E Enjte, 03.28.2024, 09:38pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
UDHËHEQJA GLOBALE E SHTETEVE TË BASHKUARA ËSHTË GËRRYER
Nga LAWRENCE SUMMERS, Washington Post

E Martë, 07.08.2014, 07:51am (GMT+1)



Trajnerët e dinë se nuk ka asgjë më e rrezikshme për një ekip sportiv se të tërhiqen në pasivitet nga frika se mos bëjnë ndonjë gabim. Nëse kjo është për shkak të një dëshire për të konsoliduar pozitën apo për të qetësuar nervat pas një pengese, duke dështuar së përparuari në mënyrën agresive, është pothuajse gjithmonë një gabim strategjik.

Ajo që është e vërtetë në konkurrencën sportive është shumë e vërtetë në jetën e popujve. Ndërsa shkujdesja nuk është e mirë, kujdesi i tepruar në emër të kujdesit ose përshtatshmërisë mund të ketë pasoja të rënda. Një komb kurrë nuk do të ketë më shumë pushtet ose ndikim se sa ka ambicie për të formësuar sistemin global. Ndjenja e fatalizmit mund të bëhet një vetëpërmbushje profecie teksa kundërshtarë janë të inkurajuar dhe aleatët lëvizin ose për të qetësuar rivalët ose për të garantuar sigurinë e tyre.

Në një kohë të tensionit të lartë në Evropë, me aventurizmin rus në Ukrainë, konfliktet e përhapur dhe paqëndrueshmërinë në Lindjen e Mesme e tensionet në rritje në kuadër të Azisë, teksa Kina bën praninë e saj të ndjehet gjithnjë e më fort, përcaktimet që bëjnë Shtetet e Bashkuara do të kenë pasoja afatgjata. Nuk është ekzagjerim të thuhet se ka më tepër dyshim për gatishmërinë tonë që të qëndrojmë përkrah aleatëve tanë, në ballë të agresionit dhe në mbështetje të një sistemi të qëndrueshëm global se në çdo kohë prej dekadash.

Angazhimi efektiv në pikat e nxehta është thelbësor, por përgjigja ndaj krizave nuk është aq e mirë sa parandalimi i krizave. Diçka firon teksa bota fokusohet në pikat e nxehta globale është rreziku se Shtetet e Bashkuara do të heqë dorë nga përgjegjësia që ka marrë për 70 vjet - që nga Lufta e Dytë Botërore - për mbështetjen e një ekonomie globale gjithnjë më të bazuar në rregulla, më të shpejtë në rritje dhe më të integruar. Është suksesi i këtij projekti ai që shpjegon pse historia e luajtur në mënyrë të ndryshme pas Luftës së Dytë Botërore se pas të parës, dhe është ky projekti që fitoi Luftën e Ftohtë duke demonstruar se kapitalizmi, e jo komunizmi, ishte rruga më e mirë për njerëzit në botë.

Në një kohë kur merkantilizmi autoritar është shfaqur si alternativë kryesore ndaj kapitalizmit demokratik, Kongresi është duke flirtuar në eliminimin e Bankës Eksport-Import, e cila, pa i kushtuar qeverisë, mundëson eksportuesit e SHBA për të konkurruar në një fushë loje të nivelit të kombeve më konkurruese, të cilët kanë mjete të ngjashme. Vetëm duke mbajtur një kapacitet për të kundërshtuar subvencionet e huaja mund të shpresojmë të ruajmë një sistem tregtar globale të nivelit dhe për të shmangur humbjet e terrenit në favor të Merkantilistëve. Eliminimi i Banka Eksport-Import pa nxjerrjen e koncesioneve nga qeveritë e huaja do të ishte ekuivalente ekonomike e çarmatimit të njëanshëm.

Askush me çfarëdo sofistikimi nuk supozon se bota ka parë krizën e fundit të madhe financiare ose që ne mund të prosperojë në një botë në krizë. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara, duke shtyrë me sukses për rritje të mëdha në burimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe për reforma të rëndësishme në qeverisjen e saj, tani është vendi i vetëm që i bllokon këto masa së hyri në fuqi, për çka Kongresi nuk është i gatshëm të miratojë legjislacionin përkatës të autorizuar. FMN-ja na mundëson të bëjmë në fushën ekonomike atë që ne jemi në gjendje për të bërë në fushën e sigurisë: të marrim barrën më të madhe për të mbështetur një sistem funksional global për të gjitha palët e interesuara globale.

