E Enjte, 03.28.2024, 11:42am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
KUSH MUND TA SHPËTOJË LIDHJEN DEMOKRATIKE TË KOSOVËS?
Nga GANI MEHMETAJ

E Mërkurë, 07.16.2014, 07:07am (GMT+1)



Lidhja Demokratike e Kosovës është shndërruar në azil pleqsh - të zymtë e grindavecë, ku të rinjtë e ndjejnë vetën keq, gati bien në depresion. Të njëjtët njerëz janë tash pesëmbëdhjetë vjet: qendrestarë" e të pa shqitshim, si rriqër  që s'duan t'ia dinë për ndërrime demokratike, për avancime konceptesh, as për freskim idesh. Ata e kanë krijuar bindjen se partia është pronë private e tyre, që duhet ta mbajnë nën thundra deri në vdekje. Komunikimi me veprimtarët po ashtu jo rrallë është bërë në parimin e dëgjueshmërisë policore ose me sistemin e intrigave nën rrogoz, kështu që qarkullimi demokratik i ideve ishte nocion krejtësisht i panjohur për ta.

Prurjet e reja janë të rralla, vetëm atëherë kur aksionarët kryesorë e nxjerrin nga naftalina ndonjë aktivist që s'do t'ua prishë për asgjë dhe që do të punojë ashtu sikurse ia diktojnë mësuesit-nxënësve. Po u përpoq ndonjëri të krijojë komunikim me medie, apo, zoti na ruajtë, të shquhet, hiqet pa mëshirë. Tipat karizmatikë nuk i honepsin.
E kanë thartuar LDK-në si të ishte parti e Khmerëve të Kuq.  

Kur kryetari bëhet zjarrfikës i skandaleve


Ky raport është ngulfatës brenda partisë, aty nuk ka qytetarë të barabartë, përkatësisht anëtarë të barabartë të kryesisë. Kryetar është nënkryetari i parë, kurse kryetari shpesh është zjarrfikës i skandaleve të bashkëpartiakëve.

Në kryesinë e LDK-së që nga vdekja e Rugovës nuk ka asnjë personalitet karizmatikë. Nuk pati as më vonë, prandaj e ftuan administratorin Isa Mustafa, i cili tërë kohën e shpenzoi në shuarjen apo neutralizimin e skandaleve të vëllezërve, kunatave të aksionarëve.

Isa Mustafa s'pati asnjë mundësi të bëjë ndryshime, edhe po të ishte vëllai i vogël i Rugovës. S'pati si ta nxirrte partinë nga bataku, sepse hija e S. Hamitit nuk i shqitej në asnjë hap, hija e tij ia kujtonte se kush e solli në krye të partisë, prandaj, vullnetin e fillimit për të pastruar partinë nga batakçinjtë, ashtu sikurse pritej nga simpatizantët e padjallëzuar, ia prenë në rrënjë. 

Që në fillim të karrierës iu dasht ta kapërdijë skandalin e ambulancës në Kodrën e Trimave, kur i dhanë afër 2 milion euro në kohën kur qeveriste Ismet Beqiri e Sami Hamiti, ndërsa ditën e inaugurimit pikonte çatia. Isa Mustafa, kryetar komune, mbeti pa mend, sikurse ma pati thënë atë ditë pas inaugurimit. Druante se do ta hetonin gazetarët këtë skandal. 

Skandalet e tjera të farefisit të aksionarëve i  kapërdiu tërë mandatin e parë, ndërsa në mandatin e dytë, kur pritej t'i shmangte autorët e skandaleve, ai i afroi edhe më në pushtet, duke futur edhe njerëzit e vet me simpati e përkatësi katundi.

Në fushatën e kaluar administratorit Isa Mustafa i bënte karshillëk haptazi S. Hamiti. Një herë dilte para foltores Mustafa, pastaj Hamiti, herën tjetër dilte Hamiti, pastaj Mustafa. Krijohej përshtypja sikur janë dy nënkryetarë, pa kryetar partie. Hija e Hamitit e ndiqte në çdo hap, madje edhe në vizita ndërkombëtare e kishte prapa, sikur i druhej se mos bën ndonjë marrëveshje të fshehtë me europerëndimorët. Natyrisht, hija e tij e ndiqte në çdo vendim.

Nënkryetarët e tjerë nuk ndjeheshin gjallë. Duket se Mustafa kishte borxhe ndaj Hamitit, ndryshe ishte vështirë të arsyetohej ky imponim agresiv, dhe kjo lojë karshilleku, kur edhe në konferencat për medie, ku zakonisht paraqitet vetëm kryetari, hija e zymtë dhe e thartuar e Hamitit i rri pranë vazhdimisht.

I frustruari nga shpërfilja e Rugovës

Hamiti i frustruar nga shpërfillja njëzetvjeçare që ia bëri Ibrahim Rugova, i acaruar nga distanca e vazhdueshme që e mbante presidenti ndaj tij, duke mos i dhënë poste dhe duke e mbajtur larg nga zyra presidenciale, nuk lejoi një largim të tillë nga kryetari i ri.
Hija e Rugovës e frustron edhe sot e kësaj dite, megjithëse me emrin e tij mori të gjitha privilegjet, mori votat, mashtro opinionin  Dihet po ashtu se Rugova dy herë e përjashtoi Hamitin nga partia, pra e nxori nga dera, por ai sërish dy herë u fut nga dritarja.

