VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - A E MERITOJMË STATUSIN?Nga ANDON DEDE, Nju Jork

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 09:13am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
A E MERITOJMË STATUSIN?
Nga ANDON DEDE, Nju Jork

E Hënë, 06.02.2014, 04:23pm (GMT+1)



Kur shkova për herë të parë në Itali, në një  konferencë ndërkombëtare, në Montesilvano, krahas kënaqësisë që ndjeja tek shijoja komoditetet e atjeshme, duke filluar nga infrastruktura moderne, bollëku i tregut e shërbimet e kulturuara në hotele e restorante, për asnjë çast nuk më hiqej nga mendja vendi im që kisha lënë pas. Më është ngulur si gozhdë në tru, e nuk më shqitet edhe sot e kësaj dite, vargu i një poeti grek se "kudo që shkoj, atdheu më ndjek pas si një plagë." Sado që përpiqesha të mos e shfaqja brengën që më mundonte, herë pas here, dashje apo pa dashje, kolegët e atjeshëm më "kapnim mat", tek më shihnin të mërzitur, qoftë edhe në momentet më të gëzueshme që na krijuan gjatë ditëve të konferencës. Pyesja veten: "Ç'i kemi bërë Perëndisë që na ka lënë kaq pas, në çdo gjë, absolutisht në çdo gjë?!"

E di se nuk jam i pari që i kam përjetuar situata të tilla, siç jam i sigurt se shumë të tjerë që po më lexojnë, qoftë edhe miq e dashamirës të mij, i marrin këto pohime si folklorizma që iu ka kaluar koha. A thua se ka diçka të vërtetë në reagime të tilla? Mos vallë, tani, pas dhjetra vjetësh të ndërrimit të sistemit, edhe ne kemi realizuar transformime të atilla me të cilat, në mos të krenohemi të paktën të mos na skuqet faqja tek përballemi me botën? Unë edhe jam dakord, edhe nuk jam dakord me një pohim të tillë. Që janë bërë shumë gjëra, në të gjitha fushat, kjo as që vlen të diskutohet. Por, problemi duhet parë shumë më gjerë: në kushtet e reja që krijoi pluralizmi, me një klasë tjetër politike, më të ndershme e sidomos, më të përkushtuar ndaj halleve të popullit, a mund të ishin bërë shumë më tepër? Përgjigja ime është e prerë: PO! Një "PO" e madhe, daç ta pranojnë, daç mos ta pranojnë të tjerët, cilëtdo qofshin ata. Por shtjellimi i kësaj çështjeje, nuk është objekt i këtij shkrimi, ndaj le të kthehemi për pak minuta tek përjetimi i dyfishtë i imi në Montesilvano të Italisë. E kisha fjalën tek dhimbja që ndjeja për vendin tim dhe kënaqësive që na kishin krijuar mikpritësit e sidomos tek keqardhja që ndjenin edhe ata tek më shihnin mua të mërzitur. Jo njeri por disa prej tyre, më thoshin: "Mos u mërzit, edhe ju do të bëheni si ne. Edhe ne nuk kemi qënë kështu siç po na sheh, por hyrja në Bashkimin Europian i dha  impulse të fuqishme zhvillimit tonë...Kur të hyni dhe ju aty, do ta shihni se shumë shpejt do të ndryshoni për mirë në të gjitha drejtimet...". Unë e respektoja dëshirën e tyre tepër miqësore për të më qetësuar apo dhe për atë që pohonin, se hyrja në BE do të na jepte edhe neve impulse të fuqishme zhvillimi siç kishte dhënë për ta. Për hir të së vërtetës apo për ta çuar edhe më tej diagnostikimin e tyre, më duhet të them se të njejtën gjë ma thanë edhe disa miq grekë kur shkova me shërbim diku matanë Selanikut.