Synimi kryesor strategjik i shpallur në politikën e jashtme amerikane gjatë pesë viteve të fundit ka qenë orientimi apo ribalancimi drejt Azisë. Kjo është plotësisht e përshtatshme duke pasur parasysh ndryshimin e qendrës globale ekonomike të gravitetit. Realiteti, megjithatë, është se pak gjë ka ndryshuar. Ndryshimi më i rëndësishëm i mundshëm pozitiv në disa vitet e ardhshme do të jetë arritja e Partneritetit të Trans-Paqësorit. Megjithatë, mundësia e kombinuar se një marrëveshje do të negociohet dhe se ajo do të marrë miratimin e Kongresit duket shumë shumë e ulët, dhe ka pak dëshmi se çështja përbën urgjencë përtej komunitetit relativisht të ngushtë të tregtisë ndërkombëtare. Perspektivat për një marrëveshje tregtare me Evropën madje duken edhe më të largëta.

Pastaj është dimensioni i ndihmës ekonomike. Kur Amerika Latine u përball me një krizë të thellë të borxhit në vitet 1980, kur Muri i Berlinit ra dhe kombet e Evropës Qendrore dhe të ish-Bashkimit Sovjetik e kishin të nevojshme të transformonin ekonomitë e tyre, kur kriza financiare goditi Azinë në vitin 1997 dhe kur barra e borxhit bllokoi rritjen e Afrikës në kapërcyell të shekullit, Shtetet e Bashkuara, duke punuar me aleatët e saj dhe institucionet financiare ndërkombëtare, hartuan përgjigje të papërsosur për të rivendosur rritjen dhe shpresë. Asnjë përpjekje krahasimisht e madhe dhe bujare nuk është e dukshme sot në lidhje me Lindjen e Mesme apo Ukrainën, ndërsa Kina po shfaqet si një prani më e madhe në pjesën më të madhe të Afrikës dhe të Amerikës Latine se sa Shtetet e Bashkuara.

Një dështim për t'u angazhuar në mënyrë efektive me çështjet ekonomike globale është një dështim për të filluar sa më shpejt një mbrojtje të fortë të interesave të SHBA. Fakti se nuk mund të bëjmë çdo gjë nuk duhet të bëhet një arsye për të mos bërë asgjë. Ndërsa përcaktimet mund të shndërrohen në preokupime të brendshme, gjykimi i historisë do të shndërrohet në atë çka Shtetet e Bashkuara bën ndërkombëtarisht. Momenti i pasiviteti ka kaluar.Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ
--
Autori është një profesor dhe president i Universitetit të Harvardit. Ai ishte Sekretar i Thesarit 1999-2001 dhe këshilltar ekonomik i presidentit Obama nga 2009 deri më 2010.
--

The United States' global leadership has eroded

By Lawrence Summers July 6 at 7:09 PM

Coaches know that there is nothing more dangerous for a sports team than retreating into passivity out of fear of making a mistake. Whether it is because of a desire to sit on a lead or because of nerves following a setback, failing to advance aggressively is almost always a strategic error.

What is true in athletic competition is all too true in the life of nations. While imprudence is never good, excessive caution in the name of prudence or expediency can have grave consequences. A nation will never have more power or influence than it has ambition to shape the global system. A sense of fatalism can become a self-fulfilling prophecy as adversaries are emboldened and allies move either to appease rivals or to provide for their own security.

At a time of high tension in Europe, with Russian adventurism in Ukraine, pervasive conflict and instability in the Middle East and rising tensions within Asia as China makes its presence ever more strongly felt, the choices the United States makes will have far-reaching consequences. It is no exaggeration to say that there is more doubt about our willingness to stand behind our allies, resist aggression and support a stable global system than at any time in decades.

Effective engagement at flash points is essential, but crisis response is never as good as crisis prevention. Somewhat lost as the world focuses on global hot spots is the danger that the United States will abdicate the responsibility it has taken for 70 years "” since World War II "” for supporting a more integrated, increasingly rule-based and faster-growing global economy. It is the success of this project that explains why history played out so differently after the Second World War than after the first, and it is this project that won the Cold War by demonstrating that capitalism, rather than communism, was the best way forward for the world's people.

