VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PARE E DASHNORE 14 VJEÇENga REXHEP SHAHU

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 11:54am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
PARE E DASHNORE 14 VJEÇE
Nga REXHEP SHAHU

E Hënë, 08.18.2014, 07:11am (GMT+1)



Në katin e dytë të selisë së Partisë Socialiste, në Sarandë, në zyrën e tij, sekretari i deputetit socialist, edhe të Sarandës, Koço Kokëdhima, (në daç aktivist apo vullnetar i Kokëdhimës që e pagoi deri me 15 korrik 2014, me lekë apo me shpërblime në natyrë) hamshori i pushtetit socialist të Kokëdhimës, i lyp nënës seks me të bijën e saj 14 vjeçe, dhe e siguron se, do t'i hipim krevatit të tre, pra do të bëjë seks njëherësh me nënë e bijë.

Hamshor i paparë pushteti. Don dy e jo një, don një zoçkë e një pulë. Si duket me njërën do të bëjë seks për Koçon, për t'ia knaqë shpitin Koços, shefit të tij të pushtetit të ri të rilindjes socialiste, që, sipas hamshorit, ky pushtet ka si moto e si filozofi të veten, të fitojmë sa më shumë pare e të ngopemi me dashnore. Pra, pare sa më shpejt e dashnore të njoma, ky është kali që kanë shaluar disa pushtetarë të rilindjes të së keqes.

Medet PS! Medet qeveri! Medet, medet do të shkruante i pari i qeverisë në statuset e tij që ia shëmtojnë zanatin e gazetarit. Në katin e dytë të selisë së Partisë Socialiste në Sarandë, hamshori i Koço Kokëdhimës, sekretari i tij, aktivisti apo vullnetari i paguar i tij deri me 15 korrik, i premton parajsën për vajzën nënës së 14 vjeçares, pasi të bëjë seks me të bijën e saj. Sidomos pasi Koçua ta bëjë kryetar bashkie në Sarandë. Deri atëhere 14 vjeçarja do të jetë skllavja e tij e seksit. I premton se do ta mbajë si lule pasi t'ia hipnin krevatit të tre bashkë. I premton nënës se do të bëjë seks të ngadaltë me të bijën 14 vjeçe.

Opinioni publik u trondit. Por opinioni u nda e përça. Si përherë për përversët kur u del zot politika, kur i merr në gji politika e partia dhe i rizgjedh në poste e funksione publike, kundër vullnetit të lirë të shumicës. Njerzit e lirë e gjysmë të lirë, ata që ende nuk janë bërë varre dhe ata që ende nuk kanë nisë me çelë varret e tyre me duart e tyre, me veglat e punës që ua jep shteti i partisë, e dënojnë këtë rast. Dhe përpiqen të jenë të kthjelltë. Me vështërsi, por e dallojnë turbullt, se skandale të tilla ndodhin në pushtetin paralel të disa të gjithpushtetshmëve që ia kanë marrë me dhunë e me pare të pistë targën Partisë Socialiste, që synojnë të bëjnë në emër të saj edhe seks me dy femra njëherësh, me nënë e bijë 14 vjeçe.

Nuk ndodhi ky pazar seksi në zyrat e shtetit, por ndodhi në zyrën e sekretarit të deputetit, aktivistit apo vullnetarit të Koço Kokëdhimës, në katin e dytë të selisë së Partisë Socialiste të Sarandës, tashmë çiflik i kryebeut socialist Kokëdhima. Zyrat e shtetit janë kot. Zyrat e punës që reklamon se po çel qeveria e rrenave dhe reklamave të bujshme e agresive, janë kot. Aty qeveria le të vendosë manekinë dhe njerzia të shkojnë të shohin ekspozita manekinësh me e pa tesha.

Zyrat e vërteta të punës, aty ku punohet vërtetë, aty ku bëhet tregti seksi, ku përgatiten skenare seksi me të mitura 14 vjeçe, janë në selitë e Partisë Socialiste. Socialistët janë përzënë, janë dëbuar nga zyrat e Partisë Socialiste dhe në vend të tyre janë thirrë hamshorët e Koços e Koçove që kërkojnë seks me 14 vjeçare në prani të nënës, që t'ia hipin krevatit të tre bashkë. Socialistët varre, xhenaze që ecin, thonë nuk dënohet me burg sekretari hamshor i Koços, sepse përgjimi apo regjistrimi a filmimi është i paligjshëm, nuk e ka autorizuar prokuroria apo gjykata. Sepse nuk u dënua për regjistrime të tilla as Ilir Meta, armiku i tmerrshëm i djeshëm e miku i ngushtë i sotëm i socialistëve, kur e përgjoi Dritan Prifti për punë paresh e rryshfetesh. Socialistët që vetëm nuk po thërrasin me zë të lartë se mirë ia ka bërë asaj ku..., kanë hallin që të mos burgoset pedofili hamshor i Kokëdhimës se prishet kështu morali i Partisë Socialiste dhe i socialistëve. Kujt i plasi se burgoset apo jo. Kurrë mos u burgostë.

Rroftë e qoftë i lire, në familjen e tij, para gruas e fëmijëve të tij. Trokitshin në derë të tij të gjithë që i besojnë e kanë hall të punësojnë nënat e mjera të vajzave 14 vjeçare, në këmbim të seksit me të bijat 14 vjeçare në sy të nënave të tyre të mjera. Ajo që ther është pajtimi i socialistëve që disa janë gati t'ia rrahin shpatullat e të shpallin kampion seksi hamshorin e Koços dhe helmojnë me shigjeta helmi viktimat të dyja, duke thënë me zë e nën zë, mirë ia ka bërë, e kanë lypë vetë kur....

