VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MISIONI I PAKRYER I ISH TË BURGOSURVE POLITIKË!Nga SULEJMAN GJANA, Kryetar i PLL

                                                                                      

E Martë, 04.16.2024, 07:39pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
MISIONI I PAKRYER I ISH TË BURGOSURVE POLITIKË!
Nga SULEJMAN GJANA, Kryetar i PLL

E Mërkurë, 06.04.2014, 07:31pm (GMT+1)


Legalistët shprehin solidaritetin e tyre me grevën e urisë nga (ish) të persekutuarit politikë. Greva e këtyre ditëve na rikujton se kërkesat legjitime dhe të përsëritura pa ndërprerje prej më shume se 23 vitesh nga kjo shtresë në përgjithësi, kanë rënë vazhdimisht në vesh të shurdhër. Kjo shpërfillje dhe nëpërkëmbje mashtruese që i është bërë kësaj shtrese nga politika, tregon se kapitulli i persekutimit komunist nuk është mbyllur, por mbetet ende një plagë e hapur për mbarë shoqërinë shqiptare.

Dëmshpërblimi i kësaj shtrese nuk lidhet vetëm me atë monetar. Sepse nëse lidhet vetëm në këtë mënyrë, atëherë nuk do kishte thesar shteti për të dëmshpërblyer gjithë ato vuajtje dhe jetë të marruna e të shkatërruara padrejtësisht nga komunistët. Nisur vetëm nga aspekti monetar, mund të përfitojnë edhe elementë që janë dënuar kryesisht për vepra të rëndomta, duke u anashkaluar fisnikëria e kombit që e ka derdhur gjakun pa llogaritur edhe flijimin për kauzat që shqiptarët dhe politikanët e derisotëm i përqafuan me vonesë dhe veç kur nuk patën rrugë tjetër.

Nëse një ish i burgosur i mëshon vetëm idesë "Duam paret tona", kjo tregon se qëllimi vet nuk synon shpërfaqjen e skrupujve të fisnikërisë, por shpalosjen e instinkteve materialiste të vegjëlisë.

Çdo lloj orvatje tinëzare nga cilido lloj pushteti për t'i përzier të burgosurit e veprave ordinere me të burgosurit e ndërgjegjes, është helmi që klasa politike kripto e neokomuniste përdor për të goditur djallëzisht ashtin e kësaj shtrese fisnike deri ne vdekje. Qofte letrat me vlerë e qoftë premtimet në erë, janë mënyra më e sofistikuar që çështja e të burgosurve të ndërgjegjes të vonohet derisa të përgojohet nga shoqëria si diçka e bezdisshme, e të kaloje kështu në harresë. Prandaj, trajtimi me seriozitet dhe emergjencë i këtij problemi nevojitet të ketë përparësi për klasën politike, sidomos për ata që nuk e kanë nëpërkëmbur deri me sot një kauzë kaq të shenjtë.

Por, a nuk është hapja e dosjeve domosdoshmëria vetë që do të hedhë dritë në të kaluarën e errët dhe të errësuar qëllimisht nga klasa politike? A nuk është më e udhës që fillimisht të njihen publikisht persekutorët, e me pas edhe bashkëpunëtoret e tyre? A nuk është kjo mënyra qe bën të dallohen qartë të burgosurit e ndërgjegjes (ata që vërtet vuajtën për arsye politike nga lufta e klasave - dhe më pas ata qe vuajtën nga lufta brenda llojit - te pushtetit diktatorial) nga ata të materies; si dhe të përcaktohen shkaqet dhe pasojat e veprimeve të dënueshme penalisht apo edhe moralisht?

Hapja e dosjeve nuk duhet të përdoret më për presion politik dhe trajtimi i çështjes se ish të përndjekurve dhe të burgosurve politikë nuk mund të ndahet nga dekomunistizimi i vendit, aq më tepër në kushtet aktuale kur qarqe te caktuara synojnë rehabilitimin e diktaturës dhe diktatorit Hoxha. Shoqëria shqiptare dhe vendi kanë nevoje te ballafaqohen me realitetin e hidhur dhe të mbyllin një herë e mirë faqen e errët të historisë komuniste. Në këtë kuptim, dënimi penal i krimeve të komunizmit, në bllok, apo i individëve që kanë shkaktuar krime në emër të pushtetit që gëzonin gjatë diktaturës komuniste, vlen të jetë parakushti i çdo shpërblimi civil të mëtejshëm për shtresën e ish të përndjekurve dhe të burgosurve politik.

Në kuadrin e dekomunistizimit të vendit, është e papranueshme që rishikimi i historisë t'u ngarkohet atyre pseudo historianëve që e kanë deformuar e përdhosur në shërbim të ideologjisë komuniste; por historia dhe tekstet shkollore duhet të rishikohen nga historianë te mirëfilltë, me qëllim që të ndërgjegjësohet shoqëria dhe sidomos brezat e rinj për dëmet e rënda që periudha komuniste dhe sistemi i tij i sollën vendit dhe popullit tonë.

Vetëm pasi të realizohet kjo, ish të përndjekurit dhe të burgosurit politikë nuk do te jenë më të mashtruar dhe do të mund të rehabilitohen e integrohen plotësisht në shoqëri. At'herë do të mund të justifikohet në thelb edhe dëmshpërblimi i tyre.

Ky dëmshpërblim mund të realizohet pa vonesë nëse verifikohen pasuritë e ish kuadrove të niveleve të dyta e të treta të ish-nomenklaturës komuniste dhe të familjarëve të tyre. E në rastet kur këto pasuri janë siguruar falë lidhjeve të tyre me pushtetin komunist, pse vallë mos t'u sekuestrohen dhe të shërbejnë për dëmshpërblimin e atyre që vuajtën për arsye të ndërgjegjes?

Kështu, edhe haka do të mund të shkojë te i zoti. Sepse kështu, të gjithë familjarët e të rënëve dhe ata që vuajtjen gjatë diktaturës komuniste për vlerat e shenjta të lirisë, demokracisë, kombit dhe orientimit perëndimor, nuk do të ndjehen më të tradhtuar dhe do të gjejnë paqe me vetveten dhe shtetin e tyre.

SULEJMAN GJANA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ALEANCAT QË MUND TË PRODHOJË 8 QERSHORI: MË MIRË LDK-AAK SESA AAK-VV APO PDK-VVNga ELIDA BUÇPAPAJ (06.04.2014)
KANADAJA NDERON VIKTIMAT E KOMUNIZMITNga FRANK SHKRELI (06.03.2014)
MOS NA FYENI, ZOTËRINJ!Nga RESHAT KRIPA* (06.03.2014)
MINISTRAT E KULTURËS E SHKRETUAN KULTURËNNga GANI MEHMETAJ (06.03.2014)
A E MERITOJMË STATUSIN?Nga ANDON DEDE, Nju Jork (06.02.2014)
VETURREJTËSITNga UK LUSHI (06.02.2014)
ÇFARË FSHIHET PRAPA ALEANCËS EKONOMIKE EUROAZIATIKE?!Nga Prof. dr. ESHREF YMERI (05.31.2014)
OPERACIONI I PARË I CIA-s KUNDËR KOMUNIZMITShënime për librin "Operacioni Kundërshtari i Dobishëm" të Albert LulushitNga FRANK SHKRELI (05.30.2014)
NJË POPULL QË SHET VOTËN S'KA MORAL TË KËRKOJË LLOGARINga MENTOR KIKIA (05.29.2014)
EPITAFI I HIPOKRIZISËNga RESHAT KRIPA (05.28.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]