VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - GRUEVSKI, E KUJT ËSHTË MAQEDONIA?!Nga RAMIZ LUSHAJ

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 02:13pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
GRUEVSKI, E KUJT ËSHTË MAQEDONIA?!
Nga RAMIZ LUSHAJ

E Premte, 07.11.2014, 08:31pm (GMT+1)


1.
Shqiptarët nën Maqedoni, në dy anët e Vardarit të ilirëve paionë e të Drinit të Zi të ilirëve enkelenj, prej nga Shkupi në Strugë e Dibrën e Madhe, u përgjakën nga dhuna shtetërore politiko-policore e Gruevskit antishqiptar, prandaj shqiptarët në Kosovë, në Sheshin "Skënderbej" e në afri të ambasadës maqedonase në Prishtinë kryen një protestë solidariteti panshqiptar e në revoltë të skajshme kryen një tepri antidemokratike: e kallën flakë Flamurin Shtetëror të FYROM-it.
Kësaj here, flakëpërflakë, më 8 korrik 2014, Zyra e Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, rrgallet e prrallet me një (dek)laratë me fiks 100 fjalë hajgare për djegjen e Flamurit Fyromjan. Presidentja sipas Presidentes, me kokë e kolltukin e saj, i "dënon fuqimisht" e i etiketon me ashpërsi pulatike si "akte të shëmtuara", me "qëllim për nxitjen e frymës së urrejtjes", në "kundërshtim të plotë me vlerat dhe idealet që i kemi përqafuar si shoqëri demokratike", etj.(!). Presidentja harron Presidenten dhe merr huti në fronin e thonin e vet tue kërkue si ushtarake në profesion "nga organet e rendit e të drejtësisë që të sjellin para drejtësisë kryesit e kësaj vepre".

Presidente Jahjaga ma shumë se asnjë president paraardhës e ka mbajt linjën kombëtare të Presidentit Rugova, ka qëndrue në istikam të detyrës me qëndrime e veprime edhe ma të vështira. Po çka a ka nget me Presidenten apo Presidentja nuk po i nget vetëvetes?! Ne e dijmë se Shkelqësia e Saj, Jahjaga, e ka karriken presidenciale me rrota po nuk e besojmë ta ketë të tillë edhe kokën e saj ?! A ban me të dvet nga larg për do fakte që ju nuk po doni me i pa e as me i trajt' nga afër?!

2.
Një javë demonstrata të shqiptarëve në Maqedoni me përgjakje e përlotje, e ju nuk po e thoni astenji fjalë të vetme për to, o Presidente Shqiptare e Kosovës, ndërkohë që shpeshtas flet edhe kryeministri Erdogan i Turqisë, tue lëshue ultimatume ndaj Maqedonisë së Gruevskit për politikë deri genocidiale ndaj shqiptarëve?!

Kësaj here iu ka hup zani edhe ish presidentëve të Kosovës, Fatmir Sejdiu e Behxhet Pacolli?! Kjo po tregon se në Republikën e Kosovës ekipi i (ish)presidentëve të saj ka shumçka që nuk shkon për qëndrimet ndaj protestave të shqiptarëve në Maqedoni?!

Ivanovi i Maqedonisë, i dalun president prej zori për së dytit herë, çohet e shkon në Ohrin etnik shqiptar të enkelenjve e dasaradëve ilirë e i vjen zani me piskav ultimatume kundërshqiptare. Kuptohet: foli edhe për djegjen e Flamurit Shtetëror të Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Një flakareshë edhe kundër Presidentes të Kosovës dardane?! U çue edhe antishqiptari tjetër, kryeministri Gruevski nga Shkupi e pushkën e pabesë e mbushi: ky planc shoven gjuen në shenjë edhe Presidenten tonë të nderuar të Kosovës për djegjen e Flamurit Shtetëror Maqedonas?!

Presidente Jahjaga, apo e sheh e apo ndie se sa të pabesë janë liderët maqedonas Gruevski e Ivanov të paktën ndaj Teje, që iu dole krah' si rrallëkush tue ua mbrojt Flamurin e tyre edhe me sulmet e dua me doza antishqiptare?! A je ka bindesh se çka kie ba o kreu i shtetit të ri të Kosovës?! Kushtetuta e Kosovës tek kompetencat e tua sanksionon se Presidenti udhëheq politikën e jashtme, ndaj përgjigjiu pabesisë politike maqedonase për Notë Protestën e tërhjekje vërejtje të ambasadorëve shqiptarë në Shkup?! Presidente Jahjaga, mos ba hajgare prapë: a e din se çka kie thanë me (dek)laratën tande të 8 korrikut 2014 për me e ditë se çka duhet me iu thanë për Notën e tyre të Protestës të 10 korrikut 2014?!

