E Mërkurë, 10.16.2019, 05:14am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
8 QERSHORI - VOTA PËR ÇLIRIM!
LDK-ja, mundësia e vetme - Votojeni LDK-në
Nga XHAVIT BEQIRI

E Premte, 06.06.2014, 07:01am (GMT+1)



I.Parti “të djathta”, koncepta të majta!

Paradokset konceptuale të disa partive “të djathta” të Kosovës vihen re që në emërtim. Kështu, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e R. Haradinajt dhe Aleanca Kosova e Re e B. Pacollit ia kanë huqur që në emërtim. Përcaktimi i këtyre subjekteve politike për të pasur cilësorët e tillë (… për Ardhmërinë, …e Re) është aluzion i qartë se këto parti synojnë të mos identifikohen me traditën, rrjedhimisht as me trashëgiminë tonëhistorike, politike, kulturore e shpirtërore. Madje, cilësori “e re”(Aleanca Kosova e Re) është shenjues tipik i lëvizjeve të majta. Po ky mbiemër/cilësor është vënë në sloganet e dy partive tëtjera “të djathta” të vendit, PDK dhe AAK; në fakt, Partia Demokratike e Kosovës në këto zgjedhje garon me sloganin “Misioni i ri”, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ofertën e saj po e shpalos me “Vizionin e ri”.

II.Shëmbëllimi i zi i PDK-së (SHIK-u)

Dikur, Partia Komuniste e Republikës së Shqipërisë synonte zhdukjen e traditës/kujtesës së shqiptarëve me idenë e krijimit të“Njeriut të ri”. Intenca e partive në Kosovëqë vëmendja e opinionin të orientohet kah “e reja”, qoftë vetëdijshëm, qoftëaksidentalisht,është trashëgimi e mendësisë së ekstremit të majtë shqiptar, të kamufluar me njëfarë tisi nacionalist, që gjithçka mund të ishte përveçse nacionalist.

Fundja, si mund të jetë një ide nacionaliste (kombëtare), kur synim të parë e të mbramë e ka shlyrjen e kujtesës/traditës, në emër të së resë. Shto këtu faktin se modeli i së resë u mor nga tipa të demokracisë sëshokut Lenin e të Revolucionit kulturor kinez?!

Partitë e sipërcekura të Kosovës (PDK, AAK, AKR) vetëquhen të djathta. Mirëpo, asnjëra prej tyre, të paktën deri më sot, nuk kanë arritur t’ia mbushin mendjen qytetarit të Kosovës sa janë të tilla. PDK-ja, imazhi i së cilës kryesisht lidhet me SHIK-un dhe me afera skandaloze, garon me “Misionin e ri”, duke synuar që të fitojë edhe një mandat për vazhdimin e zhvatjes së përgjitshme që po i bën qytetarit të Kosovës.

Nami i Qeverisë së Kosovës është shëmbëllim i plotë i namit (të zi) të strukturës e cila realisht e kontrollon, është shëmbëllim i SHIK-ut. Aferat e pafundme që ka prodhuar kjo qeveri, si: zaptimi i shtetit në të tëra segmentet e jetës, ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë, të arsimit e të shëndetësisë, bashkëjetesa me krimin dhe me korrupsionin, vjedhjet në dhomën e dëshmive, pamjet tronditëse të refugjatëve nga Kosova në Hungari dhe në Francë etj., etj., e kanë vënë Republikën e Kosovën në majën e kronikave të zeza të shtypit botëror.

Synimi i PDK-së që nëpërmjet sloganit “Misioni i ri” të distancohet nga e kaluara e saj dhe të tregojë se ajo tashmë ka filozofi e mendësi “të re”qeverisjeje, e zhyti edhe më shumëkëtë subjekt politik nëpellgun prej të cilit ka dalë, në substratin e ekstremit majtist, që, domosdo, buron e hedh shtat nga e nëpërmjet Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe SHIK-ut të saj, që, siç dihet nga të gjithë, është nëna e SHIK-ut të PDK-së.

