VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SI U BË PËRZGJEDHJA E KANDIDATËVE TË LDK-së PËR DEPUTETË?Nga GANI MEHMETAJ

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 11:01am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
SI U BË PËRZGJEDHJA E KANDIDATËVE TË LDK-së PËR DEPUTETË?
Nga GANI MEHMETAJ

E Martë, 07.15.2014, 05:36am (GMT+1)



Dhjetë vjet të represionit të Serbisë, kur u keqtrajtuan e u vranë mijëra veprimtarë, tre vjet pas hyrjes së trupave të NATO-s, kur grupet kriminale politike vranë dhjetëra aktiviste, mijëra të tjerë kërcënuan me vdekje, nuk e shprishen as nuk e dëmtuan Lidhjen Demokratike të Kosovës sa tetë vjet të qeverisjes së keqe të aksionarëve të tashëm. S. Hamiti, I. Beqiri, L. Haziri e aksionarët anonimë që e diktojnë politikën. Ata e shtrinë për toke partinë dikur më të fuqishme, iu hodhën sipër, e përdhunuan, e paralizuan, e kafshuan, e zhvatën dhe e shpërfytyruan. Nga partia më e madhe dhe më e fuqishme shqiptare e bënë parti minore. Partia e cila dikur kishte ajkën e intelektualëve, ekonomistëve, politikologëve, shkrimtarëve të të gjitha territoreve etnike, u bë parti e matrapazëve e gjysmë analfabetëve, që s'kishin përgatitje shkollore e ndershmëri të udhëhiqnin as një lagje katundi.

Nga Ibrahim Rugova, LDK-ja ra në duart e L. Hazirit, I. Beqirit e S. Hamitit. LDK-ja e Ibrahim Rugovës e cila u shqua me intelektualët më të mirë të kombit, tash po bëhet sinonim i eliminimit të intelektualëve, parti e padrinove, ku privilegjohen të korruptuarit, të paarsimuarit dhe analfabetët politikë. Të gjitha partitë e tjera në Kosovë kanë më shumë intelektualë se sa Lidhja Demokratike, të gjitha partitë kanë më shumë transparencë e komunikim me simpatizantët se sa LDK-ja.

Partia e Ibrahim Rugovës ishte strumbullari i Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në territoret etnike. Sot LDK-së asnjë subjekt politik nuk i shkon prapa, s'ka  koncept politik, s'ka parime morale, shquhet për skandale, korrupsion, imoralitet.


Kur margjinalizohet diaspora që dha aq shumë për shtetin
 

Diasporën- armatën më të fuqishme shqiptare e cila për dy dhjetëvjetëshe e mbajti gjallë popullatën e Kosovës e të territoreve etnike, aksionarët e LDK-së e margjinalizuan, e bënë sterile, meqë veprimtarët e Diasporës ishin gati të vetmit që nuk u pajtuan me veprimet e aksionarëve matrapazë të LDK-së. Diaspora edhe sot është ekonomia më e fuqishme e Kosovës, sepse ekonomi tjetër gati se nuk kemi. Veprimtarët e diasporës janë më të zëshmit kundër privatizimit të LDK-së, mbase janë e vetmja shpresë se mund ta shpëtojnë partinë e Rugovës, sepse të tjerët druajnë nga shantazhet, i frikësohen hakmarrjes së aksionarëve, ose ruhen nga të papritura që mund t'ua kurdisin aleatët e aksionarëve, meqë në LDK kanë aksione edhe grupet anonime të rrezikshme.

LDK-ja është në udhëkryq, me rrezik të madh - të fundoset. Për të kapur majat e dikurshme duhen vjet.  

Humbësit e Prishtinës, pretenduan majat e shtetit!


