VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NJË MALËSORE KONKUROI PËR MISS USA 2014Nga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 08:30pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
NJË MALËSORE KONKUROI PËR MISS USA 2014
Nga FRANK SHKRELI

E Martë, 06.10.2014, 08:19am (GMT+1)





Më 8 maj, në qytetin Baton Ruzhë të shtetit Luiziana të Shteteve të Bashkuara u mbajt konkursi i bukurisë për të zgjedhur nga 50-konkurentet më të bukura të vendit -- një përfaqsuese nga secili shtet i Amerikës  -- për Miss USA 2014.  Njëra nga këto konkurente ishte edhe Elizabeta Ivezaj, bukuroshja shqiptare me origjinë nga Malësia e Madhe, e cila përfaqësoi shtetin e Miçigenit në konkursin mbarë kombëtar amerikan të bukurisë.  Elizabeta Ivezaj nuk fitori konkursin kombëtar të bukurisë, pasi juria  në atë  konkurs zgjodhi përfaqsuesën e shtetit Nevada, por megjithkëtë Elizabeta bëri histori, si e para bukuroshe me origjinë shqiptare që kishte siguruar titullin Miss të një shteti të Amerikës, siç është shteti Miçigen me 10-milion banorë, gjë që ia bëri të mundur asaj të konkuronte në festivalin kombëtar të bukurisë për vitin 2014. 


Shqiptarët në Amerikë kanë arritur sukesese të dukshme në shumë fushë e aktivitete të jetës dhe veprimtarisë së tyre në këtë vend, por me sa di unë, në fushën e bukurisë, Elizabeta Ivezaj është e para shqiptaro-amerikane e cila ka konkuruar me sukses për të arritur në nivelin e përzgjedhjes si më e bukura e një shteti, e pastaj si e tillë të përfaqësojë atë shtet në nivelin kombëtar të përzgjedhjes së Miss USA.   Për ata që ndoqën të djelën mbrëma programin televiziv të konkurencës për emërimin e Miss USA, duhet të kenë parë zonjushën Elizabeta Ivezaj dhe të kenë dëgjuar shqiptimin e qartë të emërit të saj para miliona shikuesve në Amerikë dhe anë e mbanë botës.  Krenari kjo për për vet Elizabetën dhe për familjen e saj, por edhe për Malësinë e Madhe dhe kombin shqiptar.   Ky vlerësim që i është akorduar asaj, nuk është  vetëm për bukurinë e saj, por edhe për arritjet e saja deri tani.   Ajo është modele, e cila aspiron të bëhet aktore, ndërsa vazhdon studimet në Universitetin Oakland, me përqëndrim në degën e psikologjisë dhe të studimeve për çështjet e grave.  Ajo ka thënë se ka zgjedhur këtë degë studimesh me shpresë për të punuar në të ardhmen, për të sjellur vëmendjen mbi të drejtat e grave kudo në botë.
 
Elizabeta Ivezaj  ka lindur në shtetin Miçigen të Amerikës, por familja e  saj rrjedhë nga Malësia e Madhe, nën Mal të Zi.  Në një intervistë për Zërin e Amerikës disa ditë para konkursit për Miss USA 2014, Elizabeta  tha se është krenare për origjinën e saj dhe se madje kishte përfshirë elementë të origjinës së saj shqiptare në fustanin e saj që kishte veshur për konkursin kombëtar.  Ajo shtoi se ishte "shumë e lidhur me njerëzit tanë dhe se duhet të jemi admiruesit e parë të njerzëve tanë."   Elizabeta Ivezaj tha gjithashtu se kishte vendosur t'i hynte konkursit të bukurisë në Amerikë, ndër të tjera, edhe për t'u thënë vajzave shqiptare që të bëjnë diçka ndryshe nga e zakonshmja, dhe njëkohësisht duke shërbyer si shembull për to, theksoi ajo, që të "ndjekin  realizimin e cilësdo ëndërre  që kanë".  Ajo i tha Zërit të Amerikës se krenaria e saj për prejardhjen e saj e bën atë të jetë edhe më shumë e lidhur me njerëzit tanë dhe njëkohsisht, tha ajo, duhet të jemi edhe admiruesit e parë të njerzëve tanë.
Elizabeta Ivezaj, si përfaqsuese e bukurisë së shtetit Miçigen është shprehur se ka patur një mbështetje të madhe nga komuniteti shqiptaro-amerikan si dhe nga Shqipëria dhe më gjërë dhe se nuk i ka munguar përkrahja nga shqiptarët dhe se kjo ishte diçka që e ka motivuar atë edhe më tepër të vazhdojë për të shkuar përpara.  Ajo shpreson se me shembullën e saj, ajo do të inkurajojë vajzat e reja shqiptare në Amerikë dhe më gjërë që të ndjekin realizimin e ëndërrave të tyre dhe të mos heqin dorë nga pasioni që i shtynë ato për të bërë diçka ndryshe nga e zakonshmja.

Konkurenca për bukurinë e rrallë të femrës shqiptare, sidomos të atyre nga Malësia e Madhe ka qenë një traditë ku femërat malësore kanë shpalosur bukurinë e tyre natyrore por edhe kanë mbajtur gjallë kulturën dhe traditat shekullore të atyre anëve, nepërmjet veshjes dhe karakteristikave të tjera të kulturës dhe zakoneve.  Andaj, qoftë Elizabeta Ivezaj Miss Miçigen e cila duke konkuruar për Miss USA vuri në dukje bukurinë e saj të femrës shqiptare dhe krenarinë e prejardhjes së saj, ose qofshin vajzat e Logut të Bjeshkëve në Kelmend të cilat edhe ato në atë mënyrën e vet për çdo vit në të dy rastet femërat shqiptare nga Malësia e Madhe i paraqesin kombit dhe botës atë bukuri njerëzore të femrës shqiptare, bukuri kjo që njëherazi  harmonizohet  edhe me bukurinë natyrore të Malësisë së Madhe.  
 

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MOS HESHTNI, ZOTËRINJ!Nga RESHAT KRIPA (06.10.2014)
SKENARËT E PAS 8 QERSHORIT VAREN NGA MORALI I PALËVENga ELIDA BUÇPAPAJ (06.09.2014)
PËR KË DO TË VOTOJË POPULLI SHQIPTAR I KOSOVËS?!Nga Prof. dr. ESHREF YMERI (06.07.2014)
KUMTET HAMLETIANE NË KOHËT MODERNE...Nga DR. PËRPARIM KABO (06.07.2014)
PDK BËRI ZULLUME NË QEVERISJE, BËFTË HAJËR NË OPOZITËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.06.2014)
8 QERSHORI - VOTA PËR ÇLIRIM!LDK-ja, mundësia e vetme - Votojeni LDK-nëNga XHAVIT BEQIRI (06.06.2014)
Zgjedhjet e 8 Qershorit - QYTETARË TË KOSOVËS DILNI NË VOTIME – ABSTENIMI I KRIJON SHANS KEQQEVERISJES, PROFITERËVE DHE MAFIES!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (06.05.2014)
MISIONI I PAKRYER I ISH TË BURGOSURVE POLITIKË!Nga SULEJMAN GJANA, Kryetar i PLL (06.04.2014)
ALEANCAT QË MUND TË PRODHOJË 8 QERSHORI: MË MIRË LDK-AAK SESA AAK-VV APO PDK-VVNga ELIDA BUÇPAPAJ (06.04.2014)
KANADAJA NDERON VIKTIMAT E KOMUNIZMITNga FRANK SHKRELI (06.03.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]