Së këndejmi, vazhdimi i qeverisjes së PDK-së nënkupton vazhdimin e sundimit të SHIK-ut, prej të cilit, me gjasë, sot më shumti ëndërron të çlirohet vetë kryetari i PDK-së dhe i Qeverisë në largim. Për më tepër, vazhdimi i qeverisjes së vendit tonë nga PDK-ja/SHIK-u nënkupton se dyert e Evropës do të jenë edhe më tej të mbyllura për ne, ndërsa qytetarët tanë do të vazhdojnë të presin me javë e me muaj të tërë për një vizë shëngen, përderisa vendet e rajonit problemin e lirisë së lëvizjes e kanë harruar kaherë.

III.Damka e AAK-së

Ndërsa, AAK-ja, duke qenë po ashtu një parti “e dalë” nga “krahu i luftës” bën natë e ditë bé e rrëfe se, edhe ajo, tashmë, është parti e djathtë. Mirë boll! Nuk ka gjë të keqe pse thotë ashtu. Porse, problemi i AAK-sëështë se ajo nuk arriti asnjëherë ta bindë qytetarin e Kosovës seka ndryshuar aq sa të quhet vërtet parti e djathtë.

Fakti se shumë qytetarë të Kosovës, sidomos në rajonin e Dukagjinit, ku ajo ka qenë më e pranishme, ia atribuojnë AAK-së shumë vepra të këqija, ndër të cilat haraçi është kryetemë, e penalizon shumë këtë parti.

Sa do të arrijë lideri i saj ta çlirojë këtë parti nga kjo damkë, mbetet të shihet më 8 qershor? Si suksesi, si mossuksesi i AAK-së lidhen me emrin e liderit të saj, Ramush Haradinaj, i cili, duke krijuar profilin e prijësit të fuqishëm e të autoritetshëm brenda partisë, nuk ka lejuar që të dalin në pah figura të tjera të rëndësishme, me të cilat do të mund të identifikohej ky subjekt. Fundja, çka do të thoshte AAK-ja në skenën politike të Kosovës, po qe se në krye të saj nuk do të ishteai, Ramushi?!

IV. AKR-ja, parti pa koncept politik

Subjekti tjetër “i djathtë”, AKR-ja, siç e thamë që në krye të herës, është një huqje e madhe, me vetë faktin se emrin e ka të majtë.

A mund ta bindë ndokënd një futbollist se është “djathtak”, kur i gjithë stadiumi e sheh se topin po e udhëheq me këmbën e majtë?

AKR-ja, në fund të fundit, s’është as e djathtë, as e majtë, as… Është një përzierje e çuditshme e njerëzve që i janë bashkuar atij subjekti me synimin që të zhvatin ndonjë kothere nga lideri i saj milioner. Porsa ta kuptojnë se atij nuk i del lehtë leku nga dora, si shumë sish deri më sot, ata do t’ia kthejnë shpinën si të mos e kishin njohur kurrë. Se, nuk është punë konceptesh afria e tyre me B. Pacollin, por është punë lakmie… Janë lakmitarë, kurse Pacollin e shohin si një mundësi të mirë për zhvatje!

E djathta është gjakim i të tri subjekteve politike të sipërcekura. PDK-ja, AAK-ja dhe AKR-ja duket se nuk e patën asnjëherë as guximin, as mençurinë që të thonë hapur se janë të majta. Mbase, për shkak të reminishencave të së kaluarës, mbase për shkak të frikës së ndëshkimit nga votuesi ynë, që nuk e ka aspak në qejf cilësorin “i majtë”.

Por, meqë duan të duken të djathta, të paktën PDK-ja dhe AAK-ja, duhej të ishin kujdesur që në këto zgjedhje të mos garonin me slogane të majta. Sa për frymën e tyre, s’ke si ia bën, ajo e tillë mbetet te të dyjapartitë-frymë e majtë. Në këtë pikë, askush s’u sheh kusur! Vetë thonë se kanë dalë nga lufta, pra, nga revolucioni, prandaj edhe janë të tilla, parti revolucionare, parti të majta.

