VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

QEVERIA E RE KRIJON TË PAKËNAQUR, POR ATA NUK JANË ME PD-në
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 05.26.2014, 08:57am (GMT1)


Një episod tjetër i shfaqjes që kishim parë më herët tek Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ishte ai që pamë tek Kryeministria e këtij vendi. Ndryshonte sheshi i xhirimit, ndryshonin skenat masive, itineraret, rekuizitat, por ishte e njëjta regji, e njëjta dorë, e njëjta mendje, e njëjta frymë improvizimi.

Më shumë se gjithçka tjetër, shfaqja që dha Partia Demokratike, ngjante me një rivalitet interesash të ngushta grupore. Mungonin vetëm parullat "Ne kemi menduar për ju, mendoni edhe ju për ne!" ose "Mendoni ju për ne, së paku aq sa kemi menduar ne për ju!"

Do të kishte qenë e pritshme dhe e natyrshme që, krahas Partisë Demokratike, në kontekstin e njërës prej tematikave kryesore të shpallura në parullat e shkruara, të shqiptuara apo në fjalimet e mbajtura, të kishim zërin e atyre segmenteve të shoqërisë, të organizuar në nivele të shoqërisë qytetare ndaj plagës që përbën në atë vend përdorimi, gjithnjë e më masiv, gjithnjë e më i përshkallëzuar i drogës. Ne kemi pasur rastin të shohim sidomos në Itali, por edhe në vende të tjera manifestime qytetare të shtresave të shqetësuara nga dukuri të tilla dhe të thërrasin për kufizimin dhe çrrënjosjen e tyre. Këtyre manifestimeve ua kanë dhënë tonin pikërisht shtresat me ndjeshmëri më të madhe. Ndërsa faktorët e tjerë, sidomos ata politikë, janë shfaqur përkrah tyre në shenjë solidariteti, në shenjë vendosmërie për t'i pasur në qendër të programeve të tyre këto shqetësime.

Manifestimi nga Sheshi Skënderbej tek Kryeministria nuk e përmbante as nuk e përfaqësonte shqetësimin për dukurinë në rritje të përfshirjes në kultivimin, shpërndarjen, tregtimin dhe përdorimin e drogave në Shqipëri. Sepse nuk ishte një manifestim në emër të këtij qëllimi. Ai vetëm mëtonte se shpaloste dhe shpallte shqetësimin për imazhin e prishur të Shqipërisë në 8-9 muajt e qeverisjes pasardhëse. Me shumë të drejtë dhe me një vëmendje të mprehtë, kësaj të vërtete i është mëshuar fort në komentet që i bënte dje kolegu Mentor Kikia në Tiranë këtij manifestimi.

Shfaqja e radhës ishte në formën e një pikëpjekjeje tjetër me individë të përjashtuar nga puna prej qeverisë së re - të gjithë nëpunës të privilegjuar nga qeveria e mëparshme. Tashmë këta janë në cilësinë e pjesëmarrësve në grevën e urisë. Me gjithë përpjekjet e orkestruesve për t'i paraqitur ata si përfaqësues të një kategorie të caktuar, ata janë shumë-shumë të vetëshpallur si të tillë. Nuk mund të jenë përfaqësues të një kategorie, nëse nuk ua ka dhënë ajo këtë cilësi. Dhe këtë nuk ua jep dot masa e manifestuesve e ardhur këtu në emër të kundërshtimit të trafikimit të drogave me avionë.

Në gjithë botën e qytetëruar ekzistojnë sindikata të punëmarrësve të shërbimit publik, këto të organizuara në federata të mëdha. Sindikatat përkatëse dhe federatat ua mbrojnë interesat punëmarrësve publikë përballë punëdhënësit që, në këtë rast është qeveria e radhës, në fund të fundit, është shteti. Dhe ua mbron më së miri, kryesisht me mjete të pabujshme e të pazhurmshme. Pra, kryesisht, pa pasur nevojë për manifestime.

Mjerisht, në Shqipëri nuk ka sindikata të tilla. As qeverisë së shkuar, as qeverive të tjera të tranzicionit nuk iu ka interesuar mundësimi i tyre, iu ka interesuar pamundësimi i tyre. Ka të ngjarë që as qeverisë aktuale të mos i interesojë diçka e tillë, por t'i interesojë anasjella. Këto sindikata mungojnë në Shqipëri, ashtu si mungon në tërësi lëvizja sindikale, e cila është e uzurpuar nga eksponentë të fortë pranë politikës sa dhe pranë biznesit.