Shkelqësia e Juaj, që i ka lidh fjalët e qëndrimet në atë farë (dek)larate hajgare duhet edhe me i zgjidh fjalët e veprimet para kësaj situate antishqiptare, që sot më 11 korrik 2014 e ndezi prapë Shkupin e Strugën, edhe Tiranën e Brukselin...I detyroi me mbajt qëndrim për ngjarjet kundërshqiptare në Maqedoni edhe shoqatat atdhetare shqiptare nga trojet shqiptare nën Malin e Zi që i kanë selitë në Amerikë. Dje, më 10 korrik, mbajti prapë qëndrim edhe Bashkimi Europian në Bruksel. Po shkon në Shkup edhe një zyrtare e lartë amerikane e Uashingtonit...

3.
Presidente e Kosovës, Jahjaga, mos harro se të derës tande atdhetare, nga trungu yt genetik atdhetarë, në Kryengritjen Shqiptare Kundërosmane të gushtit 1912, të prime nga Hasan Prishtina, kanë shkue në Shkup në kryeqytetin e Kosovës, me Flamur Kombëtar Shqiptar.

Mos harro, përndryshe kujto një herë Presidente Jahjaga, se shteti shoven i FYROM, më 9 korrik 1997 e hoqën nga shtiza Flamurin Kombëtar Shqiptar në komunat e Gostivarit e të Tetovës, tre shqiptarë i vranë në trollin e vet, 200 shqiptarë i plagosën apo i burgosën, e, në mes tyne, ia vunë prangat edhe kryetarit të komunës, Rufi Osmanit.

A doli Presidenti i Maqedonisë me e dënue kit' barbari vrastare gjakatare sllavo-maqedonasve ndaj shqiptarëve shtetëformues vetëm pse e ngritën lart Flamurin Kombëtar Shqiptar? Hiç. Kurrnjiherë, atë ditë e sot. Po presidenti Ivanov e kryeministri Gruevski a treguen ndonjë ditë politike të jetës së vet si burrështetas maqedonas me kërkue falje zyrtare publike për kit' masakër shovene maqedonase? Jo, bre, jo (!) As nuk iu vje' nëpër mend, as nuk e kanë ndërmend?!

Gjykata Kushtetuese e FYROM-it, Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, përndryshe: edhe Vend Kandidat për në Bashkimin Europian, më 24 tetor 2007, e suprimoi Flamurin Kombëtar Shqiptar, kit' simbol të identitetit shqiptar, njërin nga flamujt kombëtar ma të vjetër në botë, që (pa)mburrje i themi botës se nuk prini në asnjë luftë pushtuese ndaj ndonjë shteti tjetër, as ndaj fqinjëve pushtues ballkanik?!

E kur do të flasin Ivanovi e Gruevski për kit' padrejtësi?! Kurrë, o kurrë, se ua ka terr' sytë e bjerr' ndërgjegjen shovinizmi kundërshqiptar.

Vjet, më 1 mars 2013, e nuk është larg me e harrue e nuk është vonë me e kujtue, maqedonasit në një protestë kundërshqiptare në sheshin para selisë së kryeministrisë të Gruevsit në Shkup e dogjën flakë Flamurin Kombëtar Shqiptar (!) E, ai, ishte Flamuri i Skënderbeut në Krujë e i Ismail Qemalit në Vlorë, i Isa Boletinit në Mitrovicë e i Dedë Gjo' Lulit në Deçiç Tuz, i Ibrahim Rugovës në Prishtinë e i Adem Jasharit në Drenicë, i Sali Berishës në Tiranë e i Atifete Jahjagës në Prishtinë, i Ali Ahmetit në Shkup e i Ramush Haradinajt në Deçan, i Princit Leka në Tiranë e i Menduh Thaçit në Tetovë, i Ragmi Mustafës në Luginën e Preshevës e i Ramiz Merkos deputet në Parlamentin e Maqedonisë e themelues i Universitetit Ndërkombëtar të Strugës skej Ohrit, i Tahir Muhedinitdeputet i Çamërisë e president nderi i PDIU e i Esad Gjonbalajt - kryekordinator i shoqatave shqiptare të Malit të Zi me seli në SHBA..., i të gjithë Shqiptarëve, i krejt Shqiptarisë në Botë.

Gruevskit ia dogjën Flamurin Kombëtar Shqiptar para derës të zyrës së tij në Shkup më 1 mars 2013 e jo vetëm nuk doli në dritare t'iu thotë "Mos..." protestuesve maqedonas, po as nuk kërkoi ndonjëherë falje ndaj kurrkujt, para askujt. Po as nuk bani apel organeve të rëndit e të drejtësisë për t'i arrestue, gjykue e dënue, siç (keq)bane Shkelqësia Juaj, Atifete Jahjaga, Presidente e Kosovës shqiptare e euro-atlantike.

