VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
BIJTË E ETËRVE 'TË DJATHTË' Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Mërkurë, 07.09.2014, 10:40am (GMT1) Bilal Kola u emërua në krye të Institutit të ish të Përndjekurve Politikë, instancë e Qeverisë së Shqipërisë. Ky lajm më shërbeu si nxitës vendimtar për të shtjelluar këtu një ide timen shumë më të hershme. Emri i të sapoemëruarit, siç ndodh rëndom tek ne, do të lakohej menjëherë së bashku me emrin e babait të tij, Kurt Kolës, ish i burgosur politik, eksponent i organizimeve të shtresës përkatëse në periudhën e tranzicionit, pra, të themi 'i djathtë'. Në Shqipërinë gjithnjë e më promiskuite është diçka e përditshme, si buka dhe si ajri, të thirren me tone fyese, përbuzëse, madje dhe urrejtëse përkatësitë familjare, farefisnore, krahinore, fetare e të tjera të njerëzve të njohur. Është diçka për të cilën ndiej neveri përditë e më shumë dhe nuk do të doja e nuk dua as në këtë rast të bie në ato pozita, pavarësisht shprehjeve tona se "dardha nën dardhë bie" apo "nga i miri del i keqi, nga i keqi del i miri", sepse, edhe e para, edhe e dyta, sado në sense të ndryshme, shprehin paragjykim. Kurt Kola, dihet sa është figurë kundërthënëse e tranzicionit në Shqipëri. Do të na mjaftonte dalja e tij për krah të majtës në atë që quhet Rebelimi i 1997 në kuadrin e "Forumit për Demokraci". Ai mbahet mend edhe se i drejtori i parë i Institutit të ish të Përndjekurve Politikë, atëherë në kuadrin e Kryeministrisë, tashti në kuadrin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale. Periudha e tij, 1997-2005 mbahet mend si periudha kur nuk është bërë asgjë, pothuaj absolutisht asgjë për shtresën e ish të burgosurve dhe ish të përndjekurve politikë. Mbahet mend gjithashtu se përfshirja e Kurt Kolës në lëvizjen e majtë dhe në qeverisjen e majtë aso kohe është interpretuar si renegate, pra braktisje e së djathtës dhe rënie në prehrin e së majtës. Nga e gjithë kjo, megjithatë, nuk ia lejoj vetes të paragjykoj se Bilal Kola, i biri i tij, nuk ka për të bërë më të mirën e mundshme për shtresën e tij. E uroj, madje me gjithë zemër, të arrij suksese shembullore në detyrë. Dhe, për hir të tij, po bëj lëshim stilistik, duke sjellë biografinë (curriculm vitae) e publikuar nga enti emërues: "Bilal Kola ka lindur në internim në fshatin Plug të Lushnjës, ku ka jetuar deri në moshën 18 vjeçare. Në vitin 1998 ka përfunduar studimet e larta për Drejtësi në Universitetin South Bank, në Londër, dhe në vitin 2011 ka marrë titullin Doktor Shkencash nga Universiteti Ndërkombëtar Montgomery, SHBA. Gjithashtu, ai zotëron një Master në të Drejtën Ndërkombëtare Tregtare nga Universiteti Metropolitan i Londrës, si dhe një diplomë në të Drejtën Ndërkombëtare të Aviacionit. Kola ka një eksperiencë të gjatë 15-vjeçare si jurist në Shqipëri, Angli dhe Kanada, gjë që i ka shërbyer për mbrojtjen e kauzës së ish-të përndjekurve politikë, për të cilën ai është angazhuar prej vitesh. Aktualisht ai është administrator i studios "K&H Law Firm", që ofron këshillim për disa shoqëri tregtare vendase dhe të huaja." Ndoshta nuk do të shikoja asgjë të keqe, madje vetëm të mirë, në këtë emërim, nëse lajmi nuk do të vijonte me "menjëherë pas largimit të Bedri Blloshmit". Ky emër na e kujton një figurë, një familje, një mbiemër tejet të njohur për vuajtjet shembullore, përballjen dhe qëndresën shembullore ndaj komunizmit në Shqipëri. Le të jetë? Por çka më la mbresë të pashijshme ishte se largimi i Blloshmit u shoqërua me një fushatë përbaltëse, çka nuk i shpëton nga vetëpërbaltja as emëruesit dhe njëherësh shkarkuesit e tij përkatësisht në detyrë dhe nga detyra. Kjo fushatë, me pjesëmarrje nga grupe interesi pranë qeverisë, si nga ato zyrtare edhe nga ato të segmenteve të ish të burgosurve dhe të përndjekurve politikë, tregon bashkautorësi