Improvizimet, sado dramatike, ka treguar praktika edhe në Shqipëri, nuk imponohen dot ndaj faktorëve vendosës. Në vjeshtën e vitit 2012 u zhvillua një grevë urie e ish të burgosurve politikë, në një periudhë kohore më se një muaj. Greva mori përmasa dramatike dhe tragjike ekstreme - çka ishte në përpjesëtim dhe pajtueshmëri logjike me vuajtjen që përfaqësonin ata. Greva nuk dha frytet e merituara për pjesëmarrësit e saj, çka është më tragjikja. Fundi i saj ishte parathënie e fatalitetit të 23 qershorit për grupimin në pushtet. Por mund të jetë e tillë edhe për politikën dhe faktorin sundues në përgjithësi në Shqipëri.

Pjesëmarrësit në atë grevë urie përfaqësonin një plagë të madhe të shkaktuar nga padrejtësi e madhe treçerekëshekullore. Por ata nuk përfaqësonin një grup interesi të caktuar dhe nuk morën mbështetjen e asnjërës prej shoqatave të ish të burgosurve e të përndjekurve politikë në Shqipëri, nuk morën mbështetjen e politikës as të mediave, as të shoqërisë civile. Ata takuan njëri tjetrin dhe i bashkoi me njëri tjetrin halli i përbashkët dhe pamundësia për ta zgjidhur atë me mjete të tjera. I përbashkoi kryesisht edhe moshta tashmë e shtyrë, pra shterrimi i plotë i shpresave për drejtësi. Ata mezi gjetën një kënd ku të sajonin një strehë dhe ku të zhvillonin grevën e urisë pa ia prishur askujt terezinë e përditshmërisë së vet. Ata u mbikqyrën rreptë nga policia që të mos guxonin të hanin, madje edhe të mos guxonin të pinin duhan apo lëngje me përmbajtje ushqyese.

Rasti i grevës që po zhvillojnë ish nëpunësit e administratës shtetërore është i improvizuar gjithashtu. Por ajo është improvizuar nga Partia Demokratike. Në grevë u futën ata që iu përgjigjen thirrjes së partisë. Është e vështirë, prandaj, të gjesh sa përqind ata përfaqësojnë një shqetësim real dhe sa përfaqësojnë thjesht një interes partiak.

Greva aktuale ka natyrë revanshi ndaj grevës që zhvilluan në të njëjtën vend, para Kryeministrisë, vite të shkuara, deputetët e Partisë Socialiste. Krahasuar me grevën e urisë së ish të burgosurve politikë është si dita me natën. Ata kanë kushte skajshmërisht të ndryshme me ish të burgosurit politikë, kanë kushte më komode dhe më luksoze edhe se deputetët e Partisë Socialiste. Ka një sponsorizim të dukshëm, ashtu si kanë sponsorizim të majmë mediat që e pasqyrojnë atë gjerësisht dhe kryesisht drejtpërdrejt, madje edhe ta manipulojnë atë sa të jetë e mundur. Ndërsa ndaj grevës së urisë së ish të burgosurve politikë u mbajt heshtje për javë të tëra e, në disa raste, u bë pasqyrim denigrues.

Qysh në ditën e parë a të dytë greva u pasqyrua nga Associated Press dhe lajmi i korespondentit të saj në Tiranë, Hektor Pustina, u botua në Uashington Post. Kësaj të fundit iu bë jehonë edhe me komente nga mediat, duke sjellë madje edhe tekste që nuk i përmbante lajmi.

Ashtu si manifestimi kundër drogës, edhe greva aktuale e urisë dhe përkrahja ndaj saj, pra, synojnë rritjen e ndjeshmërisë ndërkombëtare, nuk synojnë rritjen e ndjeshmërisë së brendshme.

Në Shqipëri mungon absolutisht ndjeshmëria e shoqërisë ndaj dukurive negative, madje edhe ndaj atyre më alarmante, siç është drogimi i brezit të ri, i nxënësve që në shkollat nëntëvjeçare. Një vendi me një shoqëri të tillë nuk i dihet se cili do të jetë fundi i saj fatal, dihet vetëm se do të ketë një fund fatal.

Prandaj politika e përgjegjshme, faktorët e tjerë të përgjegjshëm do të bënin gjithçka që Shqipëria të ketë një shoqëri me ndjeshmëri ndaj realitetit në të cilin jeton. Në këto rrethana, manifestimet kundër trafikimit të drogave jashtë vendit apo grevat e urisë si ato në çadrat pranë Kryeministrisë ngjajnë më shumë si parada festive apo si spektale konkurruese me Big Brother.

