VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - EVROPA DUHET TË PËRBALLET ME RUSINËBE nuk mund ta lejojë Rusinë të vazhdojë me vrasjetNga ARTIS PABRIKS*, New York Times

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 06:20am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
EVROPA DUHET TË PËRBALLET ME RUSINË
BE nuk mund ta lejojë Rusinë të vazhdojë me vrasjet
Nga ARTIS PABRIKS*, New York Times

E Shtunë, 07.26.2014, 07:40am (GMT+1)





Riga, Letoni - Vdekja e 298 civilëve të pafajshëm në Malajzisë Airlines Flight 17 ishte rezultat i drejtpërdrejtë i lojës së papërgjegjshme gjeopolitike të Vladimir V. Putinit në Ukrainën Lindore - si dhe dobësisë së Perëndimit në luftën kundër tij.

Pasi Lufta e Ftohtë përfundoi, shumica e udhëheqësve perëndimorë optimizshëm supozuan se Rusia do të zhvillohet si vendet e tjera të ish-Bllokut Lindor që përqafuan demokracinë dhe ekonominë e tregut. Ky qëndrim u përforcua nga mundësitë e reja ekonomike në Rusi, veçanërisht në sektorët e naftës dhe gazit. Si rezultat, ndërvarësia ekonomike evropiane dhe ruse ishte e inkurajuar.

Kur Rusia pushtoi dhe aneksoi Krimenë në fillim të këtij viti, Perëndimi kryesisht u zu në befasi. Rusia zaptoi territorin e një vendi të pavarur në kundërshtim me parimet themelore të rendit të pasluftës botërore pa u ndeshur me pasoja serioze. Ajo pastaj vazhdoi të minojë më tej sovranitetin e Ukrainës. Evropë, dhe në një masë më të vogël Amerikë, ishin aq të thellë të varur nga lidhjet ekonomike me Rusinë sa që dukeshin të pazonjat dhe jo të gatshmte për të përmbushur sfidën.

Z. Putin llogariti se do të mund të vazhdonte me aneksimin, duke pasur parasysh se ai nuk u përball me pasoja të rënda pas luftës kundër Gjeorgjisë në vitin 2008, kur Osetia e Jugut dhe Abkhazia u vunë nën kontrollin e Rusisë dhe ambiciet e Gjeorgjisë për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe me NATO-n u cunguan. Z. Putin  iaplikoi këto mësime në Ukrainë.

Sekuestrimi i Krimesë u bë mundur edhe nëpërmjet shpëlarjes së truve të shikuesve nga medias ruse, dhe nga rritjet e mëdha në buxhetin ushtarak rus pas vitit 2008. Pas një pushtimit të qetë të Krimesë, me mbështetjen dërrmuese të brendshme, zoti Putin filloi destabilizimin e rajoneve lindore të Ukrainës. Në të njëjtën kohë, Rusia rriti aktivitetin e saj ushtarak në Detin Baltik dhe në afërsi të Finlandës, duke dërguar mesazhe tek fqinjët e saj evropianë për të qëndruar jashtë sferës së saj të influencës.

Përgjigja perëndimore kryesisht përbëhej nga shërbimi diplomatik dhe nga sanksionet relativisht të dobëta që dështuan për të ndryshuar taktikat e Rusisë apo për të dobësuar mbështetjen e zotit Putin në Rusi.

Pa inteligjencën, armatimet, propagandën dhe mbështetje politike e ekonomike ruse, subjekte si të ashtuquajturat Republikat e Donetsk dhe Luhansk kurrë nuk do të kishin mbijetuar më shumë se disa javë.

Duke dështuar së ndaluar Rusinë në lëvizjen e njerëzve dhe materialeve, duke përfshirë armët e rënda, nëpërmjet kufirit, Perëndimi e bëri tragjedinë e Avionit 17 të mundshme.

Perëndimi duhet të heqë syzet e saj rozë dhe të shohë Rusinë ashtu si është: një pushtet revanshist i sunduar nga një elitë politike popullariteti i së cilës është i bazuar në propagandë agresive anti-perëndimore dhe manipulimi i stërholluar i mediave. Rusia e sheh politikën e jashtme si një lojë me shumën zero dhe përdor varësinë evropiane si një mjet për të arritur qëllimet e saj. Ajo është e sunduar nga burra të cilët nuk respektojnë jetën dhe dinjitetin e njeriut; për ta, rrëzimi i Avionit 17 është thjesht dëm anësor në lojën më të gjerë gjeopolitike.

Të prisje bashkëpunim të plotë nga Rusia në hetimin e rrëzimit nuk ishte kurrë e arsyeshme; kjo do të kishte dëmtuar perceptimin e lidershipit të fortë rus në sytë e atyre që kanë qenë të mashtrohen në besimin e tyre në rilindjen e Rusisë si një fuqi botërore e rinovuar.

Vdekja e rreth 300 pasagjerëve të pafajshëm të aeroplanit kërkon më shumë se fjalë të forta. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duhet të marrin masa; hezitimi i mëtejshëm vetëm do ta përkeqësojë situatën.

Së pari, Amerika dhe Evropa duhet të kërkojë një hetim se kush dha urdhër dhe kush ekzekutuar goditjen ndaj Avionit 17.

Së dyti, Rusia duhet të mbyllë menjëherë kufirin e saj me Ukrainën për çdo lëvizje të pajisjeve ushtarake dhe vëzhguesit ndërkombëtarë duhet të dërgohen për të monitoruar kufirin.

Së treti, Evropa dhe Amerika duhet të mbështesin reformën në Ukrainë. Duhen para në dispozicion dhe ukrainasit do të mund të kenë ndihmën e përvojës së vendeve si Polonia dhe shtetet baltike për të ndihmuar në tranzicionin e tyre.

Së katërti, pasi të jetë rënë dakrod për sanksione më të rrepta anti-ruse, duhet të ketë solidaritet trans-atlantike për të zbutur ndonjë presion ekonomik ose politik rus mbi shtetet anëtare evropiane që varen nga furnizimet ruse të energjisë.

Së pesti, evropianët duhet ta kuptojnë që fuqia e tyre do të bjerë edhe më me shpejtësi, pa një rritje të konsiderueshme të buxhetit të tyre ushtarak dhe fuqisë së tyre energjitike. Hapi i parë do të ishte një prani më e fortë dhe më e qëndrueshme e NATO-s në Poloni dhe shtetet baltike.

Së fundi, publiku rus duhet të ndërgjegjësohet se Perëndimi është gjëja e fundit ndaj së cilës ata kanë pse të ndiejnë shqetësim. Amerika dhe Evropa nuk paraqesin asnjë kërcënim për ta. Është politika e elitës aktuale politike ruse që rrezikon destabilizimin e  ekonomisë së Rusisë dhe rrezikon prosperitetin e popullit të saj.

Epoka e shpresave të mëdha e pas Luftës së Ftohtë dhe një botë e ndërvarur për fat të keq ka marrë fund. Rrëzimi i avionit 17 duhet të jetë një pikë kthese. Ai duhet të shërbejë si një kujtesë për Rusinë se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara janë të aftë për të zbatuar politikat e tyre. Dështimin për të bërë këtë do t'i bëjë ata më pak të fuqishëm dhe më pak të lojtarë të rëndësishëm globalë.
-
*Artis Pabriks, anëtar i Parlamentit Evropian, është ish-ministri i jashtëm dhe ministri i mbrojtjes i Letonisë./Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ
Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MAZHORANCA DHE OPOZITA NË UNISONNga ELIDA BUÇPAPAJ (07.25.2014)
SANKSIONET MË NË FUND E KANË GJETUR THEMBRËN E AKILIT TË RUSISËNga WILLIAM E POMERANZ, Reuters (07.24.2014)
VAJTONI NANA, VAJTONI E MOS PUSHONI...!Nga SAMI REPISHTI (07.24.2014)
Shënimi ditor8 QERSHORI I TRYSNUARNga SKËNDER BUÇPAPAJ (07.23.2014)
NËNË TEREZA NË BANJA LUKËUrat janë më të dobishme dhe më të rëndësishme se kufijtëNga UK LUSHI (07.21.2014)
Shënimi ditorSHËN 8 QERSHORINga SKËNDER BUÇPAPAJ (07.21.2014)
MAQEDONIA E SËMURË PO PI ILAÇIN E GABUARNga MENTOR KIKIA (07.20.2014)
GJERMANIA ËSHTË WELTMEISTERNga ROGER COHEN, New York Times (07.18.2014)
SHOQATA TË MEDIAS AMERIKANE KRITIKOJNË ASHPËR ADMINISTRATËN OBAMANga FRANK SHKRELI    (07.17.2014)
KUR T'I NDËRSEJNË ANALFABETËT!Nga GANI MEHMETAJ (07.17.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]