VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KUR T'I NDËRSEJNË ANALFABETËT!Nga GANI MEHMETAJ

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 10:23am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
KUR T'I NDËRSEJNË ANALFABETËT!
Nga GANI MEHMETAJ

E Enjte, 07.17.2014, 02:47pm (GMT+1)


Reagim ndaj shkrimit: "Njerëzit e fshehur në "istikame" po e sulmojnë LDK-në", botuar në gazetën "Bota press" me datën 16.07. 2014.
.
Aksionari kryesor i LDK-së, S. Hamiti ma ndërseu argatin e vet të dëgjueshëm L. Hazirin, gjysmëanalfabetin me zemër lepuri, sa për të më fyer: E di padrinoja që Hazir shkreta nuk di ta rreshtojë asnjë fjali, sepse nuk di të shkruajë shqip, e di shefi i tij që Hazir- mulla edhe kur i thotë përmendesh ato që ia kanë shkruar, belbëzon si nxënësi i dobët i fillores, apo nis e djersinë si vëllezërit e tij - zurlaxhi nëpër dasma. Mirëpo, askush nga LDK-ja e S. Hamitit nuk e ka zellin e mejtepliut të Gjilanit për të shërbyer herë SHIK-ut, herë padrinos së LDK-së, sepse të dy palët të një krahu politik e biznesor janë.

PDK-ja e S. Hamiti ia falen Gjilanin, mbase do t'ia shohin hajrin me tender e me biznese, por kam frikë se qyteti e katundet do t'ia shoh sherrin, ashtu sikurse kanë nis t'ia shohin sherrin intelektualët e këtij regjioni. Emrat e kumbueshëm të intelektualëve të qytetit i zëvendësoi me islamike me shamia. Por sherrin mund t'ia shoh e tërë Kosova.
Kush më thotë se paskam qenë në "istikame"? Luta i kafehaneve të Gjilanit, ku ishte inventar i përhershëm, derisa u bë banorë i Prishtinës, apo ish-shitësi i kasetave me këngë turko-arabe, matrapazi që herë i lavdëron beduinët e shkretëtirës, herë perëndimorët, varësisht kush i jep më shumë llokume.

Unë isha në "istikame" derisa L. Haziri luftonte fyt e m'fyt me qoftet e qebaptorëve të Gjilanit e "shlivovicën" e Serbisë. Unë mbrohesha në istikame derisa Luta i S. Hamitit hante dreka e darka me Kadri Veselin, ndërsa shefi i tij Hamiti e pinte kafen e mëngjesit me kreun tjetër të PDK-së në Prishtinë.

"Unë kurrë s'kam pi kafe me Kadri Veselin, ndërsa ti haje dreka e darka me të," i pati thënë Fatmir Limaj në Kuvendin e Kosovës Lutfi Hazirit, kur mbledhja transmetohej para miliona shikuesve. Luta i shkretë, i tha vetës: "hapu tokë, pse fola!", e futi kokën në mes të shalëve, ashtu sikurse bënë edhe S.Hamiti e I.Beqiri kur ua përmendi turpet Hashim Thaçi.

Luta që i pronësoi postet me paratë e videokasetave dhe bizneseve me këngë turko-arabe, me akuzon mua, njërin ndër themeluesit e LDK-së, kinse jam fshehur në istikame, ndërsa jam ndër ata që më së shumti jam angazhuar për pavarësinë e Kosovës, në kohën kur të shkallmonin dru apo të vrisnin policët e Milosheviqit, ndërsa Luta atëbotë bënte tregti me Serbinë.

Gabimi im i pafalshëm, por edhe gabimi i disa intelektualëve të tjerë ishte pse nuk u inkuadruam në strukturat udhëheqëse të LDK-së, megjithëse na ftonte Rugova. Ne mendonin se mund të kontribuonim më shumë në sensibilizimin e çështjes shqiptare me shkrime e me botimin e gazetave. Botonim shkrime në anglisht, frëngjisht e në gjermanisht në Perëndim për masakrat serbe në Kosovë, e informuam botën për fatkeqësinë tonë, derisa Luta vazhdonte të tregtonte me Beogradin.

