E Premte, 09.20.2019, 06:32am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
KANADAJA NDERON VIKTIMAT E KOMUNIZMIT
Nga FRANK SHKRELI

E Martë, 06.03.2014, 09:06pm (GMT+1)

 

 
 Ndërsa në Varshavë të Polonisë janë mbledhur udhëheqsit botërorë, përfshirë edhe Presidentin amerikan Barak Obama dhe Presidentin shqiptar Bujar Nishani -- për të kujtuar 25-vjetorin e përmbysjes së komunizmit në atë vend dhe eventualisht në të gjithë Europën Lindore, ndërkohë media kandeze njofton se në këtë përvjetor Kanadaja ka vendosur të ndërtojë në kryeqytetin e saj Otava një monument kushtuar viktimave të komunizmit në mbarë botën, një lajm ky që është vendosur edhe në portalin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Polonisë. 
 
Media kanadeze njofton  se mbrëmjen e të premtës që kaloi, në Qëndrën Kongres të Otavasë u organizua një darkë me qëllim mbledhje fondesh për përfundimin e ndërtimit të monumentit të viktimave të komunizmit, ku thuhet se ndër të pranishmit që mori pjesë dhe që kontriboi për këtë qëllim, ishte edhe Kryeministri i Kanadasë, Stephen Harper i cili mbajti edhe fjalimin kryesor me këtë rast.
 
Njoftohet se nisma për ndërtimin në Kanada të monumentit të viktimave të komunizmit  kishte filluar në Kanada ç’prej vitit 2008, me mbështetjen e përfaqsuesve të Kongresit Polak të Kanadasë, ndonëse në bordin e drejtorëve për realizimin e këtij projekti thuhet se marrin pjesë edhe përfqsues të komuniteteteve të tjera etnike nga Europa Lindore dhe Qendërore, e që tani jetojnë në Kanada.  Në darkën e të premtes që kaloi, me qëllim mbledhje fondesh për monumentin kushtuar viktimave të komunizmit në botë,  përveç Kryeminstrit, morën pjesë edhe politikanë të tjerë të njohur të vendit, biznismenë të dalluar kanadezë, si dhe përfaqsues diplomatikë nga vende të ndryshme të Europës Lindore, të akredituar në Kanada.
Në fjalimin e tij mbi të këqiat e komunizmit, Kryeministri konservator i Kanadasë,   Stephen Harper u tha të pranishëmve se Monumenti kushtuar viktimave të komunizmit,  "Do të nderojë për të gjitha kohërat, qindëra miliona burra, gra e fëmijë, të cilët kanë vuajtur dhe që vazhdojnë të vuajnë nga tirania e komunizmit – do të nderojë ata që kanë mbijetuar nga ato vuajtje, si dhe të ata që fatkeqsisht, nuk i shpëtuan asaj tiranie."

Udhëheqsi kanadez shtoi se, “Kanadaja ka nevojë për këtë monument.  Ne i jemi mirënjohës organizatës “Për nderë të Lirisë” (Tribute to Liberty) e cila mori iniciativën për ndërtimin e këtij monumenti, e që na kujton emërat dhe tregimet e atyre të cilët u vranë nga njëra prej murtajave ideologjike më vdekje prurëse që ka njohur bota – murtaja e komunizmit.  Ky monument është një shënjë që përcakton rrugën tonë si komb në të ardhmen dhe i cili njëkohësisht do të ndihmojë që ne të sigurohemi se nuk do të devijojmë nga rruga e jonë e përcaktuar”, theksoi Kryeministri i Kanadasë, Stephen Harper.  Brezave të ardhëshëm të kanadezëve, tha kryeministri Harper, duhet tu kujtohet se liria dhe demokracia janë fituar me vuajtje e sakrifica.

Fjalimin e tij, Kryeministri kanadez e lidhi edhe me gjëndjen aktuale në Europë, pikërisht me presidentin rus Vladimir Putin dhe adhuruesit e tjerë të komunizmit. Ai shfaqi përkrahjen e vendit të tij pë Ukrainën dhe shtoi se, “ekspansionizmi dhe militarizmi rus”, kërcënojnë sigurinë botërore.  Ai tha se, “E keqja paraqitet në shumë forma dhe duket sikurë, herë pas here, e çpikë veten në trajta të ndryshme. Por sidoqë e keqja t’a përcaktojë ideologjinë e vet –qoftë nacizëm, marksizëm-leninizëm, ose sot terrorizëm – të gjitha këto kanë një gjë të përbashkët: shkatërrimin e jetës dhe zhdukjen e lirive të njeriut.”

Ne, tha udhëheqsi kandez, e njohim mirë këtë shkatërrim.  Ne si kanadezë shtoi ai, e ndiejmë me dhëmbje të madhe atë histori shkatërruese, sepse jo më pak se “çereku i popullësisë së Kanadasë ishin robër të komunizmit, ose janë djelmë e vajza të atyre që ishin robëruar nga ideologjitë e regjimeve komuniste europiano-lindore.  Ata që kanë vuajtur të zezën e komunizmit”, shtoi ai, “kanë gjetur gjithmonë strehim në Kanada”.

Ndërsa kryetari i bordit të entit “Tribute to Liberty”, Ludwik Klimkowski, duke njoftuar se fituesi për ndërtimin e monumentit në Kanada -- i cili do kushtojë 4-milionë dollarë për tu ndërtuar, do të njoftohet në gusht, 2014 -- tha se, “ishte krenarë për mbështetjen që ka marrë nga donatorët, gjë që tregon se kanadezët nuk do të harrojnë vuajtjet e atyre që kanë jetuar në regjimet diktatoriale komuniste.”  Z. Klimkowski tha me këtë rast se, “ne kemi të pakën dy gjenerata njerzish që nuk dinë asgjë mbi komunizmin dhe krimet e atij sistemi.” Andaj, shtoi ai, “Me këtë monument, fëmijtë tuaj, nipat dhe mbesat tuaja nuk do të harrojnë kurrë viktimat e komunizmit.”