Përgjegjshmërinë e saj në luftën ndaj drogave Partia Demokratike do ta tregonte duke i dhënë qeverisë gjithë përkrahjen e saj në këtë front dhe duke përdorur gjithë ndikimin e saj që forcat e rendit të hyjnë në Lazarat dhe në të gjitha bastionet e tjera të kësaj natyre në Shqipëri për të shkatërruar rrjetet e trafikantëve në gjithë hierarkinë e tyre vertikale dhe në gjithë shtrirjen e tyre horizontale.

Kështu PD do të ishte e besueshme edhe si përfaqësuese e të pakënaqurve që krijon, pashmangshmërisht, qeveria e re, do të ishte e besueshme si denoncuese e padrejtësive dhe si kanalizuese e pakënaqësive në favor të rikthimit të saj në terrenet e humbura thjesht e vetëm për faj të qeverisjes së saj të mbrapshtë.

Në fazën kulmore të manifestimit të PD kundër drogave dhe kundër pushimeve të padrejta nga puna, tek çadrat pranë Kryeministrisë, kur mbështetësit e PD-së hodhën parullën "Jemi me ju", grevistë e urisë u përgjigjën me parullën "Jemi për ju". Ky, në fakt, është vetëm një shkëmbim parullash i paraparë në skenar dhe mbetet i tillë përderisa PD nuk i përfaqëson kategoritë apo individët e mundshëm objekte të padrejtësive të qeverisë së re. Ashtu si nuk i ka përfaqësuar pronarët legjitimë, ashtu si nuk i ka përfaqësuar të brugosurit e të përndjekurit politikë të diktaturës paraardhëse, ashtu si nuk i ka përfaqësuar idealet studentore të dhjetorit 1990. PD, realisht, nuk është, pra, as me të pakënaqurit kronikë, as me të pakënaqurit e rinj. Ashtu si këta, përballë këtij realiteti të hidhur sa dhe të dhimbshëm, nuk mund të jenë me PD-në.


©
REVOLUCIONI ME VOTË - KOHA E KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 05.19.2014, 06:46pm

NJË OPOZITË E SHPARTALLUAR KUNDËR NJË QEVERIE ENDE TË PAKONTURUAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 05.16.2014, 10:08am
FTESA NDAJ QYTETARËVE TË KOSOVËS DHE LUGINËS SË PRESHEVËS - NJË LËVIZJE TJETËR MË SE BOSHE E TIRANËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Enjte, 05.08.2014, 02:59pm
Temë për debat
DEFETARIZIMI I POLITIKËS DHE DEPOLITIZIMI I FESË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 04.09.2014, 07:56am
SFIDË NDAJ SKEMAVE
Libri 'Traumat e tranzicioni' i Elida Buçpapajt
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 04.07.2014, 09:32pm
Ftesa këtuT'I DREJTSHKRUAJMË SHQIP EMËRVENDET ZVICERANENga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.17.2014)
PS TË MOS IMITOJË PD-në, PD TË MOS IMITOJË PS-në
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 03.05.2014, 11:47am
Këndi këtu
SI TË UROJMË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 02.17.2014, 06:50pm

SHPEND MOS U ÇMEND
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 02.12.2014, 10:28am

FQINJËT JANË NË EKSPANSION, NE JEMI NË RESTRIKSION
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 01.29.2014, 11:37am
POPULLI SHQIPTAR I KOSOVËS PO - E MERITON ÇMIMIN NOBEL PËR PAQE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Enjte, 01.02.2014, 11:19am

NË EVROPË, SI ALEATË TË AMERIKËS
Nga SKËNDER  BUÇPAPAJ

E Djelë, 12.29.2013, 12:04pm
Ribotim me rastin e ditëlindjes së Presidentit Rugova
IBRAHIM RUGOVA - NJË EPOKË E PANDËRPRERË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 12.02.2013, 08:58am


 TË MOS SHNDËRROHEMI NË HORDHI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


OKSIGJEN OPOZITËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 11.17.2013, 10:10am

BEDRI MYFTARI - JETOI PËR NJË ËNDËRR, IKU PA TË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 11.10.2013, 10:12am
E MAJTA SHQIPTARE KONSOLIDON LULIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 10.30.2013, 10:22am

COMMONWEALTHI SERB ËSHTË SA ANTISHQIPTAR DHE ANTIEVROPIAN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AZEM HAJDARI DHE IBRAHIM RUGOVA - FIGURA BASHKUESE DHE EMANCIPUESE TË POLITIKËS E TË KOMBIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 09.15.2013, 09:50am

