VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHQIPËRIA,  VEND I DENJË PËR ANËTARSIM NË BASHKIMIN EUROPIANNga SAMI REPISHTI*

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 07:03am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
SHQIPËRIA,  VEND I DENJË PËR ANËTARSIM NË BASHKIMIN EUROPIAN
Nga SAMI REPISHTI*

E Shtunë, 06.28.2014, 05:57pm (GMT+1)


Ridgefield,CT.SHBA.- Sot, 24 qershor 2014, agjensitë ndërkombëtare të lajmeve njoftojnë se Ekzekutivi (Këshilli i Ministrave të Jashtëm) i 28 vendeve anëtare të Bashkimit Europian, vendosi unanimisht të japë për Shqipërinë statusin e kandidatit për anëtarsim në Bashkimin Europian. Urime Shqipëri, urime!

     Mbas pranimit në NATO, q
ë siguron pavarësinë dhe integritetin tokësor të atdheut tonë, statusi i kandidatit sot, dhe ma vonë anëtarsimi i plotë në Bashkimin Europian, shënon hymjen e Shqipërisë në nji botë ku mbretnon paqa, shteti ligjor, demokracia, dhe në nji përqindje të naltë edhe prosperiteti ekonomik e zhvillimi qytetnues i shoqënisë shqiptare. Sukses i madh! Përgjegjsi akoma ma e madhe!

     Bashkimi Europian (BE) asht nji krijes
ë politike e imponueme nga nevoja ekzistenciale: me pengue lufta të reja shkatërrimtare në mes të shteteve fqinj.

     Ideja e nji Europe t
ë Bashkueme nuk asht e re. Por në vitin 1945, ajo u imponue si nji domosdoshmëni, "hic et nunc", para së cilës mediokriteti arkaik heshti. Tue kalue nëpër nji proces të gjate por të kujdesshëm, në vitin 1951 u krijue CECA (konsorciumi franko-gjerman për qymyrin dhe çelikun) që zgjidhi problemin qendror të landëve të para për nevojë lufte. Francezi Robert Schumann, fitimtar, i bani thirrje për bashkëpunim gjermanit Konrad Adenauer, i mundun. Ishte ky nji hap që nxori Gjermaninë nga psikoza e disfatës ushtarake, dhe e inkuadroi atë në gjiun e Europës së lirë. CECA ishte nji sukses i madh politik e ekonomik që lidhi dy ish anmiqt e mëdhej europianë në ndërtimin e nji paqeje të qëndrueshme në Kontinent.

     Rruga e gjatë p
ër formimin e BE-së  kaloi me sukses faza të randësishme bashkëpunimi dhe përparimi ekonomik e social që forcuen themelet e demokracisë në Europën perëndimore dhe, si rrjedhim, ushtruen nji influence vendimtare në lëvizjet për liri që u zhvilluen ne "Europën e grabitun" (M.Kundera) të perandorisë sovjetike. Në Berlin, në Vroclav, në Hungari, në Pragë, dhe në Gdansk të Polonisë, me lëvizjen Solidarnost, (1980) filluen të tronditen themelet e sovjetëve. Me 4 nandor 1989, rrëzohet Muri i Berlinit, Gjermania ribashkohet (tetor 1990), dhe fillon ekzodi i pakontrollueshëm i refugjatëve anti-komunistë. "Europa e grabitun" kthehet në gjiun e "Europës së Lirë"!

      Me vrasjen e Çausheskut, Rumani, edhe Shqip
ëria lëkundet nga lëvizja heroike e studentëve tonë (dhetor 1990) dhe pak muej ma vonë diktatura komuniste 45 vjeçare rrëzohet si nji kështjellë prej karte nën peshën e dështimit të mbrendshëm politik, ekonomik e shoqënor. Gjatë kësaj periudhe, asnji zhvillim europian nuk u "kuptue" nga komunistët shqiptarë, kufoma të ngurrëzueme që nga viti 1945, tashma masë subjektesh robotike me mentalitetin e bindjes pa kondita ndaj PPSHsë.

     Sot, Europa asht e lir
ë, e plotë, demokratike, pa kufij-pengesë dhe përballon të ardhmen me konfidencë. Ligjet edhe rregulloret e këtij organizimi madhështor janë të kodifikueme në "acquis communautaire'-in voluminoz (me afër 85.000 faqe që kërkojnë të paktën dy vjet për nji lexim të kujdesshëm...!)
                                                        ***
"Europa" ka marr
ë nji kuptim konkret në Mesjetën e herëshme. Mbas dyndjeve barbare që shkatërruen Perandorinë Romake (476 AD), u ngrit në Europë nji forcë e re, dinamike, me nji të ardhme premtuese: Krishtënimi. E prirun  kah paqa dhe me predikim për dashuni për njeni tjetrin, besimi i ri rindërtoi "shoqëninë" europiane dhe "familjen" europiane. Tue denue dhunën e tue predikue faljen e fajit, krishtënimi zbuti atmosferën luftarake të fiseve barbare dhe krijoi premisat për nji shoqëni "të qytetnueme". Ai përmbante në vetvete cilësitë e nji qytenimi që u njoh si "christianitas".