të qeverisë, në mos dirigjim prej saj. Blloshmi, ndër të tjera, akuzohet se ka krijuar precedent, gjoja duke shkelur mbi gjakun e vëllait të pushkatuar, poetit Vilson Blloshmi, mbi idealet e djathta, për shkak se pranoi një post në një qeveri të majtë, në një qeveri të ish persekutorve të së djathtës. Zaten akuzohet nga ata që njëkohësisht vetëtrumbetohen bujshëm si ithtarë të precedentit të vërtetë. Fakti është, siç përmenda më lart, se precedentin nuk e ka krijuar Blloshmi. Mund të them pa nguruar edhe se Blloshmi në pak muaj ka bërë shumë herë më tepër se Kola gjatë tetë viteve të tij në detyrë. Fushata të kujton "Shtëpinë me Gjethe" të dikurshme. Dhe të vjen rëndë që në tranzicion gjithnjë e më shumë po iu dalin gjethe shtëpive në qendër të shtetit. Duke u kthyer, sado vonë, drejtpërdrejt tek tema e shqetësimit tim, le të them se "bijtë e etërve të djathtë" vjen si stilemë e thënieve aq të shpeshta për "bijtë e etërve - të majtë", "bijtë e etërve bllokistë", "bijtë e etërve persekutorë" e tjerë, një demagogji që e ka shoqëruar gjatë gjithë këtij tranzicioni atë grupim klanor që ka folur në emër të së djathtës. Me "bij të etërve të djathtë" dua të kuptoj të gjithë pasardhësit e ish të burgosurve politikë, ish të përndjekurve politikë, pasardhësit e pronarëve të ligjshëm, pasardhësit e antikomunistëve, pra bijtë, bijat, nipat dhe mbesat e atyre që Enver Hoxha dhe klika e tij i mundi para 70 vjetësh dhe që vazhdojnë të korrin frytet e hidhura të humbjes që pësuan etërit e tyre, gjyshërit e tyre, humbje e cila, mjerisht, ishte edhe humbje e kombit, madje humbje tejet e rëndë dhe tejet tragjike. A e ka, pra, brezi i Bilal Kolës, i të gjithë atyre që lindën e u rritën në internime politike, gjithë atyre që u rritën me mbresat e sporteleve të burgjeve politike të etërve të tyre, vetëdijën e përkatësisë së djathtë dhe vetëdijën e domosdoshmërisë së djathtë për vendin e tyre dhe për shoqërinë e tyre. Dhe kjo vetëdijë a është e asaj shkalle që të çojë në një lëvizje të organizuar të djathtë. Nga kjo lind pyetja: a do të ketë ndonjëherë një alternativë të djathtë ndaj së majtës që sundon prej tre çerekë shekulli në Shqipëri. E djathta shqiptare gjatë komunizmit i është nënshtruar një genocidi të gjithanshëm. Etërit e djathtë të mbijetuar, tranzicioni i gjeti të dërmuar sa dhe të hutuar e të çorientuar. Këtë e shfrytëzuan, e shfrytëzojnë dhe do ta shfrytëzojnë me pafytyrësi dy grupimet e mëdha klanore, pasuese të PPSH. Ata eksponentë të djathtë që arritën të përfshihen në nivele të larta të politikës apo të qeverisjes, kryesisht u detyruan të përfshihen në klanet dhe të shikojnë vetëm interesat e tyre të ngushta, pa çarë kokën më tej për shtresën e prejardhjes. Edhe ata pak bij e bija të etërve të djathtë, të përdorur në poste të ndryshme të larta, dëshmuan se janë shumë larg figurave të tilla si Pjetër Arbnori apo Azem Hajdari. Tranzicioni shqiptar, ndër të tjera, ka dëshmuar se tek ne ekziston ndjeshëm elektorati i djathtë, ekziston ndjeshëm populli i djathtë, ekziston ndjeshëm kundërvënia perëndimore ndaj së majtës lindore që vazhdon në të dyja grupimet më të mëdha klanore. Por ata që erdhën dhe qëndruan në pushtet me këtë votë të djathtë nuk bënë asgjë për etërit, nuk bënë, nuk bëjnë dhe nuk do të bëjnë asgjë për bijtë e bijat, nipat e mbesat e etërve dhe gjyshërve të djathtë. Nëse nuk krijohet kundërvënia e vetëdijësuar dhe e organizuar e "bijve të etërve të djathtë" ndaj së majtës lindore që sundon këto 70 vjet, atëherë e djathta jonë do të mbetet një utopi, një shpresë e rreme. Nëse ata "bij të etërve të djathtë" që kanë mbaruar e mbarojnë studimet në Perëndim apo edhe në universitetet shqiptare, nuk kujtohen për idealet e paraardhësve të tyre, atëherë politika dhe jeta shqiptare do të vazhdojnë të ecin mbi dy këmbë të majta, të veprojnë me katër