Se, partitë e djathta lidhen për ide, për frymë. Partitë e djathta lidhen për traditë, për besim. PDK-ja, ish-PPDK-ja (Partia për Prosperitet Demokratik e Kosovës) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vetëquhen parti të djathta, mirëpo edhe frymën, edhe diskursin politik, edhe sloganet e fushatës zgjedhore i kanë të ekstremit të majtë. Sa për AKR-në e Pacollit, ata as vetë nuk e dinë çka janë apo çka duan në realitet. Për ndonjëfarë koncepti politik të tyre as që mund të flitet.

IV. LDK-ja, mundësia e vetme

LDK-ja, parti e djathtë jo sall me letra, po edhe me frymë e me besim, me bindje e me program të djathtë, ua ka borxh rivaleve të saj t’i falënderojë që janë ngatërruar keq në mes asaj që janë faktikisht dhe asaj që shtiren apo duan të jenë.

LDK-ja, anëtare e Partisë Popullore Evropiane, e cila bashkon subjektet më të fuqishme politike të Evropës, prandaj, duhet të votohet pa hezitim më 8 qershor, në mënyrë që fryma e saj, fryma e demokracisë së djathtë evropiane të triumfojë edhe në Republikën e zaptuar të Kosovës.

Vota për LDK-në do të thotë votë për çlirim nga degradimi i planifikuar i Pronto-Qeverisë; vota për LDK-në do të thotë RILINDJEEIMAZHIT të Kosovës në sytë e miqve tanë ndërkombëtarë; vota për LDK-në është mundësia e vetme e Kosovës për ta hequr qafesh sundimin e Kosovës jo nga ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës, por nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), atje ku bëjnë qejf faraonët e këtij shteti të zënë në grackë nga krimi, para të cilëve as ish-Ministri i Drejtësisë, as shefi i tij, Kryeministri në largim, as shtatë a tetë zëvendësat e tij, nuk guxonin të bënin gëk as mëk.

VOTOJENI, PRA, LDK-në, NË MËNYRË QË VENDI YNË TË QEVERISTET NGA QYTETARËT E KOSOVËS!

VOTOJENI LDK-në, NË MËNYRË QË REPUBLIKËN E KOSOVËS TË MOS E SUNDOJNË MË KURRË NJERËZIT QË MARRIN URDHRA NGA KAPOT E KRIMIT!

VOTOJENI LDK-në MË 8 QERSHOR 2014, NË MËNYRË QË MENGJESIN E SË NESËRMES TË NDIHENI TË LIRË!
XHAVIT BEQIRI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Zgjedhjet e 8 Qershorit - QYTETARË TË KOSOVËS DILNI NË VOTIME – ABSTENIMI I KRIJON SHANS KEQQEVERISJES, PROFITERËVE DHE MAFIES!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (06.05.2014)
MISIONI I PAKRYER I ISH TË BURGOSURVE POLITIKË!Nga SULEJMAN GJANA, Kryetar i PLL (06.04.2014)
ALEANCAT QË MUND TË PRODHOJË 8 QERSHORI: MË MIRË LDK-AAK SESA AAK-VV APO PDK-VVNga ELIDA BUÇPAPAJ (06.04.2014)
KANADAJA NDERON VIKTIMAT E KOMUNIZMITNga FRANK SHKRELI (06.03.2014)
MOS NA FYENI, ZOTËRINJ!Nga RESHAT KRIPA* (06.03.2014)
MINISTRAT E KULTURËS E SHKRETUAN KULTURËNNga GANI MEHMETAJ (06.03.2014)
A E MERITOJMË STATUSIN?Nga ANDON DEDE, Nju Jork (06.02.2014)
VETURREJTËSITNga UK LUSHI (06.02.2014)
ÇFARË FSHIHET PRAPA ALEANCËS EKONOMIKE EUROAZIATIKE?!Nga Prof. dr. ESHREF YMERI (05.31.2014)
OPERACIONI I PARË I CIA-s KUNDËR KOMUNIZMITShënime për librin "Operacioni Kundërshtari i Dobishëm" të Albert LulushitNga FRANK SHKRELI (05.30.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]