    Manifestimi i plot
ë i këtij qytetnimi u arrit në vitin 800 A.D. me kunorëzimin e Karlit të Madh (Charlemagne) në Aachen, si Perandor i Perandorisë së Shenjtë Romake. E ndërtueme mbi baza morale, shenjtënimi i jetës së njeriut, dënimi i dhunës dhe i poligamisë, dhe mohimi i divorcit, Kisha Katolike Romane hodhi  bazat e qëndrueshme të shoqënisë dhe të familjes europiane, bërthamë e qytetnimit të sotëm perëndimor.

     Ky zhvillim n
ë drejtimin e duhun, me të gjitha peripecitë, siguroi përparimin e Europës. Aty lindi dhe u zhvillue renaissance-a, humanizmi, iluminizmi francez, idetë sociale .... . Ideja se "njeriu i lirë" asht vlera ma e madhe dominoi mendimin europian, dhe me të gjithë nacionalizmet, internacionalizmet dhe lëvizjet shkatërrimtare që vorrosën "Europën e vjetër", në vitin 1945 filloi ndërmarrja  historike e BE-së, e  dëshirueme nga të gjithë, dhe e përfundueme me Traktatin e Lisbonës 13 dhetor 2007 (ratifikue 1 dhetor 2009).

    Europa e sotme asht nji Europë e lir
ë, paqësore, demokratike dhe pa kufij pengese, nji Europë e vendosun me mbrojtë e zhvillue ma tej të drejtat dhe liritë individuale të njeriut. Ajo që mbetet akoma, asht pranimi nga kombet e ndryshme me abdikue disa të drejta të sovranitetit kombetar në favor të nji Europe politike ma të plotë, super-nacionale, e formueme vullnetarisht me të drejta të barabarta. "Problemet që Europa ka përballue në këto pesë vitet e fundit,- shkruente gazeta The New York Times me 22 maj 2014,- tregojnë se nevoja për nji bashkim europian asht sot edhe ma e madhe se asnjiherë ma parë".

     Gjat
ë gjithe këtij itinerari europian me ngjarje të rendit të parë, Shqipëria jetoi e shkëputun me dhunë nga forca të jashtme anmiqsore. Në Mesjetë, kryesisht nga invazioni ushtarak otoman që shkatërroi vendin tonë si ndëshkim për rezistencën shqiptare, dhe pengoi afrimin tonë me Europë, dëshira e madhe për kulturë e përparim  u ba e pamundshme. Si rezultat, për afër pesë shekujsh të gjatë Turqia mbajti vendin tonë si koloni ushtarake me rrjedhime negative për zhvillim, me shkëputje nga bota perëndimore, dhe me reduktimin e Shqipërisë në nji krahinë të humbun të Perandorisë otomane, efektet e së cilës ndiehen akoma në shoqëninë tonë sot të disorientueme.

      Përs
ëri, në vitin 1945, nji kombinacion faktorësh negativë, të mbrendshëm dhe të jashtëm, transformuen nji të ardhme premtuese në nji katastrofë që rrezikoi vetë ekzistencën e vendit si pjesë e shoqënisë europiane. Komunizmi që u vendos me dhunë të skajshme në Shqipëri, jo vetëm që trathtoi gjakun e dëshmorëve të ramë për lirinë e atdheut, traditën tonë kombëtare për liri, por vrau pa mëshirë çdo përpjekje të mendjeve fisnike me qenë pjesë e Europës së qytetnueme. Vlerat kombëtare të besës, mikpritjes, burrënisë, nderit personal, dhe të pavarësisë së individit në shoqëni u zëvendsuen nga nji sistem shtypës kriminal, i lindun nga gënjeshtra, dhe i ushqyem me urrejtje, trathti, spiunim, e dhunë të skajshme...!

     Ky zhvillim i mbrapsht
ë ndoshta spjegon mungesën e nji "pranvere shqiptare" gjatë 45 viteve të shtypjes komuniste, si dhe gjatë zgjuemjes nga gjumi diktatorial. Kjo mungesë tregon ekzistencën e të metave strukturale në shoqëninë tonë civile. Ajo ma kryesorja asht, për mendimin tim, humbja e frymës së bashkësisë në shoqëni, "empatia", në mes të qytetarëve; si rrjedhim, ndjenja dhe bindja se grindjet dhe përballimet absurde që torturuen Shqipërinë që nga dita e Pavarësisë kombëtare e deri sot ... janë nji rrugë-dalje! Ky trajtim "partisan" i problemeve publike, nuk përfaqson interesat legjitime të mbar popullit shqiptar.

