VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
MISIONI I RI I HASHIM THAÇIT ËSHTË NË OPOZITË Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Mërkurë, 06.11.2014, 10:58am (GMT1) Thjesht në cilësinë kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hashim Thaçi, thonë mediat, qenka shprehur në facebook se partia e tij ("partia fituese e zgjedhjeve dhe koalicioni parazgjedhor prej Partisë Demokratike të Kosovës dhe koalicionit për Mision të Ri"), pra ai vetë, është mandatar i qeverisë së ardhshme. Hashim Thaçi, pas shpalljes zyrtarisht të marrëveshjes mes katër partive, LDK-AAK, Vetëvendosje dhe Nisma, e ka të qartë tashmë se nuk i ka votat për të mbajtur mandatin, edhe sikur atë t'ia jepte, sipas rutinës, presidentja e Kosovës. Prandaj, i bie që t'ia kursejë vetes, partisë së tij, koalicionit të tij këtë procedurë dhe të pranojë realitetin e ri. Kështu kryetari i PDK-së do të dëshmonte pjekuri politike, do të dëshmonte konstruktivitet, do të dëshmonte përgjegjshmërinë që i takon, respektin që i takon ndaj rolit të tij në proceset nëpër të cilat ka kaluar Kosova në këto 15-16 vitet e fundit. Mbi të gjitha, Thaçi do të dëshmonte se nuk tundohet nga zërat e brendshëm, në parti apo koalicion, të cilët janë gati ta dëmtojnë figurën e Thaçit dhe interesat e shtetit të Kosovës vetëm për hir të ruajtjes së mëtejshme të posteve dhe privilegjeve që kanë pasur me Thaçin kryeministër. Thaçi ka qenë kryeministër dy mandate, shtatë vjet, në një periudhë shumë vendimtare për fatet e Kosovës dhe të kombit. Gjatë këtyre viteve, më shumë se kurrë në jetën e tij aktive politike, ai ka përjetuar reformimin e tij dhe të partisë së tij, ku, natyrisht, ai e ka pasur meritën kryesore. Sikurse ka edhe përgjegjësinë e tij për mungesën e sukseseve në shumë fusha, për korrupsionin tejet të lartë, papunësinë tejet të lartë, izolimin ndaj Evropës dhe botës, për shumë plagë të tjera, të cilat ai, partia e tij dhe koalicioni i tij nuk i kanë aspak mundësitë t'i zbutin as t'i shërojnë në një mandat tjetër, të tretë, qeverisës. Do të ishte paradoksi më i madh, absurdi më i papërfytyrueshëm që Thaçi ta mendonte apo ta gjente veten në krye të një aventure ku dështimi do të ishte i sigurtë dhe dëmi ndaj tij sidomos, por, rrjedhimisht, edhe ndaj çështjes për të cilën ai ka kontribuar deri tash do të ishin tejet të mëdha e tejet të pandreqshme. Kjo ishte arsyeja kryesore pse asnjë nga partitë kryesore të Kosovës - as LDK, as AAK, as Vetëvendosje, as Nisma nuk bënë asnjë marrëveshje me PDK-në dhe me Misionin e Ri. Mendoj se Thaçi dhe të gjitha mendjet e tjera të kthjellëta në partinë dhe në koalicionin e tij e kuptojnë se nuk kanë pse t'i humbin më kohë as nerva Kosovës, popullit të Kosovës, përkrahësve të tyre. E kuptojnë, pra, se Misioni i tyre i Ri është në opozitë - në një opozitë të re sa më konstruktive, sa më bashkëpunuese, sa më të përgjegjshme, çka do të ishte në pajtim me zotimin e koalicionit LDK-AAK, Nisma dhe Vetëvendosje se nuk do të ketë asnjë revansh apo frymë revanshi në qeverisjen e tyre. Disa mendje, sipas meje, të pakthjellëta pranë Thaçit, i kërkojnë atij që të zgjasë agoninë e qeverisjes së tij, një agoni që do të ishte shumë më e rëndë dhe më e shumëfishtë për Kosovën dhe për çështjen ndaj së cilës mendohet se ka punuar Thaçi dhe PDK. Ata nuk duan ta kuptojnë se Kosovës nuk i duhet as një zgjatje kohore, nuk i duhet as një vajtje në zgjedhje të jashtëzakonshme, Kosovës i duhet sa më shpejt një qeveri sa më e qëndrueshme, i duhen institucione të forta - Qeveri, Parlament, President, i duhet qeverisje me kapacitet sa më të plotë, me energji sa më të freskëta, me imazh sa më të ndryshëm, të cilat Thaçi, PDK dhe aleatët e tyre nuk ia kanë siguruar Kosovës sidomos këto tri vitet e fundit dhe as që mund t'ia sigurojnë një mandat të tretë të mëtuar. Perëndimorët, Bashkimi Evropian, në kontekstin e ri që u krijua pas marrëveshjes LDK-AAK-Nisma-Vetëvendosje, u shprehën se në praktikën demokratike ekzistojnë edhe koalicionet e heshtura parazgjedhore, për çka ata kishin menduar se Thaçi dhe PDK mund ta kishin pasë arritur një të tillë. Ndërkohë partitë kryesore opozitare të deritashme të Kosovës kishin premtuar se nuk do të bëjnë në asnjë mënyrë koalicion me PDK-në. Nënteksti, mendoj unë, tashmë del i qartë. Mrekullisht, ky nëntekst u kap me shumë mençuri nga elektorati i Kosovës. Dhe PDK nuk ka pse të shpresojë se mund të bëjë ndonjë diversion ndaj partive që arritën marrëveshjen më 10 qershor. Nëse dikush pranë tij do t'ia këshillonte këtë Hashimit, kjo do të ishte këshilla më keqdashëse e mundshme ndaj tij. Duke i hapur rrugë qeverisjes së re, duke pranuar