Kriza e thellë e LDK-së kulmoi me humbjen e pafalshme të zgjedhjeve në Prishtinë. Disfata pritej. Kandidatët e propozuar për kreun e Komunës humbën për shkak të qeverisjes së keqe, familjarizimit e emërimeve me hatër. Shumicën e komunarëve ia imponuan Mustafës aksionarët kryesorë, por jo pak prej tyre i nxori nga sirtari edhe ai vet, për të krijuar baraspeshë pa u brengosur se janë ata për qeverisje të kryeqyteti apo jo. Dukagjinasit prapë u përjashtuan tërësisht nga qeverisja komunale. Mosdurimi i vjetër Hamiti-Beqiri ndaj elitës së Dukagjinit iu imponua edhe Mustafës. Kështu me kuadrot nga dy-tri katunde të Llapit apo dy-tri katunde të Gollakut nuk mund të qeverisej Prishtina elitare dhe kryeqytetasit e llastuar. Drejtorët e Hamitit dhe Mustafës  s'mund të qeverisnin as katundet nga kishin ardhur me një gjysmë opinge, ndërsa pas disa vjetësh qeverisje mezi ecin nga majmëria. Prandaj ishte iluzion të shpresonin humbësit e kryeqytetit se do të fitonin pushtetin e vendit. Humbën, sepse s'deshën të ballafaqohen me realitetin.

Pas humbjes Shtabi i Krizave që duhej të formohej, duhej të reflektonte për disfatën dhe të kërkonte fajtorët jo për heqje kokash, por që të mos përsëritej  disfata në nivel qendror. Mirëpo, ata nuk e bënë një gjë të tillë, përkundrazi me të njëjtët dështakë, paraqitën kandidaturën për pushtet qendror! Aksionarët e LDK-së me arrogancën e tyre karakteristike përpiluan lista deputetësh jo më profesionistë të mirë, emra të njohur publikë apo autoritete që i do komuniteti, por njerëz të tyre të afërm e të dëgjueshëm.

Në këtë listë u përvodhën edhe emra që meritojnë respekt, prandaj fituan pa ndihmën e aksionarëve apo të numëruesve të votave. Numëruesit e votave, të dirigjuar nga aksionarët kryesor i dëmtuan ata dhe të tjerët që nuk ishin të tyre.

Po u shikua lista e pjesës dërmuese të deputetëve nuk e ke idenë se cila është arsyeja apo merita e kandidimit. Në listën për deputetë u  futën krahas kandidatëve nga Llapi e Gollaku, edhe të tjerë që ishin në lidhje biznesore a farefisnie me kreun e aksionarëve të LDK-së. Të tjerët se ku i morën, si i gjetën dhe pse i kandiduan, mendja e shëndoshë nuk ta kap. Aksionarët sikur donin ta prisnin poshtë vetes degën në të cilën hanë si të babëzitur.

Por hileja ishte gjetiu: synohej që kreu i aksionarëve të marrë sa më shumë vota, prandaj iu shmangën sa mundën emrave të njohur a profesionistëve me zë.

Kreu i listës nis me Isa Mustafën, administratorin e aksioneve të LDK-së dhe humbësin e Prishtinës. Ai mori më së shumti vota, sipas numëruesve të votave, meqë sikurse shkruan një kryeredaktor gazete, garues i votave, ishte direktivë partiake të votohej kryetari dhe disa të përkëdhelur të kryesisë. Ndërkaq, aktivistët e devotshëm e përcollën mesazhin në të gjitha instancat. Natyrisht që aktivistët e qyteteve e katundeve i kryen urdhrat me devotshmëri. Simpatizuesit e sinqertë të LDK-së janë shquar për disiplinë e organizim të brendshëm. Megjithatë një direktivë të këtillë nuk e përfillën kryeqytetasit.

Arsyeja pse u vu nën numrin dy Sabri Hamiti ishte:  sepse ai e derugovizoi partinë, e sterilizoi, e pastroi nga intelektualët dhe dukagjinasit, i eliminoi llapjanët me emër, e thartoi çdo entuziazëm, i shkurajoi militantët me cinizmin, e zymtësinë e tij karakteristike, me arrogancën primitive, çirrej nëpër zyra herë kundër një nëpunësi, herë kundër tjetrit si sundimtarët anadollakë kundër skllevërve  të tyre.

Kështu e shndërroi LDK-në në kompani familjare, ku i punësoi të gjithë anëtarët e familjes: të vëllanë në kreun e Komunës së Prishtinës, nipin ambasador, kunatën zëdhënëse në ministri të Jashtme, të vëllanë drejtor të QKK-së, të birin konsull të përgjithshëm, kunatën tjetër në një ministri tjetër të LDK-së, gruan në Komunën e Prishtinës, dhëndrrit i emëroi nëpër ministri e dikastere partiake, të afërm të tjerë i angazhoi në fushatë me para të partisë, ndërsa mijëra shqiptarë do ta kryenin punën shumë më mirë se sa ata, por nuk e kishin pader familjaris S.Hamitin.