 Asnjë parti simotër në Kosovë nuk e pati një imponim të tillë të nënkryetarit të parë. Për shumicën e partive politike në Kosovë opinioni as që e di kush është nënkryetar i parë e kush i dytë. Në fushatën e partive të tjera as që ranë në sy rivalitetet të tilla. Nënkryetarët as nuk duhet të imponohen, sepse duket qesharake dhe është e dëmshme.

 Në kushte të tilla, kur aksionarët kryesor me aksionarët anonim e kontrollojnë çdo degë, nëndegë a aktiv, është vështirë të gjendet shpëtimtari i partisë, është vështirë të zgjidhet grupi i cili do ta nxirrte nga bataku për ta shkëputur nga kthetrat e aksionarëve që po e fundosin. Edhe Këshillin e Përgjithshëm me ndonjë përjashtim e ka zgjedhur grupi i aksionarëve. Natyrisht KP-ja ka shprehur pakënaqësi të vazhdueshme, ka kërkuar të përfillen mendimet dhe vendimet e tyre, por me taktikën e njohur të shpërfilljes, shtyheshin vazhdimisht ballafaqimet Kryesi-Këshill i Përgjithshëm. Prandaj, disa anëtarë të KP-së hoqën dorë nga përpjekjet për ndryshime, disa dhanë dorëheqje edhe nga KP-ja fare, të dëshpëruar më pafuqinë që të pengojnë batakçillëqet e aksionarëve.

 Këshilli i Përgjithshëm është sa për sy e faqe, për dekor demokracie, meqë nuk e pyet askush për asgjë. Edhe më pak pritet se do të përfillet ndonjë vendim i KP-së, pasi Hamiti ta zëvendësoj Isa Mustafën me Lutfi Hazirin.

 Megjithatë ata që mendojnë se mund të bëjnë ndryshime, për ta shpëtuar LDK-në e Ibrahim Rugovës, pasurinë më të madhe kombëtare, duhet të angazhohen seriozisht duke filluar nga nëndegët e degët, edhe pse dihet fare mirë se veprimtarët në të gjitha strukturat partiake janë propozuar e zgjedhur nga Kryesia. Por një gjë duhet ta kenë parasysh: luftë krahinore apo ndërskamsa të këtij niveli primitiv sikurse kanë bërë aksionarët: S. Hamiti, L. Haziri, I. Beqiri etj. në asnjë mënyrë nuk duhet të bëjnë.
Lidhja Demokratike e Kosovës ishte parti e të gjithë qytetarëve të barabartë të Kosovës, në qeverisjen e së cilës do të marrin pjesë të gjithë njerëzit e aftë e të ndershëm pa i diskriminuar në baza krahine.

Kosova është aq e vogël sa të rrudhemi në feude primitive mesjetare, sikurse e bënë një gjë të këtillë aksionarët e LDK-së.

Fund
Korrik 2014

Lexoni edhe:
SI U BË PËRZGJEDHJA E KANDIDATËVE TË LDK-së PËR DEPUTETË?
Nga GANI MEHMETAJ

E Martë, 07.15.2014, 05:36am


LDK-ja KOMPANI PRIVATE E MATRAPAZËVE POLITIKË! -Sabri Hamiti që i bënte intriga dhe ndërskëmbca Rugovës në gjallje...Sabri Hamiti komisari politik...
Nga GANI MEHMETAJ

E Hënë, 07.14.2014, 07:08am
GANI MEHMETAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SI U BË PËRZGJEDHJA E KANDIDATËVE TË LDK-së PËR DEPUTETË?Nga GANI MEHMETAJ (07.15.2014)
VARFËRIA DHE ZHVILLIMI NDËR SHQIPTARËNga UK LUSHI (07.14.2014)
ISA MUSTAFA IU MBIJETON INTRIGAVE FALË ELEKTORATIT RUGOVIAN DHE EMRAVE TË RINJ!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (07.14.2014)
LDK-ja KOMPANI PRIVATE E MATRAPAZËVE POLITIKË! -Sabri Hamiti që i bënte intriga dhe ndërskëmbca Rugovës në gjallje...Sabri Hamiti komisari politik...Nga GANI MEHMETAJ (07.14.2014)
POLITIKAT IZOLACIONISTE E BËJNË KËRCËNIMIN E TERRORIZMIT EDHE MË TË MADHNga RICK PERRY*, Washington Post (07.13.2014)
ZEMËRIMI KUQEZI: RESTARTNga DUKAGJIN ALIMUSAJ (07.12.2014)
KIM MEHMETI PËRBALLË GRUEVSKIT DHE AHMETITNga ARTUR VREKAJ (07.12.2014)
GRUEVSKI, E KUJT ËSHTË MAQEDONIA?!Nga RAMIZ LUSHAJ (07.11.2014)
Në gjurmët e një shkrimi  me tingëllim aktualALI AHMETI, KY MERCENAR NË SHËRBIM TË SLLAVIZMITNga Prof. dr. ESHREF YMERI (07.11.2014)
RRETH LETRËS SË HAPUR TË DONIKA GËRVALLËS Nga ELIDA BUÇPAPAJ (07.10.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]