O Presidente e Kosovës, Atifete Jahjaga, mbasi fole ashtu siç (s)duhej e i dole në mbrojtje pa cak Flamurit Shtetëror të Maqedonisë, po na lenë vend e rend me të dvetë përballë kohës e sy botës: Pse nuk e thue një fjalë të vetme mbi pengesat e politikave sllave për përdorimin e Flamurit Kombëtar Shqiptar në trevat etnike shqiptare nën FYROM-in shovinist, nën Malin e Zi shovinist e nën Serbinë shoviniste (në Mitrovicë, Luginën e Preshevës)?!

4.
Presidente e Kosovës, Atifete Jahjaga, deshta me e ditë pse po turresh kaq idhtë e ligsht me sulme politike e ultimatume për dënime për djegje të Flamurit të FYROM (Maqedonisë), pasi vet ky shtet artificial e ka "djegë" disa herë Flamurin e vet Shtetëror?

Maqendonia, ma të parën herë, Flamurin e tyre Shtetëror e patën në kohën e Titos, si Republikë artificiale Popullore e Jugosllavisë Avnoiste (2 gusht 1944-1946). Ai kishte një fushë të kuqe e mbante një yll të madh të Moskovit në qendër të tij.

Herën e dytë, kur Maqedonia u kthye në Republikë Popullore Socialiste të Jugollavisë (31 dhjetor 1946-1992) e zvogloi yllin pesëcepash, e çvendosi në anë majtas, për nelt, derisa erdhi koha e Millosheviçit e u nda më veti si Ish Republikë Jugosllave e Maqedonisë (FYROM).

Në të tretën herë, FYROMI-i në vitin 1992 ia vodhi hajdutes së rradhës, Greqisë fqinjë, simbolin e diellit dhe e vnoi në flamur të vet shtetëror. Nuk i zgati shumë. Pas duhisë e dalldisë së presioneve diplomatike të Greqisë (1991-95) dhe peshës së sanksioneve ekonomike të saj (1994), FYROM e uli kryet, mblodhi veten dhe e sanksionoi ligjërisht ndryshimin e Flamurit të saj Shtetëror. Në vitin 1995 (mos i kallxoni kujt se është marre e marri) ia hjeki "Diellin Virgjinia" (Sun of Virginia), i cili, sipas grekëve, paraqet lindjen e shtetit Helen dhe i takon Filipit II, babait të Aleksandrit të Madh (!). FYROM-it nuk i mbeti kurrfarë "virgjërie" shteti, pasi Greqia nuk ia lenë as Flamurin e as Emrin, Maqedonia nuk ia lenë as Gjuhën, Serbia nuk ia njeh kishën e saj, etj. (!)

E nderuara Presidente e Kosovës, Jahjaga, siç e dinë e s'po don me ia ditë kurrqysh kur është fjala për Flamurin Shtetëror të Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë (FYROM) kujtoja se ky Flamuri i sotëm, që u përflak edhe në Prishtinë më 8 korrik 2014, qënka i këtij shovinistit Gruevski, katër herë kryeministër i Maqedonisë. Jo, ish kanë krejt ndryshe. E kisha pasë "gabim". Flamurin e sotëm Shtetëror të FYROM e paska ba një grafist, Miroslav Grcev, në vitin 1995.

Ndoshta mund ta bante edhe baba i Gruevskit, pasi edhe ai grafist ishte, e do ia shkurtonte e vnonte "bishtat" Flamurit të sotëm Maqedonas. Sikur i pati ngjarë dikur edhe Gruevskit: Gjyshi i lindi në të ashtuquajtunen "Maqedoni Greke"(!), në fshatin e atëhershëm që nga sllavishtja shqipërohet "punëtorë të dardhave", i pagëzuem Nikolaos Grouios, i vramë 29 vjeç në Luftën Greko-Italiane (v. 1940), dhe pas shtegtimit të familjes së mbetun drejt Shkupit ia vunë të atit të tij që e braktisi një "ovski" maqedonas dhe e kemi sot Nikolla Gruevskin (i riu) të Maqedonisë artificiale, nga lindja e deri në jetën e përtejme një kundërshqiptar.

5.
Gruevski, që i lëshon Notë Proteste Tiranës e Prishtinës, nuk e din as vet se çka është apo ndryshe: duke i qënë i tillë ai ban gjithçka: baba i lindi në "Maqedoninë Greke" e vet lindi në Shkupin dardan, kreu studimet universitare në Ohrin etnik shqiptar, u rrit disa vite në vogli të tij në Libi të Afrikës me nanë të divorcuar, etj. Politikën e sheh si "ndeshje boksi" si dikur kur ishte student, po ia ka ënda me i pa tue u ndesh ndërveti shqiptarët me maqedonasit (!)

