VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - A DO TA PËRVETËSOJNË SERBËT PERANDORIN ILIRO-SHQIPTAR KONSTANDINNga REXHEP SHAHU

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 05:47pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
A DO TA PËRVETËSOJNË SERBËT PERANDORIN ILIRO-SHQIPTAR KONSTANDIN
Nga REXHEP SHAHU

E Djelë, 08.10.2014, 09:47am (GMT+1)


Serbët kanë hedhë para të madhe që Hollivudi të bëjë një film madhështor për perandorin ilir-shqiptar Konstadin që është prej Nishit shqiptar, i mbetur nën Serbi. Serbët financojnë me tru për t'i thënë botës se serbët janë pasardhës të Konstadinit: "Sot jemi serbë por jemi ilirë të sllavizuar, që do të thotë shqiptarë të sllavizuar."

Shqiptarët heshtin. Dy shtetet shqiptare u binë fyejve të gjatë e të shkurtë, këndojnë vetë për njëri tjetrin, para njëri tjetrit, duartrokasin njëri tjetrin, i pinë dolli njëri tjetrit. Serbët janë të kënaqur me të dyja qeveritë shqiptare se për çeshtje të holla si kjo e përvetësimit të Konstandinit serbët nuk do të ishin aq të mirë e ndihmues për veten e tyre sa janë ndihmues e mbështetës për serbët të dyja qeveritë shqiptare. Shqiptarët, u binë dajreve. Ose vazhdojnë të thërrasin allah ekber, për t'ua krijuar mundësinë serbëve që të thonë para botës se shqiptarët janë turq e jo pasardhës të Konstadinit iliro-shqiptar. Nëse do ta përmbysim historinë ku kemi shkruar se atdheun e kemi më të shenjtë se fenë dhe nëse do ta barazojmë fenë me atdhenë apo do ta bëjmë fenë islame më të rëndësishme se atdheu, nëse do të vrasim e vritemi për fenë, nëse do ta mashtrojmë veten se dielli për ne lind në Turqi, bota, që s'ka gjithmonë kohë të merret me ne, do të na marrë për turq njëherë e mirë.

Dhe serbët pastaj në një ditë jo të largët, të udhëhequr nga akademia e tyre serbe si gjithmonë, do të ndihmohen nga Europa për ta larguar Turqinë prej Europe, për të larguar shqiptarët e bërë turq prej tokave të tyre shqiptare, pasi shqiptarët do ta ndërrojnë atdhenë me fenë. Në 1876 shqiptarët e Toplicës u dëbuan prej trojeve të tyre shqiptare si turq dhe gazetat e Europës shkruanin atëhere "Po del Turqia prej Europe". Në fakt po dëboheshin shqiptarët prej trojeve të tyre shqiptare, por akademia serbe e shkencave dhe shteti serb e kishte bërë punën e vet për mrekulli sa kishte arritë t'ia mbushte mendjen Europës e botës se shqiptarët janë turq. Se shqiptarët filluan ta quajnë veten myslimanë e jo shqiptarë, ose myslimanë para se me thënë shqiptarë.
REXHEP SHAHU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
'NE DUHET T’I THEMI STOP PUTINIT, TANI'Nga FRANK SHKRELI (08.08.2014)
OKTAPODI PO IA MERR FRYMËN VENDIT, SE SISTEMIN E KA GLLABËRUAR - KUSH GËNJEN ERMELINDA MEKSI APO KËSHILLI MBIKQYRËS?Nga ELIDA BUÇPAPAJ (08.07.2014)
MEDEMEKËTNë vend të Letterman apo Leno, uriahipi FevziuNga ARTUR ÇANI (08.07.2014)
PRANDAJ KUVENDI I RI NUK PO LICENSOHETNga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.06.2014)
NGA PATRIOTËT MË MENDJENDRITUR QË KA QITË NDONJËHERË KOMBI SHQIPTARNga FRANK SHKRELI (08.05.2014)
20 KËSHILLA NGA BUJTINARI GÃœNTHER S.Nga UK LUSHI (08.04.2014)
'DOSTOJEVSKI' I LETËRSISË SHQIPENga RESHAT KRIPA (08.04.2014)
SISTEMI KA RËNË â€“ VENDI DEL NGA KOMA ME NJË ANGAZHIM BIPARTIZANNga ELIDA BUÇPAPAJ (08.03.2014)
FULLANI SI SIMBOL I BABËZISË SË PUSHTETITNga MENTOR KIKIA (08.03.2014)
KUSH I KONTRABANDOI VRASËSIT NË HERONJ?Nga GANI MEHMETAJ (08.02.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]