VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DEDIKIM KUSHTUAR BASHKËVUAJTËSVE TË MINga RESHAT KRIPA

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 12:58am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
DEDIKIM KUSHTUAR BASHKËVUAJTËSVE TË MI
Nga RESHAT KRIPA

E Enjte, 06.19.2014, 06:01am (GMT+1)


    Këtë shkrim ua dedikoj bashkëvuajtësve të mi që ishin ngujuar, qysh prej njëzet ditësh, në një grevë urie. Ua dedikoj Fatmirit, Gjergjit, Fazliut, Lulzimit, Ilmiut, Syrjait, Fadilit, Vilsonit, Fiqiriut dhe Agronit.   

    Ju nuk u futët në këtë grevë për interesat tuaja personale. Nuk u futët për arsye ordinere, si disa të tjerë që, si qëllim kryesor, i kishin vënë vetes përfitimin e një grushti të hollash që qeveria do ua jepte në shenjë lëmoshe. Ju u futët për ato parime që kishit luftuar vite më parë, kur preferuat më mirë prangat e hekurta në duar se sa dhunimin e lirisë për atdheun. Ky parim ishte: "Për Liri, për Shqipëri, për Flamurin Kuq e Zi!"

    U futët në grevë për zbatimin e rezolutave të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës numër 1096 (1966) "Masat për të çrrënjosur trashëgimin e sistemeve totalitare komuniste", atë me numër 1481 (2006) "Domosdoshmëria për dënimin ndërkombëtar të krimeve të regjimeve totalitare komuniste", të firmosura edhe nga delegacioni parlamentar i Republikës së Shqipërisë, si dhe rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë, të tetorit të vitit 2006, "Për dënimin e krimeve të kryera nga regjimi komunist në Shqipëri".

    U futët për dënimin e figurës së diktatorit Enver Hoxha, për rishikimin e datave simbol të sistemit komunist, për bërjen publike të të gjitha dokumentave që dëshmojnë krimet e regjimit komunist,për hapjen e dosjeve të krijuara nga ai regjim, për përmbushjen e të gjitha detyrimeve ligjore lidhur me statusin e të përndjekurve politikë, për hapjen e muzeumeve dhe kthimin në muze të burgjeve dhe kampeve të tmerrshme politike, për ngritjen e një komisioni për gjetjen dhe rivarrosjen e të rënëve në luftën kundër komunizmit, që ende nuk kanë një varr. Për ngritjen e memorialeve në kujtim të këtyre martirëve dhe së fundi organizimin e një konferemce shkencore kombëtare, për krimet e kryera nga regjimi totalitar komunist.

    Këto ishin motivet që ju çuan në grevë urie.  Për këto motive ju sakrifikuat edhe jetët tuaja. Ndaj, me ju sot jemi edhe ne të tjerët,, ne që i kemi hequr mbi shpatullat tona tmerret e atij sistemi. Ju u sakrifikuhat edhe për ne. Ndaj edhe unë po ju drejtohem pikërisht juve.

    A e shihni qëndrimin e qeverisë shqiptare karshi jush dhe në përgjithësi kundrejt shtresës tonë? Në cilindo vend të botës që të kishte ndodhur një ngjarje e tillë, do të tronditej një shtet i tërë. Kurse tek ne sundoi heshtja më e thellë. Përse ndodhi një gjë e tillë? Sepse në krye të shtetit janë po ata që na kishin dënuar dhe masakruar apo pinjollët e tyre. Fatkeqësia e tyre është se nuk po munden kurrë të shkëputen nga mentaliteti komunist i vështrimit të ngjarjeve dhe shikim i tyre nën prizmin demokratik.

    Megjithatë, ata janë humbësit e mëdhenj. Nuk jemi ne që u ngritëm dhe luftuam kundër tyre për gati një gjysmë shekulli. Nuk jeni ju që u ngujuat në grevë urie për rivendosjen e demokracisë së vërtetë në vendin tonë. A ju kujtohet drejtuesi i tyre, diktatori Ramiz Alija kur deklaronte në vitet 90-të: "Ne i kemi vrarë baballarët e tyre" apo "Edhe bar do të hamë, edhe gjak do të derdhim". A i dëgjoni deputetët e tyre që deklarojnë pa u skuqur fare, me një prepotencë të paparë, se kanë vrarë një, dy apo më shumë martirë? Këto janë monstrat që drejtojnë shtetin shqiptar.

    I kemi parë për vite me rradhë. Por më tepër i pamë në këto vite pas përmbysjes së madhe. Përsëri ishte shtreasa  e jonë që do të derdhte gjak. Përsëri do të ishte dora e tyre që do ta shkaktonte këtë gjak. Mos harroni Bujar Kaloshin, Lekë Çokun,  Besnik Hidrin, Bashkim Shkurtin, Gëzim Shabanin, Besim Manolin, Fredi Shehun, Valter Harizin, Kujtim Frangun dhe plot martirë të tjerë, rënë për një demokraci të vërtetë, për një Shqipëri moderne europiane.

    Ndaj mos u çudisni përse ata nuk denjuan të uleshin me ju për bisedime. Nuk denjuan sepse donin t'ju shihnin të vdekur. Sepse donin të pinin gjakun tuaj ashtu si vampirja e Vlorës që piu gjakun e Lekë Çokut  më 1997. Ujku qimen ndërron por zakonin nuk e harron. Kështu janë ata.

