E Djelë, 08.18.2019, 06:12pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
MOS HESHTNI, ZOTËRINJ!
Nga RESHAT KRIPA

E Martë, 06.10.2014, 06:57am (GMT+1)



        Luftëtari i shquar i të drejtave të njeriut, në mënyrë të veçantë i njerëzve me ngjyrë, Doktor Martin Luter King, ka thënë:

    Ajo që është më e rrezikshme nuk është vetëm njeriu i keq, por dhe heshtja e njerëzve të mirë.

    M’u kujtua kjo aforizmë, pasi  vë re se edhe në ditët tona, kur demokracia mendohet se ka arritur shkallët më të larta, vihen re raste të heshtjes së pajustifikuar të  personaliteteve  të ndryshme shtetërore apo partiake karshi protestave të bëra, sidomos nga përfaqësues të shtresave të veçanta shoqërore siç është për shembull ajo e të përndjekurve politik nga regjimi totalitar. Këtu e kam fjalën për grevën e urisë të shpallur qysh prej 13 ditësh nga një grup përfaqësuesish të kësaj shtrese.

    Dëgjuam një deklaratë për shtyp të njerit nga përfaqësuesit e kësaj greve, Gjergj Hani, drejtuar Presidentit të Republikës, zotit Bujar Nishani, Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, zotit Ilir meta, Kryeministrit të vendit, zotit Edi Rama, Kryetarit të opozitës, zotit Lulzim Basha, Trupit Diplomatik të akredituar në Tiranë, OSBE-së, Këshillit të Europës, Bashkimit Europian, të gjithë mediave të shkruara dhe audio-vizive. Deklarata ishte nënshkruar nga:

      1. Fatmir Hoxha, - Lindur në kamp internimi. Familjarisht 120 vite burg dhe internim
      2. Gjergj Hani, - 10 vite burg politik
      3. Fazli Deliu, - 27 vite burg politik
      4. Lulzim Emini, - 8 vite burg politik, 35 vite burg dhe internim familjarisht
      5. Ilmi Osmani, - 13 vite burg politik
      6. Syrja Fero Babaj, - 25 vite burg dhe internim për motive politike.
      7. Fadil Dema, - 5 vite burg politik dhe pas tij internim
      8. Vilson Dida, - i internuar, babaj 25 vite burg politik.
      9. Fiqiri Hyzellari, - babai i vdekur në burgun e Burelit
    10. Agron Cico, - i internuar, babai 15 vite burg politik.


    Çfarë kërkojnë kata martirë që po sakrifikojnë jetën e tyre për një kauzë të shenjtë?

    1. Dënimi i diktatorit Enver Hoxha si ideator dhe zbatues i ideologjisë totalitare që sundoi vendin për 46 vite. Heqja e të gjitha titujve të fituara gjatë periudhës komuniste.
    2. Hapjen e dosjeve për ish-bashkëpuntorët e Sigurimit të Shtetit dhe të atyre që i detyruan të bëhen të tillë për politikanët, drejtuesit e institucioneve kushtetuese, atyre të sistemit të drejtësisë, të administratës publike qëndrore dhe lokale, si dhe të mediave kombëtare audio-vizive dhe të shkruar.
    3. Kthimin në punë  të të gjithë të pushuarve padrejtësisht nga administrata shtetërore dhe që kanë fitur gjyqet përkatëse.
    4. Përfundimin e dëmshpërblimit financiar brenda afateve të caktuara në ligj dhe premtimeve të dhëna gjatë fushatës elektorale.

Këto janë kërkesat e tyre. Ka 13 ditë që këto kërkesa përsëriten por çdo gjë, bie në veshin
e shurdhër të politikës, me përjashtim të ndonjë konference shtypi të opozitës. Gjëndja e grevistëve sa vete dhe po rëndohet më tepër. Mos vallë doni sakrificën sublime të tyre? Ata janë të gatshëm ta bëjnë edhe atë, por ky do të jetë turpi juaj. Ndaj unë ju drejtohem juve dhe ju them:   - Mos heshtni, zotërinj!