At a time when authoritarian mercantilism has emerged as the principal alternative to democratic capitalism, Congress is flirting with eliminating the Export-Import Bank, which, at no cost to the government, enables U.S. exporters to compete on a more level playing field with those of competitor nations, all of whom have similar vehicles. Only by maintaining a capacity to counter foreign subsidies can we hope to maintain a level global trading system and to avoid ceding ground to mercantilists. Eliminating the Export-Import Bank without extracting concessions from foreign governments would be the economic equivalent of unilateral disarmament.

No one with any sophistication supposes that the world has seen the last major financial crisis or that we can prosper in a world in crisis. Yet the United States, having pushed successfully for major increases in International Monetary Fund resources and for important reforms in its governance, now is the lone nation blocking these measures from going into effect as Congress is unwilling to pass the relevant authorizing legislation. The IMF enables us to do in the economic area what we are unable to do in the security area: place most of the burden for supporting a functioning global system on all global stakeholders.

The key strategic thrust proclaimed in U.S. foreign policy over the past five years has been the pivot, or rebalance, toward Asia. This is entirely appropriate given the shift in the global economic center of gravity. The reality, though, is that little has changed. The most important potential positive change in the next several years would be the achievement of the Trans-Pacific Partnership. Yet the combined likelihood that a deal will be negotiated and that it will receive congressional approval seems much too low for comfort, and there is little evidence that the issue commands urgency beyond the relatively narrow international trade community. The prospects for a trade agreement with Europe seem even more remote.

Then there is the economic assistance dimension. When Latin America faced a profound debt crisis in the 1980s, when the Berlin Wall fell and the nations of central Europe and the former Soviet Union needed to transform their economies, when financial crisis struck Asia in 1997 and when debt burdens stunted Africa's growth around the turn of the century, the United States, working with its allies and the international financial institutions, crafted strong if imperfect responses to restore growth and hope. No comparably large and generous effort is visible today with respect to the Middle East or Ukraine, even as China is emerging as a greater presence in much of Africa and Latin America than the United States.

A failure to engage effectively with global economic issues is a failure to mount a strong forward defense of U.S. interests. That we cannot do everything must not become a reason not to do anything. While elections may turn on domestic preoccupations, history's judgment will turn on what the United States does internationally. Passivity's moment has past.
--
The writer is a professor at and past president of Harvard University. He was treasury secretary from 1999 to 2001 and economic adviser to President Obama from 2009 through 2010.
Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ASIMETRIA E PADURUESHMENga UK LUSHI (07.07.2014)
SHQIPTARËT E BALLKANIT JASHTË SHQIPËRISË DHE KOSOVËS RROJNË NË GJENDJE REVOLUCIONARE, SEPSE U MOHOHET IDENTITETI KOMBËTAR Nga ARTUR VREKAJ (07.07.2014)
TË PËRNDJEKURIT POLITIKË DHE TË DREJTAT E NJERIUTNga RESHAT KRIPA (07.04.2014)
TOKA E SHENJTË PA LIGJE - CIKLET E HAKMARRJES NË IZRAEL DHE PALESTINËNga ROGER COHEN, New York Times (07.04.2014)
KUJTESË PËR HASHIM THAÇINNga ELIDA BUÇPAPAJ (07.02.2014)
NJË HISTORI NGA DIKTATURA E ZBRITUR NË TRANZICIONIN RURALNjërit prej atyre që diktatura i kishte zgjedhur si trashëgimtarë të sajNga ELIDA BUÇPAPAJ (07.01.2014)
QEVERIA E RE E KOSOVËSNga UK LUSHI (06.30.2014)
A DUHET TË LOBOJMË NE SHQIPTARËT PËR TË PËRSHPEJTUAR SHENJTËRIMIN E NËNË TEREZËS?Nga GËZIM ALPION (06.29.2014)
SHQIPËRIA,  VEND I DENJË PËR ANËTARSIM NË BASHKIMIN EUROPIANNga SAMI REPISHTI* (06.28.2014)
NA E KTHENI ARTAN SANTON...!Nga RAMIZ LUSHAJ (06.28.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]