VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NA E KTHENI ARTAN SANTON...!Nga RAMIZ LUSHAJ

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 04:44pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
NA E KTHENI ARTAN SANTON...!
Nga RAMIZ LUSHAJ

E Shtunë, 06.28.2014, 10:34am (GMT+1)



Tragjikja e 26 qershorit 2014 ishte e tepërt për ta njoft Artan Santon, pasi emri i tij prej kohësh i bante nder këtij vendi ballkanik të (ç)lodhur, Shqipërisë Londineze, që shpesh i djeg epokat e kokat e mbi njëqind viteve Pavarësi në pritje për rilindje rrënjase, të rrejshme e të pafundme të Lirisë për të (mbi)jetuar, (pa)punuar, (ng)ecë lartësive rozafiane, tipike (anti)shqiptare, që gatuajmë të ardhmen me brumë oksidental e ujë oriental.

Jeta është e Para, Fjala është e Dyta, Ecja... është e Treta.

Artan Santos ia morën të tria. Ia lanë përgjysmë të tria. Pikërisht atëherë kur të tria ma shumë se Atij i duheshin Shqipërisë e Shqiptarisë.

Mafia e sharroi me plumbat e zi skej zemrës e në kokë pikërisht aty, në vendin ku është si të thuash zemra e koka e Shqipërisë: bash në trekëndshin Presidencë, Parlament e Kryeministri. Dhe ne, të gjithë, me fjalë dhimbjeje në biseda, në homazhe e me sy loti pranë ekranit, e përcollëm me lule të bardha për në Sharrë. Ne, të gjithë, secili në vendin, kohën e mënyrën e vet e kryem ritualin shqiptar njerëzor të përcjelljes po Artan Santo nuk ishte në atë përcjellje, nuk është as në Sharrë.

Artan Santon, me shumë dritë e rrezatime për Kohën e Shqiptarët, na e mori hjekësia e hijena Mafia qyshse në mëngjesin e 26 qershorit 2014. Komentet janë të tepërta. Shteti Im, Shteti Yt, Shteti Ynë, na e kthe Artan Santon nga duart e Mafias, se ta morën tek Dera e Shtëpisë Tande, para syve të ecjes tonë drejt Europës së Bashkuar. Na e morën Qytetarin Model dhe modelin e Kohës Shqiptare. Na e morën pronarin e të parës bankë shqiptare me kapital krejtësisht shqiptar, Credins Bank. Na e morën "lidershipin" e Fjalës së Lirë, të "Fokus Group" e "TV Skan". Na e morën artistin e filmit "Guximtarët" dhe artnorin e tregimtarisë shqiptare me dy librat e tij "Individi normal..." (2006) dhe "Darka e ambasadorit; An Mo, Shtëpia e re" (2006).

Shteti Im, Shteti Yt, Shteti Ynë, na e kthe Artan Santon nga duart e Mafias, se e kie Detyrë me Të Drejtën e Zotit, nga kodet e Kanunit, nga nenet e Ligjit e të Shtetit Ligjor. Aq ma tepër që Artan Santon na e morën të pajetë në qendër të Tiranës, metropolit shqiptar, në "Bllokun pa blloqe", ku i kanë vila e zyra udhëheqsit e lartë të djeshëm e të sotëm. Aq ma tepër që Artan Santo na e paska lanë Amanet të mos e përcillnin të vdekur nga shtëpia e tij, ndaj e përcollën të gjithë sëbashku: shqiptarët e shtetarët, njerëzit e shtrenjtë të gjakut e të pragut, shoqëria e tij e madhe dhe e mirë. Nuk e di se çka na flet për "Rilindje" o Shteti i sotëm, po na e kthe Artan Santon se do ta ringjallim. Si rrallëkënd. Si Krishtin.

Ajo pushkë me mulli e Mafias që e mori të mirin shembëlltar Artan Santo na mori ne të gjithëve. Pa veçim. E vrau edhe Shtetin. Pa mëdyshje. Gjej rast të risjell në vëmendje të kohës (anti)demokratike vargjet e vajtores tropojane Xhufe Sylja, çikë e Gashit e nuse në Geghysen (Krasniqe), që ia k'noi Heroit të Popullit, Bajram Curri pas vrasjes në Shpellën e Dragobisë, në ditën e varrimit në fundmarsin 1929: "Ajo pushkë, o Beg, si t'muer Ty / Ka marr' Rekë, ka marr' Malësi / Muer Kosovën shpi për shpi /..." Patjetër, në plancin e ankthin e pyetjes: Kush e ka rradhën nesër? është revolja me mulli e Mafias, e cila ende bluan në mullirin e saj. I ka aty edhe gëzhojat e vrasjes tragjike, publike, enigmatike të Artan Santos.