Dihet po ashtu botërisht se S. Hamiti përmes dy ministrave të LDK-së  (A. Haraqisë e L. Hazirit) e paralizoi Kosovafilmin, duke u përpjekur ta shuante për ta fuqizuar QKK, (një institucion i shpifur e paralel i filmit) vetëm e vetëm t'ia bënte vendin të vëllait pa përgatitjen e duhur shkollore. Për hatër të vëllait shuante e themelonte institucione si ta kishte shtetin prone private, ndërsa dy ministrat i bëri shërbëtorë personalë. Asnjë lider partie apo anëtar kryesie në Kosovë nuk ka punësuar më shumë familjarë, ose nuk e ka keqpërdor më shumë partinë për interesa personale e familjare se sa ky aksionar i LDK-së. Asnjë anëtar kryesie nuk i ka bërë më shumë dëme partisë së vet se sa S. Hamiti, asnjë njeri nuk e përdhosi partinë si ai.

Por Hamiti i hakërrimeve korridoreve të LDK-së kësaj radhe, sipas shtypit, rrezikoi të mbetej jashtë Kuvendit, po të mos qëllonin të zellshëm numëruesit partiak të votave, të cilët thuhet nëpër kuluare nxituan ta plotësojnë boshllëkun votues. Vjedhja e votave nuk është risi në LDK. Vjedhjen e votave brenda kandidatëve të LDK-së në zgjedhjet e kaluara e pranoi edhe kryetari Isa Mustafa. Për vjedhje votash brenda LDK-së flasin të gjithë: deputetët e LDK-së që fituan, por edhe ata që nuk morën numrin e duhur të votave e akuzojnë Shtabin numërues të votave se ua plotësoi aksionarëve numrin e duhur të votave, ndryshe do të mbeteshin me gishta në gojë.

Votuesit e rrezikuan aksionarin kryesor

Treshi i LDK-së, Ismet Beqir (ish-sekretar teknik i një shkolle) është meritor për humbjen e simpatizantëve në Kodrën e Trimave, lagjen më të madhe dhe më militante të LDK-së kur ishte gjallë Ibrahim Rugova. Beqiri ka edhe një meritë tjetër: në degën e tij, ndihmoi në shuarjen e qendrës më të madhe të Shoqatës Bamirese "Nëna Tereze" në Ballkan, për t'ua lënë periferinë e kryeqytetit shoqatave fetare duke e shndërruar në çerdhen më të madhe të islamikëve në Kosovë.

Është inkurajuese që sakicës Hamiti-Haziri, i shpëtuan disa deputetë, me të cilët duhet të nisen ndryshimet e domosdoshme. Ka mijëra veprimtarë që nuk e pëlqejnë rrënimin e LDK-së nga aksionarët kryesorë, por kërkojnë një lider, kërkojnë ekipe që do t'i aktivizonin. Njerëzit nga Diaspora nuk duhet vetëm t'i sensibilizojmë për të investuar në atdheun kur të krijohen kushtet, por duhet t'i mbështesim që të na ndihmojnë në shpëtimin e LDK-së nga matrapazët. Kryetari i Komunës së Ferizajit, Muharrem Sfarça është shembulli i mirë i administratorit të mirë që erdhi nga Diaspora dhe e shpëtoi më fytyrë Ferizajin e LDK-në. Sa ka menaxherë e veprimtarë të tillë nga Diaspora, por edhe nga Kosova që mund ta ndihmonin LDK-në e Kosovën, sikur t'i aktivizonim. Por aksionarët kryesorë e kanë bërë të kundërtën, i kanë ofruar vetëm ata që u ofrojnë biznese e përfitime atyre personalisht.

Sa herë përtypën "bëmat" e nëndheshme të aksionarëve kryesor jo pak njerëz të informuar shtrojnë pyetjen: me çka u shquan publikisht S. Hamiti, I. Beqiri, L. Haziri? Me asgjë! Hamiti kurrë nuk e dha një deklaratë e cila do të mbahej në mend, kurrë nuk e shkroi një tekst me të cilin do të mbronte  çështjen shqiptare apo kauzën tonë, ndërsa sulmonte egërsisht Kadarenë që e mbronte çështjen e Kosovës në Perëndim, duke shpifur kundër tij. Hamiti kurrë nuk bëri ndonjë veprim a kundërshtim, i cili do të flitej nëpër kuluare, ose që do të regjistrohej në medie. Për 15 vjet pati qindra raste, por i mungoi guximi. Ai me dy aksionarët e tjerë gjithnjë janë fshehur prapa palltos së Rugovës, duke mos marr asnjë përgjegjësi, ndërsa kërkonin privilegje.