Le të bëj edhe një parantezë tjetër, për të mbështetur hipotezën apo argumentimin e tyre. Jugu i Italisë, para apo dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, nuk ka qënë shumë larg nesh. Mjafton të lexosh "Krishti u ndal në Eboli" të Karlo Levit, që në shqip ka ardhur me titullin "Tokë e mohuar". Ose, le të kujtojmë Greqinë e pas Luftës që, si të  mos i mjaftonte ajo që bëri ndaj pushtuesve, u shkatërrua mes vetit në një luftë absurde civile që i detyroi mijëra e mijëra grekë të provonin shijen e hidhur të emigracionit, përfshi edhe vendin tonë, sado e çuditëshme të duket. Por le të vazhdojmë me temën që nisëm.

Pra, nga gjithë sa thashë më lart, krijova mendimin se po të mundnim edhe ne të hynim në BE, do të kishim zhvillime të vrullshme. Pse jo? Ç'kishin më tepër të tjerët që ia kishin arritur kësaj, veç disa parakushteve gjeostrategjike, që nuk vareshin nga popujt përkatës? Në të kundërt, neve, që kishim vuajtur aq shumë, nën një diktaturë që s'e meritonim, na duhej dhënë dora e ndimës e të pranoheshim sa më parë në BE, për të dalë nga mjerimi shekullor që na detyroi të ringjallnim eksodet biblike. Unë e konceptoja, pse jo, edhe e konceptoj akoma, hyrjen në BE, si funksionim të enëve komunikuese: ecin të tjerët, do të ecnim edhe ne. Pranoj paditurinë time, por hyrjen në NATO, që aq shumë i është bërë e po i bëhet jehonë, unë nuk e kam përjetuar si një ngjarje që na dha dorë për të dalë nga gjendja e dhimbëshme ku ishim e ku jemi. Nuk di të them se ç'përfituam, përderisa nuk mendoj kurrë se na kërcënohet ndonjë rrezik pushtimi e do të na mbrojnë aleatët e NATO-s. Mbase jam gabim, por kështu e mendoj. Kurse pranimin në BE e shoh, siç u përpoqa ta shtjelloj më lart, si një mundësi zhvillimi konkret e të vrullshëm që ne si popull e meritojmë për njëqind arsye që s'është nevoja t'i përmend këtu. Të kuptohemi: e kam fjalën si popull që edhe sot e kësaj dite, në shumicën e vet, jo për faj të tij, po vuan në shumicë, edhe për gjërat më elementare, pavarësisht zhvillimeve që erdhën nga ndryshimi i sistemit. Duke qënë kështu, pse na kanë kthyer disa herë e rrezikohemi edhe tani të mos na pranojnë, jo më në BE por që të futemi në radhë e të presim për të hyrë, një status ky që të tjerët e kanë gëzuar me shumë më pak përpjekje e sakrifica, po për ato arsye gjeostrategjike që përmendëm më lart?! Kuptohet se këto i shtroj si pyetje retorike, se përgjigja është e qartë për këdo që merr vesh nga politika.

