VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MATRAPAZËT S'MUND TË JENË FAKTORË OPOZITENga MENTOR KIKIA

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 10:53am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
MATRAPAZËT S'MUND TË JENË FAKTORË OPOZITE
Nga MENTOR KIKIA

E Martë, 07.29.2014, 07:57am (GMT+1)


Pak ditë para se të provojë nëse mazhoranca parlamentare është ende e tillë, reforma territoriale po "goditet" nga një sere reagimesh e protestash, nga disa njësi vendore, komuna e bashki. Ato (njësitë vendore) ose ata (kryetarët) që kanë nisur "˜agresivisht' protestat, kërkojnë të mbeten si njësi më vete dhe të përthithin 2-3 komuna të tjera përreth, por që qendra të jetë pikërisht ajo, komuna e tyre. Dhe pa dyshim që ata duhet të jenë sërish kandidatët, tashmë të njësive edhe më të mëdha. Po t'u referohesh reagimeve, të cilat kanë qenë, si në formën e deklaratave, ashtu edhe në formën e protestave, duke filluar nga ato me pankarta të shkruara me bojë këpucësh deri tek ato me djegie gomash e bllokim rrugësh, janë përgjithësisht komuna, kryetarët e të cilave kanë të paktën 3-4 mandate që drejtojnë.

Janë të paktën 40% e drejtuesve vendorë që kanë deri në 3 mandate që drejtojnë, dhe këta njerëz janë bërë barriera më e fortë e zhvillimit të qyteteve dhe zonave që drejtojnë. Shumica prej tyre janë zgjedhur jo për ndonjë meritë menaxheriale apo si pasojë e ideve që kanë ofruar për zhvillimin e bashkisë apo komunës, por thjesht sepse, sipas logjikës partiake, siguronin vota. Ata e reduktuan punën e kryetarit të bashkisë apo komunës thjesht në shpërndarjen e parave të qeverisë për asistencën sociale, në listën e të cilëve shpesh fusnin më shumë farefisin dhe votuesit e tyre sesa ata që realisht ishin njerëzit në nevojë, si dhe në dhënin e lejeve të ndërtimit. Shumë prej tyre kanë ardhur nga bota e biznesit dhe i shndërruan qytetet dhe fshatrat që drejtojnë, në kantiere të kompanive të tyre të ndërtimit apo në tregje për firmat e tyre të tregtisë. Vetëm kur ndonjë syresh arrestohet apo i vendosin bomba në shtëpi e makina, mësojmë se çfarë sarajesh kanë ndërtuar apo çfarë pasurish kanë vënë, e duke qenë thjesht dhe vetëm drejtues fshatrash të mjeruara. Është ky soj që sot po organizohet në atë që opozita po e mbështet si "revoltë" popullore kundër ndarjes së re administrative.
Pa dyshim që mund të ketë realisht reagime të qytetarëve për ndarjen e re, mund të ketë edhe protesta të çfarëdolloj forme, por ato që kanë ndodhur deri tani janë reagime të vetëm kryetarëve, të ndjekur nga nëpunësit e administratës dhe listat e atyre që marrin ndihmë ekonomike. PD-ja, si ai i mbyturi që kapet pas fijes së barit, po kërkon të kapet për të kundërshtuar këtë reformë, pikërisht tek më të mbyturit. Kjo kope hajdutësh nuk kanë më asnjë lidhje me politikën dhe pushtetin. Ata janë vetëm ca tregtarë që kanë shndërruar në mall edhe votën dhe kanë hequr mënjanë që tani paratë që duhet të paguajnë për të rikandiduar dhe paratë për të blerë votat. Ky soj pushtetarësh, të cilët nuk kanë qenë në gjendje të ndërrojnë një tjegull të thyer në çatinë e shkollës apo të lyejnë me gëlqere qendrën shëndetësore të fshatit, sepse as kanë pasur dhe as kanë ditur të menaxhojnë dhe sigurojnë të ardhura, është një e keqe që duhet të largohet sa më parë.

Pak ditë më parë, TVSH-ja transmetoi, në një nga edicionet e lajmeve, një kronikë, problematike sociale nga Berati. Qyteti ka një kinema, por që nuk funksionon. Fasada e saj ishte me xhama të errët pasqyrues, që tregonte se aty ishte investuar së voni. Por gjysma e xhamave ishin thyer, dera ishte e mbyllur prej kushedi sa kohësh dhe fasada shërbente vetëm për të ngjitur postera elektoralë. Disa të rinj që ishin intervistuar ankoheshin se në qytet nuk ka asgjë ku ata të angazhohen, të argëtohen, të bëjnë jetë komunitare që t'i shërbejë edukimit, andaj e vetmja mënyrë është të kalojnë kohën në kafene, bilardo dhe loto-sport (skedina/baste).