Ndërkaq, Ismet Beqiri, ka merita - kështjellen e LDK-së, Kodrën e Trimave ua dorëzoi partive kundërshtare dhe islamikëve. Megjithëse të varfër elektorati i kësaj lagjeje nuk ishin budallenj sa t'i mashtronte deri në pakufi një sekretar teknik shkolle, më tha një bashkëbisedues. "Edhe tash e adhuroj Rugovën, por nuk na mashtron më Beqiri me përralla për partinë e Rugovës", me tha taksisti i Kodrës së Trimave, dikur militant i guximshëm i kësaj partie, ndërsa së fundmi, me tha, e votova Vetëvendosjen.

Lutfi Haziri, nuk u shqua më asgjë, pos me belbëzime prej nxënësi të dobët të fillores para kamerave, ndërsa e kanë bërë zëdhënës të partisë! Si ta caktonin belbatikun orator para miliona njerëzve. Postin në Gjilan e mori, sepse partia kundërshtare e goditi kandidatin e vet në mënyrë të pakuptueshme, ia mori fitoren duke ia dhënë postin L. Hazirit.

Veprimtarët e LDK-së gjashtë muaj para fushatës flisnin nëpër kafene se ka marrëveshje LDK- PDK që të fitoj L. Haziri. Prandaj PDK-ja nuk e mbështeti kandidatin e vet në Gjilan, përkundrazi e pengoi me të gjitha mjetet.

Haziri, fitoi më së shumti. Ai nga një shitës kasetash e menaxher i muzikës turko-arabe nëpër kafenet e Gjilanit të paraluftës, u bë kryetar komune, madje edhe ministër kulture(!).

Humbja e LDK-së në zgjedhjet e fundit me këta aksionarë do të thellohej sikur një pjesë jo e vogël e zgjedhësve të mos përcaktoheshin që ta votonin LDK-në, për ta hequr qafe qeverisjen e keqe të pozitës. Pra votuan kundër pushtetit të keq e jo për LDK-në.

---

Lexoni dhe shkrimin e djeshëm:

LDK-ja KOMPANI PRIVATE E MATRAPAZËVE POLITIKË! -Sabri Hamiti që i bënte intriga dhe ndërskëmbca Rugovës në gjallje...Sabri Hamiti komisari politik...
Nga GANI MEHMETAJ

E Hënë, 07.14.2014, 07:08am
GANI MEHMETAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VARFËRIA DHE ZHVILLIMI NDËR SHQIPTARËNga UK LUSHI (07.14.2014)
ISA MUSTAFA IU MBIJETON INTRIGAVE FALË ELEKTORATIT RUGOVIAN DHE EMRAVE TË RINJ!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (07.14.2014)
LDK-ja KOMPANI PRIVATE E MATRAPAZËVE POLITIKË! -Sabri Hamiti që i bënte intriga dhe ndërskëmbca Rugovës në gjallje...Sabri Hamiti komisari politik...Nga GANI MEHMETAJ (07.14.2014)
POLITIKAT IZOLACIONISTE E BËJNË KËRCËNIMIN E TERRORIZMIT EDHE MË TË MADHNga RICK PERRY*, Washington Post (07.13.2014)
ZEMËRIMI KUQEZI: RESTARTNga DUKAGJIN ALIMUSAJ (07.12.2014)
KIM MEHMETI PËRBALLË GRUEVSKIT DHE AHMETITNga ARTUR VREKAJ (07.12.2014)
GRUEVSKI, E KUJT ËSHTË MAQEDONIA?!Nga RAMIZ LUSHAJ (07.11.2014)
Në gjurmët e një shkrimi  me tingëllim aktualALI AHMETI, KY MERCENAR NË SHËRBIM TË SLLAVIZMITNga Prof. dr. ESHREF YMERI (07.11.2014)
RRETH LETRËS SË HAPUR TË DONIKA GËRVALLËS Nga ELIDA BUÇPAPAJ (07.10.2014)
BIJTË E ETËRVE 'TË DJATHTË'Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (07.09.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]