E Premte, 03.29.2024, 12:44am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
DEMONSTRATA E 23 MAJIT, NJI SHANS I HUMBUN - SOLLI MA SHUMË DAM SE DOBI
Nga Prof. dr. SAMI REPISHTI

E Hënë, 05.26.2014, 11:14am (GMT+1)


Ridgefield,CT.USA-  Simbas mjeteve te informimit publik shqiptar, te Premten, me 23 maj 2014, u zhvillue ne Tirane nji demonstrate partiake e organizueme nga udheheqja e Partise Demokratike te Shqiperise, sot perfaqesuese e opozites politike. Mesohet  gjithashtu se motivi i demonstrates ka qene pakenaqesia e madhe popullore per pamundesine qeveritare me eliminue ose te pakten me kufizue- trafikun e droges ne Shqiperi, sot nji vend i akuzuem si agjensi  shperndamje te droges ne Europe.  Shkaku i kesaj vale pakenaqesie u ba zbritja e nji avioni te vogel privat "mushkaja"- ne plazhin e Divjakes me qellim, supozohet, te ngarkim/shkarkimit te nji sasie relativisht te madhe droge per eksport ne Itali. Njikohesisht, shtypi vendas njofton se sasi te konsiderueshme droge jane kape nga organet policore gjate transportimit te tyne ne vende europiane, me kamione dhe me anije, material qe flitet sikur vjen nga Shqiperia.

    Pershtypja e krijueme ne boten e jashteme ashte se mafia e droges ne Shqiperi ka triumfue mbi organet shtetnore te Shqiperise, dhe vepron me arrogance dhe egersi. Partia opozitare e vendit ngriti edhe nji hipoteze tjeter: qeveria e Z. Rama ashte e komprometueme ne nji aksion te ketill, dhe direkt pergjegjse per gjendjen e krijueme. Megjithate, bota e jashteme nuk ka pa ende nji dokument qe verteton akuzen e siperme. Deri tashti, gjithçka mbetet ne fushen e spekulimit, dhe akoma ma keq, te spekulimit partiak ne nji vend thellesisht te perçame. Kjo ashte nji fatkeqsi e madhe per Shqiperine!

    Ka arsye me mendue se demonstrata e 23 majit ka sjelle ma shume dam se dobi. Na mendojme se PD-ja ka humbe nji shans te madh per nji fitore me karakter gjithepopullor tue i dhane demonstrates karakter partiak.

E para, qasja partiake e nji problem gjithepopullor perjashton pjesemarrjen e te gjithe atyne qe nuk pranojne platformen politike te partise organizuese, megjithese denojne  kulturen e droges.

E dyta, problem i droges ka karakter serioz qe prek interesat e te gjitheve, dhe nuk kufizohet ne kuader te asnji partie politike.

E treta, kjo qasje partiake eliminon mundesine e aksionit te perbashket dhe te pergjithshem kunder ketij kercenimi, dhe perjashton mundesine e afrimit te partive kundershtare, qe, pa qene shume optimist, mund te krijojnte pikenisjen per dialog dhe aksione te perbashketa ne luften kunder droges, vorfenise,  papunesise,  shkollimit te pergjithshem, te  drejtave dhe mbrojtjes se gruas shqiptare, e probleme tjera qe mundojne sot shoqenine tone.

E katerta, problem i droges ashte tashme 23 vjeçar, dhe ashte rrite hap mbas hapi pa ndalim, dhe pa marre parasyshe ndryshimet qeveritare. Qeveria e sotme socialiste ka ardhe ne fuqi, praktikisht, nande muej ma pare. Para saj, Qeveria e PD-se ka qene ne fuqi per tete vjet (2005-2013). Gjate ketyne viteve, nji plan efektiv i ekzekutuem me profesionalizem, nuk do te kishte lejue rritjen e problemit te droges dhe te arrinte perpjestimet e tanishme. Prandej, sulmet e sotme kunder qeverise nuk kane kredibilitetitn e duhun, sepse nuk jane te sinqerta.
E pesta, nji bashkepunim me te gjitha forcat politike do te siellte nji reagim pozitiv nga Brukseli dhe do te ndihmonte ne hapjen e dyerve te hymjes sone ne Bashkimin Europian. Ashte pikerisht nji bashkepunim i ketill qe Europa pret nga shqiptaret e perçame.

    Fatkeqsisht, akte ekstreme perplasjesh politike e kane shndrrue vendin tone ne nji "defective democracy" votime te vjedhuna ose te bleme me para, antagonizma primitive, mos-respektim i ligjit, pervetesim i pushtetit publik, korrupsion  endemik etj. Sistemi i kontrollit dhe balancimit ne Shqiperi ashte deformue , dhe "grupet e interesit" jane fuqizue deri ne ate pike sa percaktojne "legjislacionin" e votuem nga deputete qe varen direkt ose nga hierarkite partiake ose nga "kuleta" e super milionereve te degjeneruem. Sot ne Shqiperi, aftesia e nji "politikani" nuk varet nga bashkepunimi per qellime te perbashktea, por nga egersia e qendrimi obstruksionist qe damton interesin e pergjitheshem.

    Natyrisht, nji gjendje e ketill nuk i shpeton vezhguesve europiane, dhe kjo shihet ne vizitat e vazhdueshme dhe deklaratat e here-mbas-hereshme qe i vijne Tiranes çdo dite- e qe bien ne veshe te shurdhet. Jetojme ne nji faze te infantilizmit politik shqiptar!

     Demonstratat ne parim jane forma te shprehjes se lire kolektive, dhe nji e drejte e shenjte e garantueme nga Kushtetuta. Por demonstrata duhet te kete nji qellim te percaktuem mire.

     Dhe, mos te harrojme: vetem i pafajshmi ka te drejte me u revoltue! Gjate viteve te pushtimit fashist (1939-1944) demonstruesit ishin te frymezuem nga ideali i lirise dhe pavaresise se Shqiperise qe mbushte gjokset e rinise sone dhe qe lindte çdo dite heroj te vertete. Mbas nji periudhe te zeze te diktatures se proletariatit, kur edhe nji za i vetem vritej pa meshire, ideja e nji demonstrate publike ishte jashte fushes se arsyes me gjithese arsyet per demonstrim ishin njiqind...!

     Me levizjen e 8 dhjetorit 1990, te studenteve heroike shqiptare, demonstratat e fuqishme sollen lirine e kerkueme nga te gjithe, dhe hapen rrugen e demokracise, me demonstrata masive ne sheshet e qyteteve shqiptare qe u treguen si arma ma e fuqishme per permbysjen e diktatures dhe mbeturinave toksike te saj. Sepse, qellimi i tyne ishte fitimi i lirise se humbun dhe demokracise per te gjithe, pa dallim, pa perjashtim. Ky pergjithesim ka qene kyçi i fitorers se tyne!

    Sot, demonstrata duhet te kete nji justifikim te plote para se te ideohet, te pergatitet dhe te zhvillohet ne sheshet e qyteteve tona. Nji justifkim te ketill, e kemi pa kohet e fundit qe nga Tunizia deri ne Jemen. Ramja e turpshme e diktatoreve vendas ka qene shperblimi i tyne. Sot kemi rastin e Ukraines, e ketu shohim daljen ne skenen politike te nji force te re: klasa e mesme, e lodhun nga korrupsioni e mungesa e perspektives europiane kerkoi ndryshimin e udheheqjes, dhe sidomos te drejten e trajtimit te tyne si "qytetare" nga qeveritaret, te drejten me qene te lire dhe me marre persiper pergjegjsine qe liria kerkon, e jo me jetue si vegla te manipulueme nga oligarket e pushtetit, e baronet e financave. Klasa e mesme ukrainase kerkoi qe populli te shikohet si "individe" te bashkuem vullnetarisht dhe te afte per gjithçka, e qe siguron mireqenjen e tyne, te afte per bashkepunim qe linde nga shresat e gjana dhe i imponohet klases sunduese.

    Kerkohet afrimi me  Europen e Bashkueme me shprese se BE do te siguroje  reformat gjyqsore, transparencen  ne jeten politike, dhe zbatimin e rregulloreve qe lehtesojne, e nuk pengojne, perparimin e tyne. Europa e Bashkueme ashte per ata, leva e Arkimedit qe do te ngreje vendin e tyne ne pozita te deshirueme. Dhe me qene se Ukraina ka nji system pluralist, mundesite e suksesit jane te medha.