-    Mos heshtni, zoti  President   i   Republikës!  Ju  jeni  Kryetari  i  Shtetit.      Përdoreni
autoritetin tuaj për sensibilizimin e çështjes së tyre. Jeni ju që duhet të ndërhyni pranë organeve qeveritare, për zgjidhjen e problemit. Jeni ju që duhet të ndërhyni pranë autoriteteve ndërkombëtare për arbitrimin e  çështjes në fjalë.
- Mos heshtni,  zoti  Kryetar  i Kuvendit të  Shqipërisë! Ishit  ju  që  deklaruat  se  kushdo
ka  të drejtë të bëjë të drejtë urie. Për çfarë të drejte flisni? Për atë të humbjes së jetës së tyre, apo të heshtjes tuaj?
            - Mos heshtni zoti Kryeministër i Shqipërisë! Jeni ju i pari, që duhej t’iu kthenit  një përgjigje grevistëve. Është e drejta juaj t’ua ktheni atë, pozitive apo negative, por një përgjigje ata e duan.
    - Mos heshtni zoti Kryetar i opozitës! Është e drejta juaj që ta ngrini deri në qiell zërin për të drejtat e të përndjekurve politikë dhe jo vetëm me konferenca shtypi por edhe me sensibilizimin e autoriteteve ndërkombëtare.
    - Mos heshtni, zotërinj të Trupit Diplomatik të akredituar në Tiranë! Një nga shkaqet përse ata që ndodhen në grevë kanë qenë dënuar nga regjimi komunist, ishte edhe arsyeja sepse donin një Shqipëri si gjithë bota perëndimore demokratike. Ndërhyni pranë qeverisë shqiptare për zgjidhjen e kërkesave të tyre.
    - Mos heshtni, përfaqësues të mediave të shkruara dhe atyre audio-vizive! Ju keni një armë të fortë për të ngritur zërin në kupë të qiellit në mbrojtje të këtyre martirëve.

    Mos heshtni zotërinj! Heshtja e juaj është vrasje për ta. Dërgoni përfaqësuesit tuaj pranë tyre! Dëgjojini dhe vendosni! Ata duan një përgjigje nga secili prej jush.
    Mos harroni sentencën e përmendur në krye të këtij shkrimi nga i paharruari Doktor Martin Luter King.

RESHAT KRIPA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SKENARËT E PAS 8 QERSHORIT VAREN NGA MORALI I PALËVENga ELIDA BUÇPAPAJ (06.09.2014)
PËR KË DO TË VOTOJË POPULLI SHQIPTAR I KOSOVËS?!Nga Prof. dr. ESHREF YMERI (06.07.2014)
KUMTET HAMLETIANE NË KOHËT MODERNE...Nga DR. PËRPARIM KABO (06.07.2014)
PDK BËRI ZULLUME NË QEVERISJE, BËFTË HAJËR NË OPOZITËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.06.2014)
8 QERSHORI - VOTA PËR ÇLIRIM!LDK-ja, mundësia e vetme - Votojeni LDK-nëNga XHAVIT BEQIRI (06.06.2014)
Zgjedhjet e 8 Qershorit - QYTETARË TË KOSOVËS DILNI NË VOTIME – ABSTENIMI I KRIJON SHANS KEQQEVERISJES, PROFITERËVE DHE MAFIES!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (06.05.2014)
MISIONI I PAKRYER I ISH TË BURGOSURVE POLITIKË!Nga SULEJMAN GJANA, Kryetar i PLL (06.04.2014)
ALEANCAT QË MUND TË PRODHOJË 8 QERSHORI: MË MIRË LDK-AAK SESA AAK-VV APO PDK-VVNga ELIDA BUÇPAPAJ (06.04.2014)
KANADAJA NDERON VIKTIMAT E KOMUNIZMITNga FRANK SHKRELI (06.03.2014)
MOS NA FYENI, ZOTËRINJ!Nga RESHAT KRIPA* (06.03.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2019  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]