    Mashtrimi n
ë politike, nuk asht politikë; ai asht mashtrim i thjeshtë dhe ka rrjedhime. Poshtënimi i kundërshtarit politik nuk asht fitore; asht shkatërrimi i gjysmës së kombit që guxon me mendue ndryshej. Dhe kambëngulja fanatike për mbajtje, ose rikthim, me çdo kusht në pushtet asht nji formulë e destinueme me dështue sepse asht e gabueme në teori dhe nuk ka të ardhme në praktikë. "Pushteti" në politikë asht mjet, jo qëllim si në diktaturën e proletariatit. Qëllimi i pushtetit asht administrimi i vendit që synon përparimin e sigurisë së pergjithëshme, pa dallim, pa përjashtim, asht ngritja e nivelit ekonomik e kulturor të popullsisë, asht forcimi i kohezionit social të shoqënisë shqiptare, sot të fragmentueme.

    Sepse, n
ë qoftë se vuejtja e shqiptarit në Kelmend nuk prek zemrën e shqiptarit në Konispol, koncepti i nji "kombi shqiptar" asht thjesht nji iluzion, nji koncept abstrakt!
                                                   ***
   Agresioni rus n
ë Krime dhe Ukrainë, dhe kërcënimet kineze kundrejt fqinjve të vet janë shenja frikësuese se ideologjia komuniste nuk pranon disfatën e plotë. Bota e Lirë po ndërgjegjsohet dhe shikon me shqetësim, e vendosmëni njikohësisht, këtë zhvillim kërcënues. Europa e Bashkueme asht pjesë thelbësore e Botës së Lirë, bota ku shqiptarët aspirojnë të anëtarsohen. Jemi në nji periudhë zhvillimi të multi-lateralizmit, para nji kërkese frantike për zgjidhje të përbashkëta të problemeve të përbashkëta. Bota e sigurisë dhe stabilitetit që u ndërtue në San Francisco me 1945, bota e OKB-së, kërkon nga çdo qeveri "reparimet" e nevojshme për evitimin e jo-stabilitetit dhe konfliktit shkatërrues. Koncepti i "qeverisjes" në botën tonë sot asht nji sfidë për çdo vend, pavarësisht nga madhësia, popullsia, niveli i zhvillimit e raportet me botën e jashtëme.
 
    Fashizmi u mund n
ë luftë; komunizmi dështoi si  sistem ekonomik e social i padrejtë, "...nji çizme shtypse në fëtyren e njeriut,....e përherë!" (G.Orwell) Mbas katastrofës mbeti rishikimi i orientimit të ri: liberalizmi tradicional dhe adaptimi i tij kërkesave të demokracisë. Gideon Rose e përmbledh konsensin për këtë orientim:" ...pranimi i "shtetit" si asistencë sociale, prirja për nji decentralizim të pushtetit, nji system i ekonomisë së përzieme, dhe pluralizëm politik". Ky "orientim" kërkon nji bashkëjetesë të kapitalizmit me nji demokraci të mirëfilltë për masat e gjana popullore, nji situatë ku klasat që vuejnë pse nuk kanë za, ose përjashtohen nga procesi ekonomik prodhues, duhet të jenë pjesë përbase e sistemit. Sot, theksohet "pabarazia ekonomike" në nji shoqëni ku "drejtori" paguhet 500 herë ma shumë se "punëtori i thjeshtë", nji fenomen negativ që jo vetëm pakëson prodhimin ekonomik, por bren bazën e mbështetjes së qeverisë nga "qytetarët" e vet që përjetojnë padrejtësinë, e nuk gëzojnë pjesën që u takon në të mirën e përgjithshme.

    Na duhet nji "shtet providues" (etat proviseur) me nji system asistence sociale p
ër  të harruemit e shoqënisë. Ky qëndrim asht thelbësor, sidomos në ditët tona kur çdo formë e "socializmit" asht demaskue nga eksperienca. Këtë përgjegjsi, në Europë, e mori përsipër me sukses "demokracia kristiane" dhe institucionet shtetnore për përkujdesje.( Schumann-Adenauer-De Gasperi)

     N
ë nji periudhë pothuejse çmendurie mbas kapitalit, pavarësisht si grumullohet, tragjedia e jonë moderne konsiston ne pa-aftësinë tonë me kuptue se ky orientim hedonist nuk sjell lumtuni; ai përmban në vetvete tjetërsimin e plotë të individit nga bota ku jeton, përfundim kryesor i nji çmendurie kolektive.