Ribotim
PD DHE PS MËTOJNË SE 23 QERSHORI 2013 KA TË NJËJTËN RËNDËSI ME 22 MARSIN 1992
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Shtunë, 08.24.2013, 08:56am


TIRANA DHE PRISHTINA NË GARË PËR DESHQIPËZIMIN E SHQIPES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 08.21.2013, 10:44am

'MAQEDONIA' NUK PUNON PËR EVROPËN, KOHA NUK PUNON PËR 'MAQEDONINË'
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Martë, 08.13.2013, 07:50am
SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK: NUK KAM QËNË KURRË ANËTAR I PPSH
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 07.15.2013, 05:51pm

SEVDALLINJTË MANJAKË TË PARTIVE - DIVERSION EDHE KUNDËR MEDIAVE ONLINE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 07.07.2013, 11:35am
VOTA PARANDALUESE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 06.28.2013, 09:42am


A ËSHTË 23 QERSHORI ZGJIDHJA?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 06.16.2013, 07:12am

HAPËSIRA SHQIPTARE MË VERILINDORE - PENG I TERMAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Martë, 06.04.2013, 07:03am
MONOLOG PAS ZYRTARIZIMIT TË LISTAVE - QAJ FACEBOOK ME LOTË PËRPJETË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 05.10.2013, 10:23am

TIRANË - KUVENDI BURLESK NË SEANCËN E JASHTËZAKONSHME PËR EGIN CEKËN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 04.26.2013, 02:28pm
NJË THËNIE ME DOMETHËNIE E MESIÇIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 04.14.2013, 08:41am

TË NESËRMEN E NJËZET E DY MARSIT TË NJËZET E DYTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Shtunë, 03.23.2013, 09:46am
MJERIMDIPLOMACIA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.10.2013)

MAFIA NUK BËN DOT ZGJEDHJE - OSE MEDITIM PËR 23 QERSHORIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 02.27.2013, 02:54pm
SI E HUMBI KRYETARI I PD SHANSIN PËR TË PASUR FLAMURIN E INTEGRIMIT EVROPIAN FLAMUR TË FUSHATËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

THJESHT ATDHEDASHURI - TË JEMI BIJ TË ATDHEUT, TË MOS JEMI VAMPIRË TË ATDHEUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 02.03.2013, 10:09am
Përmendore IBRAHIM RUGOVA, VËLLAI YNË, BABAI I KOMBIT TONË
Shkruar më 22 janar 2006
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 01.21.2013, 08:43am

POPULLI E DI KË KA CUB KË HERO
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Shtunë, 01.12.2013, 09:57am


HOSSANA, BARJABA!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 01.07.2013, 10:00am

SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 12.21.2012, 11:35am
A DO TË JETË PD NJË OPOZITË BLLOKUESE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 12.12.2012, 11:54am


Ribotim përkujtimor
XHEMAJL MUSTAFA DHE KOSOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ
E Djelë, 11.18.2012, 02:34pm
ISH TË BURGOSUR POLITIKË TË POPULLIT TË BURGOSUR POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946
Ese nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Martë, 09.18.2012, 02:03pm
Ese BASHKIM GJYRIQI, NJË LARGIM I HESHTUR QË NUK E MORËN KRONIKAT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 08.24.2012, 07:48am

NDËRVETINga SKËNDER BUÇPAPAJ

Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS

Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN!

 Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005)

SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË

Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ

MIRËNJOHJE AMERIKËS!

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


NJË VIT HARRAKAT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS

Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

URIMET MIRËSEARDHËN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA

MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT

Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

BISEDIME JO, DIALOG PO

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI

Romani "Imazh" i Zef Mulajt

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NJË SKEMË PA SENS KRIJUES

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

THAÇIZMI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

RADHA E RËNIES SË RAISËVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ROJA TË SOVRANITETIT

Zotër shtëpie

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KOLLITJET E STALINIT...

...nesër në "tri komunat heroike"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TË DUAN, PA TË QORTOJNË

(Letër e mbyllur partive)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKODËR SHQYPNIA!

PARTITË E KRYEMINISTRAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKA DHE ISAI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DOSIADA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TIPOLOGJIA E LISTAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar

NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<

GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KALVARI I NJË MOCIONI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NGA NGURIMET NË NGUTJE?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAMENDJET PARAZGJEDHORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AZEMI, DISIDENTI I LINDUR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MIQËSIA ME VATIKANIN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VDEKJA E POETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FATI I UKSHIN HOTIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR

MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME


KORRUPSIONI SHESHIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

©


SKËNDER BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.