Unë po e them se Artan Santo është i (pa)njohuri im. E kam pa veç në ekrane apo ndokund nga larg. E çka do me thanë kjo? Artan Santon e njoh ndryshe, si shumica e shqiptarëve: Prisja t'ia lexoja librin e tretë me tregime. Ishte shefi i bankës së parë private shqiptare Credins Bank, i bankës time, ku aktualisht kam një kartë me pak lekë. Është bashkëpronar i televizioneve shqiptare News 24 apo TV Scan (ky, krejt i tij), i Balkanweb, i "Gazeta Shqiptare", etj. që i ndjek me sy shikimi e leximi për disa orë në javë nga jeta ime. Ai është njeriu i madh i lapsit të vogël që kur drejtonte Bankën e Kursimeve i paska nxjerrë me hop nga minusi e çue hop tek plusi me 6 miliardë lekë fitime. Ai, patjetër është pasunik. Ndoshta i ka disa milionë dollarë. Po unë, edhe në kit' rast, udhëhiqem nga një mësim amerikan: Mësohu të vlerësosh një njeri që ka ba mbi një milionë dollarrë, se përndryshe, po të ishte i zoti do t'i bëje edhe ti". Po e thashë për të disaten herë se Artan Santo meriton (edhe pas vdekjes) respekt të shumëfishtë, si një nga modelet e kohës, se ai nuk është vetëm babai i mirë në përjetësi për dy fëmijët e tij të mirë, po, nëse më lejohet të them kështu: ai është edhe një nga "baballarët" e kapitalizmit shqiptar postkomunist, të financave shqiptare, të mediave shqiptare, të universiteteve shqiptare, të botimeve shqiptare. Gjithçka shqiptare në jetën e tij. Vetëm sjellja e jonë ndaj tij ishte antishqiptare, pasi ai nuk e meritonte 26 qershorin 2014.
E fjala e parafundit: Shteti duhej të mësohej ta respektonte Artan Santon sa ishte gjallë, në gjalljen e tij. Ai nuk kishte eskortë. Ai, sikurse ne të gjithë ia kemi besuar Sigurinë e Jetës Shtetit Tonë, pasi Liria i ka shtyllat e saj: Liria e Mendimit. Liria e Besimit. Liria e Sigurisë... Liria nga Frika... Dhe jemi në një shtet demokratik, antar i NATO-s, Vend Kandidat për në BE, antar i OSBE, Këshillit të Europës. E, në se Shteti Shqiptar nuk e respektoj Artan Santon në Sigurinë e Jetës...sa ishte gjallë, duhet të mësohet ta respektoj tani, të vdekur, teksa ka ndrrue jetë, nuk është midis Nesh. Ndaj po e themi fjalën e fundit: Shteti Im, Shteti Yt, Shteti Ynë: na e kthe Artan Santon nga duart e Mafias të 26 qershorit 2014. Na e kthe për Dinjitetin e Shtetit e të Demokracisë, për Sigurinë Politike, Ekonomike, Ushtarake të Shqipërisë Londineze, për Lirinë nga Frika të djepeve e varreve shqiptare, etj. Gjejini Vrasësit se përndryshe nuk mund të na e ktheni Artan Santon. Në të kundërt, na duhet të themi edhe fjalën e fundit: edhe Shtetin Shqiptar euro-atlantike na e ka rrëmbyer Mafia e pa ngjyrë dhe e pa fytyrë, e pa fe dhe e pa shpirt, e pa atdhe.

Shqipëri Etnike, 28 qershor 2014
RAMIZ LUSHAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
REGJIMI I HOXHËS, MOSBESUES NDAJ ÇAMËVENga SAMI REPISHTI (06.27.2014)
KLASA POLITIKE PËRGJEGJËSE PËR VRASJEN E ARTAN SANTOS NGA MAFIANga ELIDA BUÇPAPAJ (06.27.2014)
MBLEDHJA E MINISTRAVE TË JASHTËM TË NATOsNga FRANK SHKRELI (06.27.2014)
SHUMICA E RE KA 63 DEPUTETË, OPOZITA E RE KA 37 DEPUTETËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.26.2014)
EUROPIANIZIMI I INSTITUCIONEVE SHTETËRORE DHE POLITIKE TË SHTETIT SHQIPTARNga ROMEO GURAKUQI (06.25.2014)
URIME, SHQIPËRI!Nga FRANK SHKRELI (06.24.2014)
PËRJASHTIMI I BERISHËSNga DUKAGJIN ALIMUSAJ (06.24.2014)
PRESIDENTJA THËRRET KUVENDIN E RINga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.24.2014)
TIFOZAT MË TË MIRË NË BOTËNga UK LUSHI (06.23.2014)
S’KA DILEMË PËR TË ZGJEDHUR MIDIS REPUBLIKËS SË HASHASHIT APO SHTETIT LIGJORNga ELIDA BUÇPAPAJ (06.22.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]