Pa dyshim që një kinema nuk e zgjidh problemin e madh social të shoqërisë dhe veçanërisht rinisë. Pa dyshim që pushteti vendor nuk është përgjegjësi kryesor që të rinjtë e sotëm shumicën e kohës "˜e vrasin' në kafene, dhe as që shumë njerëz lënë fëmijët pa bukë sepse lënë paratë në loto. Por, pa dyshim që është e papranueshme, që në të gjitha njësitë vendore në Shqipëri nuk ka asnjë element të qeverisjes sociale.

Qyteti nuk ka nevojë vetëm për të shtruar rrugët (në rastin më të mirë). Madje më shumë se për rrugë, ai ka nevojë për të mbështetur, organizuar e ndërtuar institucione dhe mekanizma që u shërbejnë pikërisht edukimit, argëtimit dhe socializimit të shoqërisë. Asnjë njësi vendore nuk ka në axhendë sot problemet dhe krizën sociale që po kalon shoqëria. Asnjë drejtues vendor nuk mendon se duhet të jetë pjesë e përpjekjeve, si për shembull për të luftuar përdorimin e drogës nga rinia. Nuk është vetëm një çështje policie kjo punë. Sot shoqëria është në krizë të thellë dhe më e pakta pjesë e saj është ekonomike. Si qeverisja qendrore, ashtu dhe ajo vendore, duhet të jenë prodhuese të mekanizmave për të ndikuar në zbutjen e kësaj krize, e cila pa dyshim nuk zgjidhet vetëm me vaj e miell. Ndaj dhe pushtetit të ri vendor nuk i duhen më tregtarët e vajit dhe miellit, e pa dyshim as ata të betonit. Modelin e një qeverisjeje të re sociale s'mund ta bëjnë ata drejtues vendorë që mbulojnë me beton rrënojat arkeologjike të lagjeve romake, s'mund ta bëjnë ata që prishin kinematë për të ndërtuar pallate nga kompanitë e tyre të ndërtimit apo të dhëndurëve, apo në rastin më të mirë, ata që thjesht i mbyllin këto institucione me zinxhirë si të ishin burgje të sigurisë së lartë.

Ky soj pushtetarësh sot ushtrojnë presion për ndarjen e re, jo për arsye politike, por se po përgatiten të fillojnë nga e para numërimin e mandateve, tashmë me ndarjen e re. Pikërisht për këtë arsye qeveria nuk duhet të tundohet nga reaksioni që ata po prodhojnë, ndërsa opozita nuk duhet t'i mbështesë me argumentin se janë kundër qeverisë. Pikërisht për këtë arsye, tri partitë kryesore që do të ndajnë politikisht hartën e re të pushtetit, duhet të heqin dorë nga këta tregtarë për t'u besuar pushtetin e ri vendor.

MENTOR KIKIA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
CIVILITETI I SHQIPTARËVENga UK LUSHI (07.29.2014)
PËR HIR TË SË VËRTETËSNga Prof. dr. ESHREF YMERI (07.28.2014)
ROMAN I KRIJUAR ME DASHURI DHE DHIMBJE - DËSHMI E NJË PLAGE SHOQËRORE JO VETËM SHQIPTARE Nga ARTUR VREKAJ (07.27.2014)
EVROPA DUHET TË PËRBALLET ME RUSINËBE nuk mund ta lejojë Rusinë të vazhdojë me vrasjetNga ARTIS PABRIKS*, New York Times (07.26.2014)
MAZHORANCA DHE OPOZITA NË UNISONNga ELIDA BUÇPAPAJ (07.25.2014)
SANKSIONET MË NË FUND E KANË GJETUR THEMBRËN E AKILIT TË RUSISËNga WILLIAM E POMERANZ, Reuters (07.24.2014)
VAJTONI NANA, VAJTONI E MOS PUSHONI...!Nga SAMI REPISHTI (07.24.2014)
Shënimi ditor8 QERSHORI I TRYSNUARNga SKËNDER BUÇPAPAJ (07.23.2014)
NËNË TEREZA NË BANJA LUKËUrat janë më të dobishme dhe më të rëndësishme se kufijtëNga UK LUSHI (07.21.2014)
Shënimi ditorSHËN 8 QERSHORINga SKËNDER BUÇPAPAJ (07.21.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]