngarkuar në fuoristrada apo kamionçina, nga vendi i prodhimit, që ishte Kruja, deri në bregdetin e Divjakës. Pra ne dukemi të alarmuar për transportin e saj jashtë vendit dhe nuk shqetësohemi shumë për atë që ndodh brenda vendit. Nëse do të shpreheshim ndryshe, do të thoshim se na ka alarmuar tregtia me jashtë e këtij produkti dhe jo tregtia e brendshme.

Nëse do të shikojmë problemet e mëdha sociale që shkakton përdorimi i drogës, për të cilin askush nuk kujtohet të bërtasë e ulërasë, do të konstatojmë se problemin më të madh ne nuk e kemi tek avioni i Divjakës, gomonet e Vlorës dhe mushkat e Gjirokastrës, por tek përdorimi i drogave brenda vendit.

Kanabisi sot është duhani i dytë dhe përdoret legalisht, nga baret dhe pub-et e ish-Bllokut në Tiranë, deri në mejhanet dhe kafenetë demode të fshatrave. Nëse dikur ishim të shqetësuar që fëmijët tanë të mos përdornin cigaren, sot po shqetësohemi që ajo cigarja të mos jetë kanabis. Në çdo shkollë të mesme, si në qytete, ashtu edhe në fshatra, ka konsiderueshëm nxënës përdorues të kanabisit. Mësuesit e gjimnazeve duket se po dorëzohen së bëri presion dhe po kërkojnë bashkëpunimin e prindërve (shpesh nuk e marrin fare) për t'i bërë ballë fenomenit që është në ekspansion agresiv për t'u përhapur. Dhe nuk filloi as sot, as dje, por nga viti në vit po përhapet si epidemi e tmerrshme.

Për këtë arsye ai avioni, para se të binte në Divjakë na ka rënë mu në mes të Tiranës dhe mu në mes të çdo qyteti tjetër të vendit tonë. Na ka ranë para shkollave të fëmijëve tanë dhe para shtëpive tona. Dhe për këtë ne nuk po alarmohemi fare, madje duket sikur e konsiderojmë tashmë të zakonshme, pasi derisa jemi ne prodhuesit, përdorimin e kemi të lejuar, në mos të detyruar për ta bërë. Ne po ecim me parimin që, mos ta marrin vesh Europa dhe bota se ne mbjellim kanabis dhe na etiketojnë si Kolumbia e Europës, pa këtu brenda të bëhet nami.

Përdorimi i lëndëve narkotike nga të rinjtë dhe veçanërisht nga të miturit e adoleshentët (edhe në shkollat 9-vjeçare ka konsiderueshëm përdorues) është një problem edhe më i madh, jo vetëm se avioni i Divjakës, por edhe se të gjithë avionët e Rinasit po ta bënin këtë punë. Këta përdorues, janë të destinuar të kalojnë shumë shpejt nga kanabisi tek drogat e forta dhe t'i bashkohen ushtrisë së të droguarve, atyre që janë të varur nga droga dhe që janë ferri i familjeve dhe shkatërrimi i shoqërisë.

Kontigjenti i përdoruesve të rinj është kontigjenti që prodhon edhe shkallën më të madhe të krimit ndër të mitur. Janë ata që vjedhin paratë e prindërve për të siguruar drogën, më pas vjedhin dyqanet e lagjes, grabisin varëset e grave në qafë dhe çdo gjë tjetër që të mundin. Kjo është plaga e madhe sociale që po prodhon përdorimi i narkotikëve në vend, një plagë që po degradon dhe shkatërron një brez, që, në vend që të përgatitet për të qenë e nesërmja e shoqërisë, po përgatitet të jetë problemi më i madh i shoqërisë.

Kjo është arsyeja që protesta e opozitës kundër drogës të mos drejtohet tek avioni, por së pari tek realiteti tragjik i brendshëm dhe plaga sociale që ajo shkakton. Dhe këtu protesta nuk duhej të ishte vetëm e opozitës pastaj, por e gjithë shoqërisë.

Opozita po tenton ta bëjë kauzë politike trafikun me simbol avionin, por kauza më e madhe është pikërisht këtu brenda. Ndaj ne duhet ta japim alarmin për shkatërrimin e shoqërisë dhe të protestojmë së pari për këtë. Për këtë arsye lufta kundër drogës nuk duhet bërë në Divjakë e në kufi, por atje ku mbillet dhe korret, në mënyrë që ajo të mos shkojë në Itali, por së pari, ajo të mos shkojë në shkollat e fëmijëve tanë, në kafenetë tona dhe në mjediset tona, ku më së shumti kutërbon era e hashashit.
MENTOR KIKIA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VOTA SHQIPTARE DHE EVROPANga AFRIM KRASNIQI (05.23.2014)
PO AFROHET QERSHORI.....Nga FRANK SHKRELI (05.23.2014)
Me rastin e një përvjetoriNJË PËRKUJTIM PËR NJË MARTIRNga RESHAT KRIPA (05.22.2014)
PUTINI APO 'DEMOKRATI' I DHUNËSNga Prof. dr. ESHREF YMERI (05.21.2014)
DREJTËSI PËR GRATË E DHUNUARA GJATË LUFTËS NË KOSOVËNga FRANK SHKRELI    (05.21.2014)
"SHQIPTARËT I SHPËTUAN MORALIN EVROPËS"      Johanna NeumannNga Prof. dr. ESHREF YMERI (05.20.2014)
REVOLUCIONI ME VOTË - KOHA E KOSOVËSNga SKËNDER BUÇPAPAJ (05.19.2014)
SHËNIME MBI LUFTËN CIVILE NË SHQIPËRI, 1943-1944Hyrje në rishkrimin e historisë së  Luftës së Dytë Botërore në shtetin shqiptarNga ROMEO GURAKUQI (05.19.2014)
VOTA NË ZGJEDHJET E ARDHSHME NË KOSOVËNga ALBINOT MALOKU (05.19.2014)
ARSIMI QË NE (S) DUAMNga AFRIM KRASNIQI (05.18.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]