realitetin e ri të krijuar tashmë, duke filluar Misionin e tij të Ri në opozitë, Thaçi do të bënte që të dilte në një dritë të vërtetë roli i tij në mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 8 qershorit, ashtu si vlerëson ai vetë, se "zgjedhjet e 8 qershorit kaluan si më të mirat e pasluftës". Dhe do të ishte vërtet kryelartë për atë që ka bërë në politikë, për atë që ka bërë në qeveri dhe për atë që do të bëjë në opozitë. Në rast të kundërt, Thaçi do ta errësonte jo vetëm rolin e tij në këto zgjedhje, por do të bjerrte shumëçka nga meritat e tij të vërteta të deritashme ndaj Kosovës dhe kombit. Dhe dëmet, çka është më e keqja e të këqijave, më së shumti do t'i paguante Kosova. Tashmë Kosova ta mbledhë sa më shpejt Kuvendin me përbërje të re dhe të vazhdojë pa humbur aspak kohë hapat e tjerë për mbarëvajtjen e vendit, për rritjen e mirëqenies, për zhvillimin ekonomik, për arritjen sa më të shpejtë të heqjes së vizave, për aritjen sa më të shpejtë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, për arritjen sa më të shpejt të përfshirjes në Partneritetin për Paqe, për arritje sa më të shpejta në integrimet e tjera perëndimore dhe ndërkombëtare, çka krijon një kuadër krejt tjetër në hapjen e vendit ndaj investimeve të huaja, në krijimin e shpresave të reja dhe të optimizmit të ri brenda në Kosovë dhe në marrëdhëniet e saj rajonale evropiane dhe ndërkombëtare. © PDK BËRI ZULLUME NË QEVERISJE, BËFTË HAJËR NË OPOZITË Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Premte, 06.06.2014, 10:45am QEVERIA E RE KRIJON TË PAKËNAQUR, POR ATA NUK JANË ME PD-në Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Hënë, 05.26.2014, 08:57am REVOLUCIONI ME VOTË - KOHA E KOSOVËS Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Hënë, 05.19.2014, 06:46pm NJË OPOZITË E SHPARTALLUAR KUNDËR NJË QEVERIE ENDE TË PAKONTURUAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Premte, 05.16.2014, 10:08am FTESA NDAJ QYTETARËVE TË KOSOVËS DHE LUGINËS SË PRESHEVËS - NJË LËVIZJE TJETËR MË SE BOSHE E TIRANËS Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Enjte, 05.08.2014, 02:59pm Temë për debat DEFETARIZIMI I POLITIKËS DHE DEPOLITIZIMI I FESË Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Mërkurë, 04.09.2014, 07:56am SFIDË NDAJ SKEMAVE Libri 'Traumat e tranzicioni' i Elida Buçpapajt Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Hënë, 04.07.2014, 09:32pm Ftesa këtuT'I DREJTSHKRUAJMË SHQIP EMËRVENDET ZVICERANENga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.17.2014) PS TË MOS IMITOJË PD-në, PD TË MOS IMITOJË PS-në Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Mërkurë, 03.05.2014, 11:47am Këndi këtu SI TË UROJMË Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Hënë, 02.17.2014, 06:50pm SHPEND MOS U ÇMEND FQINJËT JANË NË EKSPANSION, NE JEMI NË RESTRIKSION NË EVROPË, SI ALEATË TË AMERIKËS TË MOS SHNDËRROHEMI NË HORDHI BEDRI MYFTARI - JETOI PËR NJË ËNDËRR, IKU PA TË COMMONWEALTHI SERB ËSHTË SA ANTISHQIPTAR DHE ANTIEVROPIAN Ribotim
'MAQEDONIA' NUK PUNON PËR EVROPËN, KOHA NUK PUNON PËR 'MAQEDONINË' SEVDALLINJTË MANJAKË TË PARTIVE - DIVERSION EDHE KUNDËR MEDIAVE ONLINE
HAPËSIRA SHQIPTARE MË VERILINDORE - PENG I TERMAVE TIRANË - KUVENDI BURLESK NË SEANCËN E JASHTËZAKONSHME PËR EGIN CEKËN TË NESËRMEN E NJËZET E DY MARSIT TË NJËZET E DYTË MAFIA NUK BËN DOT ZGJEDHJE - OSE MEDITIM PËR 23 QERSHORIN THJESHT ATDHEDASHURI - TË JEMI BIJ TË ATDHEUT, TË MOS JEMI VAMPIRË TË ATDHEUT POPULLI E DI KË KA CUB KË HERO
SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALE
FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946 Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN! Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005) SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI Romani "Imazh" i Zef Mulajt Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN? 21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT 21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND ROJA TË SOVRANITETIT Zotër shtëpie Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË KOLLITJET E STALINIT... ...nesër në "tri komunat heroike" Nga SKËNDER BUÇPAPAJ MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT TË DUAN, PA TË QORTOJNË (Letër e mbyllur partive) Nga SKËNDER BUÇPAPAJ UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË" EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA? POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAMENDJET PARAZGJEDHORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN... KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS © SKËNDER BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |