VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - 'RUSIA', POLEMIKË E ASHPËR BRITANI-FRANCËNga ANNE APPLEBAUM, Washington Post

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 10:06pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
'RUSIA', POLEMIKË E ASHPËR BRITANI-FRANCË
Nga ANNE APPLEBAUM, Washington Post

E Djelë, 08.10.2014, 10:12am (GMT+1)


Kryeministri i Britanisë, David Cameron, e ka udhëhequr sulmin kundër Francës: "Do të ishte e paimagjinueshme për britanikët që t'i shiten luftanije Rusisë", deklaroi ai.

Pothuajse menjëherë, Presidenti francez, François Hollande, e konfirmoi synimin e tij që saktësisht ta bëjë këtë. Ai tha se do t'ia dërgojë luftanijen sulmuese Mistral, Marinës Ruse, ashtu siç parashihet me kontratë dhe pastaj goditi fuqishëm. "Ky është një debat i falsifikuar, i udhëhequr nga hipokritët", tha një koleg i tij partiak dhe shtoi se "kur ju i shihni se sa shumë oligarkë rusë kanë gjetur strehim në Londër, atëherë David Cameron duhet të fillojë pastrimin e oborrit të vet", tha ky bashkëpartiak i Hollande. Çka është më keq: dërgimi nga Franca në Rusi i luftanijes, e cila mund të përdoret kundër aleatëve të NATO-s në Baltik ose në Detin Baltik? Apo, insistimi i Britanisë për të drejtën e saj për t'i pastruar paratë ruse nëpër tregjet financiare të Londrës? Ishte një grindje argëtuese, jo për shkak se kemi të bëjmë me stereotipe: Britania kundër Francës, bankierët e pasinqertë kundër politikanëve cinikë.

Ky mospajtim ka dominuar në media, derisa evropianët debatuan për përgjigje të drejtë ndaj agresionit rus në pjesën lindore të Ukrainës. Por, në një masë, kjo e maskon gjithashtu natyrën reale të ndikimi të Rusisë në Evropë. Por ndikimi më i fuqishëm politik i Rusisë nuk është në vendet relativisht të mëdha, siç janë Britania dhe Franca, ku së paku gjërat diskutohen në mënyrë të hapur, por më tepër në vendet e dobëta, ku mezi që ka debat për politikën e jashtme. Asnjëra nga këto ndikime nuk është prodhim direkt i forcës ose pasurisë së Rusisë. Popullata prej 142 milionësh e Rusisë është më e vogël se Nigeria ose Pakistani, është e njëjtë sa Britania dhe Gjermania së bashku dhe ekonomia e saj është e ngjashme me atë të Italisë.

***

Bashkimi Evropian, që e ka një popullatë prej 500 milionësh, dërgon vetëm 7% të eksportit të vet në Rusi. Megjithëse duket befasuese, Gjermania tashmë tregton më tepër me Poloninë se sa me Rusinë. Pavarësisht nga kjo, Rusia ka ndikim politik në Evropë për shkak të natyrës së partnerëve dhe bashkëpunëtorëve evropianë biznesi të Moskës: kompani shumë të mëdha, zakonisht të lidhura me naftë dhe gaz, që bëjnë donacione shumë të mëdha për partitë politike. Nëse merren së bashku 100 mijë tregtarë gjermanë dhe prodhues, që bëjnë biznes me Poloninë, nuk kanë ndikim të njëjtë si shefi i kompanisë "˜E.ON Ruhrgas', që ka investime të mëdha ruse. I gjithë eksporti i verërave dhe djathërave të Italisë së bashku nuk e kanë zërin e njëjtë në politikën italiane, si shefi ekzekutiv i kompanisë shtetërore italiane të gazit, "˜Eni', që është njëri nga klientët më të mëdhenj të Rusisë.

