E Premte, 03.29.2024, 07:47am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
E MIRA DHE E KEQJA VIJNË NGA TI DHE UNË
Nga UK LUSHI

E Hënë, 05.26.2014, 08:43pm (GMT+1)


Një popull nuk është më (i) mirë apo më (i) keq se sa pjesëtarët e tij. Lidhja përmes gjakut, lindjes apo dheut e një grupi njerëzor nuk është më e rëndësishme se sa uniteti i qëllimit rreth idealeve të lirisë, drejtësisë dhe mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët e atij grupi. Qytetar në plotëkuptimin e fjalës është individi që balancon të drejtat dhe përgjegjësitë e tij apo saj kundrejt vetvetes, familjes, fqinjëve, shtetit dhe kombit. Një bashkësi njerëzish përfundimisht nuk mund të arrijë këto qëllime parësore dhe fisnike në dy situata. E para, nëse ajo bie nën sundimin e një apo më shumë bashkësive tjera, dhe e dyta, nëse një pakicë individësh (apo një grupacion nga brenda bashkësisë) shfrytëzon vetëm të drejtat, por jo edhe obligimet qytetare, dhe kështu prish baraspeshën e përgjithshme në favor të vetin. Si situata e parë si e dyta ndodhin si pasojë e mossyçeltësisë dhe mospërmbushjes së përgjegjësive të shumicës dërmuese të individëve të një shoqërie.

Në rastin e popullit tonë, deri më tani, ne kemi përjetuar kryesisht situatën e parë gjegjësisht dominimin nga të tjerët. Mund të thuhet pa drojë që, në masë të madhe, historia jonë ka qenë ashtu siç është, ngase shumica e individëve parardhës tonët nuk kanë bërë krejt çfarë është dashur apo kanë mundur të bëjnë si qytetarë. Fatmirësisht, në dekadat e fundit, falë zgjimit dhe veprimeve të duhura të shumë individëve, ne kemi pasur disa suksese thelbësore dhe më nuk gjendemi nën zgjedhën direkte të të tjerëve. Por, qytetaria nuk arrihet dhe as nuk ruhet pa sakrifica, mundime dhe angazhim të secilit pjesëtar të një populli. Në fakt, në qoftë se në të kaluarën, pengesa e ilimunimit të individit ka qenë zaptimi i shqiptarëve nga grupe tjera, sot rreziku më i madh i përparimit tonë dhe krijimit të një individi si duhet, duket të jenë individë dhe grupacione plangprishëse nga njerëz të llojit tonë.

Nëpër shqiptari vërehet një hazdisje dhe shalakalamendje e çuditshme ndaj përgjegjësisë dhe nevojës së individit të jetë (pro)aktiv. Individi shqiptar pranon nënrenditjen"” dhe bile nënshtrimin"” ndaj individëve karagjoz, kastave dhe klaneve. Individi ynë ndihet i pafuqishëm; është i painteresuar dhe dorëzues; vajton si kukuvajkë; nuk do të përdor logjikën, reflektimin e arsyeshëm bazuar në soditje dhe analizë studioze; nuk ndërmerr asgjë të informohet përtej çfarë i servohet nga makineria, që, ngadalë, po e shndërron në vidhë të një sistemi të pamëshirshëm dhe jonjerëzor; nuk provon të mendojë me skepticizëm për çfarë e kujton si të vërtetë të ngurtë apo çfarë i thonë të tjerët; dhe, më e keqja, individi shqiptar, shpesh, nuk do të mësojë dhe kuptojë si fuksionon bota moderne dhe si ajo është e mpleksur në një rrjet gjigant të balancave të brishta të interesave të shteteve dhe kombeve.

Njeriu e has këtë zallamahi dhe shkujdesi kudo: në deklarata të udhëheqësve më të lartë shtetëror; në kolumnet e opinionistëve me emër; në TV-të e mbushura me fjalamani dhe spektakël; në shkollat dhe fakultetet ku cak nuk janë dija dhe studimi kritik, por shitja e diplomave. Sot, ndër ne, ka individë që janë të korruptuar deri në fyt të cilët guxojnë të pretendojnë se janë ata ose ato që do të luftojnë korrupsionin; ka individë që i zë në rrenë të inçizuar në kamerë apo diktafon dhe, në vend se të kërkojnë falje apo ulin kokën nën shpatën e dënimit juridik, të këpusin një rrenë tjetër para syve; ka individë që kanë kryer dhe ende vazhdojnë të kryejnë krime që, pa ju bërë syri tërr, quajnë kriminelë ata ose ato që i sfidojnë me fakte dhe llogaridhënie; dhe, më e llahtrashmja akoma, ka ish-bashkëpunëtorë të diktaturave dhe pushtuesve tonë, pra tradhëtarë, që të shiten si patriotë para të cilëve Adem Jashari del një xhuxhmaxhuxh.