Pikërisht Gruevski, ky lider krye në (pusht)et dhe pa krye në realpolitikë, ndihet në vetvete dhe shihet nga të tjerë si i "përkdhelun"(!) nga ndërkombëtarët euro-atlantik në kohë tkurrjesh e bymimesh dhe korac në politikë i rrethatuar nga këshilltarë djallëzor të nacionalizmit maqedonas me veprime gjak e flakë ndaj shqiptarëve etnikë shtetformues.

Gruevski, polikan me biberon dhe ekonomist me vizion, është i brumuar si njeri ballkaniko-afrikan. Ai nuk e dinë as vet sa ndihet "maqedonas". Atij nuk ia mbrri as shtati e as hapi shoven të bahet "demokrat". Ai nuk ka aq brumë sa të jetë "euro-atlantik". Ai është ma i keq se serbët, sepse serbët i dinë armiq përballë e ky të hiqet si mik para sysh e të godet si armik në (prapa)skenë politike.

Në koft se ndonjë ditë do të ngrihen Shqiptarët në Maqedoni, Shqipëria e Kosova, Shqiptarët në Ballkan, e do të thonë se dielli në Flamurin Shtetëror Maqedonas është simboli i fisit ilir të Paionëve që jetonin në brigjet e Vardarit e morën pjesë në Luftën e Trojës, etj. atëherë FYROM do të mbetej pa "Flamurin e vet", që nuk është as 20 vjeç e në të katër herët e tekefundja në dy prej tyne nuk i ngjet as vetëvetes (!) Në koft se ne do i lypim Shkupin dardan, Shkupin etnik shqiptar, atëherë FYROM do të mbetej edhe pa kryeqytet. Gruevski, dije se një shtet pa Flamur e Kryeqytet...nuk është Shtet, ashtu sikurse nuk ka FYROM apo Maqedoni pa Shqiptarët Shtetformues.

Gruevski, ju nuk po e jetësoni faktikisht Marrëveshjen e Ohrit të vitit 2001, e cila ia uli pushkën UÇK-së të Ali Ahmetit, e shpëtoi Maqedoninë (FYROM) nga shpërbërja e saj. Tashti, me sa po shihet, po vjen koha për një Marrëveshje tjetër të Ohrit (2014), pasi nuk e zbatove as të parën.

Gruevski nuk është çështja e djegjes flakë të Flamurit Shtetëror të FYROM-it, po ju dëshironi me ia vnue flakën krejt Ballkanit e me i fajësue shqiptarët paqësor të përjetshëm si shkaktarë e shkatrrimtarë, tue iu dhanë demonstratave të tyne ngjyra etnike, fetare, etj. Po kjo nuk ka me të ecë o kameleon politik i shekullit, o diktator tinzar e gjakatar i shekullit.

Gruevski, po më duhet të të kujtoj thënien aktuale të një shqiptari të madh, arvanitasit Marko Dragumis, njërit nga heronjtë e Greqisë: "Maqedonia i përket kujtdo që e merr!". E po due me të dvetë në sy të Botës, të Qiellit e të Tokës: Gruevski, e kujt është Maqedonia?!

RAMIZ LUSHAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Në gjurmët e një shkrimi  me tingëllim aktualALI AHMETI, KY MERCENAR NË SHËRBIM TË SLLAVIZMITNga Prof. dr. ESHREF YMERI (07.11.2014)
RRETH LETRËS SË HAPUR TË DONIKA GËRVALLËS Nga ELIDA BUÇPAPAJ (07.10.2014)
BIJTË E ETËRVE 'TË DJATHTË'Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (07.09.2014)
UDHËHEQJA GLOBALE E SHTETEVE TË BASHKUARA ËSHTË GËRRYERNga LAWRENCE SUMMERS, Washington Post (07.08.2014)
ASIMETRIA E PADURUESHMENga UK LUSHI (07.07.2014)
SHQIPTARËT E BALLKANIT JASHTË SHQIPËRISË DHE KOSOVËS RROJNË NË GJENDJE REVOLUCIONARE, SEPSE U MOHOHET IDENTITETI KOMBËTAR Nga ARTUR VREKAJ (07.07.2014)
TË PËRNDJEKURIT POLITIKË DHE TË DREJTAT E NJERIUTNga RESHAT KRIPA (07.04.2014)
TOKA E SHENJTË PA LIGJE - CIKLET E HAKMARRJES NË IZRAEL DHE PALESTINËNga ROGER COHEN, New York Times (07.04.2014)
KUJTESË PËR HASHIM THAÇINNga ELIDA BUÇPAPAJ (07.02.2014)
NJË HISTORI NGA DIKTATURA E ZBRITUR NË TRANZICIONIN RURALNjërit prej atyre që diktatura i kishte zgjedhur si trashëgimtarë të sajNga ELIDA BUÇPAPAJ (07.01.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]