Për këtë çështje, dëshirat e viktimave të holandezëve të zemëruar të rrëzimit të aeroplanit të udhëtarëve të Malajzisë, në fund të fundit, ndoshta nuk paraqesin çështje të rëndësishme në Qeverinë e Holandës, sa pikëpamjet e kompanisë "˜Royal Dutch Shell', që ka investime madhore në Rusi, megjithëse shpresoj se kjo nuk do të provohet të jetë e vërtetë. Kur rusët filluan të bëjnë biznes në vitet e "˜90 në Evropë, ata mësuan shumë shpejt për rëndësinë e kompanive të ndërlidhura politikisht. Si rezultat i kësaj, ata kanë filluar të marrin aksione në më tepër sosh. "˜Rosnefi', kompania që është pronë e shtetit në Rusi, tashmë e goditur nga sanksionet e Shteteve të Bashkuara, aktualisht ka blerë 13% të aksioneve të kompanisë së madhe italiane të gomave, "˜Pirelli'.

Presidenti i "˜Rosnefi'-t, të cilit nuk do t'i jepet viza për udhëtim në Shtetet e Bashkuara është në bordin e "˜Pirelli'-t. Vitin e kaluar, Presidenti rus, Vladimir Putin, erdhi në Itali për të shpallur krijimin e një fondi investues italianorus më vlerë prej një miliard eurosh. Po cili ishte rezultati? Italia, e jo Franca, Britania ose Gjermania, kanë punuar më së shumti për bllokimin e sanksioneve kundër Rusisë, ndërsa Italia është mbështetësja më e madhe evropiane e "interesave" të Rusisë në Ukrainë. Përpjekjet e Rusisë në pjesën juglindore të Evropës ishin veçanërisht të theksuara. Në Serbi, që ende nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, firmat e Rusisë i kanë nën kontroll kompanitë më të rëndësishme të naftës dhe gazit. Por, duket se qëllimi nuk është fitimi i parasë, sepse po të ishte kështu, atëherë rusët ashtu si të tjerët, do të hezitonin të investonin në tregjet e varfra. Pra, qëllimi është politika për ta dobësuar Bashkimin Evropian, për ta parandaluar atë që të ketë politikë të jashtme dhe mbi të gjitha, ta mbajë atë larg nga krijimi dhe mbajtja e strategjisë unike lidhur me Rusinë.

Marrë nga Europa e Lirë
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
A DO TA PËRVETËSOJNË SERBËT PERANDORIN ILIRO-SHQIPTAR KONSTANDINNga REXHEP SHAHU (08.10.2014)
'NE DUHET T’I THEMI STOP PUTINIT, TANI'Nga FRANK SHKRELI (08.08.2014)
OKTAPODI PO IA MERR FRYMËN VENDIT, SE SISTEMIN E KA GLLABËRUAR - KUSH GËNJEN ERMELINDA MEKSI APO KËSHILLI MBIKQYRËS?Nga ELIDA BUÇPAPAJ (08.07.2014)
MEDEMEKËTNë vend të Letterman apo Leno, uriahipi FevziuNga ARTUR ÇANI (08.07.2014)
PRANDAJ KUVENDI I RI NUK PO LICENSOHETNga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.06.2014)
NGA PATRIOTËT MË MENDJENDRITUR QË KA QITË NDONJËHERË KOMBI SHQIPTARNga FRANK SHKRELI (08.05.2014)
20 KËSHILLA NGA BUJTINARI GÃœNTHER S.Nga UK LUSHI (08.04.2014)
'DOSTOJEVSKI' I LETËRSISË SHQIPENga RESHAT KRIPA (08.04.2014)
SISTEMI KA RËNË â€“ VENDI DEL NGA KOMA ME NJË ANGAZHIM BIPARTIZANNga ELIDA BUÇPAPAJ (08.03.2014)
FULLANI SI SIMBOL I BABËZISË SË PUSHTETITNga MENTOR KIKIA (08.03.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]