VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - 60-VJETORI I THEMELIMIT TË ASAMBLESË SË  KOMBEVE TË ROBËRUARA EUROPIANENë kujtim të Vasil Gërmenjit Nga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 05:39pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
60-VJETORI I THEMELIMIT TË ASAMBLESË SË  KOMBEVE TË ROBËRUARA EUROPIANE
Në kujtim të Vasil Gërmenjit
Nga FRANK SHKRELI

E Martë, 08.12.2014, 07:30pm (GMT+1)


 
Ky vit shënon 60-vjetorin e themelimit të Asamblesë së Kombeve  Europiane të Robëruara, e njohur shkurtimisht si ACEN (Assembly of Captive European Nations) më 20 shtator, 1954.  Kjo organizatë, që nepërmjet Komitetit "Europa e Lirë", financohej nga buxheti i qeverisë federale amerikane, ishte në të vërtetë një koalicion i përfaqësuesve politikë e kulturorë të arratisur nga nëntë ish vende komuniste të Europës Lindore dhe Qëndrore, të cilat kishin mbetur nën influencën e Bashkimit Sovjetik, pas mbarimit të Luftës së dytë Botërore.  Në Asamble përfaqësoheshin Shqipëria, Bullgaria, Çekosllovakia, Estonia, Hungaria, Letonia, Lithuania, Polonia dhe Rumania.  Asamableja, me qëndër në New York dhe me zyra në Bonn, Londër dhe Paris, si objektiv të  veprimtarinë së saj kishte për qëllim, "Çlirimin e këtyre vendeve nga diktatura komuniste me mjete paqësore, për të edukuar opinionin publik mbi gjëndjen aktuale përtej perdesë së hekurt, si dhe për të siguruar mbështetjen dhe bashkpunimin e institucioneve qeveritare dhe jo qeveritare", për veprimtarinë e saj. Ndër aktivitetet më të njohura gjatë  ekzistencës së saj, përveç botimeve të ndryshme për të informuar publikun mbi gjëndjen në botën komuniste, ajo promovonte çdo vit një javë dedikuar vendeve nën regjimet komuniste, gjatë së cilës ndër të tjera informoheshin zyrtarisht anëtarët e Kongresit të Shteteve të Bashkuara mbi gjëndjen në vendet e tyre nën komunizëm.  Java e tretë e korrikut ishte caktuar me dekret të presidentit të Shteteve të Bashkuara, si "Java e Kombeve të Robëruara" nga komunizmi dhe Shtëpia e Bardhë lëshonte çdo vit një deklaratë me këtë rast.
 
Asambleja e Kombeve Europiane të Robëruara u themelua pas miratimit nga ana e Organizatës së Kombeve të Bashkuara të disa deklaratave mbi të drejtat e njeriut, pas Luftës së Dytë Botërore, por të cilat jo vetëm që nuk zbatoheshin nga vendet komuniste, por dhunoheshin në mënyrën më flagrante që mundej.  Qëllimi i përfaqsuesve të këtyre vendeve anëtare të Asamablesë, ishte që së bashku, të ishin një burim i autorizuar dhe i besueshëm informacioni mbi ato që po ndodhnin në vendet përtej perdesë së hekurt dhe njëkohësisht të shërbenin si forum diskutimi dhe qendër e shkëmbimit të lirë të mendimeve.  Materialet e botuara nga ACEN-i shpërndaheshin nepër  shkolla, universitete dhe institucione të ndryshme, anë e mbanë Amerikës dhe botës, në anglisht dhe gjuhë të tjera.  Komisione të ndryshme të Asamblesë së Kombeve të Robëruara Europiane, përpilonin  raporte të ndryshme dhe deklarata zyrtare mbi  shkeljen e të drejtave të njeriut në vendet komuniste mbi persekutimin e fesë, mbi të drejtat e grave dhe mbi gjenocidin, ndër të tjera subjekte.  Udhëheqsit e ACEN-it udhëtonin brenda dhe jashtë Amerikës dhe takoheshin, përveç zyrtarëve më të lartë amerikanë, edhe me udhëheqës ndërkombëtarë, si një veprimtari e nevojshme për të informuar botën mbi gjëndjen e këtyre vendeve nën komunizëm si edhe mbi shkeljen e egër dhe dhunimin e të të drejtave të njeriut anë e mbanë botës komuniste.  Me fjalë të tjera, e gjithë veprimtaria e tyre kishte për qëllim që të mos harroheshin vendet e robëruara nën komunizmin sovjetik, ndërkohë që organizonin ekspozita anti-komuniste ku tregoheshin persekutimet komuniste ndaj kundërshtarëve të tyre, ndërsa dokumentoheshin edhe standardet e ulëta të jetesës në vendet komuniste.  Këto ekspozita çfaqeshin, jo vetëm  anë e mbanë Amerikës, por dhe në qytete të ndryshme botërore.   Mirëpo, nga fundi i 60-ave dhe fillimi i 70-ave, filloi të binte mbështetja  zyrtare për ACEN-in dhe si përfundim, veprimtaria e kësaj organizate filloi të bie gjithashtu.  Ishte kjo periudha e politikës së detantës midis dy superfuqive të mëdha të kohës, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik. Por megjithëkëtë, kjo organizatë ka një histori prej dy dekadash veprimtarie të dalluar, në mbështetje të parimeve të Kartës së Atlantikut, të zbatimit të Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut, në luftën e saj për  realizimin e aspiratave të drejta që të gjithë popujt të gëzojnë lirinë njerëzore dhe pavarësinë kombëtare.
 
Interesat e secilit vend anëtar të ACEN-t përfaqësoheshin nga komitetet kombëtare të krijuara në Shtetet e Bashkuara.  Në rastin e Shqipërisë, ishte Komiteti "Shqipëria e Lirë", organizata që përfaqësonte interesat e Shqipërisë në këtë forum dhe njëkohësisht shërbente si burim informacioni mbi gjëndjen e vendit nën regjimin komunist.  Komiteti "Shqipëria e Lirë" ishte pasardhës i dy Komiteteve Kombëtare të mëparshme të cilat ç'prej vitit 1949 punuan drejtë qëllimit për çlirimin e atdheut nga regjimi komunist.   Më 1964, Asambleja e Kombeve Europiane të Robëruara zgjodhi për kryetar të saj Vasil Gërmenjin, anëtarin e "Komitetit Shqipëria e Lirë" që drejtohej nga Dr. Rexhep Krasniqi, kryetar dhe Idriz Lamaj, sekretar.  
Zgjedhja e Vasil Gërmenjit si kryetar i Asamblesë gëzoi shumë komunitetin e vogël shqiptaro-amerikan të asaj kohe, sepse, sipas gazetës "Shqiptari i Lirë", përfaqsuesit më të shquar politikë të Europës lindore dhe qëndrore kishin zgjedhur një shqiptar si kryetar të radhës të organizatës së tyre në botën e lirë.  Vasil Gërmenji ishte i njohur mirë jo vetëm në radhët e emigracionit shqiptar, por çka ishte edhe më e rëndësishme, ai njihej shumë mirë edhe në qarqet ndërkombëtare dhe ato të politikës amerikane.  Nga disa të dhëna të gazetës "Shqiptari i Lirë", organ i Komitetit "Shqipëria e Lirë" të vitit 1964, mësohet se Vasil Gërmenji ishte bir i Telemak Gërmenjit dhe nip i Themistokli Gërmenjit, i pari i vrarë nga grekët dhe i dyti i vrarë nga francezët, si rezultat i intrigave greke.  Historia shqiptare e njeh familjen e Vasil Gërmenjit si një familje atdhetarësh të shquar që luftuan dhe flijuan veten, vetëm e vetëm që Shqipëria dhe kombi shqiptar të jetonin të lirë dhe të pavarur.  Si bir i kësaj familjeje të shquar, megjithëse në mërgim, ai ishte i destinuar nga fati t'i shëbente Atdheut.  I dalur nga një edukatë e fortë shqiptaro-franceze dhe i frymëzuar nga politika dhe letërsia franceze, Vasil Gërmenji kishte një besim të thellë në lirinë dhe në pavarsinë e kombit të vet si dhe në lirinë individuale dhe në të drejtat bazë të njeriut.  Si i tillë, ai angazhon veprimtarinë e tij politike në Shtetet e Bashkuara duke luftuar kundër çdo formë tiranie, e imponuar nga mbrenda ose nga të huajt.  Me këto ndjenja të forta për liri dhe demokraci për veten dhe kombin e vet, Vasil Gërmenji, para se të arratisej nga Shqipëria -- shërbeu si profesor në Shkollën Teknike të Tiranës, por detyrohet të largohej nga Atdheu më 1939, duke kundërshtuar zaptimin e vendit nga të huajt dhe më vonë, kundërshton me çdo mjet dhe me çdo mënyrë edhe diktaturën komuniste të imponuar nga një rreth i ngushtë individësh, të cilët gjoja në emër të popullit, për pothuaj një gjysëm shekulli hodhën në mjerim mbarë kombin dhe zbatuan një terror të paparë anti-njerëzor ndaj kundërshtarëve të regjimit komunist.

Fati dhe tradita familjare e kishte caktuar Vasil Gërmenjin që të jepte kontributin e vet në përpjekjet e asaj kohe për çlirimin e Atdheut të vet nga zgjedha komuniste, si njëri prej përfaqsuesve më të dalluar të diasporës anti-komuniste shqiptare në botën e lirë.  Ai e zhvilloi këtë veprimtari duke filluar nga viti 1953 kur shërbente si anëtar i Ekzekutivit të Komitetit Kombëtar "Shqipëria e Lirë", ndërsa ç'rej vitit 1956 shërben si anëtar i Komitetit "Shqipëria e Lirë" me qëndër në New York dhe si përfaqsues i këtij komiteti pranë Asamblesë së Vendeve të Robëruara Europiane. Megjithëse për një kohët shkurtë, unë kisha fatin ta njihja Vasil Gërmenjin, për mua dhe  për të gjithë  ata që e njohën atë, Vasil Gërmenji ishte i palodhëshëm në punën për të mirën e Atdheut dhe posedonte një dedikim të rrallë dhe dasshuri për Atdheun.  Ai kishte një vet mohim si rrallë kush ndaj asaj që në atë kohë e cilësonim si "çështjes shqiptare", me të cilën nënkuptohej liria dhe demokracia për të gjithë shqiptarët në trojet e tyre.  Vasil Gërmenji besonte se pa çlirimin nga komunizmi i të gjitha vendeve të Europës Lindore e Qendrore, nuk do të kishte liri as për Shqipërinë dhe shqiptarët, andaj përveç çështjes shqiptare, Vasil Gërmenji njihej edhe si veprimtarë në favor të lirisë dhe demokracisë edhe për vendet e tjera ish-komuniste të Europës.  Si i tillë, ai fitoi mirënjohjen dhe besimin e kolegëve të tij në organizatën e ACEN-it, duke e zgjedhur atë kryetar të Asamblesë së Kombeve të Robëruara Europiane më 1964.
 
Kur drejtohej nga Vasil Grëmenji dhe në përgjithësi gjatë gjithë ekzistencës së saj, konsiderohet se organizata ACEN ka dhënë një kontribut të çmuar drejtë lirisë dhe demokracisë në Europë, duke njoftuar botën mbi persekutimet komuniste dhe duke dënuar në mënyrën më të ashpër Bashkimin Sovjetik dhe satelitët e tij për shkeljet e të drejtave bazë të njeriut anë e mbanë Europës Lindore dhe Qëndrore.  Asamblea përpiqej, gjatë verimtarisë së saj, që të njoftonte jo vetëm vendet anëtare dhe Shtetet e Bashkuara, por mbarë botën -- përfshirë organizata siç ishin Këshilli i Europës, NATO dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara -- se komunizmi, si ideologji prekte gjithë botën si një sëmundje ngjitëse. Qëllimi dhe shpresa ishte se si rrjedhim atëherë bota nuk do të harronte fatin e keq që kishte goditur vendet komuniste, dhe si përfundim, shpresohej se më në fund, kur bota ta kuptonte rrezikun që vjen nga komunizmi, një gjë e tillë do të nxiste fillimin e procesit të rivendosjes së lirisë dhe demokracisë në vendet satelite komuniste sovjetike.

Falë punës së rëndë të Vasil Gërmenjit dhe përfaqsuesve të tjerë europianë në Asamablenë e Vendeve Europiane të Robëruara, veprimtaria e saj gjatë viteve kishte siguruar edhe admirimin e përfaqsuesve më të lartë të politikës amerikane për veprimtarinë e saj në fushën e lirisë dhe të pavarësisë së kombeve. Presidenti amerikan Lyndon Johnson, me rastin e 10-vjetorit të themelimit të ACEN më 1964, në një mesazh drejtuar asaj me këtë rast shkruan se Asambleja e Vendeve të Robëruara Europiane , "Ka ndihmuar t'i kujtojë botës se sigurimi i lirisë nuk është   një objektiv bisedimesh vetëm për  vendet e Azisë dhe të Afrikës, por edhe për shumë vende të tjera, si ato të Europës."  Presidenti Johnson me atë rast shprehu "Shpresën se anëtarët e Asamblesë së Vendeve të Robëruara Europiane do të shohin një ditë realizimin e shpërblimit të vetëm që ata kërkojnë, e që është rivendosja e plotë e lirisë dhe e pavarësisë së kombeve që ranë nën thundrën e diktaturës komuniste pas Luftës së Dytë Botërore."

Vasil Gërmenji dhe patriotët e tjerë shqiptarë të gjeneratës së tij, megjithëse fatkeqsisht nuk jetuan të shihnin Shqipërinë e lirë dhe demokratike dhe as Kosovën e  lirë dhe të pavarur, ata nuk kursyen asgjë nga vetja e tyre duke promovuar në botën e lirë shpirtin liridashës të kombit shqiptar si dhe dëshirën e tij për tu radhitur në "klubin" e  kombeve të lira të kontinentit europian. Nuk do të kishte shpërblim më të madh për këta patriotë si Vasil Gërmenji, se sa integrimin e plotë dhe sa më të shpejt të Shqipërisë dhe të Kosovës në të gjitha organizmat euro-atlantike.  Një gjë e tillë do të realizonte ëndërrën e këtyre patriotëve -- të cilëve zemëra s'u pushonte kurrë së rrahuri për Atdheun e tyre -- që kombi shqiptar më në fund të jetojë në liri, në paqë dhe në drejtësi të përhershme me veten dhe me të tjerët.

Frank Shkreli

Vasil Gërmenji, i treti i ulur nga e djathëta
 
 Nga e djathëta, Vasil Gërmenji, Prof. Nexhat Peshkëpia dhe Monsinjor Zef Oroshi
Vasil Gërmenji i pari djathtas me Peshkop Fan Nolin

          

Një nga pllakartat e ACEN-it në New York ku i bëhej thirrje botës së lirë që "të mos lejohej që agresorët sovjetikë, të cilët kanë robëruar vendet tona -- të paraqiteshin si kampionë të lirisë kombëtare."

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VLORA DHE KOSOVANga RESHAT KRIPA (08.11.2014)
'RUSIA', POLEMIKË E ASHPËR BRITANI-FRANCËNga ANNE APPLEBAUM, Washington Post (08.10.2014)
A DO TA PËRVETËSOJNË SERBËT PERANDORIN ILIRO-SHQIPTAR KONSTANDINNga REXHEP SHAHU (08.10.2014)
'NE DUHET T’I THEMI STOP PUTINIT, TANI'Nga FRANK SHKRELI (08.08.2014)
OKTAPODI PO IA MERR FRYMËN VENDIT, SE SISTEMIN E KA GLLABËRUAR - KUSH GËNJEN ERMELINDA MEKSI APO KËSHILLI MBIKQYRËS?Nga ELIDA BUÇPAPAJ (08.07.2014)
MEDEMEKËTNë vend të Letterman apo Leno, uriahipi FevziuNga ARTUR ÇANI (08.07.2014)
PRANDAJ KUVENDI I RI NUK PO LICENSOHETNga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.06.2014)
NGA PATRIOTËT MË MENDJENDRITUR QË KA QITË NDONJËHERË KOMBI SHQIPTARNga FRANK SHKRELI (08.05.2014)
20 KËSHILLA NGA BUJTINARI GÃœNTHER S.Nga UK LUSHI (08.04.2014)
'DOSTOJEVSKI' I LETËRSISË SHQIPENga RESHAT KRIPA (08.04.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]