Thuhet se Monumenti i Viktimave të Komunizmit  në kryeqytetin kanadez, Otava do të vendoset në një vend ideal për t’u parë nga të gjithë, jo larg nga ndërtesat e parlamentit të vendit dhe të Gjykatës së Lartë.  Në njoftim thuhet gjithashtu se vendi ku do të vendoset monumenti kushtuar viktimave të komunizmit, është i rëndësishëm pasi do t’u kujtojë kanadezëve vlerën dhe  rëndësinë për të nderuar dhe për të kujtuar të gjitha viktimat e komunizmit kudo.  Thuhet se ky monument do të jetë një shënjë e gjallë, por edhe një paralajmërim kundër një ideologjie totalitare për të gjithë brezat e ardhëshëm.

Por mbi të gjitha, tha Ministri i Punës i Kanadasë, Jason Kenney, “Ky monument do t’u kujtojë gjithashtu të gjithë kanadezëve se glorifikimi i simboleve komuniste është një fyerje e kujtimit të këtyre viktimave dhe njëkohësisht u kujton qytetarëve të Kanadasë, vlerat themelore të vendit ku jetojnë”, shtoi ministri kanadez Jason Kenney. 

Është ky një koment interesant i një ministri kanadez përballë dukurive të fundit të shpalosjes së portretit të Enver Hoxhës në disa ceremoni zyrtare në Shqipëri, të cilat shumë vërejtës i konsideruan si fyese ndaj viktimave të komunizmit në Shqipëri, veçanërisht pasi simbolet dhe portretet e diktatorit u shpalosën me njohurinë dhe miratimin e udhëheqsve më të lartë të vendit.  Siç duket për Shqipërinë e sotëme është më e rëndësishme  që të shpalosen vlerat e regjimit komunist se sa të kujtohen mijëra viktimat e paafajshme të atij regjimi diktatorial.

 Ndërtimi i monumentit kushtuar viktimave të komunizmit në kryeqytetin Otava, ashtu siç theksuan edhe udhëheqsit më të lartë kanadezë, përveç se kujton viktimat, është njëkohësisht edhe një simbol i vlerave themelore njerëzore, në bazë të cilave jetojnë kanadezët, dmth, respekti për jetën njerëzore, për lirinë dhe demokracinë për të gjithë.  Fatkeqsisht, dukuritë e fundit në Shqipëri – vendi që ka vuajtur më së shumti nga komunizmi -- të bindin se klasa politike e atij vendi, jo vetëm që nuk është shkëputur nga ajo e kaluar, që Kryeminsitri i Kanadasë e cilësoi si “ideologjia helmuese e komunizmit” të shekullit të kaluar, por po përpiqet me vepra ta ruaj e ta mbrojë atë të kaluar për qëllime të veta të ngushta politike dhe ekonomike, në kurriz të një populli shumë të vuajtur dhe që vazhdon të vuaj pasojat e atij regjimi. 

Kryeministri kanadez, tha se për Kanadanë Monumenti i viktimave të komunizmit në Otava,   “Është një shënjë që përcakton rrugën tonë si komb në të ardhmen dhe i cili njëkohësisht do të ndihmojë që ne të sigurohemi se nuk do të devijojmë nga rruga e jonë e përcaktuar”.  Cilën rrugë do të ndjekë kombi shqiptar, rrugën e vlerave bazë njerëzore të jetës së njeriut, të lirisë dhe demokracisë perëndimore, apo rrugën e përcaktuar gjysëm shekulli më parë nga një ish-diktator, pasojat e regjimit të të cilit shihen ende anë e mbanë vendit?  Nëse kryeministri i Kanadasë u shpreh se vendi i tij, i cili kurrë nuk u qeveris nga një regjim komunist ka nevojë për një monument të tillë, a nuk ka nevojë Shqipëria për një momument kushtuar viktimave të regjimit komunist të Enver Hoxhës, në këtë 15 vjetor të përmbysjes së komunizmit?  Sa të ndryshme janë vlerat bazë njerëzore të Kanadasë nga ato të Shqipërisë! Sa larg është Shqipëria nga Kanadaja, dhe jo vetëm gjeografikisht!

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MOS NA FYENI, ZOTËRINJ!Nga RESHAT KRIPA* (06.03.2014)
MINISTRAT E KULTURËS E SHKRETUAN KULTURËNNga GANI MEHMETAJ (06.03.2014)
A E MERITOJMË STATUSIN?Nga ANDON DEDE, Nju Jork (06.02.2014)
VETURREJTËSITNga UK LUSHI (06.02.2014)
ÇFARË FSHIHET PRAPA ALEANCËS EKONOMIKE EUROAZIATIKE?!Nga Prof. dr. ESHREF YMERI (05.31.2014)
OPERACIONI I PARË I CIA-s KUNDËR KOMUNIZMITShënime për librin "Operacioni Kundërshtari i Dobishëm" të Albert LulushitNga FRANK SHKRELI (05.30.2014)
NJË POPULL QË SHET VOTËN S'KA MORAL TË KËRKOJË LLOGARINga MENTOR KIKIA (05.29.2014)
EPITAFI I HIPOKRIZISËNga RESHAT KRIPA (05.28.2014)
CILI DUHET TË JETË IMAZHI I SHQIPËRISË?Nga FRANK SHKRELI (05.27.2014)
E MIRA DHE E KEQJA VIJNË NGA TI DHE UNËNga UK LUSHI (05.26.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]