    Ndaj ju drejtoj thirrjen:

-    Rrofshi   e   qofshi!  Greva  ia  arriti   qëllimit.  Në  mbështetje të saj  u  ngrit  i  gjithë
opinioni  i  shëndoshë i vendit tonë. U ngrit shoqata mbarëkombëtare "Vatra" e cila në deklaratën e saj shkruante:

    
    Një vend që synon të shkojë në Europë, nuk duhet të heshtë përballë kërkesave të drejta të të përndjekurve politikë. Në një kohë kur në mitingjet qeveritare shfaqen portretet e diktatorit Enver Hoxha, kërkesa e të ngujuarëve për dënimin e tij si ideator dhe zbatues i ideologjisë totalitare, që sundoi vendin për 46 vite dhe heqjen e të gjitha titujve të fituara gjatë periudhës komuniste, është jo vetëm kërkesë e drejtë por tepër e vonuar. Politika shqiptare ka zvarritur dhe ka futur në "kalendrat greke", dekomunistizimin e shoqërisë dhe nuk ka dënuar krimet e komunizmit, ideatorët dhe ekzekutuesit. Të përndjekurit e ngujuar po kërkojnë hapjen e dosjeve për ish-bashkëpuntorët e Sigurimit të Shtetit dhe të atyre që i detyruan të bëhen të tillë për politikanët, drejtuesit e institucioneve kushtetuese, atyre të sistemit të drejtësisë, të administratës publike qëndrore dhe lokale, si dhe të mediave kombëtare audio-vizive dhe të shkruar.    

    Me ju, së fundi, u bashkua edhe Presidenti i Republikës i cili u premtoi se do të përdorte të gjithë autoritetin e tij për zbatimin e kërkesaveë tuaja dhe unë kam besim, se këtë premtim ai do ta mbajë.

    Rrofshi e qofshi! A e shihni se sa pak kemi mbetur ende gjallë? Ejani të gjejmë rrugë të tjera për zgjidhjen e problemeve tona. Demokracia ka shumë rrugë për zgjidhjen e tyre. Konferencat shkencore, përkujtimoret, shtypi i shkruar dhe ai audio-viziv, takimet me përfaqësuesit e organizmave ndërkombëtare e të tjera janë disa nga shumë format e ndryshme të protestës tonë.

    Do të doja prononcimin e Institutit të Integrimit të të Përndjekurve Politikë dhe posaçërisht të drejtorit të tij, zotit Bedri Blloshmi për këtë çështje. Do të doja gjithashtu prononcimin e Institutit të Hetimit të Krimeve te Komunizmit, të partive të djathta politike, të shoqatave të të përndjekurve politikë, të akademikëve, të historianëve,  të ekspertëve të OJQ-ve, të përfaqësuesve të medias së shkruar dhe asaj vizive. Sot është koha që të gjithë këto indstitucione të ngrenë zërin në mbrojtje të interesave kombëtare dhe kundër ringjalljes së frymës komuniste që po përpiqen  ta rifusin në ndërgjegjen e kombit tonë.

    Ju dhe ne të gjithë jemi fitimtarët e kësaj beteje të madhe ndërmjet komunizmit dhe antikomunizmit, ndërmjet sistemit socialist dhe atij në të cilin ndodhemi sot. Jemi fitimtarët pasi ishim ne që hodhëm bazat e përmbysjes së madhe të arritur në fundin e viteve 90-të. Ndaj ejani që së bashku të luftojmë për ta bërë sa më të denjë këtë vend, për të hyrë me meritë në gjirin e shteteve europiane, për të zhdukur, njëherë e përgjithmonë, mentalitetin komunist të gjykimit të ngjarjeve, që ekziston ende në vendin tonë.

    Ndaj,  ejani të luftojmë së bashku! Këtë thirrje, jua bëj unë, jo vetëm në emrin tim, por edhe të gjithë bashkëvuajtësve të tjerë. Ejani!                    

RESHAT KRIPA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VIZITA E PAPËS NË TIRANË DHE HISTORIA E PERSEKUTIMIT FETAR NË SHQIPËRINË KOMUNISTENga FRANK SHKRELI (06.18.2014)
RA LAZARATI S'RA LAZARATINga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.18.2014)
SHTETI, EKONOMIA, POLITIKANËT DHE...Nga UK LUSHI (06.16.2014)
BlogAPEL SHQIPTARËVE DHE POLITIKËSNga ELIDA BUÇPAPAJ (06.15.2014)
100 VJET BRENGË KOLONEL TOMSONINga Dr. PËRPARIM TOMSONI (06.15.2014)
CA ÇASTE TË KËNDSHME ME Dr BUJAR LESKAJNga Prof. dr. ESHREF YMERI (06.14.2014)
AY, VETËM NJËNga RESHAT KRIPA (06.14.2014)
ARSHI PIPA PËR FAN NOLINNga FRANK SHKRELI (06.12.2014)
ZGJIDHJE KOSOVENga AFRIM KRASNIQI (06.12.2014)
MISIONI I RI I HASHIM THAÇIT ËSHTË NË OPOZITËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.11.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]