Ata, drejtuesit e BE-së, nuk ta hapin kollaj derën po nuk plotësove kushtet, që janë thënë e stërthënë nga media e politikanët tanë aq shumë deri në mërzi. Pra, kemi një kontradiktë të madhe: si popull e meritojmë, por kushtet për të hyrë nuk i plotësojmë. Pse? Se ata që na kanë drejtuar e po na drejtojnë, duke parë thjesht e ngushtë interesat e tyre, pak e kanë çarë kokën për të ndryshuar në ato drejtime që kërkon BE-ja. Pra, duam apo nuk duam ne, po qe për kushtet e vëna, siç thashë një "PO" të madhe për popullin që e meriton, kam guximin të them një "JO" po aq të madhe përsa i përket klasës drejtuese të vendit apo thjesht politikanëve tanë, duke filluar nga pushtetmbajtësit e rangjeve më të larta e deri deputetët e drejtuesit lokalë. Këtu nuk shtrohet problemi i perceptimit tim apo i dikujt tjetër, por janë simptoma e shkaqe që ia bëjnë "muuu", siç thotë populli. Ne kemi një pozitë e opozitë që jo vetëm nuk merren vesh midis tyre, qoftë edhe për probleme madhore kombëtare, por që e shohin njera tjetrën, si dy grupe armiqësore, gati t'i ngulin thikën prapa shpine, siç nuk ia kanë kursyer sharjet apo dhe grushtat. Ne kemi akoma nivelet e krimit e  të korrupsinit nga më të lartat në rajon e më gjerë. Ne kemi sistemin e drejtësisë më të korruptuar që mund të përfytyrohet. Krime e korrupsion ka kudo, por tek ne këto kanë përmasa e nivele rrënqethëse. Nuk e vlen të zgjatemi me tërë ato kushte që na kërkojnë ata e që ne nuk i plotësojmë dot. E di se s'po them ndonjë gjë të re, por sa ç'do të gëzohesha sikur të na lejonin të futeshim në radhë, aq edhe më shtohet urrejta për klasën tonë politike, të të dy krahëve, që direkt apo indirekt, kanë bërë e po bëjnë ç'është e mundur për t'i vënë stërkëmbësha njeri tjetrit, duke bërë të pengohen, të rrëzohen e të vuajnë jo opozitarë e vet, por populli i thjeshtë që meriton të kundërtën. 

Duket sikur nuk i është dhënë akoma përgjigja pyetjes që vura edhe në titull, por nuk është ashtu. Ekivoku i lindur me këtë rast, është më se i qartë për këdo, edhe për ata që e kanë shkaktuar këtë gjendje, edhe për ata që po e vuajnë. Mund të shpresohej se eurodeputetët që do ta shqyrtojnë kërkesën tonë, do të vënë dorën në zemër e do të  mendojnë për popullin dhe jo për një grusht pushtetarësh që e kanë vënë poshtë atë e po i marrin shpirtin, edhe pse u bënë kaq vjet që mezi shpëtuam nga diktatura e mëparshme. A thua se do ta bëjnë këtë kësaj radhe? Si zor ta besoj. "Pse?", - mund të pyesë me të drejtë dikush. Po e them fare troç e pa doreza: Se e kanë treguar veten deri tani, edhe ata, që as duan t'ia dinë fare se ç'heq populli i një vendi tjetër, mjafton të mos prishet rehati i tyre apo dhe i popullit që i ka ulur në ato karrige.

ANDON DEDE


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VETURREJTËSITNga UK LUSHI (06.02.2014)
ÇFARË FSHIHET PRAPA ALEANCËS EKONOMIKE EUROAZIATIKE?!Nga Prof. dr. ESHREF YMERI (05.31.2014)
OPERACIONI I PARË I CIA-s KUNDËR KOMUNIZMITShënime për librin "Operacioni Kundërshtari i Dobishëm" të Albert LulushitNga FRANK SHKRELI (05.30.2014)
NJË POPULL QË SHET VOTËN S'KA MORAL TË KËRKOJË LLOGARINga MENTOR KIKIA (05.29.2014)
EPITAFI I HIPOKRIZISËNga RESHAT KRIPA (05.28.2014)
CILI DUHET TË JETË IMAZHI I SHQIPËRISË?Nga FRANK SHKRELI (05.27.2014)
E MIRA DHE E KEQJA VIJNË NGA TI DHE UNËNga UK LUSHI (05.26.2014)
DEMONSTRATA E 23 MAJIT, NJI SHANS I HUMBUN - SOLLI MA SHUMË DAM SE DOBINga Prof. dr. SAMI REPISHTI (05.26.2014)
QEVERIA E RE KRIJON TË PAKËNAQUR, POR ATA NUK JANË ME PD-nëNga SKËNDER BUÇPAPAJ (05.26.2014)
KRIZA E EUROKRATËVENga PAUL KRUGMAN (05.25.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]