Shqiptarët varre rrinë e dëgjojnë. Janë shtangë. Nuk dinë të lëvizin asnjë hap. Gojët u kanë mbetë haptë. Me ua futë gishtin në gojë nuk ta kafshojnë. Shqiptarët, që rrejnë e rrehen, që mashtrojnë e mashtrohen, që tradhëtojnë e tradhëtohen, nuk shqetësohen shumë shumë për fatin e keq të nënës së ve dhe 14 vjeçares jetime të cilën e don për seks hamshori i deputetit Koço pashai i jugut të vendit, kryeministri i jugut të vendit, deputeti baba babaxhan i jugut të vendit.

Flitet pa zë se do të dalin njerëzia në protesta. Jo, nuk bëjmë ne protesta për gjëra të tilla. Ne protestojmë e shembin shtet e atdhe vetëm nëse na vjedhin lekë. Vetëm për lekë ne kallim dynjanë, pa për çeshtje kaq kardinale sa fati e jeta e një të miture që e bëjnë mall seksi zyrtarët e partisë, ne nuk na e ndjen të bëjmë protesta. Po na vodhën paratë ne protestojmë si në 21 janar dhe ia nxjerrim ujin e zi edhe shkretëtirës edhe bulevardit. Se ne harrojmë shpejt dhe pajtohemi me të keqen, e pranojmë mënyrë qeverimi të keqen, pajtohemi dhe e bëjmë mënyrë jetese, stil jetese. Për të ndaluar pedofilët e pushtetit ne heshtim. Shpesh i marrim në mbrojtje pedofilët edhe në tubime.

Tubimet e protestat tona edhe kur kanë kauzë të drejtë, dhe s'janë koncerte të paguara, zgjasin aq kohë sa i duhet liderit, udhëheqësit, drejtuesit a organizatorit të protestës të lexojë deklaratën e përgatitur me këtë rast. Sapo ta lexojë deklaratën i pari i protestës, protesta shkordhet, shpërndahet, derdhet, harrohet, pjesëmarrësit shkojnë të lumtur në shtëpitë e halleve të pazgjidhura. Shqiptarët kanë votue për më mirë, me ikë prej shiut e ranë në breshër. Partinë e tyre socialiste e kanë përdhunue ato që morën pushtet për pare e dashnore e ajo vazhdon të jetë në koma nga ky përdhunim kaq makabër e brutal që i bëjnë sekserët pedofilë. Zyrat e Partisë Socialiste janë shndërruar në zyra për pazare seksi në këmbim të ndonjë pune. Zyrat e punës të shtetit që sot qeveriset nga Partia Socialiste janë kot, por nuk lejohet ende me bë shurrën aty.

Medet, do të shkruajë në statuset e tij gazetari i parë i PS. Shqiptarët sërish u ndanë në gjykimin e kësaj çeshtje. Disa thonë ai nuk dënohet. Disa thonë ai duhet dënuar moralisht. Po a kemi moral ne? A vlen morali? Jep pare në këmbim të ndonjë vendi pune. Kur s'shkojnë paret, duhen dhënë trupat e njomë të 14 vjeçareve që të kënaqin epshet e tyre seksuale sekretarët e deputetëve, aktivistët e vullnetarët sekserë të deputetëve të Partisë Socialiste. Sekserët e pushtetit janë nëpër parti. Rregulloje me sekserët dhe ke kapë për fyti partinë, shtetin, vendin e punës. Se sekserët, krahët e djathtë të shefave, të deputetëve, janë më të rëndësishëm se funksionarët e shtetit, se zyrtarët e qeverisë sonë. Medet, PS do të shkruajë gazetari i parë i PS.
REXHEP SHAHU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË GJURMËT E ANALIZËS SË KOLONELIT DILAVER GOXHAJNga Prof. dr. ESHREF YMERI (08.17.2014)
STABILITETI QË VJEN NGA LARGIMI I FULLANIT - Rreth takimit të Ambasadorit Amerikan me GuvernatorinNga RUDINA SESERI (08.15.2014)
SHKRUHET 'KLAN' - LEXOHET 'HAJN'Nga ARTUR ÇANI (08.14.2014)
EDHE NJË PRESION TJETËR KUNDËR SHQIPTARËVE NËN MALIN E ZINga FRANK SHKRELI (08.14.2014)
60-VJETORI I THEMELIMIT TË ASAMBLESË SË  KOMBEVE TË ROBËRUARA EUROPIANENë kujtim të Vasil Gërmenjit Nga FRANK SHKRELI (08.12.2014)
VLORA DHE KOSOVANga RESHAT KRIPA (08.11.2014)
'RUSIA', POLEMIKË E ASHPËR BRITANI-FRANCËNga ANNE APPLEBAUM, Washington Post (08.10.2014)
A DO TA PËRVETËSOJNË SERBËT PERANDORIN ILIRO-SHQIPTAR KONSTANDINNga REXHEP SHAHU (08.10.2014)
'NE DUHET T’I THEMI STOP PUTINIT, TANI'Nga FRANK SHKRELI (08.08.2014)
OKTAPODI PO IA MERR FRYMËN VENDIT, SE SISTEMIN E KA GLLABËRUAR - KUSH GËNJEN ERMELINDA MEKSI APO KËSHILLI MBIKQYRËS?Nga ELIDA BUÇPAPAJ (08.07.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]