     E kunderta ashte per rastet e vendeve arabe. Aty mungonte mekanizmi qe siguron arritjen e aspiratave te tyne ne nji forme te organizueme grumullim, parti, klase udheheqse etj.- qe i ngren ata ne pozita shtetnore. Nuk demonstrohet "per çfardo qofte" sepse ka reagime negative. Ky reagim del haptas mbas marshimit ne sheshe, dhe kerkon nji pergjegje. Mbas  demonstratave del fetyra e forcave politike qe kerkojne marrjen e pushtetit, e qe eventualisht asgjason seriozitetin e demonstrates. KJo rrjedh sepse nuk ekziston nji makineri politike me kredibilitet te mjaftueshem qe te marre persiper plotesimin e deshirave dhe kerkesave te demonstrates. Revolucioni trathetohet!

    Ne rastin tone konkret, jane te pakte ata qe besojne se njena parti politike ose tjetra jane te afte me eliminue rrjetin e droges qe ka zane vendin tone per gryke. Ajo qe mbetet mbas demonstrates ashte nji gjendje psihike dekurajuese, balle per balle me pamundesine qeveritare ose opozitare- me prodhue ndryshimet e duhuna.

    Shqiperia ashte ne pritje te vendimit te Brukselit qe hape portat per hymjen e Shqiperise ne Bashkimin Europian si "associate" faze perfundimtare para anetaresimit te plote. Sot, ma shume se asnjihere, klasa politike duhet te evitoje perplasjet dhe konfrontimet qe sjellin vetem dam, dhe qe nuk ndihmojne ecjen e vendit ne drejtim te anetaresimit.

     E pame nga jashte, gjendja e sotme ne Shqiperi tregon se ne ate vend mungojne akoma institucionet e nji shoqenie civile muskulare, veçanerisht nji opinion publik i edukuem, sindikata te fuqishme punetore, afariste te ndergjegjshem, intelektuale te angazhuem per mbrojtjen e shoqenise shqiptare, mjetet e informimit te pavaruna dhe energjike, shoqata avokatesh aktive ne jeten e vendit, e sidomos shoqata te rinjsh, te grave, te qytetareve te thjeshte te angazhueme me mbrojte te drejtat e njeriut. Dhe persa kohe qe forcat e armatosuna nuk do te nderhyjne nji qendrim shembullor deri tani!- mundesite e krijimit te nji shoqenie civile aktive mbetet nji mundesi e arritshme.

    Pa nji orientim te ketill, ndryshimet ne Shqiperi do te jene nji mirazh, dhe nji mirazh do te jete edhe anetaresimi i vendit tone ne BE. Ne rast deshtimi, pergjegjsia ka nji emen: klasa politike e Shqiperise.
Prof. dr. SAMI REPISHTI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
QEVERIA E RE KRIJON TË PAKËNAQUR, POR ATA NUK JANË ME PD-nëNga SKËNDER BUÇPAPAJ (05.26.2014)
KRIZA E EUROKRATËVENga PAUL KRUGMAN (05.25.2014)
(UPDATED) LDK NË ZVICËR – KA PLOT ENERGJI POZITIVE TË RINGJALLET… POR SA MË LARG FAQEZINJVE DESTRUKTIVËNga ELIDA BUÇPAPAJ (05.24.2014)
AVIONI NA KA RËNË PARA SHTËPISË, JO NË DIVJAKËNga MENTOR KIKIA (05.23.2014)
VOTA SHQIPTARE DHE EVROPANga AFRIM KRASNIQI (05.23.2014)
PO AFROHET QERSHORI.....Nga FRANK SHKRELI (05.23.2014)
Me rastin e një përvjetoriNJË PËRKUJTIM PËR NJË MARTIRNga RESHAT KRIPA (05.22.2014)
PUTINI APO 'DEMOKRATI' I DHUNËSNga Prof. dr. ESHREF YMERI (05.21.2014)
DREJTËSI PËR GRATË E DHUNUARA GJATË LUFTËS NË KOSOVËNga FRANK SHKRELI    (05.21.2014)
"SHQIPTARËT I SHPËTUAN MORALIN EVROPËS"      Johanna NeumannNga Prof. dr. ESHREF YMERI (05.20.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]