Gabimi im dhe i intelektualëve të tjerë ishte pse lejuam që LDK-në ta pushtojnë heshtazi urithët, matrapazët dhe ata që synim e kishin përfitimin e jo idealet. Gabimi ynë ishte pse nuk ua treguam vendin me kohë matrapazëve, të pakurrizorëve, analfabetëve e dhunuesve, ndërsa tash s'ke si i pengon, sepse janë shumëzuar si brejtësit nëpër ara dhe janë bërë të fortë e të rrezikshëm me aleancat e nëndheshme.

Por kur e mendoj më mirë, e di ne nuk gabuam, jo pse nuk i parashikuam gjërat, por sepse intelektualët, gazetarët me emër dhe shkrimtarët i vrisnin, i torturonin natën pa hënë, ose i kërcënonin me familje para dhe pas luftës, në të njëjtën mënyrë, vetëm gjuha ndryshonte. Porosia ishte e qartë po u bëre pjesë e strukturave të LDK-së të gjen e liga.

Atëbotë e ndjeja, por tash po e shoh qartë se edhe Serbia, edhe grupet kriminale ishin të interesuara që kreun e LDK-së ta pushtonin grupet e tilla si Hamiti, Haziri, Beqiri- pakurrizorë, e jo intelektualët me ideale.

Pjellë e kësaj lufte të pisët të Serbisë e të grupeve kriminale që i luftuan apo i vranë intelektualët e LDK-së janë situatat kur kryetari, pedagog universitar do të zëvendësohet me mejtepli, apo kur elita e kombit, zëvendësohet me ismetbeqira, lutfihazira, sabrihamita etj. Turp më të madh për shqiptarët në përgjithësi e rugovistët në veçanti nuk ka.

Çka t'i them Ismetit të Kodrës së Trimave që e fëlliqi Prishtinën me qeverisjen e tij të keqe, ndërsa në Sheshin "Nëna Terezë " ende kundërmon era e kanalizimit të vënë keq nga fituesi i tenderit të tij.

Nga L. Haziri e I. Beqiri e kam pritë një reagim të tillë, ata s'kanë çare se u hakërrohet Hamiti sa mund ta dëgjojnë edhe rrugëve përreth selisë së LDK-së, por ata nuk e përgënjeshtruan asnjë vlerësim timin, vetëm e mohuan në stilin e hajdutit: "pasha kryet e nanës unë nuk kam vjedhë"!

Por ti, miku im, Haki Rugova, ç'pate? Fortë për se ngushti të paskan shti, more burrë.

Prishtinë, 16 korrik 2014

GANI MEHMETAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ALBINI - MË LARG PARIMIT, MË PRANË DOGMËSNga SKËNDER BUÇPAPAJ (07.16.2014)
KUSH MUND TA SHPËTOJË LIDHJEN DEMOKRATIKE TË KOSOVËS?Nga GANI MEHMETAJ (07.16.2014)
SI U BË PËRZGJEDHJA E KANDIDATËVE TË LDK-së PËR DEPUTETË?Nga GANI MEHMETAJ (07.15.2014)
VARFËRIA DHE ZHVILLIMI NDËR SHQIPTARËNga UK LUSHI (07.14.2014)
ISA MUSTAFA IU MBIJETON INTRIGAVE FALË ELEKTORATIT RUGOVIAN DHE EMRAVE TË RINJ!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (07.14.2014)
LDK-ja KOMPANI PRIVATE E MATRAPAZËVE POLITIKË! -Sabri Hamiti që i bënte intriga dhe ndërskëmbca Rugovës në gjallje...Sabri Hamiti komisari politik...Nga GANI MEHMETAJ (07.14.2014)
POLITIKAT IZOLACIONISTE E BËJNË KËRCËNIMIN E TERRORIZMIT EDHE MË TË MADHNga RICK PERRY*, Washington Post (07.13.2014)
ZEMËRIMI KUQEZI: RESTARTNga DUKAGJIN ALIMUSAJ (07.12.2014)
KIM MEHMETI PËRBALLË GRUEVSKIT DHE AHMETITNga ARTUR VREKAJ (07.12.2014)
GRUEVSKI, E KUJT ËSHTË MAQEDONIA?!Nga RAMIZ LUSHAJ (07.11.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]