gjymtyrë të majta, secila më lindore se tjetra, secila më joperëndimore se tjetra. Një çorodi më se tragjike, do të thoja. © SHUMICA E RE KA 63 DEPUTETË, OPOZITA E RE KA 37 DEPUTETËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.26.2014) PRESIDENTJA THËRRET KUVENDIN E RI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Martë, 06.24.2014, 07:59am RA LAZARATI S'RA LAZARATI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Mërkurë, 06.18.2014, 10:21am MISIONI I RI I HASHIM THAÇIT ËSHTË NË OPOZITË Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Mërkurë, 06.11.2014, 10:58am PDK BËRI ZULLUME NË QEVERISJE, BËFTË HAJËR NË OPOZITË Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Premte, 06.06.2014, 10:45am QEVERIA E RE KRIJON TË PAKËNAQUR, POR ATA NUK JANË ME PD-në Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Hënë, 05.26.2014, 08:57am REVOLUCIONI ME VOTË - KOHA E KOSOVËS Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Hënë, 05.19.2014, 06:46pm NJË OPOZITË E SHPARTALLUAR KUNDËR NJË QEVERIE ENDE TË PAKONTURUAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Premte, 05.16.2014, 10:08am FTESA NDAJ QYTETARËVE TË KOSOVËS DHE LUGINËS SË PRESHEVËS - NJË LËVIZJE TJETËR MË SE BOSHE E TIRANËS Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Enjte, 05.08.2014, 02:59pm Temë për debat DEFETARIZIMI I POLITIKËS DHE DEPOLITIZIMI I FESË Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Mërkurë, 04.09.2014, 07:56am SFIDË NDAJ SKEMAVE Libri 'Traumat e tranzicioni' i Elida Buçpapajt Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Hënë, 04.07.2014, 09:32pm Ftesa këtuT'I DREJTSHKRUAJMË SHQIP EMËRVENDET ZVICERANENga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.17.2014) PS TË MOS IMITOJË PD-në, PD TË MOS IMITOJË PS-në Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Mërkurë, 03.05.2014, 11:47am Këndi këtu SI TË UROJMË Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Hënë, 02.17.2014, 06:50pm SHPEND MOS U ÇMEND FQINJËT JANË NË EKSPANSION, NE JEMI NË RESTRIKSION NË EVROPË, SI ALEATË TË AMERIKËS TË MOS SHNDËRROHEMI NË HORDHI BEDRI MYFTARI - JETOI PËR NJË ËNDËRR, IKU PA TË COMMONWEALTHI SERB ËSHTË SA ANTISHQIPTAR DHE ANTIEVROPIAN Ribotim
'MAQEDONIA' NUK PUNON PËR EVROPËN, KOHA NUK PUNON PËR 'MAQEDONINË' SEVDALLINJTË MANJAKË TË PARTIVE - DIVERSION EDHE KUNDËR MEDIAVE ONLINE
HAPËSIRA SHQIPTARE MË VERILINDORE - PENG I TERMAVE TIRANË - KUVENDI BURLESK NË SEANCËN E JASHTËZAKONSHME PËR EGIN CEKËN TË NESËRMEN E NJËZET E DY MARSIT TË NJËZET E DYTË MAFIA NUK BËN DOT ZGJEDHJE - OSE MEDITIM PËR 23 QERSHORIN THJESHT ATDHEDASHURI - TË JEMI BIJ TË ATDHEUT, TË MOS JEMI VAMPIRË TË ATDHEUT POPULLI E DI KË KA CUB KË HERO
SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALE
FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946 Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN! Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005) SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI Romani "Imazh" i Zef Mulajt Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN? 21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT 21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND ROJA TË SOVRANITETIT Zotër shtëpie Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË KOLLITJET E STALINIT... ...nesër në "tri komunat heroike" Nga SKËNDER BUÇPAPAJ MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT TË DUAN, PA TË QORTOJNË (Letër e mbyllur partive) Nga SKËNDER BUÇPAPAJ UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË" EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA? POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAMENDJET PARAZGJEDHORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN... KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS © SKËNDER BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |