E Enjte, 03.28.2024, 11:26pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
SHKRUHET 'KLAN' - LEXOHET 'HAJN'
Nga ARTUR ÇANI

E Enjte, 08.14.2014, 06:33am (GMT+1)




Dy Shqipëri të ndara dhe që s'komunikojnë midis tyre. Shqipëria e kastave dhe e klaneve dhe ajo e shqiptarëve që e sigurojnë jetën ndershmërisht. Vite dritë larg njëra-tjetrës, në mënyrën e të jetuarit, të menduarit, në modelet morale dhe estetike. Vetvetiu të lind pyetja: si është e mundur që të jetojnë gjithë këto vite bashkë pa dhënë asnjë llogari? Përgjigja mbetet mister. Ndoshta është mentaliteti, ndoshta është instikti i mbijetesës, i të qënurit, në fund të fundit, në të njëjtën barkë, në të njëjtin det pabesish, poshtërsish e intrigash.

Çdo ditë, televizionet, gazetat e radiot informojnë shqiptarët e ndershëm, ata që respektojnë ligjin, të moralshmit, ata që nuk akuzojnë kot të tjerët, se në Shqipërinë tjetër disa dhjetëra, qindra bashkatdhetarë e tyre e kanë sfiduar burgun, pandershmërinë, prokurorinë e policinë për t'u pasuruar nëpërmjet posteve dhe politikës në dëm të shtetit dhe e bëjnë këtë me paturpësi pa keqardhjen më të vogël, madje me përgëzimet e atyre që tashmë janë pjesë e klasës së hajdutëve e që shtiren si pjesë e klasës drejtuese.

Shqipëria është shteti e shqiptarët janë populli që po jeton në një fazë skizofrenie, edhe pse rrjetet sociale dhe disa nga mjetet e informimit i mbysin me informacione të ndershmit që disa bashkatdhetarë të tyre, sapo t'u krijohet mundësia përvetësojnë, vjedhin ose keqpërdorojnë pronën e pjesës tjetër të shqiptarëve, përsëri asgjë nuk tronditet, asgjë nuk lëviz vendit, asnjë gjemb nuk i hyn në këmbë askujt.

Bashkëjetesa e dy Shqipërive mundësohet nga besimi natyral i të ndershmëve, nga pafajësia e tyre për të ndjekur hajdutët, një zgjedhje që shpesh është instiktive, me nuhatje e nisur nga origjina, nga njëra anë dhe mosbesimi e më shumë akoma bezdisja që kanë hajdutët nga të ndershmit nga ana tjetër. Fakt është se siç ndodh rëndom, njerëzit e ndershëm, përballë lajmit për hajdutët e radhës që mbetën në rrjetën e antikorrupsionit pyesin: a mund të jetë e vërtetë kjo që thuhet, a është e mundur që unë të mos njoh asnjë prej tyre, si edhe ky që unë e kam komshi, si është e mundur që nuk e dija, që nuk e kam kuptuar që nënpunësit publikë, drejtorët, biznesmenët, politikanët, të kenë vjedhur kaq shumë e unë kurrë të mos e kem kuptuar që më parë që ata qenkan hajdutë? Apo ndoshta ndodh pikërisht e kundërta, që me nuhatje, nga instikti i njohjes e njeh menjëherë hajdutin, por mjaftohen duke i qëndruar larg, mjaftohen me një "ç'më duhet mua".