      Kemi nevoj
ë për nji "bashkëpunim vullnetar" nji prirje që zhvillohet si refuzim i qëndrimeve mbizotënuese, tanima të diskreditueme: vazhdimësi përballimesh, nënshtrim pa kondita, rivalizim të përherëshëm; nji prirje që synon bashkëpunim të balancuem me kujdes.

     Na shqiptaret kemi nevoj
ë urgjente për nji rikthim sa ma të shpejtë të lirisë dhe dinjitetit të të gjithë qytetarëve që akoma frikësohen nga "dora" qeveritare dhe nga "grushti" i hijeve të zeza partiake që kanë zanë për fyti vendin tonë. Shqipëria duhet të shpetojë veten nga "vetja" e saj, para se të kërkojë ndihmën dhe bashkëpunimin në Europë, e të mos lejojë të cilësohet "shtet i falimentuem",(përshtypje që fitohet nga sjellja e deputetëve "partiakë" në Kuvend ), të mos cilësohet si nji vend që damton ma shumë nga  qenia jashtë BE se mbrenda saj. Ata që mendojnë se nën kontrollin e BE vendi i jonë do të "riformohet" si nji shtet ligjor, ndoshta kanë të drejtë; por kjo zgjidhje jo-fatlume damton randë dinjitetin tonë kombëtar, dhe për shumë kohë! Shqipëria nuk e meriton këtë përçmim!

     Shqiptarët kan
ë nevojë për nji autoritet legjitim, nji shtet ligjor, nji administratë funksionale, me rregulla, dhe për këtë qëllim duhet të punojnë të gjithë, tue ndërtue institucione demokratike që shërbejnë si ndërmjetëse në mes të "shtetit" dhe "qytetarit". Ma konkretisht, përfaqsuesi i BE-së në Shqipëri, Z. Clive Rudebold deklaroi në Tiranë: "Kërkesat kryesore janë: zbatimi i ligjit, mbarëvajtja ekonomike, institucione demokratike, dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuem..."

     Nuk pritet ndonji p
ërfitim nga konfidenca e teprueme në aftësitë e nji "udhëheqsi" ose të nji partie politike që kërkon dominimin e plotë të jetës së vendit. As pritet ndonji përfitim në dobësimin, deri në shuemje, të kundërshtarit që mendon ndryshej. Nuk duhet përjashtue gjysma e popullsisë. Sepse, e vërteta dhe zgjidhja pozitive e problemit nuk janë gjithëherë në anën e shumicës. Mendje të ndrituna shpesh herë revoltohen. Duhet respektue mendimi i tyne, sepse zakonisht ata iu largohen zgjedhjeve të thjeshta, e sidomos sloganeve partiake mashtruese. Bota e sotme asht ma komplekse se kurdoherë ma parë. Me kuptue kompleksitetin e saj, me zbulue sekretin e saj, me punue me sy e veshë të hapun para saj, janë kondita themelore për sukses.

    K
ështu e shoh unë Shqipërinë time që pritet të hyjë në  Europë, e kërkon të përfitojë nga Europa. Europa ka nji të ardhme të ndritun, në paqe dhe e plotë. Na nuk mund të ndryshojmë historinë me ideologji të diskreditueme. Na duhet të jemi agjentë pozitivë të historisë europiane, aktivivistë përkrahës të paqes e stabilitetit politik në Europë, pjesëmarrës të marshit triumfues të njerëzimit drejt lirisë së plotë të njeriut.

     Për  Botën mbarë, Shqipëria asht vetëm nji "vend"; për ne, shqiptaret, ky "vend" asht Bota mbarë!

  * City University of New York     


SAMI REPISHTI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NA E KTHENI ARTAN SANTON...!Nga RAMIZ LUSHAJ (06.28.2014)
REGJIMI I HOXHËS, MOSBESUES NDAJ ÇAMËVENga SAMI REPISHTI (06.27.2014)
KLASA POLITIKE PËRGJEGJËSE PËR VRASJEN E ARTAN SANTOS NGA MAFIANga ELIDA BUÇPAPAJ (06.27.2014)
MBLEDHJA E MINISTRAVE TË JASHTËM TË NATOsNga FRANK SHKRELI (06.27.2014)
SHUMICA E RE KA 63 DEPUTETË, OPOZITA E RE KA 37 DEPUTETËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.26.2014)
EUROPIANIZIMI I INSTITUCIONEVE SHTETËRORE DHE POLITIKE TË SHTETIT SHQIPTARNga ROMEO GURAKUQI (06.25.2014)
URIME, SHQIPËRI!Nga FRANK SHKRELI (06.24.2014)
PËRJASHTIMI I BERISHËSNga DUKAGJIN ALIMUSAJ (06.24.2014)
PRESIDENTJA THËRRET KUVENDIN E RINga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.24.2014)
TIFOZAT MË TË MIRË NË BOTËNga UK LUSHI (06.23.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]