Mirëpo cili është shkaku i kësaj rrëmuje? Kush është fajtor për këtë katrahurë? Si u katandisëm kështu? Pse piramida e vlerave është kthyer me maje teposhtë? Arsyet gjithsesi janë të shumta, por një arsye e madhe je ti"”individi shqiptar. Ti"” që ngurron të fillosh revolucionin e ndryshimit të popullit tonë nga vetvetja. Ti pra... dhe unë. Secili nga ne veç e veç, e personalisht.

Sëkëndejmi, hapi më i rëndësishëm është ndërrimi i perspektivës dhe pranimi i realitetit. Shqiptari individual, përpara ankimit dhe lebetitjes për të tjerët, duhet të pyes vetën: po unë ç'kam bërë, ç'po bëj dhe ç'do të bëj për popullin tim? Kur secili nga ne të jetë përgjigjur sinqerisht në këtë pyetje, pastaj mund të shohim te tjetri dhe te të tjerët. Është lehtë të llomotitet, por vështirë të kontribuohet. Vetëbesimi i popullit shqiptar mund të kthehet vetëm kur individi fillon e beson në vetvete; kur e respekton autoritetin, por nuk e lejon atë t' ia nëpërkëmbë dinjitetin personal; kur e dëgjon joshqiptarin dhe nuk i përulet thuase ai apo ajo janë mbinjerëzor, por e konsideron të huajin të barabartë si çdo qenie tjetër njerëzore; kur në Prishtinë, Tiranë, Shkup, Ulqin apo Preshevë, shqiptari nuk pranon të korruptohet sado i madh përfitimi apo sado i vogël tundimi; kur fillon të informohet mbi çdo çështje që e ndikon mirëqenien e tij apo saj dhe njerëzve përreth; kur merr pjesë në procesin demokratik energjikisht dhe nuk ja jep votën atyre që shkelin besimin e zgjedhësve; kur e respekton dhe zbaton ligjin me përpikëri; kur i sheh të drejtat, besimin dhe opinionet e shqiptarëve të tjerë me të njëjtin sy si të vetat; kur paguan taksat me rregull ndërsa kërkon përgjegjësi për secilën qindarkë publike si është shpenzuar; dhe kur tregon gatishmëri të mbrojë atdheun edhe me jetë, nëse paraqitet nevoja.

Individualiteti është qëllimi i lirisë dhe pa individë të pavarur, pastër dhe punëtorë nuk mund të ketë as institucione dhe as popull që realizojnë tërë potencialin dhe aftësinë për të krijuar një civilizim me vlera. E keqja dhe e mira vijnë nga ti... dhe unë. Për të ndryshuar botën gjithmonë duhet filluar nga vetja"” një maksimë sa e vjetër, po aq edhe universale, të cilën, më në fund, duhet të fillojmë ta zbatojmë në praktikë edhe ne shqiptarët.

[email protected]

UK LUSHI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DEMONSTRATA E 23 MAJIT, NJI SHANS I HUMBUN - SOLLI MA SHUMË DAM SE DOBINga Prof. dr. SAMI REPISHTI (05.26.2014)
QEVERIA E RE KRIJON TË PAKËNAQUR, POR ATA NUK JANË ME PD-nëNga SKËNDER BUÇPAPAJ (05.26.2014)
KRIZA E EUROKRATËVENga PAUL KRUGMAN (05.25.2014)
(UPDATED) LDK NË ZVICËR – KA PLOT ENERGJI POZITIVE TË RINGJALLET… POR SA MË LARG FAQEZINJVE DESTRUKTIVËNga ELIDA BUÇPAPAJ (05.24.2014)
AVIONI NA KA RËNË PARA SHTËPISË, JO NË DIVJAKËNga MENTOR KIKIA (05.23.2014)
VOTA SHQIPTARE DHE EVROPANga AFRIM KRASNIQI (05.23.2014)
PO AFROHET QERSHORI.....Nga FRANK SHKRELI (05.23.2014)
Me rastin e një përvjetoriNJË PËRKUJTIM PËR NJË MARTIRNga RESHAT KRIPA (05.22.2014)
PUTINI APO 'DEMOKRATI' I DHUNËSNga Prof. dr. ESHREF YMERI (05.21.2014)
DREJTËSI PËR GRATË E DHUNUARA GJATË LUFTËS NË KOSOVËNga FRANK SHKRELI    (05.21.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]