Për të rinjtë, që janë në shkolla, si dhe për prindërit e tyre, prezenca e klasës hajdute është lehtësisht e dukshme. Fëmijët në shkollë kanë shokë e miq të shumtë e të qëllon të shkosh në festa private, ku nuk është e vështirë të shohësh e dallosh lehtësisht, hajdutët dhe lakejtë e tyre. I dallojnë këto fëmijët te moshatarët, madje edhe te prindërit e tyre. (Nuk mendoj se ka gjest më ofenduese se sa ai i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, teksa lante të birin adoleshent me shampanjë. Çfarë ka menduar një student i shkollës së Magjistraturës kur ka parë se drejtoresha e shkollës së tij, gjyqtare e Gjykatës së Lartë, i bën për dhuratë, djalit të saj njëzetvjeçar, një tortë me simbolet e bixhozit mbi të?) Por me kalimin e viteve rreziku për t'i takuar këta zvogëlohet ose zhduket, rrethi i miqve ngushtohet në pak të besuar, prandaj ndodh që çdo mëngjes kur informohesh, i habitur pyet: a është kjo shoqëria në të cilën unë jetoj, ku unë rris fëmijët e mi? Si është e mundur që kjo paska humbur jo vetëm respektin më elementar për opinionin publik, por edhe çdo lloj ndjeshmërie e keqardhje për ata që janë në nevoje, që janë më të varfër, për ata që vuajnë më shumë se ne?

Shqipëria e hajdutëve nuk është vetëm e paturpshme, por edhe fodulle, edhe e mbrojtur. Çollaku, drejtori bankier, i afërti, i përzgjedhuri e i besuari i Guvernatorit, edhe kur i vunë prangat, me kapadaillëk deklaron se nuk ka asgjë për të deklaruar, duke iu referuar të drejtës për të mos u përgjigjur, kur në drejtorinë ku ai ishte drejtor u vodhën miliarda. Ngjarjet e fundit në Bankën e Shqipërisë dhe deklaratat e nxituara e kontradiktore të ditëve në vijim, na treguan më së miri se nuk ka më punëdhënës shtetërore që të vlerësojnë punën apo talentin e të punësuarve prej tyre, tashme punëdhënësit shtetërorë janë kthyer në "bamirës" që "bamirësojnë" vetëm brenda klasës së tyre, brenda tarafeve të tyre, brenda klasës të hajdutëve. Aty ku gjithçka është me lidhje e ndërlidhje, aty ku njëra dorë lan tjetrën e të dyja bashkë mund të lajnë edhe vjedhjen, korrupsionin e paaftësinë. Shpesh shqiptarët e Shqipërisë së ndershme jetojnë në vendin e tyre si në një vend të huaj, duke kërkuar që të mos bien në sy, për të mos qenë preh e inateve dhe hakmarrjeve të të fortëve, që me kundërshtimin më të vogël i akuzojnë që janë armiqësor, që janë bërë pjesë e anëtarë të partisë së urrejtjes.

Por këtë herë diçka konkrete dhe e pariparueshme po ndodh. Korrupsioni dominues që po merr dhenë, po sjell efekte sociale shkatërruese. Këto efekte shihen edhe në mënyrën se si shihet e vlerësohet korrupsioni. Ndryshime me të tillë intensitet e kompaktësi po na bëjnë të ndihemi si alienë. Gjithmonë ka pasur një vlerësim shoqëror për hajdutërinë e korrupsionin, gjithmonë ai është vlerësuar si një rrugë e shkurtër për të fituar pasuri e pushtet. Por, ndërsa para disa vitesh jo të largëta nga sot ishte "faqezi" ai që mashtronte apo vidhte, e po qe se ky "faqezi" ishte punonjës shteti, dënimi ishte edhe më i rëndë e i pashmangshëm. Madje kishte njerëz që vetëvriteshin ngaqë nuk e përballonin dot turpin. Kështu ka ndodhur pak më parë kur Adrian Fullani, aktualisht, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, ishte punonjës i Bankës Italo-shqiptare, drejtori i tij italian vrau veten, mbasi për të turpi, për atë që kishte ndodhur në bankën që ai drejtonte, ishte i papërballueshëm.

Nuk është më kështu, në skandalin e vjedhjes së thesarit në Bankën e Shqipërisë, në të cilin kanë gisht punonjës e drejtues të rangjeve të larta të Bankës, nuk kemi dëgjuar as edhe një fjalë penduese, nuk kemi parë që t'u vijë turp e të turpërohen, por thjesht janë mjaftuar të na thonë ata vetë, apo nëpërmjet padronëve apo lakejve të tyre se ajo që ndodhi është zbuluar nga vetë Banka e Shqipërisë. Në shoqërinë e sotme shqiptare të kastave e klaneve, të klasës së hajdutëve që shtiren si pjesë e klasës drejtuese, fjalëve të tilla si: ndershmëri, moral, turp u ka humbur kuptimi.

Shqipëria është e mbushur me skandale që lidhen me korrupsion e vjedhje, në shumicën e rasteve bëjnë përjashtim rastet e "pabuksave", që dënohen sa për të na hedhur hi syve. Fajtorët e vërtetë ose falen menjëherë, ose harrohen, ose justifikohen. Vjedhja për shkak të detyrës nuk është më as krim e as turp, është një çështje pune që cilësohet normale, si të gjitha të tjerat nëse shkon mirë, e nëse dështon harrohet. Ajo që deri dje ishte skandaloze e turpshme, e pandershme, sot është kthyer në normalitet. Ata, shqiptarët që e sigurojnë jetën ndershmërisht e që kanë ide e vlerësime të tjera për moralin, skandalin, e dënimin e shohin veten si jashtëtokësorë, si të huaj që nuk u mundësohet jetesa në Shqipërinë e hajdutëve.

Ndoshta pa e kuptuar kemi ndryshuar, jemi përshtatur. Jetojmë tashmë në një shoqëri të bazuar mbi njohjet e tarafet, ku privilegjohen shqiptarët e kastave e klaneve dhe shqiptarët që e sigurojnë jetën ndershmërisht, ku të parët ndjehen të autorizuar të vjedhin si të duan shtetin, ta përdorin atë për t'u pasuruar e për të bërë favore e karrierë "pa u iu dridhur qerpiku", duke ia lënë frikën e policisë e gjykatave të tjerëve që para e poste nuk kanë. Sa do të vazhdojmë të durojmë gjithçka na bëjnë, deri kur do të shikojmë me sytë e të tjerëve ato që ata duan që ne të shohim? Deri kur do të vazhdojmë të dëgjojmë vetëm ato që ata duan që ne të dëgjojmë? Deri kurë do të rrimë të pagojë e të lëmë vetëm të tjerët të flasin për llogari tonë ato që ata duan të thonë? Deri kur do të vazhdojmë të mos jemi popull në kuptimin e vërtetë që ka kjo fjalë? Apo do të vazhdojmë të rimë të tillë deri sa "të na akuzojë majmuni, ... o bij si nuk u bëtë ende njerëz", siç thotë i madhi Dritëro.
ARTUR ÇANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EDHE NJË PRESION TJETËR KUNDËR SHQIPTARËVE NËN MALIN E ZINga FRANK SHKRELI (08.14.2014)
60-VJETORI I THEMELIMIT TË ASAMBLESË SË  KOMBEVE TË ROBËRUARA EUROPIANENë kujtim të Vasil Gërmenjit Nga FRANK SHKRELI (08.12.2014)
VLORA DHE KOSOVANga RESHAT KRIPA (08.11.2014)
'RUSIA', POLEMIKË E ASHPËR BRITANI-FRANCËNga ANNE APPLEBAUM, Washington Post (08.10.2014)
A DO TA PËRVETËSOJNË SERBËT PERANDORIN ILIRO-SHQIPTAR KONSTANDINNga REXHEP SHAHU (08.10.2014)
'NE DUHET T’I THEMI STOP PUTINIT, TANI'Nga FRANK SHKRELI (08.08.2014)
OKTAPODI PO IA MERR FRYMËN VENDIT, SE SISTEMIN E KA GLLABËRUAR - KUSH GËNJEN ERMELINDA MEKSI APO KËSHILLI MBIKQYRËS?Nga ELIDA BUÇPAPAJ (08.07.2014)
MEDEMEKËTNë vend të Letterman apo Leno, uriahipi FevziuNga ARTUR ÇANI (08.07.2014)
PRANDAJ KUVENDI I RI NUK PO LICENSOHETNga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.06.2014)
NGA PATRIOTËT MË MENDJENDRITUR QË KA QITË NDONJËHERË KOMBI SHQIPTARNga FRANK SHKRELI (08.05.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]